.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Nė gjumė problemet zgjidhen mė mirė

www.revistajeta.com

 

            NĖ GJUMĖ, PROBLEMET ZGJIDHEN MĖ MIRĖ   

 

        Ju ka ndodhur qė tė shihni ėndrra, pjesėn mė tė madhe tė tė cilave nuk e mbani mend. Por, janė disa prej tyre qė duket sikur i shihni mė shpesh. Nėse do tė mbanit njė ditar tė rregullt me siguri, do tė vinit re, qė ėndrra tė tilla, shpjegojnė mė sė miri gjendjen emocionale nė jetėn reale, probleme tė tė pėrditshmes, qė ju shqetėsojnė edhe pasi  keni rėnė nė njė gjumė tė thellė.

  

 

            Ėndrrat qė shohim mė shpesh, sqarojnė situata tė ndryshme, qė i pėrjetojmė nė edhe nė zgjim. Prandaj shpjegimi i tyre, ndonjėherė na ndihmon tė gjejmė ēelėsin e zgjidhjes, pėr shumė probleme nė jetėn reale.

            Ju ka ndodhur qė tė shihni ėndrra, pjesėn mė tė madhe tė tė cilave nuk e mbani mend. Por, janė disa prej tyre qė duket sikur i shihni mė shpesh. Nėse do tė mbanit njė ditar tė rregullt me siguri, do tė vinit re, qė ėndrra tė tilla, shpjegojnė mė sė miri gjendjen emocionale nė jetėn reale, probleme tė tė pėrditshmes, qė ju shqetėsojnė edhe pasi  keni rėnė nė njė gjumė tė thellė.

            Por, mos kujtoni se kėto janė vetėm ėndrrat tuaja, sepse tė gjithė njerėzit duket se frikėn, stresin, pasigurinė, etj. nė ėndėrr i pėrjetojnė njėsoj. Prandaj, nė kėtė shkrim shpjegohen, origjina e ėndrrave qė shihen mė shpesh nga tė gjithė njerėzit, e qė ndonjėherė sipas kėtij shpjegimi gjenden edhe zgjidhjet e problemeve nė jetėn e vėrtetė.  Me siguri do tė jeni dakord me ne, nėse themi se kėto janė ėndrrat mė tė zakonshme qė shohim

 

            Kur sheh qė ju ndjek dikush

            Kėto lloj ėndrrash, vijnė si pasojė e ndonjė situate tė vėshtirė qė jeni duke pėrjetuar nė realitet. Nėse nė zgjim, jeni duke pėrjetuar ndjesi qė lidhen me ankth, tension, frikė,  ėshtė normale qė t’u shfaqen ėndrra ku ju jeni duke vrapuar nga frika, pėr t’i shpėtuar dikujt qė ju ndjek nga pas. Tė vrapuarit ėshtė njė pėrgjigje instiktive pėr t’ia mbathur nga rreziku.

            Zakonisht skenari i ėndrrave ėshtė pothuajse i njėjtė: ėndėrruesi, ndihet i frikėsuar nga dikush qė po e pėrndjek dhe qė kėrkon t’i bėjė keq. Kėto ėndrra, janė njė pėrgjigje e drejtpėrdrejtė ndaj frikės, stresit apo situatave tė ngjashme qė pėrjetohen nė jetėn e pėrditshme. Por, nė vend qė tė pėrballeni me problemet, ju ia mbathni prej tyre, kėtė e tregon mė sė miri ėndrra juaj.

            Pyeteni veten, kush apo ēfarė e shkakton frikėn tuaj, dhe nga kush po ia mbathni. Ndoshta  do ta gjeni njė pėrgjigje ndaj frikės qė ju mundon nė jetėn pėrtej ėndrrave.

            Ka shumė mundėsi qė “ndjekėsi” i  ėndrrės, mund tė jeni vetė ju. Nė kėtė mėnyrė ju pėrfaqėsoni, zemėrim, xhelozi, zili, frikė, ndonjėherė edhe dashuri, tė cilat nė ėndėrr shfaqen nėpėrmjet kėrcėnimit, prej tė cilit jeni duke ia mbathur.

            Kur shihni njė ėndėrr tė tillė, do tė bėni mirė tė pėrballeni me rrezikun, madje ta pyesni pėrse ju ndjek. Kėshtu do tė gjeni njė pėrgjigje tė asaj qė ju shqetėson nė tė vėrtetė.  

            Ky ėshtė shpjegimi klasik pėr ėndrra tė tilla. Njė shpjegim tjetėr ka tė bėjė me frikėn e ndonjė sulmi tė mundshėm nė ambientin ku jetoni dhe punoni. Mė tė zakonshme, janė kėto ėndrra pėr femrat dhe meshkujt qė punojnė nėn stres dhe nė njė ambient agresiv dhe armiqėsor.

