Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Nė akuj digjem

Shkruan: Vera ISTREFI

      

NĖ AKUJ DIGJEM

 

 

 

 

Libri  me poezi i autores Vera Istrefi "Nė akuj digjem", u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin Literaturė  dhe nė www.pashtriku.org

 

 

 

 

1

Eja me mua, Drin,

Tė vershojmė udhėve

S’di kush vuan mė tepėr,

A mė pak nga ne.

Ty tė ndryshojnė shtratin,

Mua mė bėjnė pre.

Eja me mua, Drin,

Tė vershojmė udhėve

T’i themi lamtumirė

Qetėsisė sė gėnjeshtėrt

Se tė dy tė lirė,

Kėtu, jemi tė tepėrt.

Eja me mua, Drin,

Tėvershojmė udhėve.

Tė vij unė tek ti,

Mė duket e thjeshtė.

Por s’di cilin Dri tė zgjedh,

Kėtė fundvjeshtė.

Eja,

Drini i bardhė dhe i Zi

i bashkuar, eja tek une,

ti.

Tė vėrshojmė udhėve

Tė dy

 

2

Mė vjen gjumė

Edhe nata kur ka ikur.

Kapitem.

Natė e ditė pa gjumė.

Pėr mua

Nata vetėm dridhet,

E ditėn,

Dridhem unė.

 

3

Ku jam?

Kėtu

Apo aty?

Diku jam.

Por,

Nuk e di.

As kėtu,

As atje

Jemi bashkė.

Ti dhe unė,

Unė dhe ti.

Vėrtet!?

Tė heshtim,

A tė klithim?

 

4

Tė humbur e fatkeqė,

Shėtisim bashkė,

Nė shėtitoren e vetme tė qytetit.

Pa dashur,

Pa ditur,

Pushtojmė hapat e njėri-tjetrit.

Tė lumtur e fatkeqė

Shėtisim bashkė.

Pa dashur,

Pa ditur,

Nė shėtitoren e vetme

Tė qytetit.

 

5

Trėndafili,

sado i bukur qė tė jetė

pas vyshkjes,

le veē gjembat.

Shtrėngoj fort

Duart e femijėve tė mi,

E lė pas hamendjet.

 

6

Rrekem tė mbaj rob

Njė ēast,

I cili mė shkakton

Njė ndjesi tė akullt,

Transparente.

Nė kėtė ēast,

Lidhje tė panumėrta,

Realizohen.

Nė paqartėsi,

Mė pushtojnė zhurmat

E ardhura nga jashtė

 

7

Erė qepėsh tė njoma

Vijnė duart e tua

Ndėrsa trupi

Aromė epshore

Jargaviten burrat

E harrojnė tė hanė

Ushqimin e servirur

Nga ti

 

8

E vėrenjtur

Nėn rroba tė zeza

Tė dridhet trupi, vejushė.

Diēka

Pėr tė tė ngrohur

S’tė ofron askush.

Nėse tė nesėrmen,

prapė do tė jetė kėshtu

mos ardhtė kurrė pėr ty

mėngjesi

 

9

Ma tha lypsarja nė rrugė;

-Tė gjatė paq rininė.

Loti mė mbeti nė sy,

duke rrėshqitur jo faqeve,

por shpirtit tė plagosur.

Ma krypi plagėn,

lypsarja nė rrugė

 

10

Sivjet,

Bora duket se ka frikė

Nga nxehtėsia

E tendosjes sė nervave tė njerėzve.

Nė pritje tė saj,

Fsheh zjarrminė time

 

Poezi nga libri "Nė akuj digjem"