.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Mjalti (2)

Shkruan: Nijazi BASHA

      

MJALTI  (2)

       Nė laboratorin austriak, mjalti i Therandės ka rezultuar si mjalti mė i mirė nė Evropė. Kualitetin e mjaltit e arsyeton pozita e mirė gjeografike qė e ka Theranda. Ėshtė e rrethuar me fusha e kodra shumė tė pasura me bimėsi; rrėnjėt e Alpeve  pėrfundojnė deri nė  rrethinėn e Duhles; lartėsia mbidetare prej 400 metrave deri nė 1600 m; llojshmėria e bimėve mjaltėdhėnėse ku luan rol shumė tė madhe nė kualitetin e mjaltit, dhe ka rreth 2500 lloje tė bimėve tė ndryshme.

 

 

            Si ta  pėrdorim mjaltin?

 

            Preferohet qė ta pėrdorim para ushqimit ose menjėherė pas ushqimit pėr arsye se mjalti pėrmban edhe sheqerna nė vete dhe mund tė jetė  ushqim ideal pėr t'i ushqyer  bakteret e dhėmbėve. Menjėherė pas pėrdorimit tė mjaltės ėshtė mirė tė pastrohen dhėmbėt.

 

            Mjalti: kur pėrdoret, ku pėrdorėt, sa pėrdoret, si pėrdoret, pse pėrdoret?

 

            Kur pėrdoret mjalti?

            Nė mėngjes lyhet njė risk me buke ku qitet pak gjalpė, pak mjaltė. Hahet vetėm si mjaltė, njė deri nė dy luge tė ēajit, para ushqimit ose pas ushqimit dhe, si zakonisht, duhet pastruar dhėmbėt. Mjaltin e pėrdorim edhe kur jemi tė uritur, kur punojmė kur merremi me sport, sepse ėshtė kompensim i mirė i energjisė. Natyrisht, mjalti pėrdore edhe si ilaē.

 

            Ku pėrdoret mjalti?

            Pėrdoret pėr varrė tė hapura nė trup si dhe nė gojė. Mjalti pėrdoret si kozmetike - munde tė zbutet me qumėsht, me vezė, ujė apo me ndonjė lėng  perimesh ose pemėsh. Mjalti pėrdoret pėr  ēdo lloj ėmbėlsire... mjalti pėrdoret mė sė shumti nė industrinė e ushqimit.

 

            Sa pėrdoret mjalti?

            Mjalti pėrdoret 1 deri 3 herė nė ditė, varėsisht prej  kėrkesave dhe nevojave tė personit. Maksimalja nė ditė ėshtė 100 gr. mesatarja ėshtė 50 gr. minimalja ėshtė 20 gr. Vlen tė pėrmendet:  sportisti e  pėrdor  ndryshe, plaku ndryshe, fėmija ndryshe dhe i sėmuri ndryshe.

            Mė sė shumti guxon ta konsumon mjaltin sportisti dhe punėtori i cili punon shumė fizikisht - deri nė 100 gr., qė u cek edhe mė herėt, por me kusht qė ėmbėlsirat tjera mos t'i pėrdor.

            Mė se paku guxon ta pėrdore plaku ose fėmija i vogėl, sepse kėta tė dy  lėvizin shumė pak ku kėrkesat e nevojave pėr energji i kanė mė tė vogla nė krahasim me sportistin dhe punėtorin.

            I sėmuri,  mjaltin e pėrdor sipas gjendjes fizike dhe peshės qė e ka.

            Nėse i sėmuri ka mbipeshė dhe ėshtė me diabet, mjaltin duhet ta pėrdor nė mas shumė tė kufizuar dhe tė kėshilluar.  Ai i cili ka peshė normale  dhe ėshtė i sėmure pėr ndonjė arsye i lejohet tė pėrdor njė mesatare tė sasisė prej 20 deri nė 40 gr.

