.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - NDIKIMI I FAMILJES NĖ EDUKATĖN E FĖMIJĖS (2)

Nga: Alfred ADLER

Pėrktheu: Zef AHMETI

www.pashtriku.org

NDIKIMI I FAMILJES NĖ EDUKATĖN E FĖMIJĖS (2)

 

            Fėmijėt qė rriten nėpėr jetimore, shpesh nuk kanė kurrfarė kuptimi, ndjenje pėr tė tjerėt: askush nuk ka qenė pranė tij, qė tė mund tė jetė njė urė e gjallė mes fėmijės dhe bashkė-krijuesit (nėnės) tė tij. Nganjėherė janė bėrė pėrpjekje me fėmijėt e jetimoreve, qė janė zhvilluar jo-mirė. Ėshtė

 

             

            Psikologėt modernė e kanė keqkuptuar gjendjen shumė. Sipas teorisė sė Frojdit, nga kompleksi i Edipit, pėr shembull supozohet se, fėmijėt anojnė pėr atė tė dashurohen nė nėnat e tyre dhe tė martohen me ato si dhe tė urrejnė e ta vrasin babain e tyre. Njė gabim i tillė nuk mund tė lindė kurrė, nėse ne e kuptojmė zhvillimin e fėmijės. Kompleksi i Edipit mund tė lindė vetėm te fėmija qė dėshiron tė posedojė vėmendjen e plotė tė nėnės dhe pėrjashton ēdo njeri tjetėr. Kjo dėshirė nuk ėshtė e kufizuar nė gjini. Ėshtė dėshira pėr ta vėnė nė zgjedhė (skllavėrojė) nėnėn, atė ta kontrollojė e zotėrojė plotėsisht dhe ta bėjė si shėrbėtore. Kjo ėshtė e mundur vetėm te fėmijėt, tė cilėt janė llastuar nga vetė nėnat e tyre, dhe atyre nuk iu ėshtė bashkuar edhe ndjenja shoqėrore me pjesėn tjetėr tė botės. Nė rastet e rralla ka ndodhur qė njė djalosh, i cili ka qenė plotėsisht i lidhur me nėnėn e tij, e bėnte nėnėn pikė qendrore tė pėrpjekjeve tė tij, pėr t'i zgjedhur problemin e dashurisė dhe martesės; mirėpo kuptimi i njė sjelljeje tė tillė do tė ishte se ai nuk mund ta paramendojė njė shoqėri tjetėr, pėrpos asaj me nėnėn e tij. Asnjė grua tjetėr nuk do ta luajė rolin e saj, e flijimit tė plotė. Kompleksi i Edipit do tė ishte gjithmonė rezultat artificial i njė edukimi tė gabueshėm. Nuk ėshtė e nevojshme, qė animin e trashėguar ta marrim si incest apo edhe ta paramendojmė, se njė gabim i tillė nė bazė ka tė bėjė me gjininė.

            Nėse fėmija, i cili ėshtė i lidhur vetėm me nėnėn, do tė vijė nė njė pozitė kur do tė hiqen lidhjet me nėnėn, dhe do tė fillojnė vėshtirėsitė. Kur tė shkojė nė shkollė, apo nėse luan me fėmijėt, do tė jetė pėrherė qėllimi i tij qė tė mbesė nė lidhje me nėnėn e tij. Sa herė qė tė ndahet prej saj, ai vuan. Ai dėshiron ta ketė nėnėn e tij pėrherė pas vetit, t'ia tėrheqė vėmendjen, tė jetė pėrherė nė pėrkujdesje. Dhe ka shumė mjete qė mund t'i pėrdorė. Ndoshta bėhet njė djalė i nėnės, gjithmonė i butė dhe i ėmbėl, dhe i uritur pėr dashamirėsi. Ndoshta ai qan pėr ēdo vėshtirėsi tė vogėl, ose sėmuret, pėr tė treguar se sa urgjentisht ka nevojė pėr pėrkujdesje tė pėrhershme. Ndoshta mund tė ketė raste tėrbimi, ku ėshtė i padėgjueshėm, dhe i kundėrshtueshėm, pėr ta kthyer vėmendjen e nėnės nga vetja. Ne gjejmė te fėmijėt qė kanė nevojė pėr pėrkujdesje mijėra lloje tė tilla rastesh tė fėmijėve tė llastuar, tė cilėt luftojnė pėr vėmendjen e nėnave tė tyre dhe kundėrshtojnė ēdo kėrkesė tė rrethit tė tyre.

