.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime 2 - Ndriēimi i mendjes (10)

Shkruan: Abdirahim IDRIZI

NDRIĒIMI I MENDJES (10)

 

      Ēdo njeri disponon mjaft ide tė gatshme sa pėr t'ia ofruar ndokujt, por ėshtė i vogėl numri i atyre qė janė tė pėrgatitur t'i pranojnė ato. Nėse pėr marrjen e vendimit tuaj ndikojnė mendimet e tė tjerėve, ju s'do tė keni sukses nė asnjė veprim, e lėre mė ta pėrmbushni dėshirėn e zjarrtė pėr t'u pasuruar.       

 

 

            Hapi i parė i suksesit

 

 

            Zgjidheni punėdhėnėsin tė cilin ia vlen ta pėrdorni si shembull.

            Njerėzit e suksesshėm pėrherė janė syēelė e mendjehapur dhe nuk i frikėson asgjė.

            Asnjė njeri nuk mund tė arrijė sukses nė fushėn tė cilėn ai nuk e do.

            Hapi i parė i suksesit ėshtė zgjedhja e profesionit tė cilin ju e doni me gjithė zemėr.

            Shumė njerėz humbin pozitėn dhe rastet e mėdha pėr sukses nė jetė pėr shkak tė paaftėsisė pėr tė bashkėpunuar me tė tjerėt.

            Njerėzit e kėtillė mė shumė duan tė veprojnė nė bazė tė “prirjes sė lindur”, me hamendje e duke u mbėshtetur nė supozime ose duke marrė vendime tė rastit.

 

            Analiza vjetore

 

            Analizėn vjetore mund ta bėjė secili njeri nė fund tė vitit kalendarik, duke i shtruar vetes kėto pyetje:

            1. A e arrita qėllimin qė ia dhashė vetes pėr kėtė vit, si pjesė tė qėllimit kryesor?

            2. A ka qenė cilėsia e shėrbimeve mė e mira e mundshme?

            3. A ka qenė sjellja ime nė ēdo ēast harmonike dhe bashkėpunuese?

            4. A e kam pėrmirėsuar karakterin tim?

            5. A u jam pėrmbajtur planeve tė mia deri nė pėrmbushjen e tyre?

            6. A ishin marrėdhėniet e mia me bashkėpunėtorėt e punės tė kėndshme apo tė pakėndshme?

            7. A jam udhėhequr nga paragjykimet dhe a kam qenė tolerant nė tė gjitha situatat?

            8. A kam qenė i pamatur nė cilėndo sjellje time?

            9. A ka qenė sjellja ime ndaj bashkėpunėtorėve e tillė qė i shtyn tė mė respektojnė?

            10. Si ta llogaris mė mirė kohėn time dhe si t'i ndryshoj shprehitė jo tė mira pėr tė qenė mė i suksesshėm gjatė vitit tė ardhshėm?

            11. A isha fajtor pėr ēdo veprim tė cilin ndėrgjegjja ime nuk e miratoi?

            12. A kam qenė i padrejtė ndaj ndokujt dhe nėse kam qenė, nė ē'mėnyrė?

            13. A ka qenė i kėnaqur pacienti‑klienti me shėrbimet qė i kam ofruar?

            Askush te ne ende nuk ka bėrė ndonjė analizė pėr pėrparėsitė qė ofron liria qė sot e kemi e dje s'e kishim.

            Ne kurrė nuk e kemi krahasuar lirinė tonė tė pakufizuar me lirinė e kufizuar tė vendeve tė tjera.

            Nė Kosovė tash e kemi:

            ‑ lirinė e mendimit

            ‑ lirinė e fesė

            ‑ lirinė politike

            ‑ lirinė e zgjedhjes sė punės dhe tė gėzimit

            ‑ lirinė e arsimimit

            ‑ lirinė e zgjedhjes sė profesionit ose tė drejtimit

            ‑ lirinė e posedimit tė pronės

            ‑ lirinė martesore.

 

            Vendimi merret shpejt dhe pėrfundimisht

 

            Paraja pa inteligjencė, gjithmonė paraqet rrezik.

            E shfrytėzuar drejt, paraja ėshtė faktor kryesor i civilizimit.

