.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Ndėrdija - thesar i pafund nė ne

Shkruan: Sabir KRASNIQI

      

NDĖRDIJA -THESAR I PAFUND NĖ NE

 

      Po e gjetėm kėtė thesar tė fshehur nė thellėsi tė secilės qenia njerėzor, po ditėm t’i pėrdorim ligjet e mendjes, nuk do tė ketė vend mė: as pėr skamje, as pėr mosdije, as pėr dėshtim, as pėr frikė, as pėr mėrzi, as pėr pikėllim, as pėr vuajtje, por nė fushat e pėlleshme tė shpirtit tonė, do tė lulėzoj: begatia, dituria, besimi, guximi, gėzimi, dashuria dhe lumturia e amshuar, e kėto, mendoj unė, edhe janė pasuria mė madhe qė njeriu mund ta posedoj.

 

            Tė gjithė jemi tė vetėdijshėm, se secili nga ne, pėrmban ose pėrbėn njė pasuri enormė. Mirėpo pakkush nga ne arrin ta ēmoj dhe t’i shijoj vlerat e saj. Nuk bėhet fjalė kėtu pėr pasuri materiale, pėr qypa me lira, pėr thesare piratėsh tė fshehura nėn tokė e nė shpella, pėr konto tė majme bankare etj.  etj., por pėr shkėndijėn fillestare, dritėn e brendshme hyjnore qė ėshtė ndezur nė shpirtin tonė qė nga frymimi i parė, pra qė nga krijimi i njeriut tė parė tė kėsaj bote nga Perėndia - Adamit (sipas religjionit).

            Dhe pėr ēudi, shumė pak nga ne arrijmė ose dėshirojmė tė besojmė, se nė brendinė tonė, nė nivelet e trurit tonė, nė ndėrdijen tonė, gjendet ky thesar tejet i ēmuar, gjendet menēuria e pafund, fuqia gjigante - burimi i tė gjitha proceseve jetėsore tė cilit ne, vetėm duhet t’ia hapim digėn dhe ta lėmė tė rrjedhe mbi sipėrfaqe.

            Folenė e kėsaj fuqie ēudibėrėse, pra, nuk duhet kėrkuar diku gjetkė, siē jemi mėsuar t’ia atribuojmė zakonisht energjisė atomike! Kjo energji ėshtė edhe mė e fuqishme se ajo, edhe pse ėshtė pjesė e saj! Po, po, ėshtė mė e fuqishme se atomi, dhe atė energji duhet kėrkuar nė thellėsi tė mendjes sonė, qė fatmirėsisht e posedon secili nga ne. Pse po them: ėshtė mė e fuqishme se energjia atomike?! Sepse energji atomike dhe ēdo formė e energjisė tjetėr, qė ne sot e shfrytėzojmė, ėshtė zbuluar falė kėsaj fuqie ēudibėrėse, falė kėsaj inteligjence tė paskajshme, falė kėtij universi tė dijės sė pafund, pra falė ndėrdijes sonė.

            Ndėrdija jonė, universi i dijes sė pafund ose inteligjenca e paskajshme, mund ta quajmė si tė duam, kjo s’ka rėndėsi, ėshtė njė burimi i pashtershėm, tė cilin, nėse dimė ta kanalizojmė, do tė rrjedh nga aty ēdo gjė qė njeriut i nevojitet pėr tė qenė i shėndetshėm, i ditur, i pasur (shpirtėrisht e materialisht), i gėzuar dhe i lumtur.  

            Tė gjithėve na ėshtė e njohur se suksesi nė ēfarėdo fushė, sė pari lind nė ide, pastaj ideja konkretizohet, formėsohet pėr t’u materializuar nė fund.

            E pėr t’u bindur pėr kėtė, nuk duhet lexuar libra tė trasha, nuk duhet shkrirė mend mbi tavolinė, mjafton vetėm ta hidheni njė vėshtrim rreth vetės! Ēdo gjė qė shohim, pranė dhe larg, ēdo gjė qė prekim.... qė e kemi edhe mbi trup, ėshtė krijuar pėrmes rrugės shpirtėrore, nga plani i konstruktuar sė pari nė mendime. Kėshtu ndodhe edhe me proceset e tjera jetėsore.. edhe me shėndetin, edhe me suksesin edhe me pasurinė edhe me lumturinė, sepse tė gjitha kėto, nuk janė asgjė tjetėr, veēse materializim i ideve tė realizuar nė laboratorin mė tė fuqishėm ekzistues tė quajtur ndėrdije.

