Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Nė mes tė dėshirės dhe mendimit

Nga: Artur SHOPENHAUER

 Pėrktheu: Erion KRISTO

       NĖ MES TĖ DĖSHIRĖS DHE MENDIMIT

       Nė fytyrėn e shumė njerėzve lexohet dėshira, qė ia ka zėnė vendin mendimit. Ata kėrkojnė ta kuptojnė ekzistencėn e tyre duke bėrė zhurmė ose, tė paktėn, tė kenė njė cigare nė dorė (nė njė rast tė tillė kjo i shėrben tė njėjtit qėllim). Pėr tė njėjtėn arsye qėndrojnė gjithnjė me sytė dhe veshėt e hapur, duke parė e dėgjuar atė qė ndodh rreth tyre.

 

 

 

 

 

            Askush nuk mund tė shohė pėrtej vetvetes. Me kėtė dua tė them qė secili sheh te tė tjerėt atė ēka ėshtė nė vetvete, meqenėse mund tė kuptohet vetėm nė masėn e lejuar nga inteligjenca vetjake. Nėse kjo ėshtė e njė shkalle tė ulėt, tė gjitha talentet, vlerat shpirtėrore, sado tė larta, nuk kanė asnjė kuptim dhe, duke u gjendur pėrballė individit qė i zotėron, do t’u kushtohet vėmendje vetėm anėve mė meskine tė personalitetit tė tij, dobėsive tė tij, mangėsive tė tij tė temperamentit ose tė karakterit, duke mos parė gjė tjetėr tek ai.

            Asnjė talent nuk ėshtė i dukshėm pėr atė, qė nuk ka asnjė talent. Pėr njerėz qė mendojnė kėshtu, nuk ekzistojnė dhuntitė shpirtėrore, ashtu siē nuk ekzistojnė ngjyrat pėr tė verbrit.

            Vlerėsimi ėshtė ngaherė njė produkt i vlerės sė objektit, shqyrtuar sipas aftėsisė njohėse tė vlerėsuesit. Si rrjedhim, rrafshohemi gjithnjė nė planin e atij, me tė cilin jemi duke folur dhe gjithė ē’ėshtė superiore nė nivelin e tij zhduket. Kėshtu, duke menduar se shumica e njerėzve nuk zotėrojnė as shpirt, as dhunti (ndaj janė vulgarė), do tė na bjerė nė sy se nuk ėshtė e mundur tė flasėsh me ta pa u bėrė, sipas rastit, po aq vulgar (gati si pasojė e njė induksioni elektrik).

            Kėsisoj duhet tė shmanget me kujdes pėrzierja me ata njerėz, me tė cilėt i vetmi komunikim i mundshėm vjen pėrmes partie honteuse (pjesės sė turpshme) tė natyrės sonė. Duhet tė mėsohemi qė, nė prani tė tė marrėve dhe teveqelėve, ka vetėm njė mėnyrė pėr tė treguar menēurinė: mos tė shkėmbesh asnjė fjalė me ta. Natyrisht, do tė ndodhė shumė shpesh tė gjendemi nė shoqėri nė tė njėjtat rrethana si ai valltari, tė cilin e ftuan nė njė kėrcim tė ēalėsh.

 

* * *

 

            Fiton vlerėsimin tim mė tė lartė, gati si tė ishte njė kandidat i zgjedhur mes qindrash, ai qė nė gjendjen e pritjes qėndron i palėvizur, pa bėrė asgjė, pa u rrekur tė bėjė gjullurdi me gjithēka qė i bie nė duar, me shkop, pirun, thika a ndonjė gjė tjetėr. Ndoshta ai mendon pėr diēka.

            Nė fytyrėn e shumė njerėzve lexohet dėshira, qė ia ka zėnė vendin mendimit. Ata kėrkojnė ta kuptojnė ekzistencėn e tyre duke bėrė zhurmė ose, tė paktėn, tė kenė njė cigare nė dorė (nė njė rast tė tillė kjo i shėrben tė njėjtit qėllim). Pėr tė njėjtėn arsye qėndrojnė gjithnjė me sytė dhe veshėt e hapur, duke parė e dėgjuar atė qė ndodh rreth tyre.

            La Roshfukoja ka vėzhguar me mprehtėsi se ėshtė e vėshtirė tė respektosh shumė njė njeri dhe ta duash po aq nė tė njėjtėn kohė. Pra, duhet tė zgjedhim lirisht mes dashurisė dhe respektit pėr njerėzit. Dashuria e tyre ėshtė gjithnjė me interes, edhe pse nė mėnyra tė ndryshme.

