Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - “NEOSAMARITANĖT“

Shkruan: Sotir ATHANASI

 

“NEOSAMARITANĖT“

 

            Po ne po shohim njė papunėsi rrėqethėse. Po pėrjetojmė shuarjen e prodhimit. Falimentime tė padėgjuara mė parė. Ndėrmarrje gjigante qė po shfarosėn e zhduken si dinosaur nė Erėn Mesozoike. Prandaj miqtė e mi, ky nuk ėshtė REĒENSION, por DEPRESION. Dhe, njeriun depresiv ne e quajmė tė ēmėndur.

 

 

 

(Ky tregim ėshtė shkruar njė dekadė mė parė. Por,  ėshtė edhe sot aktual me krizėn qė ka pllakosu vėndin ku zgjodhėm tė emigrojmė.)



 

            Qe e djelė nė mėngjes.

            Deri pas mesnate, ndoqa nė televizor njė diskutim pėr vetėvrasjen. Flisnin psikologė, analistė e psiqiatėr. Rrethin e mbyllte njė prift me mjekėr e rasėn e tij tė zezė. Siē ndodh rėndom, edhe pas dy orėve, diskutimi si njė ritual kungimi, erdhi sėrish nė pikėn e fillimit.

            Kėshtu, atė mėngjes, koka m'u gdhi e rėnduar dhe nuk doja t'a lija shtratin. Tėrhoqa nga komodina njė revistė periodike e cila rastėsisht, u hap nė faqen ku bėnte fjalė pėr Maratonėn dhe Maratonomakun. E lexova me kėnaqėsi dhe e gjitha ē'ka dėgjova nga lektorėt njė natė mė parė, m'u fshinė. Freskia aty filloi, gjallėria, po ashtu. Njė korjer i thjeshtė qe ai i cili solli lajmin e fitores. Dhe pėrshkoi jo pak, por 42 km. e 195 metra. Pa u ndalur. Pa u fiksuar. Pa...

            Kur zbrita shkallėt e apartamentit, nė rrugė, si ē'do mėngjes tė djele, tė boshatisur, pashė tė ndalur njė autoambulancė. Shoferi kishte vėnė kryet mbi pėllėmbėn e duarve nė timon, qė tė dremiste sadopak. Kjo do tė nėnvizonte ngarkesėn e madhe tė punės nė mjeksi.
Njė punonjės me bluzėn e bardhė dhe bllok nė dorė, sapo mė pa, u ngut tė mė pyeste: - Mė falni, zotni! Unė ndalova. - Urdhėroni, - i thashė.

            - Dyzetė e dy? - dhe ai bėri me shenjė nga rruga, banesa e sė cilės kishte tė shėnuar emrin nė letrat e tij.

            - 42 e 195, - thashė unė duke i bashkuar qėllimisht shifrat nė njė, qė tė jipnin atė tė Maratonomakun.
            - Po, - tha bluza e bardhė tek ndreqte syzet pėr tė shikuar mė mirė numrin, ndėrsa kujdesej t'a ngrinte lart, njė tufė flokėsh, tė vetmet nė kokėn e tij tullace, qė i kishin zėnė vėshtrimin. Unė buzėqesha. Ai vėrejti me habi!  - Perseos 195? - pyeti. Unė sėrish buzagaz, por pėr t'u siguruar, shtova: - Po, zotni.

            - Ē'ka kėtu pėr tė qeshur? - u bė serioz ai pa harruar t’a ringrinte tufėn e flokut.

            - Cilin emėr kėrkoni? - desha unė tė di, ashtu kot, demek mund t'a njihja. (Unė qė, u bėra njė dekadė e gjysmė nė Pallatin tim dhe ende u kthej pėrshėndetjen pa ditur nė ē'kat banojnė komshinjtė). Aq mė pak tė di emrat e tyre.

            - Filip Pideskopulos.. - shqiptoi ai.

            Unė u shkriva sė qeshuri, se doli ajo ē'ka mė kishte vajtur mėndja.

            Bluza e bardhė hodhi kėsaj here cullufen e flokut me lėvizje protestuese i cili iu bind e shkoi mbrapa, xhest ky i shoqėruar me njė pėrqėndrim nė portretin tim. Karakteristikė e mjekėve kur marrin anamnezėn nė orientimin e tyre pėr historikun e sėmundjes dhe po mė zhbironte..., mbase origjinėn e kėsaj gajasjeje.

