Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Natyra e psikes njerėzore... (1)

Shkruan: Abbas HUSEIN ALI

Pėrktheu dhe pėrshtati: Prim. Dr. Sc. Med. Ali ILJAZI

      

 

NATYRA E PSIKES NJERĖZORE: KONTRIBUTI I GAZALIUT NĖ KONCEPTIN ISLAM TĖ PERSONALITETIT (1)

 

       Tė gjitha shkollat psikologjike si pikėnisje tė tyre e kanė filozofinė pėr atė se ēfarė d.m.th. me qenė njeri. Gjatė kohės, kėto mendime kanė ndryshuar nė mėnyrė drastike dhe nė mes veti ndryshojnė. Ndryshimet nė mes njeriut dhe qenieve tjera, megjithatė ka mbetur interesi kryesor i psikologėve.

 

 

 

 

            Abstrakt: Ky punim merret me kritikėn e modeleve psikologjike bashkėkohore tė natyrės njerėzore dhe thekson kontributin e Ebu Hamid el-Gazaliut tė tė konceptuarit mė tė mirė tė afinitetit njerėzor. Ėshtė dhėnė njė paraqitje e shkurtėr e themeleve filozofike tė tre shkollave kryesore psikologjike: psiko­analizės sė Frojdit, bihejviorizmit tė Skinerit dhe humanizmit tė Rogersit dhe Maslovljevit. Nė kėtė qėllim janė shqyrtuar metaforat me tė cilat ata kanė pėrshkruar natyrėn e njeriut. Duke parė implikacionet e tyre praktike, veēanėrisht pėr psikologjinė e personalitetit, punimi gjithashtu thekson mangėsitė e kėtyre modeleve. Pjesa e fundit potencon kontributin e Gazaliut nė konceptin islam tė natyrės njerėzore dhe personalitetit.

            Pėrgjigjja nė pyetjen se ēfarė d.m.th. me qenė njeri, ėshtė nė qendėr tė interesimit tė psikologjisė bashkėkohore. Shumė gjėra varen nga mėnyra se nė ēfarė forme pėrgjigjesh nė kėtė pyetje, ndėrsa pyetjet e lidhura me studimin e personalitetit, rėndėsisė sė jetės dhe qėllimit tė krijimit janė vetėm disa nga mė tė rėndėsishmet nė mesin e tyre. Literatura e psikologjisė bashkėkohore tregon se njeriu ėshtė mister i vetvetes dhe se ēėshtja e natyrės sė njeriut paraqet temė tė errėsuar pėr shumė shkencėtar1.

            Ky problem nuk ėshtė i tanishėm, por, vėrtetė kjo ēėshtje qė janė marrė mendjet mė tė mėdha njerėzore. Nė mesin e tyre ka qenė edhe Ebu Hamid el Gazaliu, shkrimet e shumta tė tė cilit rreth kėsaj ēėshtjeje meritojnė vėmendje mė tė madhe se sa janė dhėnė deri mė tani.

            Qėllimi i kėtij punimi nuk ėshtė tė tregohet metodologjia e Gazaliut apo teoria e tij e njohjes, por vetėm mendimi i tij pėr natyrėn e njeriut. Bile edhe kjo nuk ėshtė kaq e thjeshtė ashtu si duket, ndoshta. Gazaliu me kėtė ēėshtje merret nė libra tė ndryshėm dhe, si duket me shkaqe tė ndryshme. Kjo pėrfshinė polemikat e tij si filozof, sufi, ripėrtėritės, apo tė dikujt, i cili ka kaluar nėpėr faza tė rėndėsishme tė zhvillimit shpirtėror.

            Pėr nevojat e kėtij studimi, paraqitja ynė do tė koncentrohet nė “Ihjä ulumid-dinin” e tij2. Nė kėtė libėr ai jep paraqitjen e pėrgjithshme tė natyrės njerėzore, para se gjithash nga aspekti i fesė dhe moralit. Nė tė ai kalimthi shpjegon mendimet e tij pėr atė ēfarė d.m.th. me qenė njeri.

