Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - NDIKIMI I FAMILJES NĖ EDUKATĖN E FĖMIJĖS (1)

Nga: Alfred ADLER

Pėrktheu: Zef AHMETI

www.pashtriku.org

NDIKIMI I FAMILJES NĖ EDUKATĖN E FĖMIJĖS (1)

 

      Fatkeqėsisht sot nė kulturėn tonė rolin e nėnėsisė sė gruas shpeshherė e trajtojmė si diēka tė rangut tė dytė. Nėse djemtė duhen mė shumė se vajzat, nėse roli i tyre vlen si i epėrsuar, ėshtė e natyrshme se vajzat detyrėn e tyre tė ardhshme ta pranojnė me neveri dhe antipati.

 

 

            Qė nga ēasti i lindjes foshnja kėrkon lidhjen me nėnėn. Ky ėshtė qėllimi i lėvizjeve tė saja. Shumė muaj me radhė nėna luan njė rol jashtėzakonisht tė rėndėsishėm nė jetėn e saj (foshnjės); gati se plotėsisht gjithēka varet nga ajo. Nė kėtė situatė zhvillohen fillet e aftėsive pėr jetė nė bashkėsi. Nėna i ofron foshnjės lidhjet e para me njė krijesė tjetėr njerėzore, dhe interesi i parė nė dikė tjetėr se vetvetja. Ajo ėshtė ura e parė pėr jetė nė bashkėsi, dhe njė foshnje, e cila nuk mund tė krijoj lidhje me nėnėn e saj apo ndonjė njeri tjetėr, i cili e merr rolin e saj mbarimi (i foshnjes) do tė ishte i pashmangshėm.

            Kjo lidhje ėshtė aq e thellė dhe e gjerė sa qė ne nė vitet e mėvonshme kurrė nuk do tė jemi nė gjendje ēfarėdo tipari ta cilėsojmė me siguri si ndikim i trashėgimisė. Ēdo prirje qė ne do mund ta konsiderojmė si trashėguese ėshtė pėrshtatur nga nėna, e ushtruar, e formuar dhe gjithmonė ėshtė tejkaluar. Shkathtėsitė e saj, apo mangėsia e tyre kanė ndikuar nė tė gjitha mundėsitė ekzistuese nė fėmijėn. Me 'shkathtėsinė' e njė nėne ne nuk mendojmė asgjė tjetėr pėrveē aftėsisė sė saj tė bashkėpunoj me fėmijėn, ta pėrfitoj pėr bashkėpunim nė kėtė shoqėri. Kjo shkathtėsi nuk mund tė mėsohet nėpėrmjet rregullave. Ēdo ditė sjell situata tė reja. Mirėpo, ka raste nė tė cilat ajo duhet tė dėshmoj zgjuarsinė dhe mirėkuptimin e saj pėr nevojat e fėmijės. Ajo mund tė jetė e shkathėt vetėm nėse ajo e pėrgjon fėmijėn me pėrplot dashuri, nėse ajo pėrpiqet tė fitoj simpatinė dhe pėr t'ia siguruar shėndetin dhe mirėqenien.

            Qėndrimi i saj tregohet nė tė gjitha veprimet e saj. Kurdo, sa herė qė ajo e merr fėmijėn, e mban fėmijėn nė krah, bisedon me tė, e pastron apo ushqen ajo ka mundėsi t'i ngushtoj lidhjet edhe mė shumė me fėmijėn. Nėse ajo pėr detyrat e saj nuk ėshtė e edukuar apo nuk qan kokėn pėr to, ajo nuk mund tė ndihmohet dhe fėmija bėn rezistencėn e tij. Nėse ajo kurrė nuk ka mėsuar se si duhet pastruar fėmija, a ėshtė ky pastrim pėr atė (fėmijėn) njė pėrvojė e pakėndshme, tė cilėn nėna nuk ia mėson por i jep shkas tė zbrapset. E shkathėt duhet tė jetė mėnyra e nėnės kur ajo e vėnė fėmijėn nė krevatin e tij, megjithė lėvizjeve dhe zhurmės qė shkakton ajo, tė vendosė se a duhet ta lėrė vetėm apo duhet tė qėndroj pranė tij (fėmijės). Ajo duhet t'i kuptoj tė gjitha rrethanat e fėmijės - ajrin e pastėr, temperaturėn e dhomės, ushqimin, kohėn e gjumit, zakonet trupore, pastėrtinė. Ēdo herė ajo krijon mundėsinė pėr fėmijėn qė ta dashurojė atė, apo tė mos e dashurojė, tė bashkėpunojė me tė (nėnėn) apo tė refuzojė kėtė bashkėpunim.