            Fėmija fiton pėrvojė tė shpejtė nė zgjedhjen e mjeteve mė tė pėrshtatura pėr tėrheqjen e vėmendjes. Fėmijėt e llastuar shpesh kanė frikė nga ajo qė tė lihen vetėm, posaēėrisht nė errėsirė. Nuk ėshtė vetė errėsira qė i frikohen ata; por ata e pėrdorin frikėn pėr ta detyruar nėnėn, qė tė qėndrojė afėr tyre. Njė fėmijė i tillė i llastuar bėrtet pėrherė nė errėsirė. Kur nėna e tij njėherė natėn shkon te fėmija pas bėrtimės, e ka pyetur atė: "pse po frikohesh?", "Sepse ėshtė errėsirė", pėrgjigjet ai. Mirėpo nėna e kishte hetuar qėllimin e sjelljes sė tij. "Dhe tani qė jam kėtu", i thotė ajo, "a ėshtė mė pak errėsirė?" Vet errėsira nuk ėshtė me rėndėsi dhe frika nga kjo do tė thotė vetėm se nuk dėshironte tė jetė i ndarė nga nėna. Nėse ky rast paraqitet te njė fėmijė i tillė, gjitha emocionet e tij, gjithė fuqia shpirtėrore dhe aftėsitė e tij, janė tė drejtuara pėr ta krijuar njė situatė pėr tė cilėn nėna duhet tė vijė e tė marrė kontakt pėrsėri me atė. Mė anė tė bėrtitjes, thirrjeve, pagjumėsia apo tė tjera, ai pėrpiqet ta sjellė, gjejė nėnėn e vet. Njė mjet i veēantė, qė ka tėrhequr vėmendjen pėrherė tė psikologėve dhe edukatorėve ėshtė frika. Nė psikologjinė individuale nuk merremi me shkaqet e frikės, por me ēėshtjen e qėllimit tė frikės. Tė gjithė fėmijėt e llastuar vuajnė nga frika. Me ndihmėn e frikės sė tyre mund tė shkaktojnė tėrheqjen e vėmendjes mbi ta dhe pėr kėtė ata ndėrtojnė kėtė ndjenjė nė stilin e jetėn sė tyre. Ata pėrfitojnė nga kjo qė qėllimin e tij - (ri) fitimin e kontaktit me nėnėn - ta arrijnė. Fėmija frikacak ėshtė njė fėmijė, i cili ėshtė i llastuar dhe dėshiron tė jetė edhe mė tutje i llastuar.

            Nganjėherė fėmijėt e tillė tė llastuar ėndėrrojnė ėndrra tė kėqija dhe bėrtasin nė gjumė. Kjo ėshtė njė simptomė e njohur; por pėrderisa gjumi konsiderohej si e kundėrta e gjendjes zgjuar, nuk mund tė kuptohej. Por kjo ka qenė gabim; gjumi dhe zgjuarja nuk janė kurrfarė kundėrshtimesh, por lloje tė lojės tė sjelljes. Fėmija sillet nė ėndrrat e tij gati njėjtė sikur edhe gjatė ditės. Qėllimi i tij, pėr ta ndryshuar gjendjen pėr pėrfitime tė tij, ndikon trupin si dhe mendjen e tij; dhe pas disa ushtrimeve dhe pėrvojės e gjen rrugėn mė tė suksesshme pėr t'iu ofruar qėllimit tė tij. Bile edhe nė mendimet nė gjumė i vijnė nė kujtesė pamjet dhe mendimet, qė i shėrbejnė pėr qėllimin e tij. Fėmijėt e llastuar pas disa pėrvojave gjejnė mendimet qė shpien nė tmerr, frikė, qė janė shumė tė pėrshtatshme, qė ta rivendosė shpejt lidhjen e ndėrprerė pėrkohėsisht mė nėnėn. Fėmijėt e llastuar mbajnė bile edhe shpesh ėndrrat e frikės pranė veti edhe kur tė rriten. Ėndrrat e frikės kanė qenė mjet i mirė pėr tėrheqjen e vėmendjes, qė mė vonė ėshtė mekanizuar si zakon.

