Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - NĖ BRENDINĖ E PASQYRĖS

Shkruan: Adem ZAPLLUZHA

KATĖR TREGIME POETIKE NGA LIBRI “FJETĖM NJĖQIND SHEKUJ”

NĖ BRENDINĖ E PASQYRĖS

    Nė brendinė e pasqyrės grithnim amalgamėn dhe nxjerrim njėfarė ngjyre qė i pėrngjante ngjyrės sė avionėve prej letre, i ngjyrosnim avionėt prej letre dhe mund tė fluturonim ku tė donim, askush nuk kishte mundėsi tė na i ndalonte ėndrrat, kishim njė fuqi mbinjerėzore sa qė nė tė shumtėn e rasteve i pėrngjanim ėndrrave tona ose zogjve qė nuk i njihnin kufijtė.

 

  

 

NĖ BRENDINĖ E PASQYRĖS

 

       Sa herė qė nuk themi asgjė, shndėrrohem nė lodra tė drunjta, u pėrngjajmė kuajve tė egėr, mė duket se ende i kalėrojmė po ato kuaj qė i kalėronim nė fėmijėri, hipur mbi njė shkop mes dy kėmbėve dhe i frenonim mėgojėzat prej ere sa herė qė merrnin nė thua kuajt e drunjtė qė i pėrngjanin bastunėve tė babagjyshėrve tanė.

      Ishte koha ku mund t’i pėrngjanim ēdo gjėje edhe kukullave , po ashtu edhe dajreve, tėrė kohėn i preknim ēamparet me gishtat e tona tė holla dhe qeshnim, nė kokat tona tė llamarintė, dėgjonim njė muzikė qė nuk ishim nė gjendje ta kuptonim ngjyrėn e hidhur tė shijes sė saj .

       Ishte po ajo muzikė qė ushtonte nė brendinė tonė si njė uturimė malesh, herė qante era e herė ne vajtonim me erėn.

   Nuk dinim se kur do tė pushojnė kafshimet, mbase kėto trishtime lindnin nga heshtjet e gurėve qė flinin nė vetėdijen tonė.      

      Nuk di, por ndoshta kukullat prej leckave kanė filluar t’i pėrngjajnė njerėzve nė shumė raste ecin dhe qeshin si njerėz. Kėto krijesa  artizanale kanė filluar edhe tė flasin, gjuha e tyre e drunjtė ose prej leckave ka filluar tė na pėrngjaj mė shumė neve se sa ne atyre krijesave prej cuklave tė cilat i vishnim me modėn e fundit nė imagjinatėn tonė.

     Mbase, kuptuam vonė se edhe ato flisnin si ne , po atė gjuhė tė drunjtė tė erės, vetėm prej kukullave mund tė kuptonim se kur do tė bie shi e kur dėborė.

          Koha na bėnte tė ndjehemi pak mė ndryshe se tė tjerėt, ani qė ne nuk ishim edhe aq inferiorė na bezdisnin mizat e fushave ato tė imta qė tė futen nė vėrrimat e hundės, por i duronin , nuk kishim se ēfarė tė bėjmė.

        Nė brendinė e pasqyrės grithnim amalgamėn dhe nxjerrim njėfarė ngjyre qė i pėrngjante ngjyrės sė avionėve prej letre, i ngjyrosnim avionėt prej letre dhe mund tė fluturonim ku tė donim, askush nuk kishte mundėsi tė na i ndalonte ėndrrat, kishim njė fuqi mbinjerėzore sa qė nė tė shumtėn e rasteve i pėrngjanim ėndrrave tona ose zogjve qė nuk i njihnin kufijtė.

          Ka ngjarė qė nė pasqyrė t’i krehim flokėt e atij tjetri qė rrinte pėrballė nesh, i mrrolur si mali kur ishte me pėrplot re tė zeza ose me mjegulla qė rėndoheshin  nė shpirtin e rrėnjėve, e nuk thyheshin dot.

     Ndonėse pėrherė na zgėrdhihej dita e lodhur prej problemeve tė saje por ne nuk e qanim kokėn pėr tė bėmat ose mos bėmat tona.  Ne nuk e qanim kokėn pėr asgjė.

     Ne kishim kohė edhe nesėr tė vazhdojmė me tė njėjtėn vrull , pa u lodhur aspak po ato shejtanllėqe me veshjen e kukullave tė dyllta dhe kalėrimin e kuajve tė egėr nėpėr udhėt e fėmijėrisė...