            Shkathtėsia e nėnės nė vete nuk ka asgjė enigmatike. Ēdo shkathtėsi ėshtė rezultat i ushtrimit shumėvjeēarė dhe flijim. Pėrgatitja pėr nėnėsi nė jetė fillon shumė herėt. Hapat e parė mund tė vėrehen nė qėndrimin e vajzave ndaj fėmijėve tė vegjėl, nė dashurinė e tyre ndaj fėmijėve tė vegjėl dhe ndaj dėshirės sė tyre pėr tė ardhmen. Nuk ėshtė e preferueshme qė djemtė dhe vajzat tė edukohen ashtu sikur tė kenė para veti saktėsisht detyra tė ngjashme. Nėse dėshirojmė tė kemi nėna tė shkathėta, dhe ashtu qė ato ta pranojnė parashikimin qė ato tė behėn nėnė, dhe nėnėsinė e shohin si veprim krijues dhe nuk dėshpėrohen nga roli i tyre, nėse nė jetėn e mėvonshme qėndrojnė para kėsaj.

            Fatkeqėsisht sot nė kulturėn tonė rolin e nėnėsisė sė gruas shpeshherė e trajtojmė si diēka tė rangut tė dytė. Nėse djemtė duhen mė shumė se vajzat, nėse roli i tyre vlen si i epėrsuar, ėshtė e natyrshme se vajzat detyrėn e tyre tė ardhshme ta pranojnė me neveri dhe antipati. Askush nuk mund tė jetė e/i kėnaqur me njė pozitė dytėsore. Nėse vajzat (tė cilat nuk e pranojnė pozitėn dytėsore) e tilla martohen dhe perspektivėn e tyre e kanė tek/me fėmijėt ato do shprehin neverinė e tyre nė njė mėnyrė apo tjetėr. Ato nuk gėzohen pėr kėtė, ato nuk e ndiejnė atė me pas fėmijė si vepėr krijuese dhe interesante: ndoshta kjo ėshtė vėshtirėsia mė e madhe e shoqėrisė sonė e qė shumė pakė po punohet nė mposhtjen e saj. E mira e gjithė shoqėrisė njerėzore varet nga qėndrimi i grave pėrballė nėnėsisė. Gati gjithkund roli i gruas nė jetė nėnvleftėsohet dhe shikohet si e rangut tė dytė. Qė nė vogli djemtė i shikojnė punėt shtėpiake nga lart poshtė sikur tė ishin njė send i shėrbėtorėve, sikur tė ishin nėn dinjitetin e tyre, qė ndonjėherė tė ngrehin, lėvizin njėrėn dorė pėr ndihmė nė punėt e shtėpisė. Ekonomia dhe puna shtėpiake shumė shpesh nuk konsiderohen si punė, punė kėto qė mund t'i bėjnė gratė, por si rropatje pėr tė cilat (gratė) janė tė dėnuara. Nėse pėr njė grua punėt e shtėpisė janė njė art qė i lidhė interesat e saj dhe nėpėrmjet saj ajo ndritė jetėn e bashkėnjerzėve tė saj dhe pasuron, nga kjo ajo mund tė ndėrtojė njė punė tė ngjashme me ēdo punė tjetėr nė botė. Nėse, nga ana tjetėr, kjo punė pėr burra vlerėsohet si e nėnēmuar, ne nuk duhet tė habitemi nėse gratė e refuzojnė rolin e tyre femėror, ta kundėrshtojnė dhe tė shkojnė nė atė drejtim e tė argumentojnė - ēka duhet tė jetė e vetėkuptueshme - se gratė janė tė barabarta me burrat, dhe se ato nuk kanė mė pak tė drejta pėr vėmendje dhe nė mundėsinė pėr zhvillimin e aftėsive tė tyre. Ėshtė e vėrtetė se, Aftėsitė mund tė zhvillohen vetėm me anė tė ndjenjės sė pėrgjegjėsisė sociale; por ndenja shoqėrore do t'i shpie gratė nė rrugėn e drejtė, po ashtu edhe pa kufizimet e jashtme dhe ngushtimit tė rregullave, tė cilat pengojnė zhvillimin e tyre.