            Mbi tė gjitha, do ta duam dikė nė masėn me tė cilėn ai do tė kufizojė kėrkesat e veta nė gjithė ē’ka tė bėjė me shpirtin e zemrėn tonė, seriozisht e pa u shtirur, dhe jo nė virtyt tė atij pėrdėllimi qė zakonisht kthehet nė pėrēmim. Nė kėtė ēast duhet tė kuptojmė shprehjen e drejtė tė Helvetiusit: “Shkalla e nevojshme e shpirtit qė na pėlqen, ėshtė njė masė e saktė e shpirtit qė ne kemi.” Ndėrsa me respektin pėr njerėzit ndodh e kundėrta: ai merret kundėr dėshirės dhe prandaj ėshtė i fshehur nė shumicėn e rasteve. Ai na jep nė intimitetin e zemrės njė gėzim tė madh, sepse lavdia ėshtė e lidhur drejtpėrsėdrejti me vlerat tona. Kjo nuk ndodh me dashurinė pėr njerėzit, qė ėshtė subjektive; ndėrkohė qė respekti ėshtė objektiv.

            Megjithatė, pėr ne dashuria ėshtė mė e nevojshme.

 

 

* * *

 

            Njerėzit janė pėrgjithėsisht kaq subjektivė, saqė nė fund tė fundit nuk interesohen pėr gjė tjetėr, veēse pėr vetveten. Pra, ndodh qė ata mendojnė menjėherė pėr vetveten nė gjithēka qė thuhet; sikur t’i pėrmendnim sado pak, do tė tėrhiqnim vėmendjen e tyre, duke penguar ēdo mundėsi pėr tė kuptuar argumentin e vėrtetė tė bisedės. Dhe natyrisht, nuk ka arsye qė vlen, kur preket interesi ose krenaria e tyre. Ata hutohen lehtėsisht, fyhen, mėrziten, pikėllohen pėr hiēmosgjė, sidomos kur flitet shkoqur pėrpara tyre, pa u kujdesur nėse ėshtė e mundur ndonjė pėrmendje e rastėsishme jo e kėndshme mes asaj qė thuhet dhe tė ēmueshmit e deliktatit “unė”, qė qėndron pėrballė.

            Ndėrsa kjo ėshtė gjithēka, tė tjerat nuk vlejnė fare.

            Nėse ata nuk kanė as zemėr, as mendje pėr tė kuptuar ndershmėrinė dhe saktėsinė e bisedės sė tė tjerėve, ose bukurinė, mirėsjelljen dhe menēurinė e saj, nė tė njėjtėn kohė tregojnė njė ndjeshmėri tė tepruar pėr gjithēka qė mund, edhe sė largu apo tėrthorazi, tė fyejė krenarinė e tyre meskine ose tė shfaqet si e pavolitshme nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr mbi tė ēmueshmin “unė”.

            Nė kėtė pikė, kėta janė tė ngjashėm nė cėnueshmėrinė e tyre me ata qenushėt, tė cilėve kaq shpesh dhe pa dashje u shkelim putrat, duke u detyruar tė dėgjojmė kuisjet, ose tė krahasueshėm me njė tė sėmurė rėndė, tė mbuluar gjithandej me plagė dhe gjendra, i cili duhet tė shmangė me kujdesin mė tė madh ēdo kontakt tė mundshėm me objektet e jashtme.

 

* * *

 

            Disa njerėz (edhe pse arrijnė pėrkohėsisht tė shtiren), mbėrrijnė deri aty sa ta quajnė njė fyerje mendjemprehtėsinė e treguar ose jo tė fshehur siē duhet nė bisedėn e mbajtur me ta. Kush nuk ka pėrvojė nė kėtė drejtim, mund tė mendojė sa tė dojė pėr atė qė ka thėnė, duke u pėrpjekur tė kuptojė se ē’djall ishte ai qė nxiti inatin dhe urrejtjen e tjetrit, por mė kot. Po kaq lehtėsisht, ata i lejojnė vetes tė lajkatohen e tė miklohen.

            Prandaj gjykimi i tyre ėshtė gjithnjė i korruptuar; flasin vetėm nė dobi tė partisė apo tė klasės sė tyre, dhe nuk janė kurrė tė drejtė dhe objektivė.

