.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime 2 - Ndriēimi i mendjes (4)

Shkruan: Abdirahim IDRIZI

       NDRIĒIMI I MENDJES (4)

 

           Mbajeni mend qė pikėrisht ju jeni mrekullia e re e botės. Nė historinė e njerėzimit s'ka ekzistuar kurrė person i ngjashėm me ju dhe nė tė ardhmen nuk do tė lindė mė kurrė njė njeri i ngjashėm me ju. Gjenetika na mėson se ēdo individ ėshtė rezultat i bashkimit tė njėzet e katėr kromozomeve tė babait dhe po aq edhe tė nėnės. Pikėrisht kėto njėzet e katėr kromozome vendosin pėr trashėgiminė tuaj.

 

  

 

            Ju jeni mrekullia e re e botės

 

            Ne e shfrytėzojmė vetėm njė pjesė tė vogėl tė rezervave tona trupore dhe mendore.

            Pra, mund tė themi, njeriu jeton nėn mesataren e aftėsive tė veta.

            Ai ka aftėsi tė llojllojshme, por shumicėn nga ato nuk i shfrytėzon asnjėherė.

            Mbajeni mend qė pikėrisht ju jeni mrekullia e re e botės.

            Nė historinė e njerėzimit s'ka ekzistuar kurrė person i ngjashėm me ju dhe nė tė ardhmen nuk do tė lindė mė kurrė njė njeri i ngjashėm me ju.

            Gjenetika na mėson se ēdo individ ėshtė rezultat i bashkimit tė njėzet e katėr kromozomeve tė babait dhe po aq edhe tė nėnės.

            Pikėrisht kėto njėzet e katėr kromozome vendosin pėr trashėgiminė tuaj.

            Ēdo kromozom pėrmban disa dhjetėra deri disa qindra gjene, me ē'rast vetėm njė gjen nganjėherė mund ta ndryshojė jetėn e njeriut ‑ individit, njeriu vėrtet ėshtė krijesė e mrekullueshme, falė ZOTIT.

            Me kėtė rast nuk mbetet tjetėr, pos tė jesh me tė gjitha gabimet dhe tė metat e tua.

 

            Vendimi qė ma ndryshoi jetėn

 

            Nuk mund tė jesh tjetėr, pos atij qė je, por ZOTI ėshtė i madh dhe ka mėshirė.

            Vjen ēasti nė jetėn e ēdo njeriu kur ai kupton se lakmia lind nga padituria, qė ēfarėdo qė tė ndodhė, njeriu duhet tė pajtohet me veten (njė fjalė e urtė thotė se lakmia ‑ ėndja tė koritė), se bota ėshtė plot me tė mira, askush nuk do tė t'i falė tė hollat pėr ekzistencė, por ato duhet t'i fitosh me punė, duke punuar qė tė jesh shembull pėr tė tjerėt.

            Gjėrat mė tė mira janė mė tė vėshtira, fati nė parim nuk ėshtė kėnaqėsi, ai parimisht ėshtė fitore.

            Nė fillim tė pjekurisė nuk isha i lumtur, mallkoja fatin dhe urreja ēdo gjė rreth meje.

            Por, kohėt e fundit kuptova se ndaj meje njerėzit janė tė dashur dhe shumė tė sjellshėm, andaj vendosa qė edhe unė t'ua ktheja me tė njėjtėn masė.

            Ky vendim ma ndryshoi jetėn.

            Fillova tė mendoja, tė lexoja dhe tė interesohesha ta ndryshoja jetėn nė tė mirė tė vetes, tė familjes dhe tė rrethit.

            Kėshtu, shumė shpejt m'u hapėn horizonte tė reja dhe ma mbushėn jetėn me pasuri, qė deri atėherė as qė kam mundur tė ėndėrroja.

            Arsyeja e suksesit qė kurrė nuk na mungon ėshtė vetė pėrpjekja qė minusin ta shndėrrojmė nė plus, dhe kjo na shtyn ta shikojmė ardhmėninė e jo tė kaluarėn.

            Mendimet negative t'i shndėrroni nė ato pozitive, ta lironi energjinė dhe kjo do t'ju nxitė pėr punė, suksesi ėshtė i garantuar.

            Tė krijosh kapital nga sukseset e tua, nuk ėshtė gjėja mė e rėndėsishme nė jetė.

            Shumė mė e rėndėsishme ėshtė tė dish tė nxjerrėsh fitim nga humbjet, qė do tė thotė nuk ėshtė me rėndėsi se sa fiton, por sa kursen (pikėrisht sipas sė cilės njeriu i menēur dallohet nga budallai). Nėse sot i ke fituar dhjetė para, kurse i ke shpenzuar njėzet, diēka nuk ėshtė nė rregull.

            Bamirėsia nuk ėshtė detyrė, ajo ėshtė kėnaqėsi, sepse tė bėn mė tė shėndetshėm dhe mė tė lumtur.

            Kėshtu, kur je mė i mirė me tė tjerėt, ndaj vetvetes je edhe mė i mirė.

            Njerėzit kanė nevojė pėr pak kujdes tė vėrtetė njerėzor.