 

            THEMELET FILOZOFIKE TĖ PSIKOLOGJISĖ BASHKĖKOHORE

 

            Tė gjitha shkollat psikologjike si pikėnisje tė tyre e kanė filozofinė pėr atė se ēfarė d.m.th. me qenė njeri. Gjatė kohės, kėto mendime kanė ndryshuar nė mėnyrė drastike dhe nė mes veti ndryshojnė. Ndryshimet nė mes njeriut dhe qenieve tjera, megjithatė ka mbetur interesi kryesor i psikologėve.

Textfeld:  
            Ky pėrkufizim ėshtė esenca e ēėshtjes, e cila rėndom nė filozofi pėrmendet si problem “intelekt-trup”. Filozofi ngushtė i lidhur me kėtė filozofi ėshtė Rene Dekart (Rene Dekartes). Si duket, disa argumente sugjerojnė qė Dekarti nė masė tė madhe ka qenė nėn ndikimin e shkrimeve tė Gazaliut. Vizita e njė dijetari tunizian nė bibliotekėn e Dekartit nė Paris, ka zbuluar se ai ka poseduar kopjen e pėrkthimit tė librit tė Gazaliut “El mnukidh mined-dalal” (“Shpėtimi nga lajthitja”) me komente tė shkruara me dorė nė kėndet e saj, nė tė cilin njė thoshte: “Kėtė duhet praktikuar nė metodologjinė tonė”.3

            Njeriu shikohej si njė qenie e tėrė racionale, krijesė e cila ka shpirt dhe shumė cilėsi tjera, tė cilat ia dhuroi Zoti. Pėr qeniet njerėzore gjithashtu mendohej qė kanė trup, i cili ėshtė burim i dėshirave, epsheve dhe fuqive fizike. Andaj, shpirtėroren mund ta mbizotėrojė materializmi, ndėrsa dėshirėn njerėzore nuk e kanė pėrcaktuar epshet por qėllimi racional.

            Ky qėndrim qartė shpreh gjendjen e njeriut tė dėshirės sė lirė para determinizmit. Njeriu mund tė zgjedh mėnyrėn si tė bėj mirė, ndėrsa nacionaliteti i tij nėnkupton aktivitetin, i cili ėshtė rezultat i pranimit e jo dhunės. Kėshtu ishte ndikimi i teologjisė sė krishterė nė shkencė para darvinizmit.4

            Mjerisht, siē do tė shohim mė vonė, kur tė njeriu filloi tė shikohet si njė hyjni, ēėshtja e nacionalitetit ėshtė fryrė tej mase.

            Atė qė bėri Darvini, nė realitet ishte kthimi i vėmendjes nė drejtim tė strukturės anatomike tė njeriut dhe konceptit tė mbijetesės sė mė tė fuqishmit, si dhe nė ēfarė marrėdhėnie ėshtė me evolucionin. Ai, gjithashtu ka pėrkrahur kontinuitetin mental apo evolucionin mental mė mes qenieve njerėzore dhe krijesave jo njerėzore. Pra pėr darvinizmin, dallimi nė mes njerėzve dhe qenieve jo njerėzore ėshtė gjė e masės, para se sa llojit. Kjo ka pasur implikacione serioze pėr modelet psikologjike tė natyrės njerėzore. Pohimi se njerėzit nga kafshėt dallojnė vetėm pėr atė qė tė parėt kanė mė shumė instinkte se tė tjerėt, mendim tė cilin shumė psikolog e kanė pėrfaqėsuar mjaft gjatė, ėshtė shembull i mirė. Ky koncept mbi njeriun ka sjellė deri tė formimi i metaforės njeriu si makinė.5

 

