.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime 2 - Nė kėrkim tė vetėnjohjes

Shkruan: Ibrahim HAJDARI

www.mjellma.org

      

NĖ KĖRKIM TĖ VETĖNJOHJES

 

 

          Kush jemi? Prej nga vijmė dhe ku shkojmė? Pse erdhėm nė kėtė botė? Cili ėshtė misioni ynė?... A do ta zbulojmė ndonjėherė arsyen e tė qenurit tonė?

 

 

            Nė ndarje, duke u pėrshėndetur, miku im i vjetėr, gjersa po shikonte qiellin i cili kishte filluar tė errej, mė tha:"... ja, perėndoi Dielli!" Nuk u durova pa ia kthyer: mua mė duket se lindi Hėna!... Miku, zbriti shikimin poshtė, dhe pa fshehur kureshtjen qė i kaploi fytyrėn, u dha kėmbėve. Ndjeva vetėm psherėtimėn e fjalėve qė i rrodhėn ndėr buzė: "Mirupafshim...".

            Fatkeqėsisht, miku im nuk ėshtė i vetmi. Shumė njerėz e pohojnė tė njėjtėn gjė, por nė versione tė ndryshme: iku dimri, nė vend tė: erdhi pranvera; kaloi nata, nė vend tė: agoi dita; u tret Dielli, vend tė: u shfaq muzgu, etj. Megjithatė, vonė kuptova se ajo pėr tė cilėn angazhohet njeriu i sotėm, gėrshetohet nė njė sintagmė tė vetme: SI TA VAZHDOJMĖ JETĖN, VEPRIMET T'I KRYEJMĖ E KOHĖN TA NDALIM?

            Mė parė as qė nuhatja diēka nga ky lėmsh, ku struken (ndoshta) pėrgjigjet jo tė shtangimit tė kohės, hapėsirės, lėvizjes, etj. por edhe ato esencialet, pėr tė cilat shpesh njerėzit, duke mos u gjetur pėrgjigje bėjnė vetėvrasje. Ėshtė vėshtirė qė njeriu tė arrijė deri nė atė shkallė tė perceptimit intelektual sa qė ta ngacmojė kutinė e vet tė vogėl tė trurit me kapacitet tė paskajshėm, me disa pyetje kardinale pėr tė cilat mė parė ka qenė i bindur se janė, pa pėrgjigje... Pastaj, ėshtė shumė mė lehtė qė tė arrihet deri nė pėrgjigjen e dėshiruar, sepse, mos tė harrojmė: Jo vetėm qė nuk ka ēėshtje tė pazgjidhura nė jetė, jo vetėm qė nuk ka pyetje pa pėrgjigje adekuate, por ka edhe rrugė dhe forma tė ndryshme qė ēojnė drejt tyre. Ėshtė nė vullnetin tonė tė lirė qė ta zgjedhim rrugėn ose formėn. Me rėndėsi ėshtė qė tė arrihet qėllimi, pa i kushtuar rėndėsi formės, por mė tepėr pėrmbajtjes (gabohen ata qė do tė tentonin tė mė quajnė makiavelist: politika e tij "qėllim i arsyeton mjetet" dhe maksima jonė "ngacmojmė dhe provokojmė trurin pėr ta arritur qėllimi", janė dy gjėra fare tė ndryshme, siē mund tė jenė tė ndryshme ajri dhe vakumi, vdekja dhe amshimi, nata dhe dita, therrat dhe mimozat apo pse jo laviret nė Bordello dhe Muzat nė Helikon).

            Para sė gjithash, nuk gabojmė nėse qė tash fillojmė ta zėmė veten pisk, p.sh.: Kush jam unė nė tė vėrtetė?  Kush mė solli nė kėtė jetė? Cili ėshtė fati im?  Po e nesėrmja ēdo tė mė sjellė? Sa do tė zgjasė kjo jetė? Ēka pas kėsaj jete? Pse erdha nė kėtė botė? A do tė kthehem sėrish nė tė apo jo? Cili ėshtė misioni im?... Cilės prej kėtyre pyetjeve mund t'i pėrgjigjem me korrektesė e saktėsi? Njėrės? Apo ndoshta, dy-tri syresh? Fatkeqėsisht, asnjėrės! Pse? Sepse mendojmė se para pėrgjigjeve, ėshtė vendosur njė mur i madh, i pathyeshėm dhe i pakalueshėm, dhe ne, qenka e gjykuar qė jetėn ta kalojmė gjysmake, tė gėzohemi e vuajmė vetėm brenda konturave tė kėtij muri tė cilin vet e kemi ngritur! Shkurt, tė bėhemi ne, robėrit e tė paqenės, i krijojmė vetė, pa na imponuar askush! Pse atėherė, nuk e rrėnojmė kėtė mur, pėr t'i shijuar ėmbėlsitė e ekzistencialitetit tė tejmurit?! Pse nuk i hapim dyert e NDĖRDIJES qė tė shohim tej kufirit tė syve fizikė....

