.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Morali, etika dhe ndėrgjegja

Shkruan: Sokol DEMAKU

      

MORALI, ETIKA DHE NDĖRGJEGJA

 

     Sot duket se kėto rregulla, sjellje, parime e  ndjenja dhe kėto veti pozitive tė njeriut as qė duken nė horizont, as qė janė prezente nė jetėn tone. Sikur tė ketė rėnė njė breshėr dhe t'i ketė zhdukur nga faqja e dheut kėto veti pozitive njerėzore. Pra sot as qė mund tė flitet pėr moral apo rregulla a parime apo norma njerėzore.

          

 

            Morali

 

            Morali ėshtė njė rregull, parim ose normė e sjelljes, e paravendosur nga njė shoqėri, bashkėsi, dhe e pranuar nga njė njeri pėr mėnyrėn e tij tė sjelljes dhe e zbatueshme nga tė gjithė njerėzit e arsyeshėm; ose mėsim i vlefshėm nė mirėsjellje, etikė ose domethėnie praktike e shprehur apo e nėnkuptuar nė njė histori, fabul, ose ngjarje.

            Pra, morali ėshtė tėrėsia e parimeve, e normave edhe e rregullave qė janė krijuar historikisht nė kushte tė caktuara ekonomiko-shoqėrore dhe qė pėrcaktojnė sjelljen e veprimtarinė e njerėzve nė shoqėri, vetė sjellja e njeriut sipas kėtyre parimeve, normave e rregullave. Sjellje qė lidhet me nderin, sjellje e ndershme, tėrėsi e forcave tė brendshme qė e shtyjnė njeriun tė veprojė, tė qėndrojė a tė plotėsojė njė detyrė, gjendja shpirtėrore e dikujt.

            Morali ka edhe kuptime tė tjera:

            -Ēėshtje a shqetėsim me gjykimin e veprimit dhe karakterit tė mirė apo tė keq tė njeriut: mėdyshje morale; shqyrtim moral,

            -Mėsim ose shfaqje e mirėsisė ose pėrpikėrisė sė karakterit dhe sjelljes: mėsim morali,

            -Nė pėrputhje me standardet e asaj ēka ėshtė e drejtė ose e mirė nė sjellje: virtyti, jeta morale,

            -Ngritja nga ndėrgjegjja ose kuptimi i sė drejtės dhe gabuarės: detyrim moral,

            -Pasojat e qarta shpirtėrore sesa trupore: pėrkrahje morale,

            -Bazimi nė mundėsi tė fuqishme ose bindje tė fortė, sesa nė dukshmėrinė e sė vėrtetės: siguri morale.

            "Pėrpjekja mė e rėndėsishme njerėzore ėshtė orvatja pėr moralitet nė veprimet tona. Baraspesha jonė e brendshme dhe madje bash qenėsia jonė mvaret nga kjo. Vetėm morali nė veprimet tona mund t“i japė bukuri dhe dinjitet jetės". (Albert Ajnshtajn)

            "Shkėlqimi i moralit ndodh si pasojė e vesit. Ne bėhemi tė drejtė duke bėrė vepra tė drejta, tė pėrmbajtur duke bėrė vepra tė matura, trima duke bėrė vepra guximtare". (Aristoteli)

            Por e zezėdita se sot duket se kėto rregulla, sjellje, parime e  ndjenja dhe kėto veti pozitive tė njeriut as qė duken nė horizont, as qė janė prezente nė jetėn tone. Sikur tė ketė rėnė njė breshėr dhe t'i ketė zhdukur nga faqja e dheut kėto veti pozitive njerėzore. Pra sot as qė mund tė flitet pėr moral apo rregulla a parime apo norma njerėzore.

 

            Etika

 

            Etika ėshtė shkenca qė studion moralin, parimet, normat dhe rregullat e sjelljes sė njerėzve nė shoqėri. Morali i njė shoqėrie, i njė klase apo edhe i njė grupi shoqėror.

