.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Mbi miqėsinė

Shkruan: Alban GURI

www.alb-net.com

             MBI MIQĖSINĖ

           “Duhet tė kemi brenda qenies tonė pikėsėpari virtytin, qė mė pas tė kemi mundėsi tė realizojmė miqėsinė e vėrtetė”- thotė Ciceroni. Miqėsia flet mbi tė gjitha me veprime miqėsore, me fjalė, me sy miqėsorė. Ajo nuk ka sy tė lėngėt plot me dėshira trupore. Nuk ka sy hulumtues, dinakė e tė lėvizshėm, pėr tė zbuluar, hapėsira pėrfitimi tek “miku” i radhės.

 

  

            Mbi miqėsinė ėshtė thėnė shumė.

            E unė tani dua tė flas pėr diēka tė madhe, vėrtet tė madhe. Dua tė shndėrroj pėrpjekjet njerėzore nė njė sado tė vogėl qartėsi mendimi mbi atė qė de fakto merr vlera shpirtėrore dhe bėhet miqėsi.

            Sigurisht, “duhet tė kemi brenda qenies tonė pikėsėpari virtytin, qė mė pas tė kemi mundėsi tė realizojmė miqėsinė e vėrtetė”- thotė Ciceroni. Ky rrėfimtar romak, eseist, filozof, pra njeri i menēur dhe shumė i njohur pėr katedrat e mendimit, jetoi deri pak pėrpara epokės sė Krishtit - rreth 40 vjet pėrpara daljes sė profecisė nga misteret Hyjnore. Ai, i shqetėsuar thellėsisht nga ecuria e treguesve shoqėror dhe politik tė kohės, fillon e na tregon modelin e miqėsisė dhe forcėn e saj si element garantues pėr njė rend shoqėror me themele tė shėndosha.

            Duke u kthyer tek e pėrditshmja jonė, ose tek shekujt qė kanė kaluar, ku me termin miqėsi ėshtė abuzuar pambarimisht, them se miqėsia ėshtė njė virtyt dhe kusht nė tė njėjtėn kohė. Ajo ėshtė kusht, qė pėr ta patur si virtyt, duhet tė pėrzėmė nga brendia e vetes tonė: hipokrizinė, zilinė, interesat materiale, karrierizmin, servilizmin. Po tė zėvendėsonim gjithė kėto vese tė urryera qė mbart shpirti dhe mendja njerėzore me miqėsinė, atėherė do kuptonim lehtėsisht atė ēka thėnė Ciceroni.

            Po kėshtu do kuptonim mė qartė atė ēfarė u tha Jezu Krishti Apostujve me frazėn: “Duajeni njėri-tjetrin siē ju desha unė juve!” Ai foli pėr dashuri, por kjo ishte njė dashuri miqėsore, vėllazėrore, nė kuptimin simbolik tė shprehjes.

            Pra, kėtu kuptojmė se cilat mund tė jenė rastet e mirėfillta kur raportet njerėzore karakterizohen nga njė ndjenjė e vėrtetė miqėsie.

            Grekėt e vjetėr, tė cilėt falė gjuhės dhe shkollave qė administronin nė gjithė Mesdheun 2000 vjet kaluar, qenė tė parėt qė shkruan libra me Tekstet e Shenjta - sigurisht nė gjuhėn e tyre mrekullisht tė pasur. Pikėrisht nė kėtė gjuhė ata marrėdhėniejen e Jezusit me Apostujt e pėrkufizuan me termin philia (dashuri miqėsore). Ndėrsa dashurinė trupore, dėshirat atraktive i pėrkufizuan me termin eros (dėshirė trupore). Po ata, grekėt e vjetėr, tė ditur dhe tė ndjeshėm siē ishin ndaj tė bukurės, gjetėn fjalėn agape (dashuri me frymėzim hyjnor) pėr mė tė bukurin sentiment, fjalė kjo qė pėrfaqėson dhe kulmin e inteligjencės dhe tė ndjeshmėrisė tek njerėzit.

            Mirėpo nė vakumin e pėrditshėm shpirtėror, kulturor dhe informativ qė pėrjetojnė njerėzit prej mijėra vjetėsh, bien shpesh herė pre shumė nga ne. Mundohemi tė shprehemi dhe kėshtu delirojmė e tentojmė tė prekim tema delikate dhe udhėrrėfyese pėr njerėzimin, siē ėshtė edhe argumenti: miqėsia. E kush nuk shkroi pėr miqėsinė?! Barinj, kalorės e kallajxhinj. Luftėtarė, tė burgosur e marinarė. Ushtarė, alkoolistė e homoseksualė. Poetė, shkrimtarė, kanunxhinj e tradhtarė. Virgjėresha, adoleshente, gra nė moshė, prostituta e kėshtu me radhė.