            IMPLIKIMI I KĖTYRE METAFORAVE NĖ PSIKOLOGJINĖ BASHKĖKOHORE

 

            Metaforat, tė cilat i kanė konceptuar Dekarti dhe Darvini (njeriu si qenie racionale kundruall njeriut si makinė), kanė qenė paraprijėse kyēe historike tė pėrpjekjeve tė psikologjisė moderne qė tė pėrgjigjet nė ēėshtjet e natyrės njerėzore. Pėrpjekjet e tė konceptuarit tė natyrės njerėzore nga kjo mund tė ndahen nė dy kategori tė mėdha:

            -Njerėzit janė tė gjithėdijshėm, tė plotfuqishėm dhe pėrplot dashuri (d.m.th. hyjnor);

            -Sjellja e njerėzve ėshtė e pavetėdijshme, e kryer pa dituri koshiente, e pėrcaktuar, fikse, rutinore (d.m.th. njeriu ėshtė si makinė)6

            Kėto dy kategori dominante metaforike, njeriu si makinė dhe njeriu si hyjni, kanė prodhuar dhe nė vete kanė pėrmbledh njė numėr modelesh tė natyrės njerėzore, i cili u paraqit nė psikologjinė moderne.

            Ajo qė pason ėshtė analizė e shkurtėr e psiko-analizės, bihejviorizmit dhe psikologjisė humanistike.

            Pa dyshim, ndikimi i mendimit tė Darvinit, konceptit tė tij tė paepur tė natyrės njerėzore, tė Frojdi ka qenė shumė i madh. Por, disa faktorė, Frojdin e kanė sjell nė konceptin e tij mekanicistik tė natyrės njerėzore. Ndėr kėta mė tė rėndėsishmit kanė qenė: arsimi i tij medicinal, pėrparimi shkencor i arritur nė lėmenjtė e fizikės dhe kimisė dhe nė fund, aspak mė pak i rėndėsishėm, ateizmi i tij.

            Si doktor i mjekėsisė, Frojdi ka qenė i mėsuar qė mė tepėr tė koncentrohet nė strukturėn anatomike tė trupit dhe tė besojė mė tepėr nė darvinizėm se sa nė vet judaizėm. Pėrveē kėsaj, fryma e kohės sė tij dhe pėrparimi i arritur nė shkencat e fizikės e kanė shtyrė qė tė koncepton trupin njerėzor si njė sistem i mbyllur e energjisė, i cili e kthen energjinė nė aksion. Citati vijues i Holtit, njėrit prej studentėve dhe pasuesve tė tij, vėrteton kėtė:

            “Koncepti i energjisė ka qenė preokupim i Frojdit qė nga fillimi i punės sė tij shkencore, duke paraprirė kėshtu cilindo model psiko-analitik. Nė kohėn kur Frojdi ka qenė student, energjia ka qenė nė modė tė madhe, term qė ka qenė aq i popullarizuar sa fjala informatė sot, bile, ndoshta edhe mė tepėr.”7

            Pra, ngjashėm me makinėn me avull, njeriu ėshtė shikuar si njė qenie me libid (energji seksuale), e cila mė vonė do tė “robėrohet” nė tre pjesė: IDI, i cili ėshtė tejet instiktiv dhe kėrkon direkt kėnaqėsitė e nevojave tė tij; EGO, i cili ėshtė racional dhe gjithmonė ka nė konsideratė realitetin; dhe SUPEREGO, i cili paraqet moralin dhe ndėrdijen. Kėtu ėshtė konflikti, veēanėrisht nė mes IDIT dhe SUPEREGOS, pėr shkak tė interesave tė ndryshme ėshtė i pashmangshėm. Kur kėta dy elefantė kacafyten, bari nėn kėmbėt e tyre, d.m.th. egoja ėshtė e detyruar tė durojė. Mėnyra e vetme qė egoja tė mbrohet ėshtė qė duke u shėrbyer me ventilin sigurues tė lėshojė diē avull, t`i qaset mekanizmave mbrojtės, siē janė: fantazia, sublimimi, represioni dhe ngjajshėm. Mekanizmat mbrojtės janė nė realitet, kėnaqja e epsheve nė mėnyrė tė ndryshuar, ma fjalė tė tjera, egoja mashtron edhe idin edhe superegon. Rezultati i fundit ėshtė “pa vetėdije” punė tė shumta tė pambaruara (epshe), tė cilėt mė vonė do t`i bėjnė probleme individit tė caktuar.

