.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

GLOBI-SHQIP

Meditime 2 - Ndriēimi i mendjes (15)

Shkruan: Abdirahim IDRIZI

      

NDRIĒIMI I MENDJES (15)

 

 

 

 

E falėnderoj edhe njė herė krijuesin dhe humanistin e palodhur Abdirahim Idrizi, pėr kėtė libėr tė mrekullueshėm, me vlera kulmore pėr ligjet e mendjes, tė cilin mund ta shkarkon falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

 

 

 

 

 

            Dėshira kėrkon dhe menēuri

 

            Shpesh mė ka ndodhur tė marr si shembull njė fėmijė shurdhmemec.

            Kėtė e kam bėrė me paramendim, nė mėnyrė qė te fėmija tė ngulitet mendimi se sėmundja e tij nuk ėshtė barrė pėr tė, por, pėrkundrazi, njė pėrparėsi e njė vlerė e madhe.

            Fjala ėshtė pėr njė baba i cili kishte arritur qė djalin e tij shurdhmemec ta bindte se ai kishte pėrparėsi tė veēantė nė krahasim me vėllanė e tij mė tė madh dhe se ajo pėrparėsi do tė pasqyrohej nė mėnyra tė shumta.

            Pėr shembull, pėr kėtė arsye mėsuesi nė shkollė do t'i kushtojė kujdes tė veēantė.

            Se kur tė rritej do tė mund tė shiste gazeta (se vėllai i tij ishte shitės gazetash).

            Do tė kishte pėrparėsi tė mėdha nė krahasim me vėllanė e vet, pasi njerėzit do t'i jepnin mė shumė para pėr mallin e tij, kur do tė shihnin se ky ishte djalosh inteligjent dhe i vyer. Kur fėmija u bė shtatė vjeē, tregoi shenjat e para tė kurajės nė vetėdijen e tij.

            Djali disa muaj radhazi bėnte lutje qė ta lejonim tė shiste gazeta, por e ėma e tij nuk dėshironte kurrsesi tė pranonte kėtė.

            Mė nė fund, ai i mori gjėrat nė duart e veta.

            Njė pasdite, kur mbeti vetėm nė shtėpi, doli nėpėr dritaren e kuzhinės, u lėshua nė tokė dhe u nis rrugės sė vet.

            Djali shkoi dhe i huazoi gjashtė centė prej kėpucėtarit fqinj, e investoi atė kapital nė gazeta, i shiti tė gjitha gazetat, investoi pėrsėri dhe kėshtu pandėrprerė deri vonė nė mbrėmje.

            Pas kalkulimit tė llogarive dhe kthimit tė gjashtė centėve qė i huazoi te “bankieri” i vet, ai pati njė fitim tė pastėr prej dyzet e dy centėsh.

            Kur u kthye atė natė vonė nė shtėpi, prindėrit e gjetėn si flinte nė shtrat, duke i shtrėnguar paratė fort nė grusht.

            E ėma ia hapi grushtin, ia mori paratė e ia plasi vajit, paratė e djalit iu duken tė rėnda.

            Kurse babai reagoi krejt ndryshe:

            Unė qesha me zemėr, meqė e pashė se pėrpjekja ime qė fėmija ta kultivonte ndjenjėn e besimit nė vetvete, pati sukses.

            Unė shihja te ky i vogėl njė punėtor, ambicioz dhe tė qėndrueshėm – kishte pohuar babai.

            Nė kohėt e etheve tė arit nė Amerikė, R. U. (DARBY) shkoi nė Perėndim qė tė pasurohej.

            Mė parė ai s'kishte dėgjuar se mė shumė ar ėshtė nxjerrė prej mendimeve tė njerėzve sesa prej tokės.

            I investoi paratė nė njė copėz tokė dhe filloi tė punonte me lopatė e kazmė.

            Puna e mundimshme disajavėshe u shpėrblye me zbulimin e kėtij metali tė ēmueshėm.

            I nevojiteshin makina pėr ta nxjerrė atė nė sipėrfaqe.

            Atėherė vendosi ta mbyllte minierėn pėrkohėsisht, u kthye nė shtėpi nė Villijemsburg,     Merilend dhe u tregoi kushėrinjve dhe disa fqinjėve pėr “zbulimin”e vet.

            Ata u bėnė bashkė, i tubuan paratė e nevojshme pėr makina, i blenė ato dhe iu kthyen punės nė minierė.

            Sasia e parė e mineralit u nxor nga toka dhe u dėrgua nė shkritore.

            Analizat treguan se ata kishin njėrėn prej minierave mė tė pasura nė Kolorado, mirėpo mu kur duhej tė rridhte fitimi i madh, atėherė shtratimi i mineralit tė arit u zhduk, u shtor.