 

 

 

QESHIM KUR HESHT E TĖRĖ BOTA

 

       Kurdo qė duam ne mund tė qeshim, qeshim edhe me vetveten dhe me stėrkalat e shiut, qeshim kur heshtė e tėrė bota dhe mrrolemi kur qeshin tė tjerėt, kėshtu e ka kjo jetė, herė shikojmė kah bie shi e herė vrapojmė pas brymės sė mėngjesit dhe mjegullave deri sa mbesim pa shtėllungat e erės.

       Mbi njė dunė prej fjalėve  rri ulur mėngjesi dhe i shtie nė rruzare rrezet e para tė agut, pastaj i mbyllė nė njė shishe tė xhamtė me njė tapė dhe i rruan kush e di se pėr kur, por i rruan me xhelozi tė pashoq.

      Sytė e lėbyrė tė errėsirės i pėrngjajnė syve tė maces qė rri nėn sofėr dhe i pret kafshatat qė bien nga goja e fėmijėve.

     Ulėrimat herė qeshin e herė qajnė, nuk di njeriu se si ta quaj kėtė lojė qė pėrsėritet me shekuj nė syprinėn e dylltė tė ajrit, nga tėrė kjo zhaurimė e mjaullimės dalin disa xixa fjalėsh dhe koloviten si qeskat e najlonit nėpėr ajrin e ndotur tė qytetit iks.

       Mbase ne nuk dimė se ēka duam dhe ēka na pret te e nesėrmja, shikojmė hapėsirėn kah tretet diku nė horizont dhe me gishtat tona skelet lozim me erėn tangon e fundit tė vjeshtės.

         Lozim si tė lėnė nga mendja njė valle arkaike, mbi dunat e shpirtit ndėrtojmė ėndrra prej rėre , ndėrtojmė dhe i shembim, ose para se tė ndėrtojmė veē i kemi shembur si tė kaluarėn tonė qė e shembėm pa e shijuar.

         Dje nga pafundėsia e erės vinte njė shi i zi, mė duket se ishte natė ose shiu kishte hyrė nė shpirtin e natės dhe lehte se qentė e tėrbuar.

        Ishte njė lehje tjetėr lloji i pėrngjante zėrit tė shurdhėt tė teneqes ose mė mirė me thėnė zėrit vajtues tė natės kur ēartet era.   

        Sidoqoftė fundi na dukej shumė afėr , mė afėr se kėmisha e jonė e shqyer aq afėr sa qė e shihnim pafundėsinė e erės nė duart e ngrira tė strallit.

        Ishte njė kohė e keqe, vetėtimat e kishin ndryshuar itinerarin dhe binin nė tokė si meteorėt pa bisht.  

       Askujt nuk i lėmė peng fjalėt, kur ėshtė nevoja ne lindim dhe vdesim si gllėnjkat e verės nėn pjergullėn e dhembjes.

       Qeshim dhe vdesim, ose vdesim duke qeshur, mbase kėto dy veprime aq shumė i ngjajnė njėra tjetrės sa qė nuk dimė kur qajmė dhe kur qeshim.

  Vetėm kolovitja e mjegullave ėshtė nė gjendje tė dalloj kur qeshim dhe kur qajmė , ose as mjegullat nuk dinė , janė tė shurdhėta, nuk mund tė dėgjojnė gjėmėn e dunės kah jep shpirt.

          Ose vdes kjo dunė pa i dhėnė llogari askujt, sepse pėrherė lind pėr veti po ashtu edhe pėr veti vdes...

 

 

 

 

NĖPĖR VAZOT E KRISTALTA TĖ QYTETIT

 

       Kur jemi tė trishtuar mbjellim lule tė fishkura se vetėm atėherė e ndjejmė thellė nė shpirt trishtimin tonė, kurse kur dashurojmė trishtimi na duket si ankth e ankthi njė lule e kristaltė qė nuk fishket nga asnjė dhembje.

       Te ne thonė se kjo i pėrngjan dashurisė, asaj dashurie qė na fut nėn ingranazhet e djersės dhe sa ēelė mbyllė sytė i pikturojmė ngjyrat e gjetheve, pikturojmė nė kornizėn e shpirtit tonė pasqyrėn e lėngtė tė kujtesės dhe ecim me sy tė mbyllur deri te burimi.

        Kjo ėshtė ajo kohė qė ngjizet guri me dheun dhe formon njė qeshje tė kristaltė nė rrėnjėt e luleve qė janė ngrirė nė dimėr, kur ēelin lulet yjet zbresin nė kujtesėn e ujit dhe thithin nektarin e dheut qė e ka gatuar poēari.