            Edhe shoferi ngrijti kryet nga timoni dhe mė vėrejti me habi si tė mos isha i kėsojjetėshme. Nga ana tjetėr, edhe pėr mua tė tillė mė ngjasonin nėn lėvizjen e atij feneri rrotullues, si tė vareshin nga mbi Qiejt pėrpara se tė zbrisnin nė Tokė.

            - Unė di nga historia se grekėt e lashtė, nėn udhėheqjen e Miltiadhit, shpartalluan njė ushtri persiane, shumė mė tė madhe nė numėr. Vrapimi pa ndalesa i njė korrieri tė quajtur Filippides, me dy "pp", po pa atė "kopulos" nga prapa, solli nė Athinė lajmin e fitores. Pastaj ra e… dhe shpirt.  Po ky juaji?

            - Ka vrarė veten, - e tha tullė bluza e bardhė.

            - Mė vjen shumė keq, - thashė unė vėrtet i befasuar, por edhe me dhimbje. Ai u kthye nga shoferi dhe i pėshpėriti pėr mua:

            - Ja kush duhet tė vriste veten.

            - E ke gabim, doktor. - ia ktheu "vozitėsi i Qiejve". Ai tallet dhe njė njeri qė e merr me shaka, nuk ia heq kurrė vetes. Kam punuar dhjetė vjet me repartet e psiqiatrisė unė.

            Mesa dukej, "cullufja" me bluzė tė bardhė, duhet tė qe infermier. Por pėr shkak tė moshės, prag pensioni, rėndom me respekt e thėrrisnin doktor, ashtu siē bėri shoferi.

            Akrivos (tamam) ashtu, - e mbėshteta unė dhe shtova:

            - Numri 195 - sė, duhet tė jetė njėqind metra mė tutje. Kėtu jemi te 77-ta. Pra, numri im ka kaluar. Veē kėsaj ėshtė provuar shkencėrisht tashmė, se "7"-t'a, ėshtė numėr me fat, - ia mbyta unė kuturu. Fatmirėsisht i dashur doktor, nė kėtė ndalesė tuajėn, kemi dy tė tilla. Siē e shihni, gjetiu janė ata kurrajozė qė bėjnė ato heroizma me vetėvrasje, nė kėto kohė tejet tė vėshtira pėr tė mbijetuar.

            Ata qeshėn. "Doktori", tek po i qasej mjetit dhe pėr tė vazhduar ngasėn, tha:

            - T'i bėj tė fala komshiut tėnd tė vetėvrarė?

            - Do tė qe aristokratike, - ia prita unė, meqė ia dini gjuhėn por, mos harroni t'i thoni se do tė vonohem gjatė, pėr t'a takuar nė atė botė, - dhe vazhdova: - A mund t'u pyes, nė qoftėse mė lejohet, (sipas stilit grek alla Shvejk)?

            Ata nuk u pėrgjigjėn, por edhe nuk u nisėn me mjetin ende tė ndezur:

            - Nė qoftėse mė lejohet, - nėnvizova unė, se mė pėlqente tė vija nė lojė kėtė stil tė shprehuri: - mbasi s'besoj tė ketė urgjencė pėr tė shkuar me ngut te njė i vetėvrarė. Edhe zjarrfiksja, ndryshe shkon te njė objek i shuar.

            Ata po mė shikonin me kureshti.

            - Nuk mė thoni, - vazhdova unė: - mė shumė vetėvriten, apo mė shumė vdesin nga gripi i derrave?

            Makina u nis si pėr t'u pėrgjigjur pyetjes dyshuese nė ishte UFO apo auto- ambulancė. Nė atė vrull u pėrfshi edhe shpėrthimi i sė qeshurės sė tyre. Por, nuk mbeti pezull edhe sarkazma ime.

            Ē'ironi pėr tė shkuar te njė i vetėvrarė!

            Unė e ndoqa me sy derisa mbėrrijti nė fund tė rrugės ku dhe u ndal, se qe njė vetėflijim. Duhet tė vinte policia, prokuroria dhe ekipe ekspertėsh pėr kėtė jetė tė shuar. Nuk pyeta pėr moshėn, nė ishte i vjetėr, apo i ri. Ē'them dhe unė?!? Dėshpėrimi nuk njeh moshė.
Njeriu i ka thėnė tė gjitha gjėrat pėr vitet e jetės. E keqja ėshtė se ai, jo rrallė, tallet me gjallesėn e vet.