 

 

            Ēlirim i pallogaritshėm energjish dhe emocionesh, shpesh herė tė hedhura dėm mbi faqe letrash e librash anonim, qė padyshim do kishin vlejtur pėr diēka tjetėr, shumė mė tė dobishme pėr njeriun.

            Ėshtė pėrkufizuar ajo, miqėsia, nė tė gjitha format, me shumė fjalė e rreshta, qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve kanė krijuar konfuzion dhe jo qartėsi.

            Po nė tė vėrtetė  ēfarė ėshtė ajo?!

            Ajo, miqėsia, ėshtė diēka krejt tjetėr nga marrėdhėnia obsesive kundruese qė ka, jo me ty por me trupit tėnd, homoseksuali i radhės kur shtiret si mik. Ky raport, ose sentiment njerėzor, si na pėlqen shpesh ta quajmė miqėsinė, nuk mund tė jetė veēse njė kusht ku nuk ekzistojnė si referencė tė mirat materiale dhe shkėmbimi i tyre mes individėve.

            Ai ėshtė njė raport i kushtėzuar nga fakti se askush nuk mund t’i imponojė palės tjetėr “respekt” autoritar. E njėjta gjė mund tė thuhet, pra nė formė kritike, nėse dikush pretendon tė pėrfitojė prej dikujt diēka dhe jeton me paturpėsi duke thėnė se ndjehet mirė qė po pėrjeton njė “miqėsi” tė tillė.

            Jo! Miqėsia ėshtė njė sentiment. Ajo ėshtė njė nga tre elementėt ose format ekspresive mė tė pėrmendura kur flitet pėr ndjenjėn mė tė lartė dhe sublime qė karakterizon njeriun, pra, pėr dashurinė. Miqėsia ėshtė pjesė e rėndėsishme ose shpesh pararendėse e dashurisė. E pėr dashuri kemi parasysh atė qė pėrmendet nė librat e shenjtė, lidhjen e madhe erotike, miqėsore dhe shpirtėrore ardhur nga Zoti  (Shėn Pali Korintasve 1).

 

            Po t’i flisja tė gjitha gjuhėt e njerėzve e tė engjėjve,

            por po tė mos kisha dashurinė, do tė isha porsi bronzi qė kumbon..

            

            Po ta kisha dhuratėn e profecisė e t’i dija tė gjitha misteret,

            e tė gjitha dituritė;

            po ta kisha edhe fenė e plotė, me tė cilėn t’ua ndėrroja vendin maleve,

            por po tė mė mungonte dashuria, s’do tė isha asgjė!

 

            Kėshtu, do tė shprehesha edhe unė nė lidhje me miqėsinė pra:

 

            Po tė kisha ēdo mundėsi materiale ose gjithė hirin e bukurisė,

            edhe po tė kisha gjithė pushtetin tokėsor dhe prepotencėn e njė qenieje,

            symbyllur qė kėrkon tė barazohet me Atė qė e ka krijuar,

            po tė mos kisha miqėsinė, jam i sigurt se do tė isha i vetmuar dhe do ndjehesha njė asgjė!

  

            Vlen tė kujtohet se miqėsia ėshtė ajo, e painteresuara ndjesi mbi baza materiesh, ajo e painteresuara ndjesi dhe veē e ndershme ndaj nevojtarėve; ėshtė pėr ata qė e kėrkojnė pa interes dhe me sinqeritet atė. Ėshtė ajo ndjesi qė kėrkon dhe i ofrojmė atij, qė nė heshtje e plot me dinjitet ka nevojė pėr tė, pėr miqėsinė tonė. Ai e kėrkon dhe nuk ēirret apo serviloset pėr ta patur atė prej nesh. Ai pra ėshtė miku ynė, ai na jep tė kuptojmė se ēfarė kėrkon prej nesh dhe na bėn qė ta ofrojmė edhe ne vetė kėtė sentiment, miqėsinė, tek ai ose tek tė tjerė.

            Miqėsia flet mbi tė gjitha me veprime miqėsore, me fjalė, me sy miqėsorė. Ajo nuk ka sy tė lėngėt plot me dėshira trupore. Nuk ka sy hulumtues, dinakė e tė lėvizshėm, pėr tė zbuluar, hapėsira pėrfitimi tek “miku” i radhės.

            Ajo, miqėsia, nuk ka brenda strukturės sė saj strategjira okulte mbi depersonalizimin e atij qė duam ta kemi mik, duke i shkaktuar atij trauma, duke i prishur atij ekzistencėn prej xhelozisė, duke i shkatėrruar raportet qė ai ka me tė tjerėt dhe me gjithė botėn e tij. E pėrse?! “Vetėm e vetėm pėr ta patur pak mik!”. Ky ėshtė vetėm njė nga shumė paradokset qė konsumohen nė emėr tė kėtij virtyti tė lartė siē ėshtė miqėsia.