            Ju do tė keni rastin t'i provoni aftėsitė tuaja pėr tė marrė vendime tė shpejta e pėrfundimtare vetėm atėherė kur ta pėrfundoni leximin e kėtij doracaku dhe kur do tė jeni tė gatshėm t'i zbatoni parimet edhe porositė e tij.

            Njėra prej cilėsive tė veēanta tė Herni Fordit ishte vendosmėria e tij qė vendimet t'i merrte shpejt dhe pėrfundimisht, ndėrsa t'i ndėrronte shumė ngadalė. Kjo i solli atij njė pasuri kolosale.

 

            Ndikimi i mendimeve te tė tjerėve

 

            Ēdo njeri disponon mjaft ide tė gatshme sa pėr t'ia ofruar ndokujt, por ėshtė i vogėl numri i atyre qė janė tė pėrgatitur t'i pranojnė ato.

            Nėse pėr marrjen e vendimit tuaj ndikojnė mendimet e tė tjerėve, ju s'do tė keni sukses nė asnjė veprim, e lėre mė ta pėrmbushni dėshirėn e zjarrtė pėr t'u pasuruar.

            Kur tė filloni t'i zbatoni parimet e pėrshkruara dhe vetė tė merrni vendime, pa kėrkuar ndihmėn e tė tjerėve, kėtė mos ia tregoni askujt, pos anėtarėve tė familjes dhe grupit tuaj tė ngushtė dhe besnik.

            Po ashtu, mbani mend se sa herė qė ju hapni gojėn nė praninė e personit tė ditur, ju atij personi ia tregoni rezervat e sakta tė diturisė suaj ose mungesėn e diturisė.

 

            Bazė e qėndrueshmėrisė ‑ fuqia e vullnetit

 

            Urtia ėshtė thjeshtėsi dhe heshtje.

            Vendimi mė i madh i tė gjitha kohėve ėshtė ai qė u mor nė Filadelfia, mė 4 korrik 1776.

            Me kėtė rast pesėdhjetė e gjashtė amerikanė nėnshkruan emrat e tyre nė dokumentin pėr tė cilin e dinin mirė se, ose do t'ua sillte lirinė tė gjithė amerikanėve ose do t'i dėrgonte tė gjithė nė varje.

            Vendime tė mėdha kanė marrė njerėzit edhe kur kjo ka paraqitur rrezik pėr jetėn e tyre.

            Shpallja e Proklamatės sė famshme mbi emancipimin dhe lirinė e njerėzve racash tė ndryshme tė Amerikės, ishte njė vendim i madh dhe i guximshėm.

            Baza e qėndrueshmėrisė ėshtė fuqia e vullnetit.

            Kur vullneti dhe dėshira e zjarrtė bashkohen rreth njė qėllimi, suksesi ėshtė i pashmangshėm.

 

            Frika nga kritika – armik i suksesit

 

            Miliona njerėz heqin dorė nga arsimimi shtesė pasi pėrfundojnė shkollėn, ngase frikohen nga pėrgjegjėsia dhe kritika.

            Frika nga kritika dhe pėrgjegjėsia shpesh mposht edhe dėshirėn pėr sukses.

            Njė numėr i madh njerėzish, duke qenė tė pasigurt nė veten e tyre, refuzojnė t'i shtrojnė vetes qėllime tė larta. Madje nganjėherė heqin dorė edhe nga karriera nga frika se tė afėrmit dhe miqtė do t'i konsiderojnė si tė krisur.

            Shpesh, pas humbjes sė betejės, njerėzit e kėtillė kalojnė nė anėn e kundėrshtarit.

            Kėto dhe shumė ēėshtje tė tjera tė ngjashme mė vėrtiteshin nėpėr mendje derisa lexoja shkrimet pėr njerėzit si Henri Fordi.

 

 

            Njerėzit qė i ndėrruan faqen botės

 

            Kapital i vetėm i Tomas A. Edisonit, nė fillim tė punės sė tij, ishin vullneti, vetėbesimi dhe qėndrueshmėria.

            Falė kėtyre dhuntive, ai me zbulimet e tij, arriti t'ia ndėrronte faqen botės.

            Henri Fordi e nisi karrierėn e vet si tejet i varfėr, analfabet dhe i paditur.

            Por, Fordi arriti t'i mbizotėronte kėto tri tė meta dhe pėr njėzet e pesė vjet u bė ndėr njerėzit mė tė pasur nė Amerikė.