            Vazhdonin tė shponin, me shpresat e fundit, duke tentuar qė t'i gjenin sėrish rezervat – shtratimet e arit, por kot.

            Mė nė fund, ata vendosėn tė hiqnin dorė.

            Makinat ia shitėn njė tregtari hekurishtesh pėr disa qindra dollarė dhe u kthyen nė shtėpi.

            Tregtari i hekurishtes shpalli njė konkurs pėr njė inxhinier minierash pėr tė bėrė disa gėrmime.

            Llogaritjet e tij treguan se damari nėntokėsor i arit gjendej vetėm tre hapa prej vendit ku ata e braktisėn arin.

            Tregtari i hekurishtes nxori prej asaj miniere mineralet me vlerė miliona dollarėsh.

            Ndėrkaq, kėta mbetėn, siē thotė populli, me gishta nė gojė vetėm pse para se tė hiqnin dorė nga gėrmimet nuk u shkoi mendja tė kėrkonin ndihmėn e ekspertit.

 

 

 

 

MENDIME AFORISTIKE

 

 

            Pėr dashurinė

 

            Dashuria dhe mirėsjellja janė shumė mė tė forta se imponimi e dhuna.

            Dashuria ėshtė vullneti qė nxit zhvillimin tonė shpirtėror pėr tė arritur pjekurinė ose realizimin e vetvetes dhe tė tė tjerėve.

            Kėshtu, akti i dashurisė ndaj Zotit shndėrrohet nė njė akt vetėngritjeje e vetėpėrsosjeje shpirtėrore.

            Ne ngrihemi nėpėrmjet dashurisė. Dashuria si zgjerim i vetvetes ėshtė evolucion.

            Nuk duhet tė fshihet fakti qė dashuria ėshtė burim i pushtetit (MENĒURISĖ).

            Dashuria ėshtė element shumė i rėndėsishėm pėr njė psikoterapi tė thellė dhe tė rėndėsishme.

            Dashuria e vėrtetė ėshtė pėrvojė e pėrhershme e ngritjes sė personalitetit tė njeriut.

            Ajo ėshtė evolucion nė progres, te njerėzimi manifestohet nėpėrmjet dashurisė njerėzore.

            Dashuria ėshtė forcė ēudibėrėse, e cila nuk ėshtė thjesht merr ose jep, marrje ose dhėnie: ajo ėshtė lėvdatė e menduar, bisedė, ballafaqim, detyrim, njėkohėsisht afėrsi, intimitet, ngushėllim e siguri.

            Vlera krijon vlerė, dashuria meriton dashuri. Prindėrit besimtarė dhe fėmijėt shkojnė shpejt pėrpara, kur janė nė pėrqafim tė dashurisė sė vėrtetė.

            Dashuria nuk mund tė kuptohet pa sakrifica, ajo kėrkon shumė pėrkushtim.

            Gjithmonė kemi qenė besimtarė, jemi pjesė e Zotit, Zoti ka qenė gjithmonė me ne, ėshtė dhe gjithmonė do tė jetė.

            Rruga e ngritjes nė besimin shpirtėror ėshtė njė rrugė e mėsimit gjatė tėrė jetės.

            Tė vetėdijshėm pėr besimin dhe pėr lidhjen intime me Zotin, ata nuk e ndiejnė vetminė, sepse tash ekziston komunikimi.

            Njerėzit tė cilėt duan, dashurojnė janė njerėz tė cilėt arrijnė tė ngrihen shpirtėrisht.

            Nė vend qė t'i akuzojmė njerėzit, tė pėrpiqemi t'i kuptojmė, tė angazhohemi ta kuptojmė shkakun e sjelljeve tė tyre.

            T'i njohėsh tė gjitha, do tė thotė t'i falėsh tė gjitha.

            Mėnyra e vetme qė njeriun ta pėrvetėsojmė ėshtė t'i japim atij atė qė ai dėshiron.

            Njeriu‑besimtari qė nuk tregon interesim pėr tė afėrmit e vet, ka mė sė shumti vėshtirėsi nė jetė dhe u shkakton mė sė shumti dhimbje njerėzve.

            Lumturia nuk varet nga shkaqet e jashtme, por nga disponimi ynė i brendshėm, kėshtu qė njerėzit tė cilėt kanė besim tė drejtė, tė shumtėn janė tė lumtur.

            Gjithmonė duhet tė synojmė sa mė lart drejt menēurisė, dhe sa mė tepėr tė luftojmė pėr dashurinė.

 

 

            Pjesė nga libri "Ndriēimi i mendjes"

 

 

(1)   (2)   (3)   (4)   (5)   (6)   (7)   (8)   (9)   (10)   (11)   (12)   (13)   (14)