            Gjithashtu kėto ėndrra janė pėrjetime tė drejtpėrdrejta tė frikės nga abuzimet seksuale apo dhunės, qė shkaktohen nga informacionet e marra nga mediat. Pasqyrimi i ngjarjeve tronditėse, nxit frikėn dhe thekson pasigurinė ndaj njė situate tė rrezikshme, viktima tė sė cilės mund tė jemi tė gjithė.

 

            Kur sheh qė tė bien dhėmbėt

            Kjo ėshtė njė nga ėndrrat e zakonshme, qė i shohin tė gjithė njerėzit. Nė pėrgjithėsi, nė ėndrra tė tilla, duket sikur dhėmbėt bien shumė lehtė me njė prekje tė dorės.  Nuk janė ėndrra tė frikshme, dhe nuk krijojnė gjendje ankthi te ai/ajo qė i sheh, por megjithatė imazhi i tyre, vazhdon tė mbetet nė mendjen e ėndėrruesit, pėr njė kohė tė gjatė edhe pas zgjimit.  

            Dy janė shpjegimet kryesore pėr ėndrra tė tilla:

            E para ka tė bėjė me pamjen e jashtme dhe seksualitetin. Dhėmbėt luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė pamjen e njeriut. Njė buzėqeshje ku duken qartė shenjat e dhėmbėve tė bukur dhe tė shėndetshėm, ėshtė njė prej armėve mė tė fuqishme tė joshjes dhe tė flirtimit. Prandaj, tė rėnit e tyre nė ėndėrr, nėnkupton frikėn e tė mos qenit tė bukur, ose e frikės sė tė mos qenit seksualisht tėrheqės dhe nė rastin mė tė keq tė ndonjė impotence seksuale.

            Tė zakonshme janė kėto ėndrra, edhe kur ėndėrruesit i duket sikur po plaket, dhe bashkė me plakjen ėshtė duke humbur rininė dhe bukurinė.

            Nė tė pėrditshmen ėshtė e zakonshme, qė pamja e jashtme vazhdon ende tė luajė njė rol tė rėndėsishėm, ndoshta kryesorin pėr tė vlerėsuar dhe gjykuar njė person. Prandaj pamja  e jashtme, ka shumė rėndėsi pėr tė gjithė. Nė kėtė mėnyrė tė gjitha shqetėsimet qė lidhen me humbjen apo venitjen e bukurisė, manifestohen nė ėndrra ku personit i bien dhėmbėt.

            Shpjegimi i dytė, ka tė bėjė me situata tė sikletshme qė ėndėrruesi,  mund tė ketė hasur nė jetėn e pėrditshme.

            Dhėmbėt pėrdoren pėr tė kafshuar, copėtuar dhe pėr tė pėrtypur. Nė kėtė kėndvėshtrim ato pėrfaqėsojnė pushtet. Humbja e tyre nė ėndėrr, nėnkupton njė situatė reale ku jeni treguar tė pafuqishėm. Tė tilla raste mund tė jenė pėrshembull nėse rrezikoni tė shkarkoheni nga detyra apo tė bini nga pushteti dhe ju nuk keni mundur tė kundėrpėrgjigjeni apo tė mbroheni.

            Nėse ndiheni tė pafuqishėm tė pėrballeni me situate tė tilla, ndiheni inferiorė dhe tė pazotė pėr t’i dalė zot vetes, atėherė ka shumė mundėsi qė tė shihni ėndrra sikur ju bien dhėmbėt.  

            Nė kėtė rast ėndrra, nėnkupton se duhet tė tregoheni mė tė vendosur dhe tė sigurt pėr tė mbrojtur atė qė ju takon.

            Njė rast i veēantė i kėsaj ėndrre, ėshtė nė ato raste kur shihen nga gratė qė janė duke kaluar menopauzėn. Pak e shumė kuptimi i tyre, ėshtė i njėjtė me shpjegimin e parė, qė do tė thotė frikė nga plakja dhe humbja e feminilitetit dhe bukurisė.

 

 

            Kur sheh sikur rrėzohesh

            Ėndrrat sikur rrėzoheni nga njė lartėsi, janė shumė tė pėrhapura. Por, nuk ėshtė e vėrtetė, ashtu siē besohet nga shumė,  se nėse nuk zgjohesh nė momentin pa goditur ende kokėn, ėndėrruesi do tė vdesė.

            Ėndrra tė tilla, janė shenja pasigurie, ankthi dhe njė gjendje tė pastabilizuar.

            Kėto ndjesi mund t’i referohen marrėdhėnieve nė punė, apo marrėdhėnieve tė tjera, ku ju ndiheni tė pasigurt dhe keni ndjesinė se nuk keni mbėshtetje. Prandaj, edhe nė ėndėrr nė njėfarė mėnyre, ju rrėzoheni sepse krejt papritur keni humbur kontrollin. Kjo ėshtė njė ndjesi, qė nė fakt ėshtė e njėjtė me atė qė po pėrjetoni nė jetėn reale.

