Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Motivet e qilimave tė Drenicės

Shkruan: Feride ZOGU

       MOTIVET E QILIMAVE TĖ DRENICĖS

       Thurja e qilimave ėshtė njė art, nė kulturėn popullore. Qilimi ėshtė punuar nė vek, si dhe shumica e shtrojave qė janė pėrdorur mė herėt: si: qergat, dysheket, janat, sexhadet etj. Sė pari punimi i qilimave ka filluar nga endja e tjerrit tė quajtur tymen, pastaj vjen nė vazhdim mbėshtjellja nė shul apo siē quhet mlumja.

 

 

 

            Shikuar historikisht, fillet e para tė zejtarisė duhet tė kėrkohet nė popullsinė fshatare, si formė e organizimit shoqėror qė nga bashkėsia familjare, si grup njerėzish me lidhje gjaku, nė vijėn femėrore ose mė vonė nė atė mashkullore. Shkalla e zhvillimit  nėpėr formacione ekonomike-shoqėrore shprehej pėrmes forcave prodhuese dhe marrėdhėnieve nė prodhim.

            Arti popullor shqiptar ruan njė pasuri te rrallė me vlerė tė madhe artistike, tė cilėn, sa mė mirė ta njohim, aq mė shumė do ta ēmojmė. Ai manifestohet nė fusha tė ndryshme, ndėr tė cilat mund tė pėrmenden veshjet popullore, punimet e tekstilit e tė qėndisjes, punimet prej metali, arkitektura popullore, punime tė ndryshme druri, enėt prej balte etj.

            Po tė hyjmė pėr njė vizitė nė njė shtėpi shqiptare, veēanėrisht nė njė qė i ka tė ruajtura besnikėrisht traditat e lashta tė kulturės popullore, ajo qė tė bie ne sy dhe na tėrheq mė tepėr vėmendjen, ėshtė paraqitja madhėshtore e dhomės sė pritjes. Shqiptari, ne lidhje me traditėn e fortė tė bujarisė dhe mik-pritjes, la njė nga dhomat mė tė mira tė banesės sė tij pėr tė pritur miqtė.(1) Kėto dhoma ishin kryesisht tė dekoruara me punime tė drugdhendjes dhe prej tekstilit, ku nė kėto dhoma si shtroj e mbulojė bėnin pjesė; qilimat, janat, sexhadet, posteqijat, qergat, dysheket, shkembi, karrigat etj,

 

            Teknikat dhe metodat e punimit tė qilimit

 

            Thurja e qilimave ėshtė njė art, nė kulturėn popullore. Qilimi ėshtė punuar nė vek, si dhe shumica e shtrojave qė janė pėrdorur mė herėt: si: qergat, dysheket, janat, sexhadet etj. Sė pari punimi i qilimave ka filluar nga endja e tjerrit tė quajtur tymen, pastaj vjen nė vazhdim mbėshtjellja nė shul apo siē quhet mlumja. Kjo pjesė e punės bėhet jashtė vekut. Nė vek vendoset shuli me tymėn dhe endėt nėpėr shpatė dhe  liq. Kjo ėshtė tani e gatshme pėr tė filluar me punėn nė vek. Lėnda tjetėr pėr punė ėshtė edhe “ini” apo fijet e leshit tė tjerrur i cili ėshtė i ngjyrosur varėsisht nga ngjyrat tė cilat pėrdoren. Zakonisht nė qilim dominon ngjyra e kuqe dhe e zezė, por ka edhe dekorime me ngjyra tjera e sidomos ngjyra e bardhė dhe e gjelbėr.  Zakonisht punėn e endjes dhe mlumjes e bėjnė jo tė gjitha gratė sepse  ėshtė njė punė qė do kujdes tė madh dhe dije, kanė qenė tė pakta ato gra qė e kanė kryer kėtė punė.  Pjesėt e vekut qė ėshtė pėrdorur nė Drenicė janė:                                                   

            1 - Bollėzat e vekut - katėr pjesė ku janė vendosur edhe shuli i pėrparmė dhe i mbram.

