Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Mirko Gashi

MIRKO GASHI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

MIRKO GASHI

 

 

 

 

 

          

            Hyrje

  

        Mirko Gashi u  lind mė 2 janar 1939 nė Kralevė.

        Shkollėn fillore e ka kryer nė Preshevė, ndėrsa gjimnazin nė Gjilan. Ka kryer edhe njė shkollė pėr gazetarė. Ka punuar mėsues nė fshatin Caravajkė tė Preshevės, gazetar nė Radio Prishtinė, aktor nė Teatrin e Kombėsive nė Shkup dhe nė Teatrin Popullor tė Prishtinės etj. Pėrpos krijimtaisė letrare, ėshtė marr edhe me pėrkthime nga gjuha shqipe nė atė serbe dhe anasjelltas.          

        Poezitė e Mirko Gashit janė pėrkthyer nė gjuhėt frėnge, italiane, gjermane, arabe, sllovene, angleze, turke dhe maqedone etj. Vdiq nė vitin 1995, nė Prishtinė.


            Botimet

            "Nė vorbullėn e ujit", Prishtinė 1972

            "Netėt e bardha", Prishtinė 1975
            "Liberto pėr gjenetivin e ujit"(serbisht), Prishtinė 1977
            "Gjarpri i shtėpisė", Prishtinė, 1980
            "Arbror vitae", Prishtinė 1988
            "Plagė uji", Prishtinė 1990

 

 

 

 

 

 

LI R I A

(Lumit, sugarin tim)

 

Eu ēfarė djali kam,
eu ēfarė Lumi kam.
sa kafshata,
sa njė pėllėmbė
s’e ka mjekrėn
s’ka as dhėmbė,
mallkon yje,
shkatėrron yje
Edhe nė muajin e vet
tė tetė s’don tė lidhet nė djepin e vet.

 

 

BUZĖ LUMIT

 

Sa tė shkurtra janė largėsitė
nganjėherė
deri nė breg tė lumit

Kur kitara thėrret
lumi vlon
peshqve zėri u shteret

Ti pėr bukuri
zgjon puhinė
fjetur nė flokėt e sė dashurės
dhe ia lėshon frerėt.

 

 

POPULUS ILLYRICUS

 

1.-
Populli
e di
kur duhet bėrė kryq
me tre
e kur
me pesė gishtėrinj
e kur
tė thuhet dova
Ai
mė sė miri
tė thotė
s'ka perėndi tė tjerė
pėrveē meje
Populli tė thotė
se s'ka kryeplak
mė tė urtė se fshati
Ai e ka meteorologjinė
e vet
nė gjunjėt  e pleqve e tė plakave
kur ky yll apo ai
gjendet kėtu apo aty
Populli di
pse
s'duhet pėrqeshur lumin
pėr rrugėn e tij gjarpėrore
rrjedhėn mund ta gabojė ndonjė pikė
po lumi kurrė

2.-
pasi vetėm ai e di
rrugėn e vet
vallen e popullit
askush
s'do ta mėsojė
as t'i marrė erė
pėr njė jetė kalimtare
Kurrė mos humb besė
ndaj Zotit tėnd tė ri
beso
e po tė besoj
nė kėtė aksiomė

Populli e di
se vetėm fėmijėt dhe kafshėt
tė duan pa hile

ēdo fjalė qė tė thuhet
pėr Popullin
ėshtė e stėrvockėl
Ai e ka ēelėsin
pėr ēdo rebus
vetėm pėr tė s'ka enigma
Eu
Ai
di
se cili mashkull i shtėpisė
ėshtė pėr pazar
e cili jo
Ai e di
mu si Luli i vocėrr

3.-
ku ėshtė hija
e ku gjendet dielli
kush ėshtė Mark
kush Januz
e kush Janus
Populli e ka syrin
tė thellė
sa njė oqean
populli tė thotė
se kėnga
ėshtė vaji i burrit
se kėshtu e ka jeta
Ai ka
ēka s'ka
asnjė kryevepėr s'e ka krijuar Dante Aligieri
apo ndonjė tjetėr
po Ai
i mjeri
Pėr ēdo gjė qė ke ndier
mos beso as ti
po populli
e di
Ai
para se ta capojė
tė njėmbėdhjetin hap
dhjetė i ka kaluar
Populli
s'ka epiqendėr
tė gjitha trojet
e skajet
e tij
ashtu mund tė quhen

4.-
Populli tė mėson
me proverba
ai tė thotė:
"I di Meta punėt e veta"

 
 BUZĖ LUMIT

Sa tė shkurtra janė largėsitė
nganjėherė
deri nė breg tė lumit

Kur kitara thėrret
lumi vlon
peshqve zėri u shteret

Ti pėr bukuri
zgjon puhinė
fjetur nė flokėt e sė dashurės
dhe ia lėshon frerėt

 

 

KĖNGA

Unė kam kėngė
ti shtėpi
dhe qė tė dy jemi poetė

unė s'kam shtėpi
as ti kėngė
qė te dy jemi te shkretė

mua fjalėt mė mungojnė
ty me duar tė tregojnė

veshėt myku m'i vėrshoi
nė erė njė thirrje e preka

andaj
ēdo gjė mire u bė -
ti ke shtėpi
unė kėngė

dhe kėshtu
qė tė dy jemi poetė
Un’ e TI