            Bihejvioristėt, nė anėn tjetėr, janė marrė vetėm me format objektive tė sjelljes, duke menduar qė do tė rrezikojnė rėnie nė iracionalizėm nėse merren me diē tjetėr. Pėr kėtė kanė studiuar atė qė ėshtė e jashtme e qenieve njerėzore. Kėshtu Skineri nė bazė tė eksperimenteve tė bėra te kafshėt, ka ardhė nė pėrfundim se njerėzit, mu sikur robotėt apo makinat, sillen nė mėnyrė tė njėjtė.

            Rrėnjėt e bihejviorizmit radikal, me siguri gjenden nė filozofinė e Hobsit (Hobbes) dhe ndoshta nė kontinuitetin nė mes qenieve ”jo njerėzore” dhe njerėzve, tė cilėn e ka mbėshtetur darvinizmi. Hobsi i impresionuar me dituritė shkencore tė kohės sė tij, nė kozmos ka shikuar si njė sistem i madh mekanik. Pėr tė kozmosi ėshtė vetėm njė makinė e madhe, e cila funksionon sipas principeve, tė cilėt janė lehtė pėr tu kuptuar pėr mendjen njerėzore. Posaēėrisht e ka interesuar problemi i kauzalitetit dhe pėr te njeriu ka qenė vetėm njė makinė.     “ Pra, ēfarė ėshtė zemra, pėrveē se njė spirale; nervat vetėm tela tė shumtė; ndėrsa nyjet, rrotė qė lėvizin tėrė trupin” 8, thoshte ai.

            Qėndrimi radikal bihejvioral i Skinerit mbi natyrėn e njeriut pėrsėrit mendimin mekanicistik tė Hobsit me diē me potencim tė determinizmit enviromental. Nė lidhje me kėtė libri i Skinerit “Beyond Freedom and Dignity” (Mbi lirinė dhe dinjitetin) fletė nė vete.

            Kjo metaforė e makinės ka dominuar nė psikologji prej vitit 1930 deri nė vitin 1955. pjesa e dytė e decenies sė pestė tė shekullit tė kaluar ka qenė dėshmitare e asaj qė mund tė quhet revolucion kognitiv nė psikologji. Fryma e kėsaj kohe ka qenė nėn ndikimin e fuqishėm nė fushėn e teorisė informatike dhe modeleve kompjuterike. Pėr kėtė metafora e makinės pėrsėri ėshtė ftuar nė aksion, por kėsaj radhe me modifikime tė caktuara nė mėnyrė qė t`i pėrgjigjet zhvillimit teknologjik tė kohės. Si pasojė e kėsaj, psikologėt kognitiv e kanė paraqitur njeriun si kanal, i cili ka kapacitet tė kufizuar tė procedimit tė informatave, ndėrsa truri i njeriut ėshtė identifikuar shumė me kompjuterin.