            Njė shpjegim tjetėr, lidhet me inferioritetin apo dėshtime qė ju mund tė keni pėrjetuar nė situata tė caktuara. Ndoshta, mund tė jetė frika e humbjes sė njė provimi apo e njė pozicioni tė mirė pune, mund tė jetė humbja e statusit aktual, por ndoshta edhe frika e humbjes sė njė dashurie.

            Kėsisoj ju ndiheni nė faj, ju mundon krenaria dhe vuani ndjesinė e turpit, sepse ju ka rrėshqitur situate nga duart, dhe keni humbur diēka tė rėndėsishme.

            Sipas teorisė sė Frojdit, kur shihni njė ėndėrr tė tillė, nė fakt ky thjesht tregon njė impuls seksual tė personit qė ėshtė duke ėndėrruar, njė impuls qė nė kėtė mėnyrė gjen hapėsirėn pėr tu shfaqur paturpėsisht.

            Kėto lloj ėndrrash zakonisht ndodhin nė fazėn e parė tė gjumit. Gjatė kėsaj faze tė gjumit, njerėzit reagojnė edhe me tkurrje tė muskujve tė krahėve, kėmbėve dhe tė gjithė trupit. Kėto kontraktime tė papritura, nė fakt ėndėrruesi i pėrjeton fort, madje duket sikur kėto lėvizje  i zgjojnė nga gjumi. Mendohet se kėto reagime tė forta, janė pjesė e njė mekanizimi qė i shkaktojnė personit njė gjendje rreziku dhe e bėjnė tė zgjohet i  trembur dhe i gatshėm pėr t’iu kundėrpėrgjigjur “kėrcėnimeve” qė vijnė nga jeta reale.

            Njė shpjegim tjetėr sipas Biblės, e cila i referohet kėtyre ėndrrave me njė ton negative, duke sugjeruar se ėndėrruesi ka dalė nga udha e Zotit.

 

            Kur sheh sikur ngel nė provim

            Tė ėndėrrosh sikur  jep njė provim, tregon se nė njėfarė mėnyre ju i jeni nėnshtruar njė lloj testimi, ku duhet tė jepni mė tė mirėn e vetes suaj.  

            Kėto lloj ėndrrash janė tė zakonshme, kur personat qė i shohin janė duke kaluar njė periudhė stresi. Prandaj, edhe nė  ėndėrr duket sikur nuk i pėrgjigjeni dot pyetjeve tė provimit, pėr arsye tė ndryshme,  pėrshembull provimi ėshtė nė gjuhė tė huaj, ju paraqiteni me vonesė dhe pedagogėt nuk ju lejojnė tė hyni nė provim, minutat kalojnė dhe ju nuk arrini ta mbaroni nė kohė, ju thyhet stilolapsi e shumė pengesa tė tjera qė thjesht ndikojnė, qė ju tė mos e kaloni provimit.

            Zakonisht, kėto lloj ėndrrash kanė tė bėjnė me vetvlerėsimin dhe sigurinė qė ju mungon gjatė kėsaj periudhe. Ju shqetėsoheni se nuk jeni nė lartėsinė e duhur tė pritshmėrive tė njerėzve. Njėkohėsisht mund tė jeni duke pėrjetuar frikėn e ndonjė refuzimi, pėr shkak tė pėrgatitjes suaj tė dobėt. Ju ndiheni nervozė, tė pasigurt dhe tė gatshėm pėr t’u viktimizuar, duke arritur qė vetvlerėsimi juaj tė jetė nė shkallėn 0.

            Gjithashtu ėndrra tė tilla,  sugjerojnė se ju nuk ndiheni gati, pėr njė sfidė tė mundshme.

            Rrallėherė, ėndrra tė tilla lidhen me vėshtirėsitė qė mund tė paraqesė njė provim.

            Megjithatė, janė pėrjetime tė drejtpėrdrejta tė emocioneve qė keni treguar nė raste provimesh. Kėto ndjesi janė ngjashme me ato qė ju shkakton njė sfidė apo situatė e ngjashme qė ndodh edhe nė zgjim. Ėndrra tė kėsaj natyre, ndonjėherė janė tregues tė paragjykimeve qė pėrjetoni nga tė tjerėt. Sinjale tė tilla qė kanė treguar neglizhencėn tuaj nėpėr provime, megjithatė nuk janė tė vėrteta nė jetėn reale. Por, ėshtė thjesht frika e cila ėshtė karakteristike pėr dikė qė nuk dėshiron ti zhgėnjejė tė tjerėt dhe qė kėrkon tė japė maksimumin nga vetja.