            Mirėpo, Fordi u ngrit dhe pėrparoi edhe falė njohjes me Harvi Fajerstonin, Burbenkun, dy njerėz me kapacitet tė madh intelektual.

            Qė do tė thotė se fuqia mund tė krijohet me bashkimin miqėsor tė kokave tė jashtėzakonshme.

 

            Ndjenjat seksuale – fuqi motorike tė njeriut

 

            Emocioni seksual krijon njė gjendje tė veēantė tė vetėdijes sonė kur kuptohet drejt, si njė bashkim i thellė shpirtėror midis dy qenieve.

            Atėherė kjo ndjenjė nxit te njeriu:

            imagjinatė tė fortė

            guxim

            vullnet tė fortė

            qėndrueshmėri dhe aftėsi kreative.

            Faqe tė tėra tė historisė e tė biografive tė njerėzve jashtėzakonisht tė suksesshėm, madje kėtu e dy mijė vjet mė parė, dėshmojnė se kėta njerėz e kishin tepėr tė zhvilluar natyrėn seksuale.

            Pranojeni kėtė tė vėrtetė dhe do tė zbuloni se ndjenjat seksuale fshehin nė vete sekretin e aftėsive krijuese.

            Seksi mund jetė shpesh shtysė e fortė pėr ndėrmarrje tė mėdha, madje gjeniale, kur bashkohen dashuria, ndjenjat romantike dhe pasioni.

 

            Fuqia e dashurisė

 

            Njė djalosh, pėr arsye se vuante nga zhgėnjimi nė dashuri,  u shtrua nė spital. Muaj me radhė ai pėrpėlitej midis jetės dhe vdekjes.

            U kėrkua ndihmė nga njė specialist pėr psi‑koterapi, i cili e bėri ndėrrimin e infermieres qė kujdesej pėr tė dhe nė vend tė saj caktoi njė femėr tė re, tejet sharmante. Sipas marrėveshjes me mjekun, infermierja sharmante nisi t'i vardisej djaloshit qysh prej ditės sė parė.

            Pas tri javėsh pacienti u lėshua nga spitali duke e ndier ende vuajtjen, por tash nga njė sėmundje tjetėr.

            Ai pėrsėri ishte i dashuruar .

            Shėrimi u bė me anė tė mashtrimit, ndėrsa pacienti dhe ajo infermierja mė vonė u martuan.

 

            Ruajeni harmoninė

 

            Harmonia e pėrkryer ndėrmjet jush dhe ēdo anėtari tė grupit tuaj tė bėrthamės krijuese, ėshtė kusht i suksesit tuaj dhe i organizatės suaj.

            Nėse nuk arrini t'i pėrmbaheni kėsaj kėshille, me siguri juve ju pret dėshtimi.

            Parimi i bėrthamės kreative nuk mund tė zbatohet aty ku nuk mbizotėron harmonia e pėrkryer.

            Shefi duhet t'i shfrytėzojė pėrparėsitė qė ofrojnė:

            ‑ pėrvoja

            ‑ edukimi

            ‑ shkathtėsia e lindur dhe e trashėguar

            ‑ imagjinata e mendjeve tė tjera

            ‑ kapitali‑investimet.

            Asnjė individ s'ka mjaft pėrvojė, edukim dhe aftėsi tė lindura sa tė sigurojė njė pasuri tė madhe pa bashkėpunim me tė tjerėt.

            Kur ju doni tė formoni grupin e bėrthamės kreative, pėrpiquni t'i zgjidhni ata persona pėr tė cilėt jeni tė bindur se nuk e pėrjetojnė rėndė dėshtimin.

            Nėse hiqni dorė para se tė realizoni qėllimin, ju do tė jeni “humbės”.

            Humbėsit kurrė nuk fitojnė ‑ fituesit kurrė nuk humbin

            Pėrsėriteni kėtė thėnie sa mė shpesh qė tė jetė e mundshme.

            Bindja e disa njerėzve se vetėm paraja krijon paranė, me tė vėrtetė ėshtė njė mendim i marrė.

            Kjo nuk ėshtė e saktė! Dėshira e zjarrtė pėr para pėrmbushet vetėm me ndihmėn e parimeve dhe tė porosive qė u pėrmendėn.