            2 - Bėrdilat, ku ėshtė vendosur shpata.            

            3 - Dėrrasa e vekut - pjesa ku janė ulur ato qė kanė punuar nė vek.  

            4 - Liqėt janė tė punuar nga penjtė e pambukut ku nėpėr ta kalojnė penjtė apo tymni.

            5 - Ndėrskamcat janė te lidhura me liqėt dhe sipas nevojės lėvizin me kėmbė pėr tė mundėsuar thurjen e qilimit. 

            6 - Shpata, edhe nėpėr tė kalon pjesa e tymnit dhe me tė mundėsohet rrehja e penjve tė leshtė tė cilėt janė tė ngjyrosur sipas modelit tė dėshiruar.          

            7 - Shuli, njėri i vendosur nė skaj tė vekut, nėpėr tė cilit ėshtė i mbėshtjellė tymni, dhe tjetri nė fillim tė vekut, nėpėr tė cilit kalon pjesa e punuar e qilimit.                     

            8 - Drugėza, pjesa ku vendoset tjerri “ini” qė endet nėpėr tymen dhe rrahet me shpatė e thuret me ndihme e ndėrskamcave dhe liqėve.

 

 

             Struktura e qilimit

 

             Pėr tė rrokur pėrmbajtjen e dekoracionit popullor tė qilimit dhe pėr t’u orientuar nėpėr strukturat e tij artistike, ėshtė i nevojshėm shqyrtimi i elementeve figurative qė pėrmban, pra, edhe tėrėsia e motiveve zbukuruese, e cila pėrmblidhet nė termin "ornamentikė". Nė ornamentikėn popullore ėshtė trajtuar mė shumė pėrmbajtja simbolike dhe mė pak figuracioni i saj artistik. Pėrmbajtja simbolike dhe pamjet artistike plotėsojnė njėra-tjetrėn duke shprehur thelbin e ornamentikės popullore.  Ornamentika e tekstileve popullore tė Drenicės sė Epėrme, pavarėsisht nga ngjyrimet dhe hollėsitė lokale, shėrben si njė faktor i rėndėsishėm artistik qė ndihmon pėr ta vėshtruar artin e zbatuar popullor tė kėsaj treve si njėsi tė konsoliduar. Nė funksion tė kėsaj ēėshtjeje, kemi organizuar edhe shqyrtimet pėr ornamentikėn e qilimit, dhe pėr strukturėn e dekoracionit asimetrik. Tashmė vėshtrimi estetik do ta drejtojmė nė njė kah tjetėr, nga ai pėr ornamentikėn e qilimit. Ornamentet do t’i grupojmė sipas mėnyrės sesi i shpjegojnė vendaset. Kėto nuk i ndajnė ornamentet nė kozmike, floreale, antropomorfe, zoomorefe etj., por tregojnė tė njėjtėn pėrkujdesje estetike, si pėr motivin e diellit, ashtu edhe pėr tė lules, si pėr motivin e gjarprit, ashtu edhe pėr motivin e kryqit. Nė dekoracionet e qendrės sė qilimave tė Drenicės, mbizotėron simetria, por nė ndonjė rast pėrdoren edhe elemente tė asimetrisė brenda simetrisė. Interesante e befasuese janė dekoracionet e qilimave tė lashtė tė Drenicės. Karakteristikė e pėrgjithshme ėshtė simetria blloqeve ornamentale kryesore. Nė modelet mė tė pėrhapua, secili bllok ose pjesė pėrfaqėson njė vargėzim tė dy ose tri motiveve tė pėrsėritura me radhė. Kėta rripa ornamentalė ndahen midis tyre, herė me bordura te thjeshta linearė, e herė me disa vija zigzage. 