            Njė fjalė e mirė, njė buzėqeshje, freskon dhe zgjon ndjenjėn e vlerės dhe tė krenarisė.

            Ndėrsa ndjenja qė dikujt t'ia plotėsoj dėshirėn, t'ia bėj qejfin, edhe mua mė bėn tė lumtur.

            Nė qoftė se njeriu dėshiron t'i gėzohet jetės sė vet tė shkurtėr, ai duhet tė pėrpiqet ta zbukurojė, jo vetėm jetėn e vet, por edhe jetėn e tė tjerėve, sepse gėzimi i tij varet nga gėzimi i tė tjerėve.

            Pėr t'i harruar brengat dhe pėr tė gjetur qetėsinė shpirtėrore, mėsohuni ta harroni vetveten, duke u kujdesur pėr tė tjerėt. Kur je i mirė ndaj tė tjerėve, ndaj vetvetes je edhe mė i mirė.

 

            Prindėrit i duan fėmijėt verbėrisht

 

            Ndoshta mendoni se fėmijėt tuaj, ngaqė i doni shumė, mund t'i shpėtoni prej:

            ‑ dhembjes

            ‑ zhgėnjimit.

            Ju i doni, flijoni shumė pėr ta, vuani shumė pėr ta. Ata janė krijesa mė tė dashura pėr ju. Dashuria juaj ndaj tyre ėshtė e pamatshme. Por ju, mjerisht, i doni ata verbėrisht.

            Ju nuk e dini se pėr tė pasur fėmijė tė mirė dhe pėr t'i orientuar ata drejt nė jetė, formulat janė fare tė thjeshta.

            E para dhe mė e rėndėsishmja ėshtė sjellja juaj ndaj tyre. Prindi ėshtė edukatori i parė i fėmijėve.

            Por, sė pari, tė shohim se ēfarė u dhuroni atyre dhe si silleni me ta.

            Ju u dhuroni, mjerisht, vetėm mrrolat, qėndrimin tuaj tepėr serioz, urdhėrues.

            Gjithmonė i shikoni dhe flisni pėr ta si pėr problemin.

            Kėrkoni tė jenė tė dėgjueshėm, tė sillen me pėrgjegjėsi.

            Ju u shtroni atyre kėrkesa qė lėndojnė natyrėn e tyre delikate, cenojnė lirinė e tyre.

            Ju mendoni se ata ende nuk kanė personalitet, andaj sikur kanė nevojė tė disiplinohen.

            E kundėrta e kėtyre sjelljeve, tepėr negative ndaj fėmijėve, ekzistojnė formula tė tjera sjelljesh shumė tė mira dhe efektive.

            Sjellja me butėsi krijon tek fėmija disponim.

            Nė vend tė qortimit, lavdėrimi pėr ēdo veprim qė bėn krijon tek ai ndjenjėn e vetėbesimit.

            Pranimi pėr tė diskutuar pėr ēdo gjė me tė nga pozita tė barabarta, pa kėshilla e qortime, krijon tek ai gjithashtu besimin nė vetvete.

            E lironi nga shtrėngesat, e pėrgatitni qė nesėr tė bėhet njė personalitet i lirė e pa paragjykime.

            Nė vend se “pse e bėre kėtė”, t'i thuhet “mirė e ke bėrė”.

            Pa marrė parasysh ēfarė kėrkoja nga fėmijėt, gjithnjė jam pėrpjekur qė fėmijėt e mi tė jenė dhe tė mbeten ata qė janė.

            Tė tillė ēfarė i ka krijuar Zoti.

 

 

 

            Atmosfera nė familje

 

            Loja pėr ta ėshtė mbi tė gjitha tė tjerat, ajo duhet t'u lejohet pa kurrfarė kufizimi.

            Ajo i bėn tė disponuar, i kėnaq, por edhe zhvillon imagjinatėn e tyre.

            Atmosfera e ngrohtė nė familje, i bėn tė lumtur ata.

            Atmosfera e zymtė nė familje, si pasojė e marrėdhėnieve jo tė mira tė prindėrve, e shkatėrron fėmijėn.

            Nė njė atmosferė tė kėtillė ai rritet me trauma, pasojat e sė cilės ai do t'i mbartė gjatė gjithė jetės.

            Pra, pėr hir tė vetvetes dhe posaēėrisht pėr hir tė fėmijėve, ne duhet tė kultivojmė nė familje atmosferė tė ngrohtė, dashurie dhe respekti.

            Kjo do tė thotė se gėzimi im varet nga:

            ‑ bashkėshortja

            ‑ fėmijėt

            ‑ bashkėpunėtorėt

            ‑ shokėt.

            Kur jam nė pozitė pėr njė stimulim tė arsyeshėm me njė lėvdim‑kompliment,  unė me lėvdim‑komplimentin (me plotėsimin e dėshirave tė arsyeshme) arrij qė:

            ‑ tė dy bashkėshortėt t'ia zbukurojnė jetėn.