           Kėto qė i thash mė sipėr nuk janė ndonjė sekret, edhe pse janė konsideruar si tė tilla. Nuk janė, po ashtu, as ndonjė risi! Njihen qė nga lashtėsia. Mjafton tė lexohet vetėm ligji i Hermesit dhe tė kuptohet esenca e kėsaj fuqie ēudibėrėse. Ligji i Hermesit thotė: “Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart”. Njė shprehje shumė e thjeshtė nė dėgjim tė zakontė, por prapa saj fshihet njė gamė shumė e gjerė e pėrdorimit praktik.

            Shprehja “si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė lart”, nė kuptim tė parė do tė thotė: “si ėshtė fotografia juaj psikike, ashtu ėshtė edhe nė botėn tuaj reale”. Thėnė shkurt e thjesht: Si mendoni tė tillė edhe jeni! Tė tillė e keni edhe dukjen, edhe shėndetin, edhe suksesin, edhe gėzimin...  edhe pasurinė mė tė shtrenjtė, dhuratėn hyjnore - vetė jetėn. E kjo na lė tė kuptojmė se pasuria mė e madhe, mė e vlefshme, mė e ēmuar gjendet nė brendi tė secilit nga ne - nė mendimet tona.

            Mos tė harrojmė, se tė menduarit ėshtė energji madhore qė vė ne aksion tė gjitha mekanizmat e universit tė pafund, e natyrisht, edhe tė organizmit tonė - “si lartė, si poshtė”. Mendimet janė zanafilla e ēdo gjėje, xixa qė lind nė shpirt, ngacmon grimcat mė tė imta tė energjisė tė njohura deri mė sot (kuantat), vė nė veprim energjinė e ēliruar nga zbėrthimi  i atomeve, energji e cila formėsohet dhe fuqizohet deri nė shpėrthim, energji e cila ndėrton ose rrėnon... edhe jetėn, i sjell njeriut suksese ose dėshtime, lumturi ose vuajtje, pasuri ose mjerim...

           Duhet vetėm tė gjurmojmė nė brendi tė thellėsive tė ndėrdijes sonė, ta shkrepim njė xixė, aty ku gjendet urtėsia, madhėshtia, inteligjenca, fuqia, me njė fjalė hyjnorja pėr ta shijuar kėtė thesar kaq tė ēmuar, vlerėn e tė cilit nuk arrin ta mat asnjė peshore.

 

 

           Bazuar nė kėto urti, del se varfėria mendore (qė reflektohet natyrshėm edhe nė atė materiale), ėshtė rezultat i neglizhencės sonė, i injorancės sonė ose mungesa e njohjes sė kėsaj rruge, qė ėshtė shumė, shumė e thjesht, por qė e hap portėn gjigante drejt margaritarėve mė tė vlefshėm tė qenies njerėzore.

            Nėse arrijmė tė hulumtojmė nė kėtė univers tė dijes, tė komunikojmė me ndėrdijen tonė, me inteligjencėn e pafund, t’i konkretizojmė mendimet, do tė na hapen dritaret, prej tė cilave do ta shikojmė, ndjejmė, shijojmė dhe pėrjetojmė madhėshtinė e dhuratės mė tė shenjtė - jetėn, me njė kolorit krejt tjetėr, me njė kolorit magjepsės, me nuanca shumė mė tė pasur se sa deri mė tani.

            Po e gjetėm kėtė thesar tė fshehur nė thellėsi tė secilės qenia njerėzor, po ditėm t’i pėrdorim ligjet e mendjes, nuk do tė ketė vend mė: as pėr skamje, as pėr mosdije, as pėr dėshtim, as pėr frikė, as pėr mėrzi, as pėr pikėllim, as pėr vuajtje, por nė fushat e pėlleshme tė shpirtit tonė, do tė lulėzoj: begatia, dituria, besimi, guximi, gėzimi, dashuria dhe lumturia e amshuar, e kėto, mendoj unė, edhe janė pasuria mė madhe qė njeriu mund ta posedoj.

            Ēelėsi i artė, lexues tė dashur, ėshtė nė duart tona, dhe varėt nga dėshira, vullneti, njohurit, e nė veēanti, besimi ynė se a do t’i hapim dyert e kėsaj  porte tė madhe ku ėshtė i deponuar thesari i pafund nė ne.. ta ndezim shkėndijėn e dritės hyjnore, apo ta lėmė atė port tė mbyllur dhe tė mbetemi e tė vuajmė (siē e ceka edhe mė lartė - shkaku i neglizhencės ose mosdijes)  nė errėsirė pėrjetėsisht.

           

            Ēdo zjarr, sado i madh tė jetė, ėshtė nxitura nga njė shkėndijė e vogėl!

 

            Ēdo gjė e madhe buron nga fillimet e vogla.