 

            Motive nė qilim me shpjegim gjeometrik

 

            Motivet gjeometrike janė ndėr mė tė thjeshtat por edhe ndėr mė tė lashtat. Ato i ndeshim mė shpesh nė objekte tė artit tė mirėfilltė fshatar, pra ne objekte tė punuara pėr nevojat e veta e jo pėr treg. Mjeti me i pėrdorur nė dekoracionin popullor ėshtė forma kėndore gjeometrike. Ky figuracion nė pamje tė parė ngjan abstrakt e i pa deshifruar. Ai mund tė shqyrtohet nė mėnyrė formale nga pamja e jashtme.  Formacionet me kėnde gjeometrike tė ornamenteve, edhe pse tė renditura me pėrkujdesje tė lartė artistike, vetėm pozojnė, dhe duket pozuar ato shprehin, diēka thonė! Dhe kryesorja - si e shprehin informacionin e tyre? Le tė freskojmė arsyen te burimi popullor, te i cili gurgullon mendėsi e kthjellėt estetike. Shprehja e veēantė estetike e figuracioneve kėndore gjeometrike tė ornamentikės provohet dhe kuptohet sidomos nė vatrat e mjeshtėrve vendase, pasi aty kryhet bashkėbisedimi i natyrshėm e i ndėrsjellė midis popullit dhe artit tė tij, populli tregon pėr artin, arti plotėson mendimin dhe e lartėson.

 

 

            

Qilim me motive gjeometrike (Drenicė)

 

            Motivet emėrtohen sipas figurės gjeometrike qė paraqesin dhe jo me emėrtim tė objekteve natyrore.  Emėrtimi i ornamenteve nė pėrgjithėsi varet prej ngjashmėrisė sė tyre me forma objektesh reale e simbolike, domethėnė, motivet shpjegohen me emra sendesh, insektesh, kafshėsh, objekte kozmike, lulesh apo pjesėsh tė trupi njerėzor. Vija tė drejta, zigzage ose tė valėzuara, vija tė thyera, drejtėza tė kryqėzuara nė forme X, kėndė tė ndėrprerė njėri me tjetrin, spirale, trekėndėsha, e rombe qė ndėrrojnė njėri-tjetrin vėrejmė tė punuara nė qilim. Qilimi ėshtė i zbukuruar me motive kėndore gjeometrike, kurse nė pjesėt anėsore  dhe poshtė realizohen motivet lineare. 

 

            Motive nė qilim me shpjegime kozmike

 

            Tek motivet kozmike nė qilim, si p.sh. dielli, si zotė jetėdhėnės i dritės, qė shpėrndan errėsirėn dhe shkrinė ngricat, ka kult tė vjetėr ndėr popujt ballkanikė, ashtu si dhe Hėna.  Kėto simbole i gjejmė dendur tė qėndisura si motive zbukuruese nė qilima.

 

            Motive nė qilim me shpjegime floreale

 

            Zbukurimi i qilimit pėrmbledhė shumė motive floreale, tė cilat janė nė unitet artistik me motivet e tjera, ndonėse marrin trajtė me tė lirshme.

            Me lule tė qėndisura, kuptojmė edhe motive qė kanė lidhje tė tėrthortė me lulet natyrore, sepse gjatė stilizimit, cepat e kėtyre motiveve zhvillohen me vija tė harkuara qė ngjajnė nė bisqe lulesh. Kėto motive vendaset i quajnė "lule" duke i shtuar emėrtimin cilėsinė e figurės qe krijojnė.  Tė tilla janė "lule me sy", "lule gjarpni", "lule dielli", "lule qilimi" etj. Pra, motive i lules, jo gjithmonė pėrkon me lule natyrore. Shpesh, njė motivi, vendaset i thonė "lule", duke kuptuar me kėtė njė figurė tė bukur si dhe lulja.  Ndoshta ky koncept pėrgjithėsues rrjedh nga fakti se nė kohėn tonė njė pjesė motivesh tė hershme ruajnė tė gjallė funksionin zbukurues, kurse ana simbolike ka mbetur disi e ngurtėsuar. Edhe motivet floreale janė mė tė harmonizuara me tė tjerat, por shpesh ato shėrbejnė si pika ēlodhjeje pėr syrin, sepse vizatimi elastik dhe figurat qe krijojnė janė mė tė zhdėrvjellėta.