            Ky pėrdorim i frikės ėshtė i pėrhapur aq shumė sa qė ne do tė befasoheshim shumė, nėse do tė dėgjonim nga ndonjė fėmijė i llastuar se, ai natėn kurrė nuk ka shkaktuar telashe. Numri i trikave pėr nxitjen e vėmendjes ėshtė shumė i pasur. Disa fėmijė ankohen pėr krevatin e papėrshtatshėm ose kėrkojnė ujė; disa tė tjerė frikohen nga hajdutėt ose kafshėt e egra. Po ashtu disa tė tjerė nuk i zė gjumi, nėse prindėrit e tyre nuk ulen pranė tyre. Disa ėndėrrojnė; disa bien nga krevati; disa e lagin krevatin. Vetėm njė fėmijė i llastuar, qė e shėroja unė, dukej se natėn nuk shkaktonte fare vėshtirėsi. Nėna thoshte, vajza flenė mirė pa ėndėrruar dhe pa u zgjuar, s'ka pasur kurrė vėshtirėsi. Unė i emėrova tė gjitha simptomat tė cilat mund tė vinė nė shprehje, mirėpo te kjo vajzė nuk kishte diēka te ngjashme. Mė nė fund u mjegullova. "Ku flenė ajo?" e pyeta nėnėn. "Nė krevatin tim", - mu pėrgjigj ajo.

 

 

            Shpesh sėmundja ėshtė ndihmė pėr fėmijėt e llastuar, sepse nėse janė tė sėmurė, llastohen edhe mė shumė se herėve tjera. Ndodh shpesh, qė njė fėmijė i tillė pakė pas sėmundjes del si fėmijė qė ka nevojė pėr kujdesje; sė pari nė tė shumtėn e rasteve supozohet se ende ėshtė njė rezultat i sėmundjes. Nė tė vėrtetė kujton mbas shėrimit vorbullėn, rrapėllimėn qė ėshtė bėrė pėr shkak tė tij, kur ishte i sėmurė. Nėna nuk mund ta llastoj edhe mė tutje sikur qė ka bėrė deri atėherė, dhe kėshtu hakmerret duke u bėrė fėmijė qė ka nevojė pėr pėrkujdesje. Nganjėherė ndonjė fėmijė, i cili pėrgjon, sikur njė fėmijė tjetėr qė nėpėrmjet sėmundjes sė tij bie nė qendėr tė vėmendjes nė rrethin e tij, dėshiron qė tė sėmuret edhe vetė; kėshtu ai puthė fėmijėn e sėmurė qė edhe ia vetė tė marrė sėmundjen e tij.

            Njė vajzė kishte qenė katėr vite nė spital dhe ishte llastuar shumė nga mjekėt dhe infermierėt. Kur kthehet nė shtėpi nė fillim llastohet edhe nga prindėrit, mirėpo mbas njė kohe fillon tė largohet vėmendja ndaj saj. Ēdo herė qė asaj nuk i ėshtė dhėnė ajo qė ka dėshiruar, ajo ka futur gishtin nė gojė dhe thoshte: "unė kam qenė nė spital". Ajo ju kujton tė tjerėve, se ajo ka qenė e sėmurė, dhe kėrkonte ta rivendosė gjendjen e kėndshme qė kishte qenė. Sjellje tė njėjtė, ne vėrejmė edhe tek tė rriturit, tė cilėt me kėnaqėsi flasin pėr sėmundjet dhe operacionet tė cilave iu janė dashur t'iu nėnshtrohen. Nė anėn tjetėr, nganjėherė ndodhė qė njė fėmijė i cili iu ka shkaktuar vėshtirėsi prindėrve, pas sėmundjes shėrohet dhe nuk u bėn mė probleme prindėrve. Ne veē dėgjuam se fėmijėt me tė meta organike pėr fėmijėn ėshtė njė ngarkesė plotėsuese, mirėpo ne dėgjuam po ashtu se kjo nuk i shpjegon nė mėnyrė tė mjaftueshme karakteret e kėqija. Sė kėndejmi ne guxojmė tė dyshojmė se mos tė metat organike nė vete kanė tė bėjnė diēka me ndryshimet. Njė fėmijė, i dyti nė familje, iu shkaktonte prindėrve merakosje tė madhe. Ai ishte njė gėnjeshtar, vjedhės dhe mashtrues, ishte i ashpėr dhe i egėr. Mėsimdhėnėsit e tij nuk kishin mundėsi qė tė fillojnė asgjė me atė sa qė vijnė deri te mendimi se ai duhet tė dėrgohet nė njė shtėpi pėr pėrmirėsim. Gjatė asaj kohe fėmija sėmuret. Ai vuante nga sėmundja e tuberkulozit nė eshtra dhe ishte detyruar tė qėndroj gjysmė viti nė gips i shtrirė. Pasi qė ai fillon tė ndjehet mirė bėhet fėmija mė i mirė nė familje. Ne nuk mund ta marrim me mend se njė sėmundje mund tė ketė njė ndikim tė tillė nė fėmijėn, dhe kėshtu ne pamė se ky ndryshim kishte tė bėjė me njohjen e gabimeve tė mėparshme. Ai kishte menduar gjithmonė se prindėrit po e dashurojnė vėllaun e tij mė shumė dhe se atė e kanė lėnė pas dore. Gjatė sėmundjes sė tij ai vetė gjendet nė qendėr tė vėmendjes. Secili pėrkujdesej pėr atė dhe i ndihmuan atij, dhe kėshtu ai ishte mjaft i aftė tė kuptojė dhe tė largohet nga pikėpamja e tij se ai po lihet pas dore.