            Kėto mendoja, teksa sytė m'u ndalėn tek njė i ri, qė diē gėrmonte nė kazanin e plehrave. Ai nuk ishte me ngjyrė, siē edhe na janė mėsuar sytė t'i shohim. Solla nė mėnd diskutantėt e mbrėmshėm televiziv, tė cilėt, mundoheshin t'i gruponin femrat, nė vetėhelmim, ndėrsa meshkujt, nė vetėvrasje. Nuk i ceku askush, kėta rrėmues nė kazanėt e mbeturinave urbane: kėsaj vdekjeprurjeje tė ngadaltė e tė padukshme. Ahtu siē nuk u tha asnjė fjalė pėr ato dhjetra raste qė shohim pėr ditė tė gdhihen rrugėve kėtu e atje te Omonia e pėrqark saj. Kur zbardh dita, pirgjet e mbulesave, nxijnė fytyrėn e pushtetarėve. Por, njė shokut tim shkrimtar i pėlqen tė jetė mė i saktė, kur thotė se ata e kanė tė nxirė e katranosur surratin edhe pa kėto skena tė shėmtuara mesjetare...

            Isha nisur me njė detyrė qė mė kishte ngarkuar ime shoqe. Do tė merrja sandalet qė kishte shpėnė ajo pėr riparim. Te kthesa, sytė mė kapėn njė afishė me gėrma tė mėdha te xhamat e ZYRĖS FUNERA-LE. T’a lexojmė sė bashku atė:


            "NUK PRANOJMĖ ASNJĖ CERMONI PĖRCJELLJEJE, VERESIE DHE PA PARAPAGIM ".


            Ndalova hapin dhe u shtanga. Jo, jo, deri kėtu, o Zot! Po tė pėrgjėrohem unė darvinisti i deklaruar se,  kėtej e tutje do tė lutem pėr mėshirėn tėnde. Jo deri nė kėtė masė qė zhvlerėsohet njeriu dhe jeta e tij... Kishim hyrė kėshtu nė fillesat e krizės greke.


            - Pėr ēfarė i doni? - mė pyeti shitėsja buzėgas?

            - Pėr njė hyjneshė.

            Asaj iu pranua buzėqeshja dhe mė hodhi njė vėshtrim tė shpėpėrqėndruar deri nė ngrirje.
            - Nga bukuria, do tė doja tė ishit sa mė pranė, por nga fati, sa mė larg.

            - Ashtu?

            Unė tunda kryet.

            - A mund t'a di, nė qoftė se mė lejohet? - m’u drejtua ajo disi e buzėqeshur.

            - Sigurisht, zonjushja ime. Se ajo, s'ėshtė prej mishi, gjaku e kocke, por prej mermeri.

            - Tani e kuptova, - tha vajza dhe buzėqeshja iu shkri. - Qėnkėrka njė KARIATIDHĖ. - Tha kėshtu dhe nxitimthi formoi njė orkide tė vėrtetė.

            Kėtė emėrtim do t'a mėsoja mė vonė nga shoku im skulptor, qė restauronte shtatoret e hyjneshave prej mermeri.

 

 

            Nė njė faqe muri tė metrosė, mė tėrhoqi vėmėndjen njė pllakatė teatri. Qe LISISTRATA e ARISTOFANIT. Nė qėndėr tė dramės ishte goditja qė gratė e Athinės u bėnin burrave tė tyre me mospranimin e seksit, sa kohė, ata nuk po bindeshin se duhej ndalur LUFTA me SPARTĖN. Kjo "grevė", nė mund tė quhet kėshtu, ka ndodhur 500 vjet pėrpara Krishtit. Pra, ky komb e ka nė gjak kundėrshtinė e sė keqes.

            Me tufėn e luleve nė dorė, mbėrrijta te kioska e shtypit tė huaj nė Omonia. Mora gazetėn dhe nisa t'a shfletoj:

            Me gėrma kapitale njoftohej se, njė bashkatėdhetari ynė kishte vrarė punėdhėnėsin e tij grek, mbasi ishte mashtruar prej tij pėr dy vjet rresht, duke i thėnė se rrogėn ia kishte depozituar nė bankė.

            Iu kujtojmė lexuesve qė nuk jetojnė nė Greqi, se kjo lajthitje, nuk bėhet nga padija, por nga halli. Ka ende emigrantė qė, pėr mungesė dokumentash, nuk mund tė paraqiten pranė bankave. Ata janė tė detyruar t'u besojnė pronarėve tė tyre. Sigurisht, ky rast makabėr, nuk ishte i vetmuar e as i rrallė.

