Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - NĖ KĖRKIM TĖ DALJES

Shkruan: Albatros REXHAJ

      

NĖ KĖRKIM TĖ DALJES

(dramė)

 

Drama e autorit Albatros Rexhaj, "Nė kėrkim tė daljes", u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

 

 „Literaturė“

 

dhe nė

 

www.librariaelektronike.com

 

 

 

 

            Pamja e parė

 

            Skena ėshtė e errėt.

            Ndizet njė cigare. Shihet duqi i kuq i saj. Dikush e thith thellė cigaren. Dritė e zbehtė bie mbi policin, i cili ėshtė nė gjendje jermi. Ai zgjohet dhe mundohet tė kthjellohet. Prek kokėn ngase i dhemb, merr frymė thellė, ėshtė i habitur. Mė pas, drita bie te djalosh, i cili po thith cigaren dhe vėshtron policin. Mė pas ndriēohet i tėrė mesi i skenės. Shihen bariu dhe vajza duke prekur nė hapėsirė boshe, thuajse kanė hasur nė mure tė padukshme. Ata nuk merren fare me policin.

 

            Djaloshi: (I drejtohet bariut) O fshatar! Po zgjohet daja yt!

            Bariu dhe vajza kthehen nga djaloshi dhe polici.

            Bariu: Daja im? Ku ėshtė daja im?

            Djaloshi: Nuk e di a ėshtė apo jo vėllai i nėnės tėnde, por diēka me siguri e ke. Ka shumė ngjashmėri mes ju tė dyve!

            Bariu: Ēfarė ke ti me nėnėn time?

            Djaloshi: (Vazhdon me ironi) Jo, jo,asgjė nuk kam. Dhe as qė e di se kush ka punė me nėnėn tėnde. Por duke u nisur prej ēka po shoh tek ti, me siguri qė nėna jote nuk ėshtė tipi im.

            Bariu: Ēfarė tė thotė mendja, o idiot? A e di se ta rrotulloj kokėn prej vendit?

            Bariu, me kėrrabėn e tij, matet ta sulmojė djaloshin. Djaloshi hedh cigaren dhe merr pozicion mbrojtės. Situata elektrizohet.

            Polici: (Ndėrkohė ėshtė kthjelluar dhe futet mes tyre; nuk i lė tė pėrleshen) Hej!... Hej... Ndal... hiqe atė kėrrabė!

            Djaloshi: (I vendosur tė mos i ndahet sherrit.) Shihe kėtė! Kinse po bėn ligjin kėtu!         Katundar, a e sheh qė e ke dajė?

            Bariu: E po, katundari ta rrotulloftė nėnėn!

            I vėrsulet djaloshit, por pėrsėri pėrplaset me policin. Ndėrkohė, djaloshi prapė vazhdon ta ngacmojė nga prapa.

            Djaloshi: Hė! Ēfarė pret? Se dua tė shoh se ēfarė mund tė bėsh...

            Polici arrin t’ia marrė shkopin bariut dhe e shtyn prapa. Menjėherė i kthehet djaloshit.

            Polici: Mbylle ti!

            Djaloshi: Pse? Ēfarė po bėj unė? Mos jam gjė fajtor pse katundari nuk di se ē’ėshtė shakaja?

            Ndėrkohė, vajza ėshtė krejt indiferente dhe ngjarja nuk i zgjon fare interes.

            Bariu: Shaka? Ta tregoj unė shakanė ty... Po nuk ke faj ti, jo. E kam vetė fajin qė merrem me marrokė si puna jote!

            Bariu fillon tė rregullojė rrobat e shtatit dhe tė qetėsohet. Lėviz anash.

            Gjatė gjithė ngjarjes, vajza vazhdon tė rrijė e heshtur, e mėnjanuar dhe e ēinteresuar.

            Djaloshi: Ēfarė njerėzish tė lėnduar nga trutė! Po pse duhet tė pėrfundoja kėtu, i mbyllur me ju?

            Policit nuk i pėlqejnė fjalėt e djaloshit

            Polici: Vėrtet? Ke ndonjė problem ti?

            Djaloshi: O Zot! Asnjėri nuk ėshtė i saktė kėtu! Hej! Kthjellohuni! Nuk jemi nė livadh kėtu!

            Polici: Fol shqip! Ēfarė kėrkon?

            Djaloshi: Ti je polic, ndaj na nxirr prej kėtu...

            Polici: T’ju nxjerr? (Habitet, nuk kupton.) Prej ku, more?

            Vajza: Mbase ėshtė polic trafiku. Mos e mundo njeriun.

            Djaloshi: Ah, zemėr! Fole edhe ti? Mirė, pra... Mė trego ndonjė gjė edhe mua, se vėrtet dua ta di...

            Vajza: Mė duket se i paske marrė ca viza drogė! E sa pėr kėtė tė gjorin (kthehet nga polici), kushedi si e ka hallin, se ndryshe nuk do tė humbte kohė e tė merrej me ty.

            Djaloshi: Ashtuuu? (zgėrdhihet)… Ty me siguri tė kanė sjellė kėtu sepse je shumė e bukur dhe tė kanė inat!

            Polici: Mjaft! Mjaft mė!

            Djaloshi: Shiko ky! (Imiton policin.) Mjaft!... Mjaft mė!... Po tė duket vetja se je me shėrbim?

            Djaloshi bėnė gjeste policėsh. Rri gatitu, shtiret kinse drejton trafikun dhe qesh me veprimet qė bėn vetė.

            Polici: Sa tė jem unė kėtu, do tė flasėsh vetėm me lejen time!

            Djaloshi: (Qesh me ironi) Pse, tė rren mendja se mund tė shkosh gjetiu?

 

            Pjesė nga drama "Nė kėrkim tė daljes"