Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Musa (Daut) Hoti

Shkruan: Reshat SAHITAJ

      

MUSA (Daut) HOTI

- Shėnime, kujtime, pėrjetime, dokumente -

 

 

Librin, “MUSA (Daut) HOTI - Shėnime, kujtime, pėrjetime, dokumente”, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

„Literaturė“

 

dhe nė

 

www.syri3.com

 

 

 

 

 

            Nė vend tė parathėnies

            KOSOVA ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET

 

            Njė ndėr kushtet qenėsore tė kosovarėve ėshtė e drejta e vetėvendosjes deri nė shkėputje, duke i pėrfshirė edhe viset tjera shqiptare nė Maqedoni dhe Mal tė Zi

            Musa Hoti

 

 

            Tė shkruash pėr veprimtaritė dhe veprimtarėt e dalluar, tė cilėt me punėn e tyre shumėvjeēare, lanė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė tonė kombėtare, ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe sa morale, aq edhe kombėtare. Kėshtu arsyetoj, kur kujtoj e mendoj pėr diasporėn dhe veprimtarėt e shquar tė kombit tonė: Vehbi Ibrahimi, Rasim Zenelaj, Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gėrvalla, Enver Hadri, Musa Hoti e shumė tė tjerė.

            I ndėrgjegjshėm se do tė ketė ndonjė lexues qė nuk do tė jetė nė njė mendje me mua pėr radhėn e emrave, duke thėnė se pse unė e nisa me Vehbi Ibrahimin e jo me Jusuf Gėrvallėn; ndonjė tjetėr do tė shtojė pse e nisa radhėn me Vehbi Ibrahimin e jo me Rasim Zenelajn. Fillimisht e pėrmenda Vehbi Ibrahimin, pasi Vehbiu ishte viktima e parė, vrarė nga Serbia nė Bruksel. Pėrpara Vehbiut UDBja kishte tentuar ta vriste Rasim Zenelajn, por fati apo mosfati deshti qė Rasimi tė mbetet gjallė, invalid i pėrjetshėm.

            Jo rrallė ndodh qė dėshmorėt i klasifikojnė apo kualifikojnė sipas grupimeve apo rretheve ideologjike. Kėshtu ndodh qė lėnė nė harresė ose injoruar ata dėshmorė tė kombit qė, sipas tyre, nuk paskan qenė tė organizuar nė grupimet e tyre politiko-ideologjike; po ashtu edhe ata qė ishin tė njė tjetėr platforme ideologjike. Njė pjesė e madhe e shqiptarėve klasifikimin e dėshmorėve e bėjnė nisur nga informacionet e mjeteve tė propagandės, tė organeve tė ndryshme tė shtypit apo tė radiotelevizive. Mė ka rastisė tė dėgjoj pėr debate apo tė jem i pranishėm nė diskutime emocionale grindje mes shqiptarėve pėr tė vlerėsuar se cili dėshmor (hero) duhet pėrmendur e shėnuar i pari, cili i dyti dhe kėshtu me radhė.

            Unė personalisht kam ndjekur sistemin renditės sipas kronologjisė sė ngjarjeve. Bazuar nė ngjarje dihet botėrisht se Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gėrvalla u vranė me 17 janar 1982, ndėrsa Vehbi Ibrahimi u vra 11 tetor 1981.

            Armiku asnjėherė nuk e ka bėrė seleksionimin e shqiptarėve nė bazė tė ngjyrimeve politike apo ideologjike. Ai ka vrarė djemtė mė tė mirė tė kombit tonė, pavarėsisht se cilės parti apo organizatė i pėrkisnin. Edhe njė gjė dihet se armiqtė kurrė nuk kanė falur dhe nuk kanė harruar individėt dhe familjet e atyre qė historikisht kanė qenė kundėr tyre. Ata kanė mbajtur shėnime dhe nė momentin, kur u ėshtė dhėnė rasti, ata na kanė vrarė, duke u pėrpjekur qė vrasjet t’i propagandonin si “qėrim hesapesh mes shqiptarėve”. Ata nuk e kanė harruar se babai i Enver Hadrit ishte kundėr okupimit tė Kosovės nga Serbia dhe e vranė nė vitin 1941; nuk e harruan se babai i Musa Hotit ishte i NDSH-sė dhe ish i burgosur politik dhe e vranė Musėn nė kohėn kur askush nuk do ta besonte se Serbia do hakmerrej pėr aktin e Musa Hotit qė kishte bėrė nė Bruksel me 1981. UDB-ja, policia sekrete dhe strukturat kriminale tė Serbisė kanė punuar (dhe punojnė) me projekte sekrete inteligjente, duke parapėrgatitur alternativa diversioniste pėr tė krijuar opinione ēoroditėse. Ata, pėrgjithėsisht, vrasjeve tė veprimtarėve shqiptarė u paraprinin me dezinformime pėr ngjarjen e pritme. Kjo bėhej nė mėnyrė profesionale nga psikologė e sociologė kriminalistė, duke shfrytėzuar pėr kėtė qellim hafijet shqiptare...

 

Pjesė nga libri, "MUSA (Daut) HOTI - Shėnime, kujtime, pėrjetime, dokumente"