            U zhyta pra, nė brendėsi tė kėsaj vetėgjyqėsi e tė kėsaj marrėzie, kur dėgjova dikė qė i thoshte shokut: - Ja, e sheh? Jeta vazhdon. Se duhet t'a dish: - Katastrofa nuk vjen se po mbyllen dyqanet e floririt, jo. Ajo mbėrrin kur tė kyēen shitoret e luleve...

            - Doemos, - e vaditi bisedėn njė tjetėr, tek afrohej pėr tė qėnė pjestar i atij kuvendi tė rastėsishėm. - Doemos, pėrsėriti. - Nuk vdes njeriu se mbetet i vetmuar.

            - Ashtu ėshtė. Nuk vdes nė mėnyrė tė natyrshme, por veten e vret, ama. Dhe kjo ėshtė e veēanta. Ē'nuk po na dėgjojnė veshėt pėr vetėvrasjet. Gjakderdhja e xhelozisė qė, e pėrdredh atė qė ia drodhi pėr t'ia hequr mė pas edhe vetes, janė mė tė zakonshmet e mė tradicionalet. Por edhe mė tė pėrkorat. Kėto qėndrojnė e marrin kuptim, dreqi e mori! Njeriu pėr njė nder rron. Por ē't'i thuash atij axhamiut qė, ia heq vetes pėr notat negative. Kėtė si t'a quajmė? Njeriu pėr njė notė rron? Po atij qė dorėzon jetėn pse s'i dhanė vizė nė ambasadė? Si t'i themi? Njeriu pėr njė vizė jeton?

            Po ka edhe mė: kanė "qėndisur" veten edhe kur nuk iu ėshtė miratuar kėrkesa pėr tė vajtur ushtar nė Avganistan. Si t'i themi atyre? Njeriu pėr njė armė nė Afganistan rron?

            Dikush pranė atij qė numėronte motivet e vetėvrasjes, ndėrhyri:

            Ē'na duhen tė gjitha kėto, zotni? Boll na rrokanisėn trutė "oratorėt" mbrėmė nė MEGA megjithė ato shkaqet tė llojit diktuar nga varfėria. Por tė numėrojmė edhe kėto tuajat, tė cilat tė kuptohemi. Jo se s'qėndrojnė, por se s'na duhen. Fjala qe pėr lulet, zotri i nderuar. Dhe jo pa qėllim. Por pėr atė se kjo temė i jep kuptim jetės.

            - Vė bast se nuk ia shpie familjes tėnde atė tufė lule.- m'u drejtua mua njeriu qė foli aty mė parė pėr vetminė.

            - E ke tė fituar bastin. Ia shpie njė gruaje prej mermeri me tė cilėn punon njė shoku im.
Kaq donte tjetri qė tė zbrazej:

            - Bėn gjėnė mė tė mirė. Se do tė qe kallkan si ajo imja qė iku e mė ktheu krahėt.

            Unė nuk fola. Prisja derdhjen e shpirtit pėrpara atyre qė kishin durim t'ia dėgjonin. Dhe vėrtet: ai u gėlltit pak dhe unė vura re njė pikė loti nė sytė e tij qė i rrėshqiti nė faqe dhe qė i shumėzonte me zero tė gjitha ato numėrime pėr vetėvrasjen.

            - Po mbushen dy muaj . Kaq u dashka qė burri i braktisur tė shndėrrohet nė kallam kėnete e tė rreshket si kashtė e zhuritur.

            Unė sėrisht mbeta i heshtur. Edhe tė tjerėt, po ashtu. Dikush i zgjati njė cigare. Ai e kundėrshtoi vetėm me lėvizjen e kokės. Se nuk mund tė fliste dot mė. Lotėt qenė nė grykė dhe ai me vėshtirėsi u gėlltit. Akoma mė me siklet zgjidhi nyjen qė i pengonin gjuhėn tė artikulohej:
            - Mė ka marrė malli tė ha njė pjatė gjellė me lugė, more shokė. Lere pastaj tė dėgjoj ato fjalėt e thjeshta, fshatēe:

            " A u lodhe, mor burrė "?