            Kėtu mund tė theksohet se nuk mund t’i veshim emrin miqėsi raportit qė prodhon njė individ me gjithkėnd tjetėr tė rastėsishėm, vetėm e vetėm pėr t’i treguar botės se edhe ai ka miq. Sepse nė tė vėrtetė ai akuzohet shpesh pėr faktin se “nuk do kishte se kujt t’i kėrkonte qoftė edhe njė gotė ujė” siē thotė populli, pra si njė i vetmuar pėr faj ekskluzivisht tė tij, nė kėtė botė plot me njerėz e me miqėsira. Ai dėshiron, thjesht tė tregojė nė dukje dhe jo nė pėrmbajtje se ka miq.

            Me fjalė tė tjera, ky individ ka nevojė tė shtiret e tė justifikojė paaftėsinė e tij nė shoqėri dhe nuk ka aspak si qėllim tė krijojė e tė jetojė raporte vėrtet miqėsore, pėr tė cilat bota ka aq shumė nevojė e pa tė cilat njeriu nuk mund tė jetojė si njeri.

            Pas Krishtit, filloi tė qartėsohej dhe mund tė them se ishte gjithnjė e mė konkrete ideja mbi miqėsinė, sigurisht kjo edhe pas provave, shembujve dhe eksperiencave tė Tij me Apostujt. Njerėzit, pas kėsaj epoke, kanė mundėsi tė kuptojnė se miqėsia nuk ėshtė diēka abstrakte, por as krejt e zakonshme. Ajo shihet si njė gjė e shenjtė, qė fle tek njeriu prej ndėrmjetėsisė sė Shpirtit tė Shenjtė, i cili zbret prej lart me vullnet tė Krijuesit. Po kėshtu, si njė gjė e shenjtė ajo pėrkufizohet edhe nė jetėn e pėrditshme si dhe nė zhargonin e njerėzve qė zakonisht nuk kanė asgjė tė shenjtė ose lidhje me gjėrat e shenjat. Pjesa mė e madhe e tyre, nė mėnyrė retorike thonė, “motra ėshtė e shenjtė”, “toka ėshtė e shenjtė”, e po kėshtu thonė “miqėsia ėshtė e shenjtė”. Sigurisht thonė njė tė vėrtetė tė madhe kėta tė pandėrgjegjshėm edhe pse fjalėt i pėrdorin pa iu a ditur kuptimin ose pa u thelluar nė to.

            Miqėsia ėshtė e Shenjtė. Ajo nuk fle tek kushdo. Ajo vjen e zbret nė mėnyrė tė padukshme nga Lart dhe prandaj themi se “ai ėshtė njė njeri i Lartė” kur duam tė pėrshkruajmė me solemnitet njė person qė na ėshtė shfaqur vėrtet me virtyte miqėsore.

            Miqėsia nuk preket, nuk hahet, nuk vishet, nuk duket me sy, nuk ka ngjyrime, nuk ka variante. Nuk ėshtė miqėsi ajo qė pėrshkruajmė kur themi “unė atė e kam mik me versionin tim”. Jo, ajo nuk ėshtė miqėsi! Ajo mund tė jetė sjellje oportuniste, mashtruese, e bazuar nė interesa tė caktuara pėr rrethana tė caktuara.

            Miqėsia vjen nė formė energjie, si njė bashkudhėtare me Shpirtin e Shenjtė dhe zė vend nė zemrėn dhe mendjen e njė personi. E qė nga ai moment, ajo ėshtė e njėjta gjė tek tė gjithė, ėshtė e njėjta ndjesi dhe kėshtu, tė gjithė ata qė e kanė brenda tyre komunikojnė nėpėrmjet saj. Ajo zbret vetėm nga lart dhe prandaj i ngre gjithnjė lart nė piedestal ata qė e mbartin. Prej kėtyre njerėzve bota zbukurohet e ndodhin mrekullitė.

            Mund tė thuhet se si nė atė e nė kėtė kohė, ose mė mirė nė tė gjitha kohėrat, miqėsia mund tė konsiderohet si njė cilėsi qė iu pėrket njerėzve tė ndershėm dhe tė mbarė, tė cilėt si njė klasė shoqėrore e konsoliduar, nėpėrmjet saj, miqėsisė pra, mund tė garantojnė mbarėvajtjen e shoqėrisė dhe janė nė gjendje tė rregullojnė punėt e shtetit.

            Miqėsia ėshtė ajo qė reziston nė kohė (kohėt njerėzore), qoftė edhe me fragmente tė shkėputura ose momente tė shkurtra miqėsie qė krijojnė atė sigurinė dhe ndjeshmėrinė qė tė bėjnė tė mendosh se ti me atė person tė cilin e konsideron mik, ke lindur e je rritur sė bashku. Ėshtė pikėrisht ajo qė nuk ka interesa tė tjera veē natyrales, modestes, tė pastrės, tė ndershmes dhe jetėgjatės miqėsi.