            ‑ fėmijėt tė jenė tė lumtur, tė mėsojnė mė shumė dhe tė sillen mė mirė

            ‑ shokėt, rrethi ndaj meje sillen mė mirė

            ‑ bashkėpunėtorėt punojnė mė shumė, sjellin tė mira materiale pėr vete dhe pėr mua.

            Pozita dhe sjelljet e mia me lėvdimin‑komplimentin ishin tė arsyeshme, tė dukshme dhe tė kapshme.

            Kurse unė fitoja, akumuloja njė energji tė shpirtit dhe tė trupit.

            Dhe tė mira materiale, pėr familjen e bashkėpunėtorėt.

 

            Vetanaliza

 

            Sot jam aq indiferent sa nuk ma tėrheq vėmendjen kur dikush mė shan pas shpinės, mė fyen, ma thotė ndonjė fjalė tė rėndė! Unė as qė e kthej kokėn tė shoh kush ėshtė ai.

            Nėse rezultatet e tė gjitha punėve tė mia do tė jenė tė mira, atėherė s'ka rėndėsi ēfarė kanė folur kundėr meje.

            Por, nėse rezultati del negativ, as dhjetė engjėj (melaqe) qė do tė pėrbeheshin se kam pasur tė drejtė, nuk do tė mund tė mė ndihmonin.

            Mė duket se mendtė vijnė me kohėn: sa mė i moēėm qė ėshtė, njeriu e njeh veten gjithnjė e mė mirė dhe e sheh gjithnjė e mė qartė se ēfarė ėshtė.

            Fajtori i vetėm pėr rėnien‑ngritjen time jam vetėm unė.

            Kam qenė pėr veten time shkaktari mė i madh i fatit tė mirė ose tė keq, i ngritjeve dhe i rėnieve tė mia.

            Kėshtu, sot praktikoj dhe ndaj njė kohė pėr analiza nė fund tė javės:

            - ku kam gabuar

            ‑ si mund ta pėrmirėsoj kėtė

            ‑ ē'duhet tė bėj qė nė tė ardhmen tė mos e pėrsėris gabimin

            ‑ ēfarė mėsimi kam marrė nga kjo.

            Duhet ta pranoj qė vetanaliza mė ka ndihmuar mė shumė sesa po t'i kisha kryer dhjetė fakultete.

 

            Jini ata qė jeni

 

            U pėrpoqa ta kuptoja kush jam.

            I analizova tė gjitha tė mirat dhe tė kėqijat e mia.

            Jini ata qė jeni, tė tillė ēfarė ju ka krijuar Zoti.

            Shkaktarė tė pėsimeve kanė qenė veset (shprehitė) e mia mė serioze:

            ‑ humbja kot e kohės

            ‑ sharjet‑fyerjet e kota, pėr shkak tė cikėrrimave

            ‑ grindja me njerėz.

            Pėr kėtė arsye fillova ta pėrdorja vetėkritikėn‑vetanalizėn, dhe ende jam duke luftuar kundėr veseve‑shprehive tė mia.

            Njeri i menēur ėshtė ai qė di se nuk bėn ta kalojė kufirin.

            Nėse e kam merituar, duhet ta pranoj dhe tė pėrpiqem qė nga kjo tė marr mėsim tė mirė pėr tė ardhmen.

            Pėr kėtė duhet tė jesh vėrtet njeri i madh dhe i guximshėm.

            Pėr kėtė arsye ju kėshilloj tė shikoheni nė pasqyrė dhe ta pyetni veten qysh sot sa jeni tė aftė pėr njė luftė tė gjatė dhe tė dobishme me vetveten.

            Shumė njerėz qė kanė punuar shumė, si tė ēmendur, megjithatė nuk janė lodhur kurrė.

            Si u ka shkuar pėr dore kjo?

            Thjesht: kanė pushuar shpesh.

            Pushimi nuk ėshtė mungesė absolute e aktivitetit.

            Pushimi ėshtė kėndellje e organizmit.

            Saqė edhe pesė minuta gjumė mund ta largojnė lodhjen.

            Kėtė e dinė mė sė miri ata qė pushojnė pas drekės, sė paku disa minuta dhe pastaj janė tė aftė pėr punė deri nė mbrėmje.

            Duke pushuar shpesh, do tė jeni mė efektivė nė punė dhe mė tė ēlodhur nė jetė.

            Pėr kėtė arsye ju porosis tė pushoni shpesh.

            Psikologjia e fuqisė thotė se “lodhja nga e cila vuan njeriu mesatar ėshtė pasojė e gjendjes psikike, ndėrsa rraskapitja nga puna e pastėr fizike e mendore ėshtė dukuri shumė e rrallė”.

            Kompania Amerikane e Sigurimeve “METROPOLITEN live” ka botuar njė studim pėr “lodhjen. Puna e rėndė, rrallėherė ėshtė shkaktare e lodhjes, e cila nuk do tė mund tė shėrohej pėrmes pushimit dhe gjumit.

            Brengat, shqetėsimet dhe tronditjet emocionale janė shkaktarėt kryesorė tė lodhjes.

 

            Vazhdon...

 

(1)    (2)    (3)               (5)    (6)    (7)    (8)    (9)    (10)    (11)    (12)    (13)   (14)   (15)