            Ky dehumanizim masovik nė psiko-analizė dhe bihejviorizėm ka sjellė te paraqitja e “forcės” sė tretė nė psikologji, shkollės humanistike. Si reaksion nė determinizmin biologjik tė psiko-analizės dhe determinizmin enviromental tė bihejviorizmit, humanistėt kanė lansuar qėndrimin jo-determinist. Kėta kanė potencuar aftėsinė njerėzore tė krijojė dhe orientojė fatin e tij. Pėr kėta, ne nuk jemi krijuar nga asnjė qenie dhe nga asgjė nuk kemi evoluar. Ne jemi ekstrem tė lirė dhe nga ne kėrkohet vetėm tė plotėsojmė jetėn me kuptimin personal. Qeniet njerėzore kanė kapacitet tė pa kufizuar tė zhvillimit dhe vet pėrsosjes; thėnė mė thjeshtė, njeriu ėshtė vet zot. Si pasojė e kėsaj, qėllimi i humanistit ėshtė qė tė harxhojė kohė dhe mund duke shpjeguar tė gjitha ato qė mund t`i bėj njeriu, mė tepėr se sa tė fol pėr atė ēfarė ėshtė ai/ajo.

            Themelet e drejtimit humanistik mund tė gjenden nė veprat e Xhon Dju-it (John Deėey) nė Amerikė dhe egzencializmin ateist tė Sartrit (Sartre) nė Evropė. Sartri ka qenė i opsesuar me termin “liri” dhe, sipas tij, i vetmi kufi i lirisė njerėzore ėshtė qė askush nuk mund tė ndalet me qenė i lirė. Interesi kryesor i filozofisė sė Dju-it, nė anėn tjetėr, ėshtė zhvillimi i potencialit njerėzor deri nė maksimumin e tyre: vet­aktualizimi, qė ėshtė term qendror nė veprat e personave kyē tė psikologjisė humanistike.

            Mirėpo, nėse idesė sė lirisė duhet dhėnė rėndėsi, atėherė vėshtirė ėshtė qė konceptit darvinistik tė natyrės njerėzore, d.m.th. determinizmit biologjik, ta mendosh pėrkatės. Ngjashėm termin e determinizmit enviromental, i cili ėshtė i qartė nė shkollėn bihejvioristike, qartė ėshtė i pa harmonizuar. Sipas tyre, modeli kognitiv ėshtė gjithashtu tejet i kufizuar, dhe e tėrė kjo bashkėrisht ka sjellė qė tė pranojnė metaforėn kryesore tė njeriut si hyjni, dhe kėshtu psikologjia u bė religjion apo kult sekular nė vete .9

            Qasja humanistike e studimit tė psikologjisė ėshtė pėr shumė pėrkrahės tė saj do tė thotė pranimi i humanizmit sekular dhe refuzimin e Zotit, plus besnikėri e tėrėsishme e termit “seli”. Liria ėshtė fuqi motorike, e cila lėviz aktivitetin njerėzor, qėllimi i fundit i sė cilės ėshtė vet-respektimi dhe vet-­aktualizimi. Rėndėsia e kėtij koncepti tė njeriut ėshtė i rritur me faktin qė ekonomitė e vendeve tė industrializuara kanė pasur nevojė pėr harxhues. Si pasojė e kėsaj, “Pranimi i qartė i pėrvojės momentale nga ana e kultit tė vetvetes si dhe refuzimi i tij apo ndalimi ka qenė shėrbim pėr industrinė e marketingut”.10

            Andaj, hedhja e dy qėndrimeve deterministe tė psiko-analizės dhe bihejviorizmit, lindi pėrsėri ekstremin e qėndrimit tjetėr tė humanizmit.

 

 

            IMPLIKIMI I KĖTYRE TRE KONCEPTEVE TE NJERIU

 

            Sot, psiko-analiza ėshtė vetėm pjesė e historisė sė psikologjisė. U tregua se ėshtė pak e vlefshme kur ėshtė nė pyetje dobia praktike e saj. Popullariteti i bihejviorizmit radikal gjithashtu po bien pėr shkak tė potencimit tė madh tė konceptit mekanicistik tė njeriut. Skaneri nuk arriti tė pėrgjigjet nė pyetjen: “Nėse mjedisi kontrollon sjelljet e njeriut, kush atėherė e kontrollon kontrolluesin ?!”