        

 

 

Qilim katėr pjesėsh me lule  ( Drenicė )

 

            Motive nė  qilim me shpjegime zoomorfe

 

            Motivet zoomorfe krijojnė figuracione mė tė ndėrlikuara se florealet, ndonėse stilizimi qė varet edhe prej teknikės sė punimit e ēorodit disi figurėn qė pasqyrojnė.  Veē motivit tė evidentuar tė shqiponjės apo tė gjarprit, motivet e tjera janė tė organizuara nė unitetin e pėrgjithshėm artistik.  Shqiponja ka kult tė populli ynė. Si motiv zbukurues ėshtė pėrdorur gjerė nė artin tonė popullorė. Proceset historike shoqėrore tė kombėsisė sonė  ne shek. XV i dhanė  pėrmbajtje tė re dhe forma stilistike tė reja simbolit tė shqiponjės dy krenare.

            Ne sot kėnaqemi shpirtėrisht me larmit pambarim tė motivit tė shqiponjės qė e hasim nė tė gjitha mjeshtrit e artit tė zbatuar popullorė dhe, ēka ėshtė mė rėndėsishme, ne e dallojmė atė nga stilizimet e pėrdoruara ndėr popuj te tjerė. Marrėdhėniet artistike tė kėtij motivi me tė tjerėt nė artin tonė popullor janė te dallueshme. Zbatohet pėrherė nė vende qendrore dhe ėshtė zakonisht mė i madhė se tė tjerėt. Qėndrimi stilistik e artistik ndaj motivit tė shqiponjės i jep artit tonė popullorė fizionomi karakteristike. Ky motiv ka hyrė nė stilin e kėtij arti dhe nuk paraqitet kurrsesi element anėsor apo i barazvlefshėm me motive tė tjera. 

 

               

 

Qilim tri pjesėsh me motive tė shqiponjės dykrenore (Drenicė)

 

            Ndėrsa, figura e njeriut shihet jo vetėm nė paraqitje tė thjeshta, me njė vizatim skematik, i reduktuar pothuaj nė formė kryqi, por edhe nė figura tė plota me forma, shumė herė, skulpturale.

 

            Motive nė qilim me shpjegime antropomorfe

 

            Nė kėtė grup te motiveve nė qilim  bėjnė pjesė motive tė formės sė syrit, dorės zemra, fytyra, koka, lule me sy, lule me zemėr. Motive tė tilla gjejmė edhe nė shumė pjesė tekstili si dyshekėt jastėkėt, mbulesat e djepit, pėrparjet, torbat etj.

          

 

 

Qilim katėr pjesėsh me motive antropomorfe (Drenicė )

 

            Qilimat, persė janė nė fakt, pjesė thelbėsore e artit dhe kulturės? Motivet e tyre pėrfshijnė, figura gjeometrike, mė shumė sesa kafshė dhe njerėz.

            Ndėrsa, teknika e avancuar e thurjes e pėrdorur pėr qilimin e zonės sė Drenicės, tregon njė histori tė gjatė evoluimi dhe eksperiencės nė kėtė art.

 

 

                            

            [1] Zojzi R.(1954) “Qilima Shqiptare” Tiranė  f.1.

 

 

 

                                                                   L I T E R A T U R A

 

            Rr. Zojzi. (1964) ”Qilime shqiptare “ Tiranė.

            Nga e intervistuara Sabrije Hykolli 70 vjecare.

            Nga e intervistuara Sevdie Neziri 63 vjecare.