 

 

            Aty ku roli i gruas nėnēmohet, harmonia nė martesė ėshtė e prishur. Nėse njė grua edukimin e fėmijės e shef si punė tė pavlerė ėshtė e pamundur tė gjejė durimin, pėrkujdesjen, mirėkuptimin, qė janė aq tė nevojshme pėr t'iu mundėsuar fėmijėve njė pozicion tė pėrshtatshėm pėr hyrje nė jetėn e tyre. Njė grua, e cila ėshtė e pakėnaqur me rolin e saj dhe ka njė qėllim tė jetės qė i pengon asaj tė mbajė lidhjet mė tė mira me fėmijėt e saj. Qėllimi i saj nuk ka drejtim tė njėjtė sikur edhe ai i fėmijėve; ajo merret mė shumė me atė tė argumentojė mbizotėrimin e saj; dhe pėr kėtė fėmijėt janė shkurt njė ngarkesė dhe njė shmangie. Nėse ne, rasteve tė dėshtuara iu kthehemi mbrapa dhe i pėrcjellim, gati gjithmonė gjejmė se nėna nuk i ka pėrmbushur mirė detyrat e saja, ajo nuk i ka siguruar fėmijės njė fillim tė pėrshtatshėm. Nėse nėnat dėshtojnė, nėse ato me detyrat e tyre janė tė pakėnaqura dhe s'kanė kurrfarė kėnaqėsie me to, e tėrė njerėzia ėshtė nė rrezik.

            Megjithatė, ne nuk mund ta fajėsojmė nėnėn pėr dėshtimin e saj. Nuk ka faj. Ndoshta vetė nėna nuk ėshtė e edukuar pėr bashkėpunim. Ndoshta ajo nė martesėn e saj ėshtė e shtypur dhe e pakėnaqshme. Gjendja, qė ndodhet ajo e huton dhe torturon vetveten, nganjėherė ajo humbė shpresėn dhe dėshpėrohet. Zhvillimi i shėndoshė i njė jete familjare ėshtė i kėrcėnuar nga shumė pengesa. Kur nėna ėshtė e sėmurė ajo ndoshta ka dėshirėn mė tė mirė ta ndėrtoj marrėdhėnien e plotkuptimtė me fėmijėt, mirėpo ajo ndihet shumė e dobėt pėr kėtė. Nėse ajo shkon tė punojė kur tė kthehet nė shtėpi ajo ndihet e lodhur. Nėse kushtet ekonomike janė tė kėqija fėmija vuan nga mangėsia nė ushqim, veshmbathje dhe strehimi i pamjaftueshėm. Sė kėndejmi nuk janė pėrvojat e fėmijės qė pėrcaktojnė veprimet e tija, por rrjedhimet qė vijnė nga pėrvojat e tija. Nėse ne hulumtojmė jetėn e njė fėmije qė duhet kujdesur pėr tė ne gjejmė vėshtirėsitė nė marrėdhėniet mes tij dhe nėnės; mirėpo tė njėjtat vėshtirėsi i gjejmė edhe te fėmijėt tjerė. Kėtu kthehemi te njė pikėpamje themelore tė psikologjisė individuale: nuk ka asnjė shkak tė detyrueshėm pėr zhvillimin e cilėsive tė caktuara, mirėpo fėmija mund t'i shfrytėzoj pėrvojat nė kuptimin e qėllimit tė tij dhe ato t'i kthej nė thellėsi. Ne p.sh. nuk mund tė themi se, njė fėmijė do tė bėhet kriminel nėse ai ėshtė i ushqyer keq. Ne duhet tė shohim ēfarė rrjedhimesh ka nxjerrė.

            Ėshtė lehtė pėr t'u vėrejtur nėse njė grua, e cila ėshtė e pakėnaqur me rolin e saj femėror, pėson vėshtirėsi dhe tensionime. Hulumtimet kanė vėrtetuar se nevoja e nėnės pėr t'i mbrojtur fėmijėt e saj ėshtė mė e madhe se ēdo mbikėqyrje tjetėr. Te kafshėt, p.sh. te mijtė e kanaleve dhe majmunėt, shtytja nėnė ėshtė mė i theksuar se shtytja seksuale dhe ushqimore; nėse ato do duhej tė vendosnin se cilin qejf do ta dėgjonin mė parė, roli i nėnės do tė kishte vendin e parė. Bazė e kėsaj shtytjeje nuk ėshtė seksualiteti por nevoja pėr bashkėsi. Nėna e ndien shpesh fėmijėn e saj si pjesė tė trupit tė saj. Nėpėrmjet fėmijėve ajo ėshtė e lidhur me gjithė jetėn; ajo ndihet si mbretėreshė pėr jetė a vdekje. Secila nėnė pak a shumė e ka ndjenjėn e spikatur se ato nėpėrmjet fėmijėve kanė realizuar njė vepėr krijuese. Ne gati mund tė themi ajo ka ndjenjėn se, ka marrė pjesė nė krijim, sikur qė ėshtė marrė edhe vetė Hyu - nga asgjėja ajo ka krijuar njė krijesė tė gjallė. Drejtimi pėr nėnėsi nė fakt nė njėrėn anė ėshtė synim drejt epėrsisė, tė synimit tė ngjashėm si ai i Hyut. Neve na ofron njė nga shembujt mė tė qartė pėr atė se si ky qėllim mund tė pėrdoret pėr tė mirėn e njerėzisė, nė tė mirė tė tė tjerėve dhe me ndjenjėn mė tė thellė shoqėrore.

