Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Nėn lėmshin e kohėve

Shkruan: Lebit MURTISHI

      

NĖN LĖMSHIN E KOHĖVE

 

(satira & tregime)

 

 

Ekskluzivisht pėr www.sa-kra.ch dhe www.syri3.com

 

 

Librin e autorit Lebit Murtishi,  “Nėn lėmshin e kohėve”, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

 „Literaturė“ 

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            Qyteti i tė barabartėve

 

      - Me ardhjen e administratės sė re, nė kryeqytet, u vendosėn edhe standarde tė reja vlerash. Nuk do tė flitej mė pėr llojin a origjinėn e secilit veē e veē.

Tė gjitha speciet do tė kenė njė emėrtim, pa i hyrė nė hak askush askujt...

      - Dallimi i vetėm i lejueshėm mes specieve, sot e tutje, do tė jenė vlerat e avancuara tė tyre.

      - Vlerat madje qėndrojnė nė krye tė listės sė standardeve. Kėto standarde qė thoni ju, kanė ardhur nga njerėz beqarė..

...beqarė tė vendeve tė civilizuara.

Po pse beqarė? - edhe mund tė pyesė ndonjė i paditur. Paj, beqaria ėshtė ndėr vlerat mė tė ēmuara tė civilizimit…

      - Pėr kėtė dėshmojnė edhe bashkėjetesat e panumėrta me specie tė zgjedhura kafshėsh... (pėr kėto do tė bėhet fjalė mė poshtė).

      - E tillė ėshtė bota e civilizuar, s`kemi ē`bėjmė...

      - Andej, nga ka ardhur ky civilizim nė shtėpitė tona, qeni dhe macja, pėr shembull kanė vlerėn e njė fėmije...

      - Tė mos i zėmė nė gojė njerėzit e rritur, ata lakmojnė tė jenė kafshė, po ē`e do, me gjithė pėrpjekjet e mėdha tė shkencės, ėshtė aritur vetėm gjer tek ndryshimi i gjinive, asgjė mė tepėr...

      - Eh, sikur tė kishte mundėsi tė tjera, qė njeriu tė shndėrrohej nė kalė, nė qen, nė mace... sa pak burra do mbeteshin udhėve tė civilizimit...

      - Andaj, zonjat e civilizimit duke pritur ndryshimet, nė vend qė tė fryjnė barqet e tė humbin vijėn e trupit, lidhin miqėsi ose kurorė me ndonjė kafshėz fisnike, dhe kalojnė jetėn mė mirė se sa me njė burrė qė ka kėrkesa ekstreme.

      - Dhe, pėr tė mos e zgjatur, kėto standarde duhet tė aplikohen edhe nė kryeqytetin tonė, ndryshe vaj halli, mund tė mbesim prapa botės sė civilizuar.

      - Pėr kėto arsye i janė pėrveshur punės tė gjithė, veēmas udhėheqėsit e vendit.

      Duhet plotėsuar standardet dhe pikė.

      Vlerat e veta duhet t`i prezentojė secili shlirshėm, pa paragjykime...

      - S`ka mė dallime mes specieve...

      - Pėrsa i pėrket kryeqytetit tonė, aty kanė tė drejtė tė mburen tė gjithė...

      - Gratė madje, janė shumė hapa pėrpara...

      - Aq tė barabartė ndjeheshin kryeqytetasit, sa qė askush nuk dėshiron tė dalė jasht tij, se mos rastėsisht i prishet ėndrra e standardeve tė arritura...

      - Nga i pari tek i fundit, nga i madhi tek i vogli, tė gjithė, pa pėrjashtim, pėr tė falenderuar tė parėt e vendit qė kanė hequr tė zitė e ullirit gjersa kanė barazuar tėrė qytetin si njė familje tė vetme, ngrihen herėt pa dalė drita, dhe luten pėr shėndetin e tyre... Tė them tė drejtėn, gjendet edhe ndonjė heretik qė lutet mė shumė pėr gratė e udhėheqėsve se sa pėr udhėheqėsit. Por, edhe kjo ėshtė brenda standardeve. Nėnat nuk lejohet tė pėrgojohen, po sa pėr gratė ama, nuk lėnė gjė pa thėnė. Fundja, pushtshtetarėt vet i pranuan kėto standarde pėr kryeqytetin tonė, le tė durojnė tash...

      - Kjo qė thashė mė lartė s`ka dhe aq rėndėsi, rėndėsi ka bukuria e kryeqytetit.

Tė gjithė vishen njejtė, hanė njejtė, pinė njejtė, me njė fjalė, gjithēka shkon njejtshėm...

      - Se mos harrova... sa u pėrket veshjeve ka pak dallime tė vockėla, tė pahetueshme.

      - Dikush, pėr shembull, i ka harrnat pėrpara, pėrballė zonės neuralgjike, dikush i ka prapa, pėrballė ventilatorit, dikush tjetėr para e prapa, qė simbolizon liri tė plotė sipas standardeve. Tė gjitha kėto qė numėrova, varėsisht nga pėrmasat e vrimave nė rreēka, janė tregues tė nivelit tė standardeve...

      - Pa arrna janė vetėm kafshėt, dhe njė pjesė e tė rinjve qė kanė plotėsuar tė gjitha standardet; ata dalin nudo fare, dhe me tė drejtė vlerėsohen si shembulli mė i mirė i vetflijimit pėr kauzėn e madhe kryeqytetase.

      - Kėto pak dallime qė pėrmenda, nuk bien edhe aq nė sy, dhe pėr kėtė, duhet gjithashtu tė falenderojmė pushtshtetarėt e palodhshėm qė punojnė natė e ditė, pėr tė pėrmbushur sa mė mirė kėrkesat e botės sė civilizuar...

      Shumica syresh madje, nuk dalin hiē nga zyrat, duke u pėrpjekur me sekretarėt e perspektivės tė gjejnė modele sa mė efikase pėr tjatėrsimin e specieve tė prapambetura, qė shumė me vėshtirėsi po xhvishen nga e kaluara...

      - E ngrėna, gjithashtu ka pak dallime tė lejueshme; pėr shembull: nėse pushtshtetarėt hanė peshqė tė importuar, popullata, pėr tė respektuar artikullin qė fillon me germėn P, ha preshė tė tokės mėmė... Vetėm se nė kėtė rast, jam i detyruar tė theksoj se ka edhe njė kusht tė pakalueshėm: preshi nuk guxon tė jet mė i gjatė se sa preshi qė e ha njė kryetar partie i njė lagjeje...

      - Kėto dallime bėhen pėr tė mirėn e popullit, domethėnė, tė njihet i pari nga i fundit... Dhe tė besoni se ky standard ka dhėnė mė shumė rezultate.

      - Tė gjithė kryeqytetasit qė ushqehen me preshė, nuk e hapin gojėn tė hanė preshin, pa e pyetur kryetarin e partisė sė lagjes se sa tė gjatė e ha dhe kush ia sjell ato preshe tė gjatė.

      - Do Zoti e plotėsohen tė gjithė standardet dhe do ketė preshė pėr tė gjithė...

 

            Pjesė nga libri "Nėn lėmshin e kohėve"