            Mirėpo, konceptet nė tė cilat njeriu ėshtė i njėjtė me hyjninė nė vendet e industrializuara, e veēanėrisht nė ShBA, nė njė moment nė Kaliforni u themeluar grupi pėr qėllime tė veēanta, i cila ėshtė dashur tė ngritė nivelin e vet-respektimit tė fėmijėve. Shkaku kryesor pėr kėtė veprim, ka qenė qė niveli i ultė i vet-respektimit ėshtė ēmuar si fajtor kryesor dhe shkak i problemeve tė pėrhapura psiko-sociale, nga narkomania dhe shtatzėnia e hershme, deri tė aftėsitė e dobėta matematikore dhe mungesat nė shkolla.11

            Mirėpo, asnjė hulumtim shkencor nuk pėrkrahė dobinė e kėsaj tezeje si tregues korrekt dhe bindės i sjelljes njerėzore.12

            Nėse asgjė mė tepėr, atėherė mendimi pėr veten si hyjni prodhon disa pasoja negative, tė cilat janė nė vijim. E para, fokusimi nė vetvete kultivon vet dashurinė jo realiste me shumė pasoja dėmshme psikologjike, siē janė: narcisizmi dhe vet mashtrimi, thėnė mė lehtė. Njė hulumtim ndėrkombėtar ka treguar se studentėt amerikan (tė cilėt kanė pasur mendim tė lartė pėr veten), akne arritur rezultate shumė mė tė dobėta nė provim nga matematika, nė krahasim me studentėt koleg korean. Mirėpo, kur hulumtuesit kanė kėrkuar nga studentėt qė tė vlerėsojnė sa janė realisht matematikan tė mirė, studentėt amerikan nė vlerėsimin e aftėsive tė tyre matematikore u ranguan mė sė larti, ndėrsa koreanėt u ranguan mė sė ulti.13

            E dyta, mėsimi i kultit tė adhurimit tė vet vetes, me qėndrimin e tyre tė qartė anti-religjioz, kanė probleme serioze kur ėshtė nė pyetje metodat edukuese tė fėmijėve dhe familjeve. Koncepti i tyre pėr natyrėn e njeriut pohin se fėmijėt janė “natyral, spontan, jo defanziv, kureshtar, dhe se nė mėnyrėn e vet, kreativ nė masė mė tė madhe se individit tipik tė rritur ose fėmijėve tė moshuar”.14

            Mirėpo, kjo nuk merr nė konsideratė faktin se fėmijėt janė gjithashtu “...zakonisht tė shqetėsuar, impulsiv, shkurtpamės, agresiv, egocentrik dhe tė kufizuar nė nevojat fiziologjike”.15

            Duket se janė tė kėnaqur dhe kėnaqėsia e ēdo impulsi nė mėnyrė tė gjeneralizuar janė bėrė detyrė e epokės post-frojdike. Vlera dhe rėndėsia e situatės janė gjėra tė deminimit individual dhe ēdo pėrpjekje e pengimit moral ėshtė i keq dhe i dėmshėm pėr vet respektim.

            Kėshtu, vet-aktualizimi nuk ėshtė term i thatė deskriptiv, por termin moral me tė cilin vet aktualizimi paraqitet si diē e vlefshme dhe diē pėr tė cilin duhet gjurmuar. Si pasojė e kėsaj, pėr tė rriturit nuk ka vend qė tė udhėheqin ose tė kultivojnė tek fėmijėt e tyre ndonjė sistem me vlerė.

