Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Monedha e Gentit

Shkruan: Dr. Milazim KRASNIQI

      

 

MONEDHA E  GENTIT

Dramė nė tri akte

 

 

 

Dramėn  e dr. Milazim Krasniqit, “Monedha e Gentit”, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

„Literaturė“ 

 

 

 

 

 

AKTI I PARĖ

 

 

( Nė njė skenė tė hapur qė i pėrngjet njė salloni tė gjerė tė Pallatit Mbretėror. Anash skena ėshtė e dominuar nga flamuj dhe nga statuja tė shumta. Genti, Polemokrati dhe Pantauhu. Nė kėmbė.)

 

 

GENTI

 

Si njė qyqar tash kėtu unė po pres

Duke u endur mes statujave tė ftohta

Dhe flamujve tė heshtur qė vajtojnė lavdinė,

Duke provuar ftohtėsinė e vdekjes

Ndėrsa mbretėria ime shtrihet si dele e prerė nė fyt

E larė nė pllangat e trashura tė gjakut.

 

Pauzė e shkurtėr.

 

Dhe kėnd e pres unė nė kėtė humbėtirė

Duke u dridhur nga frika a nga zemėrimi?!

Orėn e fundit tė humbjes fatale e pres

Me tė vetmen shpresė se mos im vėlla Karavanti

Ndoshta do tė arrijė ta shpėrthejė rrethimin

Dhe ashtu tė na  shpėtojė nga robėria.

 

 

(Heq kurorėn nga koka dhe e mban nė duar.)

 

Oh, kėto tri ditė tė mbylljes sime nė Pallat

Janė kėnaqėsi e madhe pėr pretor Anicin

Si pėr peshkatarin kur e zė peshkun nė rrjet

Dhe kėnaqet nga lėvizjet e kota tė viktimės.

Bujaria e pretor Anicit s’ka tė sharė

Ai mė dha vėrtet tri ditė pėr tė menduar

Dhe pėr t’i dhėnė fund mbretėrimit tim

Nė mėnyrėn si mė duket mė pak e hidhur.

 

 

PANTAUHU

 

( I afrohet mbretit me njė bidon me verė dhe ia mbush kupėn.)

 

Pritja nuk do tė thotė kurrsesi disfatė, o mbret

Po kėrkim i rrugėve pėr tė ruajtur nderin

Dhe famėn e mbretėrisė sate.

Ju nuk duhet tė ligėshtoheni pėr asnjė ēast

Sepse fati i mbretėrisė ėshtė nė fuqinė e arsyes

Nė guximin tėnd qė nuk ka njė tė metė.

Tri ditėt  edhe kalojnė shumė shpejt

Hėna duke vallėzuar mbi Liqenin Labeat

Dielli duke u shuar mbrapa malit Skord

Dhe do tė vijė ēasti pėr ta thėnė fjalėn e mbramė

Nga e cila do tė varet gjithēka

Edhe fati juaj edhe fati ynė, o mbret!

 

 

(Genti pi verė  nga kupa qė ia ka mbushur Pantauhu. Pi me gėllėnjka tė mėdha, deri sa e zbrazė krejt kupėn.)

 

   

GENTI

 

Ku ka mė zi se tė kėrkosh mėshirė nga Anici

Qoftė dhe tri ditė pėr tė menduar?! 

Kėto tri ditė mė kanė plakur krejt

Edhe pse ende djalė i ri jam, po ndihem plak

Si tė kisha barrėn e moshės sė Rozafės,

Dhe as vera nuk po ma qetėson mė shpirtin,

Si dikur, kur mė sillte edhe gjumė tė mirė.

 

 

PANTAUHU

 

(Ia mbush prapė kupėn  me verė dhe e nxitė qė tė pijė.)

 

Nuk duhet tė humbim shpresat, o mbret,

Edhe pse i rrethuar nga tė katėr anėt

Nga konsull Paul Emili i pamėshirshėm.

Ndoshta mund tė na vjen nė ndihmė im mbret Perseu,

Pėr tė cilin thurin lavdi lumenjtė dhe malet.

Kur mė dėrgoi nė kėtė Pallat madhėshtor

Im mbret Perseu, me zėrin e njė prindi mė tha:

Ti gjendesh mbretit Gent pranė nė ēdo orė

Dhe tė jesh provė e besnikėrisė sime

Deri nė frymėn mė tė fundit

Se fati i mbretėrive tona ėshtė i pandarė

Siē janė tė pandara dy male tė larta. 

 

 

GENTI

 

Kėto janė fjalė tė vėrteta burrash,

Po mbretėria ime po dridhet nga themelet

Dhe vetėm po pret ēastin qė tė plandoset pėr tokė,

Se koha po kalon e shpresa po fundoset.

 

 

POLEMOKRATI

 

Mbreti im mos u ligėshto as nė kėto orė tė liga!

Fati na ka vu nė sprova tė rėnda

Dhe ne sot o kurrė duhet tė tregojmė fuqinė tonė

Atė fuqi qė na e jep njė Zot i vetėm.

Kujtimi  i tė parėve duhet tė na e forcojė krenarinė,

A nuk ishte Agroni ai qė i mundi romakėt

Dhe vetėm vdekja e papritur e ndali nė gjysmė rruge

Pa e kaluar detin dhe pa e shkelur Kuirinin.

 

(Me zė mė tė lartė e mė patetik.)

A nuk ishte Teuta njė tmerr pėr romakėt?

Vetėm tradhtia e ligėshtoi dorėn e saj guximtare!

 

 

GENTI

 

Tash ne fati na ka ngarkuar barrė tė rėndė

Edhe dėmin e disfatave tė kaluara romake,

Edhe hakmarrjen e tyre tė mbetur pėrgjysmė

Duhet ta paguajmė ne me jetėt tona.

 

 

PANTAUHU

 

(Ia mbush kupėn me verė Gentit.)

 

 Kur tė kalojė afati prej tri ditėve

O mbret, ju e dini detyrėn Tuaj tė lavdishme,

Vetėm jepni urdhėr dhe ushtria do tė sulet

E ndoshta na ndih fati edhe kėsaj here

Dhe e dėbojmė Anicin deri nė det.

Mbreti im Perseu prźt tė shoh vepra tė vėrteta

Dhe unė jam vulė e tij nė kėtė pallat mbretėror.

 

 

(Errėsimi nė skenė tregon ndryshimin e ditės dhe natės. Kjo pėrsėritet dy herė, ndėrsa personazhet qė janė nė skenė mbeten tė palėvizshme. Pastaj skena mbetet e ndriēuar.)

 

Pjesė nga Drama “Monedhe e Gentit”