            Ėshtė qesharake, tė mendohet, se rruga mė e mirė ėshtė, qė gabimet e shpeshta tė nėnės tė mėnjanohen, tė gjithė fėmijėt t'iu largohet pėrkujdesja e nėnės sė tyre dhe t'ju jepen kujdestareve apo institucioneve adekuate pėr kėtė, qė tė kujdesėn pėr ata. Kurdo qė ne tė kėrkojmė njė zėvendėsim tė nėnės, tė shikojmė ne ndonjė qė luan rolin e nėnės - e cila lidhė fėmijėn nė vete, mu ashtu siē e bėn edhe nėna. Fėmijėt qė rriten nėpėr jetimore, shpesh nuk kanė kurrfarė kuptimi, ndjenje pėr tė tjerėt: askush nuk ka qenė pranė tij, qė tė mund tė jetė njė urė e gjallė mes fėmijės dhe bashkė-krijuesit (nėnės) tė tij. Nganjėherė janė bėrė pėrpjekje me fėmijėt e jetimoreve, qė janė zhvilluar jo-mirė. Ėshtė kėrkuar njė edukatore pėr parashkollorė apo ndonjė infermiere, qė fėmijės t'ia ndajė pėrkujdesjen e saj personale, ose tė vendoset nė njė familje ku nėna do tė kujdeset si pėr fėmijėn e saj. Rezultati ka qenė gjithnjė njė pėrmirėsim i theksuar, nėse ėshtė zgjedhur nėna pėr pėrkujdesje (njerka) e mirė. Mundėsia mė e mirė pėr tė rritur fėmijė tė tillė, nėse gjendet njė zėvendėsim pėr babanė dhe nėnėn dhe pėr njė jetė familjare; dhe e gjithė ajo ēka do mund tė bėnim nėse do t'iu marrim fėmijėn prindėrve, me shumė mund do tė mundeshim tė gjejmė njerėz tė tjerė qė do tė mund t'i merrnin detyrat e prindėrve.

            Domethėnia e dashamirėsisė sė nėnėsisė dhe pėrkujdesjes nėnėsore del nga fakti se, ka aq shumė dėshtime qė vijnė nga rrethi i jetimėve, tė fėmijėve nga prindėrit pa kurorė, fėmijėve tė padėshirueshėm dhe fėmijėve nga kurorat e prishura. Ėshtė e njohur se, roli i njė njerke ėshtė shumė i vėshtirė dhe fėmijėt shpesh e refuzojnė atė. Nė tė vėrtetė vėshtirėsia nuk ėshtė e pazgjidhur, dhe unė njoh raste ku me rezultat tė mirė ėshtė tejkaluar; mirėpo vetėm shpeshherė gruaja nuk e kupton situatėn. Ndoshta lidhen shumė ngushtė fėmijėt me babain, nėse vdes nėna dhe llastohen nga ai. Pra ndihen se do t'i vidhet dashamirėsia dhe kėshtu rezistojnė kundėr njerkės. Ajo (njerka) mbrohet dhe kundėrsulmon, dhe tani fėmijėt kanė njė arsye tė vėrtetė pėr rezistencė. Ajo i ka provokuar ata dhe fėmijėt luftojnė mė shumė se kurrė. Lufta me njė fėmijė ėshtė gjithmonė e pakuptimtė; nuk mundet kurrė tė fitohet me pėrdorimin e dhunės apo tė fitohet pėr bashkėpunim. Nga pėrleshjet e tilla del gjithmonė si fitimtar, ngadhėnjyes ai mė i dobėti. Kėrkohet diēka nga ai, ēka kundėrshton tė japė, diēka ēka me anė tė mjeteve tė tilla, metodave tė tilla kurrė nuk mund tė arrihet. Njė pėrpjekje e paparashikueshme nė tensionim dhe harxhim tė pakuptimtė tė energjisė do tė kursehet, nėse ne pėrfundimisht do tė kuptonim se, dashuria dhe bashkėpunimi nuk mund tė fitohen kurrė nėpėrmjet dhunės.