        Ne kemi akoma kohė tė ecim deri te burimi, t’i kalėrojmė kuajt e erės dhe nga qeshja e jonė tė huazojmė melodinė e pritjes, dhe mė pastaj presim qė mbi dunat prej uji tė zgjohet dita e pėrgjumur qė tė lulėzoj mbi gur tė stralltė tė stinės.

      Kohė pas kohe i ledhatojmė gishtat e holla tė dallgėve dhe nga zėri i pėrmallshėm i qemanes e zgjojmė tė nesėrmen ndoshta tė sotmen  ose tė kaluarėn, kryesore ėshtė qė ta zgjojmė ose tė zgjohemi sepse njerėzit qė flenė rrallė herė zgjohen.

      Ti dhe unė, ne tė gjithė qė rritemi nėpėr vazot e kristalta tė qytetit, ne deshėm apo nuk deshėm njė ditė mbi kokat tona do lulėzoj trishtimi si njė lule qė asnjėherė nuk e humb fishkjen nėpėr vazot e trishtuara tė etjes. Qė nuk humb vetveten kur fle me makthin nė shpirtin e dunės sė trilluar...

 

 

 

 

QE NJĖMIJĖ VJET KĖNGĖ E VJETĖR

 

   Ti as qė mund tė paramendosh pikėtakimin tėnd me vetveten. Sa herė qė e kthen kryet pėrpara ose prapa mes rrugės e humb udhėn tėnde, nuk di se ku je dhe kah tė drejtohesh.

     Ti nuk mund tė kuptosh se sa je afėr dhe sa larg vetvetes, hija  qė tė pėrcjell nuk ėshtė nė brendinė tėnde por ti je nė brendinė e saj , duke u fshehur me tėrė tė kaluarėn tėnde.

        Njė gėrnetė qe njėmijė vjet po vajton njė kėngė tė vjetėr, dikush thotė elegji e tjetri kėngė vaji, por ajo dėnes si njė kėrthi dhe zėri i saj qė doli nga njė shishe e kristaltė zbret nė fund tė honit pėr tu takuar me hijet e zeza tė mendjes.  

        Mos pandeh se vetėm nėpėr vazo rriten lulet e egra, ato lule rriten kudo, mė sė shumti rriten aty ku nuk ta merr mendja.

        Nė lagjen tonė ka lule pa kurrfarė arome, nė disa raste kundėrmojnė thua se kanė ngrėnė squfur , kėto lule tė bardha rriten nėn sqetullat e lisave dhe sa herė qė bie shi dalin nė lėndinė dhe lozin me kėrpudhat e egra ,ato mund tė gjenden kudo nėn rrėnjėt  e rrapeve, nėpėr ullukėt e ēative, mandej fshihen edhe nėn gjinjtė e vashave adoleshente.

      Kėto lule e mbajnė vulėn e dhembjes dhe shpeshherė kur nuk bie shi nė lagjen e evgjitėve u dėgjohet vaji sa qė edhe mjaullimat e maceve nuk krahasohen me trishtimin e zėrave tė nėndheshme.

      Ti mos u brengos , aq shumė. Sonte s’do t’i dėgjosh klithmat e erės, vetėm njė njeri do e grithi fytyrėn e mjegullave kur ato zbresin nėn minaren e xhamisė pėr avdesin e mėngjesit.

       Vetėm njė njeri ka tė drejtė tė qajė sonte. Hėna i ka lėshuar flamujt nė gjysmė shtize dhe bisedon me meteorėt qė kanė humbur rrugėn deri te kroi i zanave.

        Diku,  nė njė qytet tė Kosovės pas perdeve tė teatrit dėgjohet njė klithmė qė ia shqyen shpirtin erės, klithma e cila i pėrngjan britmės sė Othellos, e cila me vite tė tėra dėgjohet dhe nuk men, s’mejnė as tė sharat e rrugėve, kėtu ēdo gjė i pėrngjan herė njeriut e herė trishtimit i cili buron vetėm nga njeriu...

      Askush pėrpos teje nuk e di se si quhet kjo dramė e re njerėzore qė lozin erėrat nėpėr teatrot e qyteteve tona.

          Drama qė pėrsėritet nė ēdo qindvjeēar  me aktorėt e njėjtė pa maska e pa fytyrė.

          E ēfarė na duhet fytyra kur nuk i pėrngjamė mė vetvetes por hijeve qė hynė dhe dalin nga shpirtrat tona, askush pos teje nuk e di kėtė rol as era qė fėshfėrin ēdo ēast nėpėr lėbyrjen e syve tė kristalta tė mjegullave. Askush...