            Nėna, natyrisht, ndjenjėn se fėmija ėshtė njė pjesė saj, mund ta ekzagjeroj dhe ta bėjė tė pėrdorshėm pėr qėllimin e epėrsisė personale. Ajo, pastaj, mund tė pėrpiqet qė fėmija tė jetė i varur plotėsisht nga ajo dhe t'ia zotėrojė jetėn, qė tė jetė e lidhur gjithmonė me atė. Mė lejoni ta tregoj njė rast tė njė gruaje shtatėdhjetėvjeēare tė njė fshatari. Fėmija i saj, pesėdhjetėvjeēar, jetonte ende me tė dhe tė dy njėkohėsisht sėmuren nga ndezja e mushkėrive. Nėna mbijeton, shėrohet; ndėrsa fėmija i saj dėrgohet nė spital dhe vdes. Kur nėna merr lajmin mbi vdekjen e tė birit, thotė: "e kam ditur gjithmonė se djaloshin tim kurrė nuk do ta mund ta rris tė shėndoshė". Ajo ndjehej pėrgjegjėse pėr gjithė jetėn e tė birit. Ajo kurrė nuk ishte pėrpjekur qė atė ta bėjė anėtar tė barabartė tė bashkėsisė sonė. Ne tani gradualisht mund tė kuptojmė se ēfarė gabimi ėshtė, nėse nėna lidhjet qė i ka marrė me fėmijėn, nuk i zgjeron dhe nuk e udhėzon qė ta renditė nė mėnyrė tė barabartė nė shoqėri n e njerėzve tė vet.

            Marrėdhėniet e njė nėne kurrė nuk janė tė lehta, po ashtu edhe lidhja nėnė-fėmijė nuk guxon tė theksohet jashtė mase. Kėtė e kėrkon e mira e fėmijės, por edhe e nėnės. Aty ku njė detyrė theksohet jashtė masės, duhet tė vuajnė tė gjithė tė tjerėt, edhe vet detyra e jonė e veēantė, me tė cilėn ne tani po merremi, mund tė zgjidhet mė lehtė, nėse ne nuk i japim masė tė madhe. Njė nėnė mban marrėdhėnie me fėmijėt, burrin, dhe me gjithė bashkėsinė e rrethit tė saj. Kėto tri lidhje kėrkojnė pėrfillje tė barabartė: te tria duhet tė merren parasysh nė mėnyrė tė qetė dhe tė arsyeshme. Nėse nėna e merr parasysh vetėm lidhjen me fėmijėt, ajo medoemos do t'i llastojė dhe mėsojė keq ata. E pastaj pėr ata (fėmijėt) ėshtė shumė vėshtirė tė zhvillojnė pavarėsinė dhe vetėdijen e bashkėsisė. Nėse asaj i ka shkuar pėr dore tė lidhė njė lidhje tė qėndrueshme mes vetit dhe fėmijės, detyra tjetėr e saj ėshtė ta zgjerojė pjesėmarrjen e tij nė drejtim tė babait; mirėpo kjo ėshtė gati e pamundur nėse pėr vetė atė (nėnėn) babai ėshtė i parėndėsishėm. Ajo duhet po ashtu ta udhėzoj pėr jetėn nė bashkėsi me rrethin, motrave dhe vėllezėrve tjerė, shokėve, tė afėrmeve, dhe njerėzve tė tjerė nė pėrgjithėsi. Pra detyra e saj ėshtė e dyfishtė. Ajo duhet t'ia ndėrmjetėsojė fėmijės besimin e bashkėkrijuesit; dhe pastaj ajo duhet tė jetė e gatshme dhe tė jetė nė gjendje, kėtė besim dhe kėtė shoqėri ta zgjerojė deri sa t'i bashkohet bashkėsisė njerėzore.

            Nėse nėna pėrpiqet ta lidhė fėmijėn vetėm me vetėn, mė vonė ai do tė refuzojė ēdo pėrpjekje pėr pjesėmarrjen e tė tjerėve tek ai. Ai do t'i besojė vetėm nėnės sė vet, kurse tė gjithė tė tjerėt dhe secilin do ta konsiderojė si armik, nė tė cilin ia merr mendja se ai ėshtė si njė rival konkurrent pėr dobinė e tij. Ēdo pjesėmarrje qė e tregon ajo pėr bashkėshortin apo fėmijėve tė tjerė, do t'i konsideroj si cenim tė tė drejtave tė veta dhe fiton bindjen: "nėna ime mė takon mua dhe askujt tjetėr".

 

            Vazhdon...

 

    (2)