            Kurse nga mjekėsia e dimė se njeriut i mjaftojnė 50 deri nė 60 gr. sheqerna nė ditė (siē  e kemi cekur nė shembullin e lartpėrmendur), prandaj ēdo njeri i shėndoshė ose i sėmurė, punėtor ose sportist, duhet ta dijė masėn e sheqernave qė duhet ta pėrdore. Vlen tė pėrmendet edhe njė shembull: sasitė e tepėrta tė sheqernave e tė karbohidrateve, nėse pėrdoren nė sasi tė tepėrta, janė mė tė dėmshme se yndyrat. Si krahasim: njeriu mund tė hajė shumė karbohidrate, ndoshta edhe 10 fish mė shumė se sa qė i nevojiten organizmit, dhe prapė nuk ėshtė nė gjendje ta hetoj kėtė rrezik, kurse yndyrė, nuk mund tė hajė shumė, se njeriu ngopet nga yndyrat, edhe  mjalti ėshtė ai qė ka shumė sheqerna nė vete dhe nuk ka fare yndyrė. Me sheqerna dhe karbohidrate nuk ėshtė pėr tu bėrė shaka, dhe ky problem ėshtė shumė serioz  nė kohėn e sotme.

 

            Ose mjaltin  ose  sheqerna tjera!

            Ose mjaltin  ose bukėn e orizin!

            Ose mjaltin ose pemėt!

            Ose mjaltin ose ėmbėlsirat! 

 

            - 30   gr. mjaltė - bėjnė 25 gr. sheqerna;

            - 100 gr. mollė -  bėjnė 12  gr sheqerna;

            - 100 gr. bukė - bėjnė 40 gr. sheqerna;

            - 30   gr. oriz - bėjnė afėr 20 gr. sheqerna

            - 100 gr. banane - bėjnė afro 24 gr. sheqerna...

            Gjithmonė, nėse dėshirojmė ta pėrdorem mjaltin pėr ilaē, nė tė njėjtėn kohė, duhet tė gjitha gjerat tjera qė kanė ėmbėlsira, tė reduktohen ose tė zėvendėsohen me mjaltė. 

 

 

            Pse e pėrdorim mjaltin?

 

            Sepse vlerat biologjike qė i ka, i ruan shumė tė freskėta, bioefektin e ka  drejtpėrsėdrejti,  efektin e ka, sidomos kur mjaltin e mbajmė sa ma gjatė nė gojė.  Mjaltin nėse  e pėrpijmė, nė lukth, pėrmes thartirės se tretjes, atij i dėmtohen vlerat ushqyese siē janė bioefektet e ndryshme dhe enzimat. Nėse ėshtė fjala pėr atė, i cili dėshiron ta hajė si ėmbėlsire mjaltin,  nuk ėshtė patjetėr tė konsumohet ēdo ditė.

            Mjaltin nuk ėshtė mirė ta vlojmė ose ta qesim nė ujin nė temperatura tė larta, as nė qumėshtin tepėr tė ngrohur, sepse temperatura shumė e lartė, mbi 45 grade,  ia dėmton  ose ia humbė efektin e vlerave biologjike qė ka. Temperatura sa ma e lartė, aq ma shumė i  dėmton vlerat biologjike.

 

            Llojshmėritė e mjaltės

 

            Mjalti vilet nė pranverėn e vonshme, nė fillim tė verės, nė fund tė verės edhe nė fillim tė vjeshtės.

            Ka mjaltė tė luleve tė gėshtenje, bagremit (Akacia), livadhi, pishave, tė pemėve dhe llojeve tė ndryshme tė drunjve. Kėtu ka mjaltė qė ėshtė shumė e lehtė pėr ta ngrenė dhe shumė e rende.  Sa ma e lehtė qė ėshtė, aq mė pakė dhe mė tė theksuar e ka aromėn. P.sh.  bagremi, gėshtenjat, blini, ėshtė njėllojshmėri e produktit edhe e ka aromėn e vete tė theksueshme. Kurse mjalti i livadheve i ka aromat e kombinuara pėr shkaka tė shumėllojshmėrisė se luleve. Ne njėfarė mėnyre ėshtė sikur llojshmėria (aroma dhe shija) e shumė pemėve dhe shumė drunjve tė ndryshėm.

            Dallon mjalti i letė prej mjaltit tė fortė .