            Roli i babait nė jetėn familjare ėshtė po ashtu i rėndėsishėm sikur ai i nėnės. Nė fillim marrėdhėniet e tij me fėmijėn janė mė pak tė ngushta; ndikimi efektiv i tij fillon mė vonė. Ne veēse kemi parashtruar disa rreziqe qė mund tė dalin nėse nėna dashamirėsinė, simpatinė e fėmijės nuk e zgjeron edhe drejtė babait. Mund tė pėsojė pastaj njė pengesė tė madhe nė zhvillimin e ndjenjės sė tij pėr bashkėsi. Nėse martesa ėshtė fatkeqe, situata pėr fėmijėn ėshtė potė rreziqe. Nėna ndoshta ndihet e pafuqishme, qė ta pėrfitojė, bashkėngjisė babain nė jetėn familjare; ndoshta ajo dėshiron qė ta mbaj fėmijėn vetėm pėr vete. Ndoshta te dy prindėrit e shfrytėzojnė fėmijėn si peng pėr luftėn e tyre personale. Secili dėshiron ta lidhė fėmijėn pėr vete, tė dashurohet nga fėmija mė shumė se partneri tjetėr. Nėse fėmijėt ndjejnė qėndrimet, mendimet e ndryshme tė prindėrve ata largohen me shkathtėsi. Kėshtu krijohet njė konkurrencė, se kush mundet mė mirė tė sillet me fėmijėn apo ta llastojė atė mė mirė. Ėshtė e pamundur njė fėmijė nė njė atmosferė tė tillė tė edukohet pėr vetėdije nė bashkėsi. Bashkėsia e parė me njerėzit e tjerė qė pėrjeton ėshtė ajo me prindėrit; nėse ajo ėshtė e keqe nuk mund tė pritet qė kuptimi pėr bashkėsi tė zhvillohet vetėm. Fėmijėt nga kurorat fatkeqe rriten me pikėpamje pesimiste pėr martesė, nėse nuk fitojnė pėrshtypjen e parė tė mirė. Edhe kur tė rriten do ta kenė ndjenjėn, se ēdo martesė mund tė pėrfundojė keq. Ata do tė pėrpiqen t'i ikin gjinisė sė kundėrt ose janė tė bindur se pėrpjekjet pėr afrim do tė tė pėrfundojnė si tė pafat. Pėr kėtė fėmija ėshtė shumė i dėmtuar nėse kurora, martesa e prindėrve tė tyre nuk ėshtė njė qelizė aktive e bashkėsisė, njė rezultat i jetės nė bashkėsi dhe njė shkollė e jetės nė bashkėsi. Kuptimi i martesės ėshtė partneriteti mes dy njerėzve pėr mirėqenien e dyanshėm, pėr tė mirėn e fėmijėve tė tyre dhe shoqėrisė, dhe nėse ata dėshtojnė nė njėrėn nga kėto pikėpamje, ajo nuk qėndron nė harmoni me kėrkesat e jetės.

            Kėtu pasi qė martesa ėshtė partneritet, asnjėra palė nuk do tė duhej tė ushtrojė mbizotėrim. Kjo pikė duhet tė kihet parasysh nė mėnyrė bazore. Nė gjithė udhėheqjen e jetės familjare s'ka nevojė pėr demonstrimin e forcės, dhe ėshtė e pakėndshme, nėse njė partner udhėheqė dhe i kushtohet mė shumė vėmendje se tė tjerėve. Nėse babai ėshtė njė personalitet i fortė dhe ngrit tonin nė familje, tė rinjtė marrin njė pikėpamje tė gabueshme pėr pritjet qė janė tė lidhura me rolin e tyre mashkullor. Vajzat vuajnė edhe mė shumė. Meshkujt nė pikėpamjen e tyre janė tiranikė; martesa ju duket atyre sikur tė jetė njė nėnshtrim ose njė skllavėrim. Nganjėherė ato do tė pėrpiqen ta shpėtojnė vetėn nga gjinia tjetėr me ikjen e tyre nė perversione.

 

            Njė kapitull i zgjedhur nga libri i Alfred Adler’it: "Wozu leben wir" (Pėr ēka jetojmė ne)

 

 

(1)