            Kur ėshtė nė pyetje vlerat dhe koncepti i qasjes humanistike tė natyrės sė njeriut kanė njėsoj pasoja serioze. Ato nuk kanė tė bėjnė vetėm nė formimin dhe themelimin e familjes, por edhe nė mbajtjen tė kėtyre lidhjeve kaq tė gjata. Kėtu, nė emėr tė pėrparimit, autonomisė dhe vet-aktualizimit, martesa vlen pėr tė vazhduar, sipas Rogersit, pėrderisa ajo paraqet “...pėrvojė tė pėrparuar, e cila sjell pėrparim pėr ēdo individ”.16

            Mirėpo, njeriu nuk pyet, ashtu siē kanė bėrė M. Wallace dhe L. Wallace, ēfarė do tė ndodh kur njė bashkėshort sėmuret ose kur lindin fėmijėt.17

            Pėr kėtė nuk ėshtė aspak e ēuditshme qė pėrqindja e divorceve tė ashtuquajturat kombe tė vet­aktualizuara, siē janė ShBA-tė, rriten nė mėnyrė drastike, e nėse kjo bjen, kjo ėshtė pėr shkak se vlera e re e dhėnė familjes qartazi bie nė pėrqindjen martesore. Divorci i partnerėve tė cilėt jetojnė nė harmoni me modelin e posa zhvilluar me tė pranuar masovikisht “ besnikėri jo e obliguar” nė partneritet, nuk mendohet si divorc.

            Sė fundi, pohimi se qeniet njerėzore tė lindura janė tė mira ėshtė pikėpyetje. Shumė ndodhi sociale, historike dhe tė tanishme, vėrtetojnė jo saktėsinė e kėsaj hipoteze. Luftėrat dhe krimet e bėra mbi njerėzit tjerė nė Lindje e Afėrt, Bosnje, Kosovė, Ēeēeni dhe Kashmir, etj. Janė vetėm disa shembuj. Me siguri niveli i ultė i vet-respektimit vėshtirė mund t pranohet si fajtor pėr krimin e parė tė vrasjes nė Tokė, tė cilin e bėri i biri i Ademit.

 

            1 The Nature of Human Disposition: al-Gazali`s Contributions to an Islamic Concept of Personality”, Intellectual Discourse, vol. 3, nr. 1 (1995), page 51-64. Shih, p.sh. L. Stevenson, Seven Theories of Human Nature (Oxford University Press, 1987):       N. Chaney, Six Images of Human Nature (Englewood Cliffs, New Jersey: Prentice-Hall, 1990); dhe L. S. Wightman, Assumptions About Human Nature: Implications for Researchers and Practitioners (London: sage Publications, 1992)

            2 Ebu Hamid el-Gazali: Ihja`ulumid-din (Bejrut: Darul ma`rifet, pa datė

            3 Jusuf el Kardavi, El-Imama el Gazali, bejne madihihi ve nakidihi (Kajro: Mektebet Wehbeh, 1993)

            4 A. Korman, The Psychology of Motivation (Englewood’s Cliffs: Prentice Hall, 1974)

            5 B. Weiner, Motivation: Metaphors, theories and Research (London: Sage Publications, 1992)

            6 Weiner, Motivation

            7 Cituar nga C.N. Coefer and M. H. Appley, Motivation: Theory and Research (New York: Wiley, 1964), 596.

            8 Cituar nga Chaney nė librin Six Images.

            9 P. Vitz, Psychology as Religion: The Cult of Self-Worship (Carlisle: The Paternoster Press, 1994)

            10 Ibid.

            11 Shih “The Curse of Self-Esteem”, Newsweek, 17 shkurt, 1992

            12 S. black: “Self-Esteem: Sense and non sense “American School Board Journal, Jul 1991, 27-29.

            13 A. Lapointe, N. A. Head, and G. Philips, A World of difference: An International Assessment of Mathematics and Science (Princeton: Educational Testing Service, 1989)

            14 Vitz, Psychology as Religion.

            15 Ibid.

            16 C. Rogers, e cituar nė M. Wallace and L. Wallace in Psychology’s Sanction for Selfishness: the error of Egoism in Theory and Therapy (San Francisco: Freeman, 1983), faqe 160.

            17 Ibid.

 

 

            Vazhdon...

 (2)