            Paraja vetvetiu, po s'u vu nė lėvizje, s'ėshtė gjė tjetėr, pos lėndė inerte.

            Ajo nuk mund tė lėvizė, tė mendojė ose tė flasė, por ndoshta mund tė “dėgjojė”.

 

            Planifikimi inteligjent

 

            Planifikimi inteligjent ka rėndėsi thelbėsore nė ēfarėdo veprimtarie qė ka pėr qėllim arritjen e pasurisė.

            Nė faqet e kėtij doracaku do tė gjejnė udhėzime tė hollėsishme ata qė rrugėn e pasurimit duhet ta fillojnė me shitjen e shėrbimeve personale.

            Dituria nxit kurajėn, sepse, praktikisht, pasuri mė tė mėdha kanė arritur ata qė kanė ndjekur formėn e kompensimit pėr shėrbimet e tyre personale sesa ata qė i kanė shitur idetė e tyre.

 

            Tipat e njerėzve

 

            Nė pėrgjithėsi, janė dy tipa njerėzish.

            Tė ashtuquajturit

            ‑ udhėheqės dhe

            ‑ vartės.

            Dallimi ndėrmjet tyre ėshtė tepėr i madh.

            Vartėsi (ndjekės me vetėdije i njė drejtimi tė caktuar) thjesht nuk mund tė presė kompensimin qė i takon udhėheqėsit, edhe pse shumė vartės punojnė pėr kėtė dhe mendojnė se kjo u takon.

            Nuk ėshtė kurrfarė turpi tė jesh vartės, por edhe tė mbetesh pėrgjithmonė vartės, nuk ėshtė gjithashtu ndonjė ndershmėri pėr tė qenė.

            Shumica e udhėheqėsve tė mėdhenj karrierėn e kanė nisur si vartės, por janė bėrė udhėheqės tė mėdhenj pėr arsye se ishin vartės inteligjentė.

            Njeriu i cili ėshtė nė gjendje tė ndjekė nė ēdo hap udhėheqėsin dhe qė ka aftėsi tė rralla, ai ka mundėsi tė bėhet udhėheqės.

 

            Ndjenja e drejtėsisė dhe e rregullit

 

            Pa ndjenjėn e drejtėsisė e tė rregullit, asnjė udhėheqės nuk mund ta ruajė respektin e vartėsve tė vet.

            Njeriu qė hamendet nė marrjen e vendimeve pėr shkak se ėshtė i pasigurt nė vete, ai nuk mund t'i udhėheqė tė tjerėt me sukses.

            Asnjė person i pakujdesshėm nuk mund tė bėhet udhėheqės i suksesshėm.

            Udhėheqja e suksesshme nėnkupton edhe respektin, mirėpo bashkėpunėtorėt nuk do ta respektojnė udhėheqėsin i cili nuk rangohet lart nė shkallėn e faktorėve tė cilėt e bėjnė ndonjė person tė kėndshėm.

            Udhėheqėsi i suksesshėm duhet tė bashkėkuptohet me bashkėpunėtorėt e vet.

            Pėr mė tepėr, ai duhet t'i kuptojė edhe ata, edhe problemet e tyre.

            Udhėheqėsi i suksesshėm duhet tė jetė i gatshėm ta marrė mbi vete pėrgjegjėsinė pėr gabimet dhe mangėsitė e bashkėpunėtorėve tė vet.

            Udhėheqėsi qė pėrgjegjėsinė ua hedh tė tjerėve, nuk do tė jetė gjatė udhėheqės.

            Nėse ndonjėri prej bashkėpunėtorėve tė tij bėn ndonjė gabim dhe udhėheqėsi tregohet i paaftė pėr ta zgjidhur problemin, ai duhet ta kuptojė parimin e pėrpjekjeve tė bashkuara dhe kėtė t'ua lėrė ta zgjidhin bashkėpunėtorėt.

            Udhėheqja nėnkupton fuqinė, fuqia bashkėpunimin.

            Udhėheqja efikase e kėrkon aftėsinė e organizimit tė detajeve dhe tė mbizotėrimit mbi to.

 

            Vazhdon...

 

(1)   (2)   (3)   (4)   (5)   (6)   (7)   (8)   (9)           (11)   (12)   (13)   (14)   (15)