            Mjalti i letė ka mė pake llojshmėri tė luleve, ėshtė mė i letė pėr t'u ngrenė, ka aromė mė tė theksuar edhe efektet shėruese i ka mė tė dobėta se mjalti i fortė.

            Mjalti i fortė ka shumėllojshmėri  tė aromave (deri nė 150 lloje tė aromave), tė lė njė pėrshtypje se aromėn nuk e ka tė mirė, kurse nė tė vėrtetė, kjo ka shumė ma shumė efekt shėrues se mjalti i letė.

            Mjalti i letė ėshtė ai qė vilet shumė herėt, kur ka kullos tė shkurtė, ose ėshtė vjel vetėm prej nj lloji tė luleve dhe shpeshherė duket se ėshtė mė i shijshme se mjalti i fortė.

            Mjalti i fortė ėshtė ai qė vilet shumė vonė. Bletėt e kullosin nektarin prej fillimit tė pranverės deri nė fillim tė vjeshtės. Mund tė paramendoni sa lloje tė aromave munden tė jenė nė kėtė mjaltė, prandaj ky lloj mjalti duket shumė i rėndė dhe, pikėrisht pėr kėtė, ka efekt mė tė madh shėrues.

            Mjalti i fortė pėrdoret pėr tė gjitha llojet e sėmundjeve,  pėrpos  lukthit, edhe atė, ai qė ka problem me lukth, ėshtė mirė qė ta forcoj lukthin vetėm pėrmes dozės shumė tė vogėl tė kėtij mjalti, siē ėshtė e preferuar nga mjekėsia sot tė pėrdoret mjalti i bagremit sepse ėshtė shumė i lehtė.

 

Mbajeni mend: mjaltė tė keqe nuk ka, por ka mjaltė  tė lehtė dhe mjatlė tė fortė... dhe shumė tė fortė

 

            Ēfarė janė masat mbrojtėse tė bletarisė?

 

            Pėr  ta ruajtur gjendjen shėndetėsore tė bletarisė, bletari i pėrdor disa masa mbrojtėse. Kundėrshtarėt e bletėve janė parazitet e ndryshėm, rriqra, morrat, kėrpudhat, bakteret, viruset,  fluturat, miu dhe shpezėt e ndryshme. Edhe bletari ėshtė i detyruar t'i mbrojė shoqėritė e bletėve nga armiqtė e sajė.

            Bletari profesionist, trajtimet mjekėsore i bėnė nė hapėsirėn ku jeton ėma (mbretesha), ku zhvillohen larvat dhe bletėt e reja ose, mė sė miri, qė tė kuptojmė ku gjendet pjelloria e shoqėrisė. Bletari profesionist, bletėt i lenė  nė katin e parė ose edhe nė tė dytin, dhe nė kėtė rast, kėtu i pėrdor tė gjitha preparatet mbrojtėse kundėr paraziteve tė bletėve. 

            Pėr dallim nga ushqimet tjera mjaltin, nė njėfarė mėnyre, mund ta seleksionojmė pėr njė cilėsi mė tė mirė edhe pse ėshtė disi e komplikuar.

 

            Ēfarė bėnė bletari qė tė na dhuron mjaltin me cilėsi tė mirė? 

 

            Bletari i mirė nuk lejon qė mjaltin e pėrzier me ilaēe tė ia shes klientėve, por kėtė lloj mjaltė tė pėrzier  me ilaēe, e shfrytėzon si ushqim rezerve pėr dimėrimin e  bletėve. 

            Nė katet ku gjendet pjelloria, mjalti nuk merret dhe nuk ėshtė mirė tė pėrdoret pėr ushqim tė njeriut, mirėpo edhe kjo mjaltė mund tė hahet, bile gati nuk hetohet. Kur dihet qė tė gjitha llojet e tjera tė ushqimeve qė pėrdorim, pėrdoren preparatet kimike siē janė: antibiotiket, insekticidet, pesticidet, akaricidet, herbicidet dhe shumė preparatet tjera. Bujqėsia e tėrė botės na prodhon ushqime me preparate artificiale. Gjithēka qė hamė nė tryezėn tonė, pėr fat tė keq, nuk janė mė  biologjike as tė freskėta .