            Etika nė filozofi ėshtė studimi dhe vlerėsimi i sjelljes njerėzore nė dritėn e parimeve morale. Parimet morale mund tė shikohen si standardi i sjelljes qė njerėzit kanė ndėrtuar pėr veten e tyre ose si lėndė e shtrėngimeve dhe detyrimeve qė njė shoqėri e caktuar kėrkon nga pjesėtarėt e saj. Ajo merret me ēėshtjet se ēfarė ėshtė e mirė dhe ēfarė ėshtė e keqe, si mundemi ne tė bėjmė dallimet mes tyre, a ėshtė e mira dhe e keqja e njėjtė pėr tė gjithė; si mundemi tė bėjmė vendime tė forta qė mund tė ndihmojnė apo pezmatojnė tė tjerėt? Emėrtimi pėrdoret edhe pėr ēdo sistem ose teori tė vlerave morale ose parimore. Tradicionalisht etika ndahet nė etikė normative dhe etikė e zbatuar.

            ”Asgjė qė ėshtė e gabuar moralisht mund tė jetė politikisht e drejtė". (William E. Gladstone)

            "Ata qė kultivojnė rrėmujė morale pėr pėrfitim duhet tė kuptojnė kėtė: ne do t“i pėrmendim emrat e tyre dhe do t'i korisim ata siē e lypin tė koriten". (Bob Dole)

            Por fatkeqėsisht edhe kjo shkencė sot ėshtė hequr nga pėrdorimi dhe nuk gjen zbatim nė jetėn e pėrditshme pėrderisa edhe morali ka renė dhe nuk behėt fjalė pėr norma amorale apo rregulla morale, pra edhe kjo shkencė ka renė nė gjumė, sepse nuk kam e ēka tė merret.

 

 

 

            Ndėrgjegjja

 

            Ndėrgjegjja ėshtė forma mė e lartė e pasqyrimit tė realitetit objektiv si veēori e veprimtarisė sė trurit tė njeriut dhe si funksion i tij.

            Sipas psikologjisė tradicionale, ėshtė njė funksion i aftėsisė njerėzore pėr tė pėrvetėsuar diturinė. Ndėrgjegjja ėshtė dhuntia e vetėgjykimit, ndjenjės sė pendimit dhe e keqardhjes kur ne bėjmė gjėra qė janė kundėr normave tona morale. Ndjenja tė tilla nuk arrihen nga mendja, megjithėse ato mund tė shkaktojnė qė ne tė "shqyrtojmė ndėrgjegjen tonė" dhe t“i rishikojmė kėto norma morale, ose ndoshta tė arrijmė tė shmangim pėrsėritjet e sjelljeve tė tilla. Shumė njerėz mendojnė qė ndėrgjegjja ėshtė njė shkallė e veēantė e vetėdijes njerėzore, qė na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe morale tė kryejmė ose jo veprime tė caktuara.

            Vendimet qė marrim mund tė na duken si tė pashmangshme ose tė vetėdijshme, pra nė dijeninė e pritshme dhe tė mendueshme tė pasojave. Shkencėtaret e sotėm tė fushės sė etologjisė dhe psikologjisė zhvilluese kėrkojnė t“a shpjegojnė ndėrgjegjen si njė funksion tė trurit njerėzor qė u zhvillua tė aftėsojė altruizmin e dyanshėm brenda shoqėrisė. Si e tillė mund tė jetė vetėshtytėse ose e mėsuar. Pra aftėsia pėr tė kuptuar vendin dhe detyrėn nė jetėn shoqėrore, kuptimi i qartė i vetive kryesore e dalluese qė pėrcaktojnė qėndrimin dhe sjelljen e njeriut nė jetėn shoqėrore, vetėdije, ndjenjė vetjake e pėrgjegjėsisė morale pėr sjelljen e veprimet pėrpara shoqėrisė, qėndrimi i drejtė nė punė e nė jetė, qė niset nga kjo ndjenjė. Materia ėshtė parėsore ndėrsa ndėrgjegjja ėshtė dytėsore.

            Por si duke edhe kjo sot ka humbur nga horizonti, jo vetėm tani por ka filluar qė ka kohė.