            Pa kthehem i kėputur e i dėrmuar dhe shembem nė jatakun tim nė rrugėn GOLGOTA...
            Me atė njeri s'qe aspak e lehtė tė flitej. Brenga dhe hidhėrimi e bėnin tė shpėrfillte statusin e burrit dhe t'i hapej gjithė kujt qė kish durim, si edhe kohė e zgjuarsi qė tė ndjente njė shpirt tė ndrydhur pėr tė mos klithur. Ndonjėherė fati e godet ndėrtesėn bashkėshortore aq verbėrisht, sa edhe rrufeja. - Nė qoftėse martesa, miku im, ėshtė fat, - thashė unė sa pėr tė shprehur diēka, por edhe kurajė, - ndarja ėshtė fatkeqėsi. Si e tillė, ajo sjell patjetėr, dėshpėrim. Por, nė mos qoftė lajthitje, tė cilėn unė nuk dua t'a besoj, ėshtė heroizėm.

            - Ke tė drejtė, - tha ai. - Dhe ky akt, mund tė kryhet vetėm nga njė grua, siē e thatė edhe ju, zotri, e mermertė. Se e tillė qe ajo. Nuk u rezistoi dot vėshtirėsive tė para dhe, edhe pse mė donte, ēau ferrėn: iku te tė vetėt nė Shqipėri. Kur u ktheva nė darkė, gjeta njė copė letėr dhe njė karficė flokėsh si lule mbi 'tė.

            Qava gjithė natėn. Tė nesėrmen nuk vura gjė nė gojė. E pasnesėrmja ishte e premte. Pronari e pa qė nuk e mbaja dot matrapikun pėr thyerjen e betoneve dhe mė pyeti se ēfarė kisha. Unė i spjegova kėtu e kėtu mė ka ndodhur. Mė shumė lotoja se flisja. Mė pyeti nė kisha ndonjė ves, a dorė kundėr saj. E sigurova se nuk kishim asnjė konflikt. Mė kish thėnė pėr njė telefonatė se i ati kish qėnė i sėmurė. Por neve na mungonin dokumentat. Unė ēoē kisha bėrė pėr vete. Pėr atė, kisha paguar kėtu e atje dhe asgjė akoma. Kėshtu, ajo mund tė shkonte, por me ēfarė letrash do tė kthehej?

            Dhe ashtu ndodhi. Iku. Iku, pėr sytė e ballit dhe mė la mua si kalin nė stallė. Kur dėgjoi kėto ustai im, bėrtiti: - Po kėshtu thuaj, o njeri: dashuria pėr babanė, ka mėnjanuar tėnden. Mė dėgjo mua. Ajo do tė kthehet. Mua mė lėshuan sytė xixa. Pėr sytė e ballit, po tė them. Si thua, m'a bėri qefin ustai apo mė tha tė vėrtetėn?

            - Ai s'kishte arsye tė tė gėnjente.

            - Ashtu them dhe unė. Se ustai im plak, gjashtėdhjetė e kusur vjeē, zotni njeri, mė pagoi rrogėn javore tė plotė dhe mė tha:

            - Shko, merr njė shishe uzo e ca suvllaqe. Mbylli nė dhomėn tėnde. Sot, nesėr e pasnesėr. Tė hėnėn tė dua nė punė.

            Ja kėshtu: greku m'u bė si baba dhe gruaja si prej mermeri.

            Kėtu e pėrfundoi rrėfimin ai fatkeq i braktisur dhe u largua si tė ndjente domosdoshmėrinė e njė persiatjeje, a monologimi me vetveten. E mbase i duhej tė vriste mėndjen pėr domethėnien e asaj karfice qė, ajo grua e re dhe tepėr e zgjuar, duke qėnė si flutur, ia kishte lėnė simbolin e fluturimit. Ndofta me 'tė, kishte lėnė nėnkuptimin e krahėve tė pėrzgjedhjes?
            Mua m'u kujtua LISISTRATA e ARISTOFANIT dhe thashė: tė ketė diēka tė ngjajshme me tė kjo grua..., e ftohtė.?

            Sido qė tė ish, zgjuarsia e saj ishte fatbardhėsi pėr njė burrė tė pastėr e ndėrgjegje tepėr tė lartė tė njeriut me tė cilin biseduam.

            - Gjetiu e kisha fjalėn zotni, - m'u drejtua mua ai qė pėrmėndi, aty mė parė se, ka ende njerėz qė blejnė lule. - Dua t'a marrė vesh ky miku im, qė harron se nuk ka vetėm tė premte, por edhe tė shtuna e madje edhe tė djela.