            I vetmi mjalti mundet tė ndahet nga mjalti i trajtuar me preparate kimike.  Si bėhet kjo ndarje:  nė katin e parė dhe tė dytin, gjendet pjelloria e amės, aty ku zhvillohet familja e njė shoqėrie, kurse mbi katin e dytė, vendoset kati i tretė e i katėrt, ku nė kėtė rast, kėtu nuk ka tė drejtė e ėma t'i zhvilloj larvat e saj. Natyrisht, nė katet e tjera qė i shtohen,  janė tė rezervuara pėr vjeljen e freskėt tė nektarit. Mbasi tė mbushen me nektar kėto dy kate tė mėsipėrme, brenda njė kohė tė caktuar, bahet vjelja e mjaltės se pjekur ku mund tė thuhet me njė fjalė -  mjaltė e pastėr e papėrziere me ushqime dhe me medikamente tė njė shoqėrie bletėsh.

 

 

            Cilėsitė  e mjaltit dhe pozita gjeografike

 

            Edhe nė kėtė rast na preokupon kureshtja se ēfarė mjaltė do tė jetė ky qė e blejmė tash ose qė e kemi blerė mė herėt! Athua ėshtė i mirė, origjinal apo jo i mirė? Pėr kėtė shkak  shpeshherė konsumatoret e mjaltit kanė dėshire tė blejnė  prodhimin e atij bletarit qė e njohin  dhe shpeshherė nuk kanė guxim ta blejnė nė shitore, por thjeshtė, dėshirojnė qė dikujt t'i besojnė. 

            Nė jetėn tonė tė pėrditshme blejmė edhe gjera tė ndryshme tė ushqimit, p.sh.  mish, patate, turshi, sallata tė gjelbėrta, pemė etj. Sot nė treg, pothuajse tė gjitha ushqimet qė i blejmė, janė tė trajtuara me preparate kimike, p.sh.: herbicidet, pesticidet, insekticidet etj. Ka rrush qė stėrpiket deri nė 7 herė nė vit si shumė lloje pemėsh tjera. Shumė  shtazė ushqehen me hormone dhe antibiotik dhe si duket askush nuk ja vėrė veshin ose bėhet i shurdhėr  sikurse nuk po ndodhe asgjė e rrezikshme! Siē shihet, nė si konsumator, nuk dėshirojmė tė dimė tė vėrtetėn, por prej krejt ushqimeve qė i pėrdorim, edhe pse  duken prodhime tė bukura,  janė edhe tė helmuara, pėrpos ushqimeve tė cilat i prodhojnė  bujqit nė mėnyra biologjike.

            Po kthehemi tė mjalti. Nė gjuhėn popullore pyetet: athua mos ėshtė mjalti i pėrzier me sheqer apo i falsifikuar? Nė kėtė rast pėr tu pėrgjigjur ėshtė vėshtirė, sepse mjaltėt duken gjithnjė si tė njėjta, kėtė mund ta dimė  mė sė miri  nėse i kontrollojmė me refraktometėr  si dhe nė laboratorėt biologjikė ose, ēka ėshtė mė e lehta, mjaltin e blejmė tė bletari qė e njohim mė se miri.

            Thjeshtė, mjalti pėr ushqim bėn tė blihet nė shitore edhe pse ēmimin e ka tė lirė, kurse mjaltin pėr shėndet, e blejmė tė ai qė e njohim.