            Vetėm duke e rrėnuar kėtė mur, kėtė barrierė tė llahtarshme qė na e kufizon tė drejtėn pėr ta zbuluar vetveten, do tė mund tė pėrcaktohemi nė udhėkryqin e tė qenurit tė pėrbotshėm, pėr rrugėn e cila do tė na shpie deri tek vetėnjohja, vetėzbulimi, nė fund tė fundit - deri tek UNI ynė i vėrtetė (jo i mbėshtjellur me egon, siē e kemi tash, si shkaktar kryesor tė kėtij realiteti gjysmak fizik). Kėsisoj, do tė arrijmė nė drejtim tė zbulimit tė asaj EKZISTENCE HYJNORE nė qenien tonė, tė cilėn, as qė e kemi tė qartė se e kemi brenda, dhe pa mėshirė e kemi ndrydhur e strukur nė njė skaj gati tė padukshėm tė strukturės sonė tė brendshme. Nė kėtė gjendje, i zgjerojmė hapėsirėn pėr manipulim vetėm EGOS - si sundues dhe perandor i vetėm i tė bėmave tona nė kėtė dhe jetėrat e kaluara, pėr tė cilat dimė se vet i kemi kryer diku dhe dikur, por edhe veprimeve tjera pėr tė cilat nuk jemi tė vetėdijshėm se janė akte tona dhe pėr tė cilat zakonisht kemi dėshirė tė themi (sa pėr t'i mbyllur nė sirtarėt e pluhurtė tė heshtjes) "kjo ishte vetėm ėndėrr!", apo "nuk duhet t'i tregoj askujt pėr atė qė mė ndodhi sepse mė pėrqeshin!" etj. etj.

            Kėrkojmė tė zbulojmė misteret e kozmosit tė pafund, pa ditur se po aq pafund ėshtė edhe Uni ynė i pėrjetshėm - ky mikrokozmos me duar kėmbė, me sy e veshė, dhe mbi tė gjitha me tė ashtuquajturin Princip Aktiv (Shpirti), pa aktivizimin e tė cilit, trupi material do tė na dukej vetėm si njė masė balte, e gdhendur nė formė njeriu, nga ndonjė skulptor i Barokut! Asgjė mė shumė: vetėm njė copė balte! Po, pse atėherė, njeriu vrapon kaq shumė pas materiales (kėsaj cope balte), tė cilėn njė ditė, megjithatė, e gjuan, e mbulon me dhe apo e lė zbuluar, e hedh nė det apo nė fund tė tij, e djeg fare duke e shndėrruar nė pluhur etj. etj.?

            Ėshtė njėsoj si puna e palltove, cilat dikush i ndėrron ēdo dimėr e dikush mė rra11ė. Kur tė vjetrohet apo shqyhet, do ta veshim tjetrėn. Tė parėn, patjetėr, do ta gjuajmė diku, kudo qoftė...

 

 

            Kush jemi ne atėherė? Jemi vetė palltot apo ata tė cilėt i ndėrrojnė palltot ēdo dimėr? Jemi skulptura prej balte apo jemi ata tė cilėve u duken "rrobat e deritashme" vetėm si copa balte? Po, veē kėsaj, si quhem unė? Quhem Pallto e Lėkurės apo quhem Ibrahim Hajdari? Quhem Pallto e Leshit apo quhem vetėm Krijesė Njerėzore? Quhem Copė Balte apo quhem vetėm Unė? Them se gishti apo dora ėshtė imja, e pse atėherė nuk e quaj veten Gisht, apo nuk them Unė Dora? Them se koka ėshtė imja e asnjėherė nuk them se emri im i vėrtetė ėshtė UNĖ KOKA?!

            Kush jam Unė nė tė vėrtetė?

            - Me siguri njė udhėtar i largėt, qė pėrfitoi botėra e botėra, jetėra e jetėra pėrderisa kam arritur nė kėtė trup, nė kėtė formė, nė kėtė Pallto! Me siguri jam njė udhėtar, tė cilin e presin tė hapėrojė edhe nė shumė botėra e jetėra, pėrderisa nuk do tė arrij atje, ku disa kanė arritur mė herėt, pėr tė mos u kthyer mė kurrė nė qenien materiale, pėr tė mos e veshur mė kurrė Pallton!...

            Me siguri jam Ai i pėrjetshmi, ndėrroj trajtėn sa herė qė vyshkem, marrė tjetėr formė sa herė qė sėmurėm rėndė, pėsoj "metamorfozė" sa herė qė dikush mė vret me gur, shigjetė, shpatė apo plumb, jam ai i pėrjetshmi qė ndėrroj rrobat sa herė qė ato tė parmet tė mė shqyhen...

            Sot kėtu, nesėr mė tutje, pasnesėr atje, mė pak ngjeti  - kjo ėshtė puna e udhėtarit -derisa tė shkrihet nė Njė, atje nė kaltėrsitė ndėrqiellore, nė astralin mė tė lartė, ku zhduken sytė e ballit dhe shfaqet SYRI I SHPIRTIT: pėr ta parė mė mirė realitetin e djeshėm, tė sotėm dhe tė nesėrm..