            -Jo, nuk harroj, - e ndėrpreu tjetri. - Por ato marrin kuptim kur gjithė javėn e ke tė mbushur dhe jo kur kjo tė ka shkuar si njė e martė-ters, apo si njė e premte edhe mė katran.

            - Ėshtė PREDESTINATA, miku im. Asaj nuk mund t'i shmangesh. Ne shqiptarėt, deri dje vuajtėm kusuret e kombit tė vogėl. Njė xixė, nė netėt e errėta tė Kazakistanit, ndezi njė zjarr qė na pėrfshiu edhe ne nė URAGANIN KOMUNIST, ashtu si gjysmėn e planetit. Dhe jo pak, por pėr pesė dekada.

            Tani, pėr shkak tė globalizmit, njė tjetėr xixėllimė, por kėsaj here, nėn dritėn e ndriēimin e Satanait, nga njė drejtim i kundėrt, i quajtur Uoll-Strit, bėn qė t'u dridhen leqet, tė dy gjysmave tė planetit.

            Birkoja tundi kryet. I pari vazhdoi:

            - Thuhet se ėshtė reēension. Jo nga ato qė bėni ju shkrimtarėt pėr librat e njėri-tjetrit.

Jo hero pozitiv, a negativ. Nuk ėshtė punė heronjsh.

            - Po ēfarė ėshtė?

            - Ėshtė punė tė ēmėdurish, e ēfarė tjetėr? Ajo nisi me Doktorin e tyre: Froidin. Universi i paraprin sė keqes. E parapėrgatiti njeriun pėr tė pėrballuar mėnxyrat.

            Froidin e nxorri nė Vjenė. Jo mė kot. Se qe hormisur njė i ēmėndur qė do tė vinte mė vonė. E ky s'qe shumė larg. Nė Berlin. Atij mund t'i flitej me tė njėjtėn gjuhė. Por gjermanėt edhe pse e kishin nė origjinal THANATOSIN e FROIDIT, i besuan mė shumė HITLERIT, ashtu si rusėt LENINIT e STALINIT, apo edhe ne tė gjorėt ENVERIT e sėrbėt, MILLOSHEVIĒIT.

            - Harrove Sadamin, - tha dikush me ironi.

            - Ėshtė i shekullit tonė. Paēka se erdhi si nė pajė nga e shkuara bashkė me Bin-Ladenin e Alkaidės.

            - Dhe ē'ndryshim ka midis shekullit tė kaluar me tė tanishmin?

            - Atė qė mund tė gjesh midis Manastirit dhe Murgut. Tė dy me "M" fillojnė.

            Dikush qė matej tė lexonte gazetėn e varur nė stendė, s’bėnte aspak shaka kur u shpreh:
            - Mė falni zotni, nė qoftėse mė lejohet.

            Tė gjithė kthyen kryet.

            - Kush mund tė mė thotė se, atė tufė lulesh qė ka ky djalosh nė dorė, po t'ua falte juve pėr t'ia dhėnė njėrit prej kėtyre myteberėve, kė do tė zgjidhnin, pėr hatėr tė Zotit.? Grekun e rasur tanimė nėn njė plloēė varri pa paratė e tij, apo shqiptarin e kyēur pėr tanė jetėn nė burgun e Koridhalosė, pėr paratė e tij?

            Asnjė nuk foli.

            - Kjo ėshtė dilema hamletiane e Kohės Sonė:

            "Tė rrosh i pėrdorur dhe i pėrbuzur, jo si njeri i barabartė, apo tė mbyllesh pas hekurave si egėrsirat"?

            Nisėn pėshpėritje dhe mė pas gajasjet.

            Nuk ėshtė pėr tė qeshur djema; megjithėse kėshtu duhet tė merren disa gjėra, pėr t'a mbajtur tė pashuar kandilin e shpresės nė kryet e kėtij Globi tė sėmurė. Dėgjova tė flitet kėtu, miqtė e mi, pėr reēension. Pėr kėtė periudhė tė shfrytėzimit nė shkallė tė ulėt tė burimeve ekonomike. Por kjo s'ėshtė e panjohur kur bėhet fjalė, pėr njė cikėl qė vjen si KĖRKESĖ - OFERTĖ. E parė nga ky kėnd, duhet tė themi se REĒENSIONI karakterizohet me rėnien e prodhimit dy herė me njė tė katėrtėn. Le tė qe vetėm kėshtu, xhanėm. Po ne po shohim njė papunėsi rrėqethėse. Po pėrjetojmė shuarjen e prodhimit. Falimentime tė padėgjuara mė parė. Ndėrmarrje gjigante qė po shfarosėn e zhduken si dinosaur nė Erėn Mesozoike. Prandaj miqtė e mi, ky nuk ėshtė REĒENSION, por DEPRESION. Dhe, njeriun depresiv ne e quajmė tė ēmėndur. Por, dhe ekonomia, miqtė e mi, kėshtu ėshtė.