            Nė format e thjeshta vėrehen pak nė shije. Nėse njė pikė mjaltė e qesim nė njė pllakė tė ngrohur, mjalti i mirė  digjet shpejtė,  kurse ai qė ėshtė mė i dobėt, mbetet si rreshkė e karbonizuar. Nėse e marrim mjaltin me lugė nga kavanozi, sa ma lartė qė e ngrisim dorėn,  pasi ėshtė shumė materie e rėndė dhe viskoze, nuk duhet tė shkėputėt. Kėto janė vetėm disa prova tė thjeshta, por jo tė sigurta, pėr tė pėrcaktuar cilėsi e mjaltit. Problemi, ose dyshimi, tjetėr pėr mjaltin ėshtė, nėse edhe mjalti mund tė  ketė substanca tė padėshiruara ose kimike sikur edhe gjerat ushqimore qė i konsumojmė nė jetėn tonė tė pėrditshme. Duhet ta dimė se bleta kullotė nėpėr plantacione dhe livadhe qė janė biologjike, por edhe plantacione dhe livadhe qė nuk janė biologjike! Ajo nektarin e saj e sjelle nė kosheret ashtu si e ka gjetur nė natyrė. Nė realitet, nuk ėshtė edhe aq e dėmshme kjo mjaltė e cila ėshtė vjelė nga  kulturat jo biologjike, por bletishtja, e cila ėshtė trajtuar me barna tė ndryshme, nuk bėn ta pėrdor kėtė lloj mjalti, as njerėzit me shėndet tė ligė. Bletarėt e sinqertė janė shumė tė kujdesshėm dhe tė interesuar  pėr ruajtjen e cilėsisė dhe kualitetit tė mjaltės.

            Bletari profesionist e bėn punėn shumė tė pastėr  dhe  tė pagabuar, kurse bletari i ri ose bletarėt joprofesionist, bėjnė asi lloj gabimesh qė e prishin kualitetin e mjaltės si dhe i dėmtojnė shoqėritė e bletėve. Dituria gjysmake i kushton, po ashtu, shtrenjtė, bletarėve.

            Pėr fat tė mirė, nė trojet shqiptare, janė aftėsuar shumė bletarė profesionist. Sidomos nė komunėn e Deēanit dhe nė komunėn e Therandės (Suharekės). Vlen tė pėrmendim se vendin e parė nė Kosove e mban Theranda ku ka  mbi 600 bletar, ndėrsa nė Deēan  janė rreth 350 bletar. Flitet se Korēa (e shtetit amė)  ka organizatė shumė tė mirė tė bletarėve.

            Nė Therandė unė kam filluar t'i njoh disa bletarė tė shkėlqyeshėm si p.sh.  profesor  Shefki  Muqa, Hysen Gega, Halil Krasniqi, Naim Gega, Dervish Gashi, Ruzhdi Kuka, Ramiz Zeneli, Enver Osmani e shumė tė tjerė. Kėtyre bletarėve duhet t’ju falėnderohemi, sepse mė tė vėrtetė, prodhojnė cilėsi tė mirė tė mjaltit. Nė pėrgjithėsi, bletarėt e trojeve shqiptare kanė filluar tė bėhen shumė profesionist dhe konkurrues nė tregun botėror. Jam i informuar nga bletarėt austriake se komuna e Therandės e ka kualitetin e mjaltės shumė tė dėshiruar pėr Evropianėt. Nė laboratorin austriak, mjalti i Therandės ka rezultuar si mjalti mė i mirė nė Evropė. Kualitetin e mjaltit e arsyeton pozita e mirė gjeografike qė e ka Theranda. Ėshtė e rrethuar me fusha e kodra shumė tė pasura me bimėsi; rrėnjėt e Alpeve  pėrfundojnė deri nė  rrethinėn e Duhles; lartėsia mbidetare prej 400 metrave deri nė 1600 m; llojshmėria e bimėve mjaltėdhėnėse ku luan rol shumė tė madhe nė kualitetin e mjaltit, dhe ka rreth 2500 lloje tė bimėve tė ndryshme. Nė kėtė pikė territoriale takohen tri klima natyrore siē janė: ajo mesdhetare - qė vjen nga gryka e Drinit, kontinentale - qė vjen nga lindja, dhe ajo alpine. Kėto tri klima krijojnė ambient tė veēantė nė kualitetin e tė gjitha llojeve bujqėsore.

            Si komuna e Therandės, ka edhe shumė vende tė shkėlqyera  nė trojet shqiptaro-ilire.  Janė vende  pėrrallore ku rrjedh qumėshti dhe mjalti.

 

            Vazhdon...

 

(1)                (3)