            Kjo ndodh sepse tek ata vullneti sundon mbi njohjen dhe e gjithė inteligjenca ėshtė vėnė nė shėrbim tė vullnetit, shėrbim nga i cili nuk mund tė lirohet pėr asnjė ēast. Njė shembull tė qartė tė subjektivizmit mjeran tė njerėzve, pėrmes tė cilit ata lidhin ēdo gjė me unin e tyre dhe ēdo mendim e drejtojnė pėrnjėherė nga vetvetja, e jep astrologjia, e cila lidh me qenien e mjerė njerėzore deri edhe lėvizjen e njė trupi tė gjithėsisė, duke bashkuar kometat e qiellit me punėt meskine tė tokės. Kjo ka ndodhur nė tė gjitha kohėrat, madje edhe nė lashtėsi (shih, pėr shembull, Stobeu, Eclog. L. I, c. 22,9).

            Nuk duhet tė dėshpėrohemi pėr ēdo rrenė qė thuhet nė shoqėri, shkruhet nė libra dhe pritet mirė ose, tė paktėn, nuk hidhet poshtė; dhe as qė duhet besuar se tanimė ėshtė njė gjė pėrfundimtare. Duhet tė ngushėllohemi me sigurinė qė njė ēėshtje e tillė, pak nga pak dhe me kalimin e kohės, do tė mendohet, sqarohet, ndriēohet, diskutohet dhe nė fund do tė gjykohet saktėsisht. Kėshtu, pas njė harku kohor tė nevojshėm, qė varet nga shkalla ė vėshtirėsisė sė saj, gati tė gjithė do tė bien dakord mbi atė qė njė njeri inteligjent e dinte qysh nė ēastin e parė. Sigurisht, nė pritje duhet durim. Njeriu i zgjuar, qė gjendet mes tė marrėve, ėshtė i ngjashėm me atė qė e ka orėn nė rregull nė njė qytet, ku kambanat qė lajmėrojnė kohėn, bien gabim. Ai vetė e di orėn e saktė, por ēfarė i duhet?!

            Tė gjithė mbėshteten nė orėn e qytetit, madje, edhe ata qė e dinė se vetėm ky njeri e ka orėn tė saktė.

 

* * *

 

            Njerėzit janė tė ngjashėm me fėmijėt, bėhen tė pasjellshėm kur llastohen tepėr. Prandaj nuk na leverdis tė jemi shumė mirėdashės dhe tė pėrzemėrt. Pėrgjithėsisht, njė mik nuk e humbim nėse s’i japim hua, madje e humbim kur ia japim; dhe po ashtu, njė trajtim kryelartė dhe shpėrfillės e prish mė pak miqėsinė, sesa njė dashamirėsi e tepruar, e cila i bėn miqtė tė vrazhdė dhe tė padurueshėm, duke pėrcaktuar kėshtu prishjen. Njerėzit nuk dinė ta vuajnė aspak idenė se janė tė pazėvendėsueshėm. Nė zemrėn e tyre lind pėrnjėherė pėrbuzja dhe mendjemadhėsia. Pėr disa, mjafton fakti qė i kėrkojnė ose i trajtojnė pėrzemėrsisht, saqė menjėherė kėrkojnė tė ulet koka para ēdo dėshire tė tyre, duke u rrekur tė kapėrcejnė kufijtė e mirėnjohjes.

            Duhet tė shmanget, mbi tė gjitha, ēdo raport familjar me njerėz tė rėndomtė. Kush fillon tė mendojė se ėshtė i nevojshėm pėr njė tjetėr dhe mė i dobishėm sesa ai ėshtė pėr tė, ka pėrshtypjen se i ėshtė grabitur diēka dhe do tė kėrkojė menjėherė tė hakmerret dhe tė rivlerėsohet.

            Superioriteti nė raportet njerėzore ka tė bėjė me kėtė: tė mos kesh kurrsesi nevojė pėr tė tjerėt dhe t’ua bėsh tė ditur. Prandaj ėshtė e kėshillueshme t’i tregosh herėpashere dikujt, burrė ose grua qoftė, qė mund tė bėhet fare mirė edhe pa tė. Kjo e forcon miqėsinė; madje, nė shumicėn e rasteve, leverdis tė shtosh aty-kėtu njė pikė pėrēmimi, meqė, siē thotė njė proverb i mprehtė italian, “Kush nuk vlerėson, vlerėsohet!”.

            Nėse e llogarisim shumė njė njeri, ėshtė mirė ta fshehim ndjenjėn tonė, sikur tė ishte njė krim. Nuk ėshtė e kėndshme, por ėshtė e drejtė.

            Vetėm qentė durojnė njė familjaritet tė tepruar, njerėzit jo!