            Bankat kanė lajthitur. Njerėzit gjithmonė e mė shumė po bėhen tė paafrueshėm, mosbesues, tė ftohtė, mospėrfillės e bukėshkalė, si dhe tė pandjeshėm e barbarė. Jetojmė Milienumin e Ri, vėllezėr. Unė jam i bindur pėr fundin e pandalshėm tė rendit tė tanishėm Botėror. Ashtu siē kam edhe bindjen e vendosjes sė njė Rendi tė Ri, krejtėsisht tė ndryshėm.

            - O Zot! Prapė Revolucion do tė ketė? - qe burri tė cilit i kishte ikur gruaja nė Shqipėri.

            - Mos na dėnojnė nė kėtė mėnyrė, o Perėndi! Se pranoj edhe njė jetė tė tėrė, t'a ngrys pa grua, se sa edhe vetėm njė ditė, nėn regjimin komunist. Pse nuk thua t'ia heqim vetes pėrpara se tė kthehen prapė internimet?

            Kėshtu foli, siē e pamė, njeriu qė i kishte ikur gruaja. Dikush qė e vėrejti hutimin tim, ah po, qe miku im shkrimtari, i cili, m'u afrua dhe mė tha: - S'ka asgjė pėr t'u befasuar. Paraditen e pushimit, ky qyqar e kalon kėtu. Se nuk rri dot pa kėmbyer me tė tjerėt pėr hallin e tij. Do tė vazhdojė mbase, edhe pėr shumė kohė, sa tė gjejė kuptimin e asaj karficė - flutur qė ia la gruaja mbi copėn e letrės.

            Njeriu qė ngrijti ēėshtjen pėr Milienumin e Ri, vazhdoi:

            - Jo. Revolucion nuk do tė ketė nė Tokė. Ndryshimi vjen nga tjetėrkund.

            - Nga Qielli?

            - Ekzakt.

            Tė gjithėve ky njeri na u duk, nė mos i dalė nga ēmėndia, dėshmitar i Jahovarit, bindjen na i shtonte.

            - Do tė ketė ndėrhyrje Hyjnore. Do tė zbresė vetė Mesia mbi Tokė. Do tė ndodhė Ardhja e Dytė e KRISHTIT.

            Mua m'u kujtua diskutimi pa bereqet pėr vetėvrasjen dhe mendova, jo pa ironi: "Ja kush do t'i ndalojė ato, sipas arsyetimit tė kėsaj bindjeje".

            - Mė falni mua, iu drejtova bashkatdhetarėve tė mi dhe u largova. Shkrimtari, mė arriti aty mė tutje pėr tė mė thėnė:

            - Tė kujtohet poeti hungarez Shandon Petef?

            - "Pėr dashurinė jap jetėn, pėr LIRINĖ, jap DASHURINĖ", - u pėrgjigja unė menjėherė me vargjet lapidar tė poetit. Dhe shtova: - Mos mė thuaj se ti nuk i mbaje mėnd!

            - Aspak.

            - Atėhere?

            - Burri i braktisur nga gruaja, pėr tė cilin, tė dy biem dakord, se nuk duhet t'a ketė haberin e Petefit, a nuk tha diē tė ngjajshme me me fjalėt e tij?

            Unė mbeta disi i hutuar. Shkrimtari pėrsėriti fjalėt e "tė braktisurit"; "O Zot! Prapė Revolucion do tė ketė?!? Mos na dėno nė kėtė mėnyrė, o Perėndi! Se pranoj edhe njė jetė tė tėrė t'a ngrys pa grua, se sa edhe vetėm njė ditė nėn Regjimin Komunist".

            Komentet janė tė tepėrta.

 

            VAZHDON NĖ PJESĖN E DYTĖ



 

Athinė,/Dhjetor, 2007

Rired./Gjenevė, mė

23, maj, 2018!