Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - MINA

Shkruan: Resmi OSMANI

Tregim

 MINA

 

      Ai i pėrcolli me sy komandat Bredhin dhe Sokolin qė zbritėn tatėpjetė. E mblodhi veten. Ishte ēasti qė ēdo nerv, ēdo muskul, ēdo tejzė tė ishin tė tendosura. Truri tė ishte i kthjellėt, zemra t’i jepte forcė, besim, trimėri e guxim. Ai iu lut organeve tė trupit tė tij qė tė mos e linin nė baltė.

 

 

 

            Ata ishin tre: Komandant Bredhi, Studenti dhe Sokoli. Kėta Ishin emrat e luftės.

            Bredhi, me moshė rreth tė tridhjetave, do tė shkonte nė Shtabin Operativ tė UĒK, pėr tė marrė komandėn e brigadės. Studenti vinte nga Zvicra, kishte ndėrprerė studimet dhe do t’i bashkohej luftės ēlirimtare. Sokoli, djalė beratas, vinte nga emigracioni nė Greqi. Kėta tė dy sapo i kishin kaluar tė njėzetat. Tė dy, ishin stėrvitur shpejt e shpejt nė qendrat e pėrgatitjes luftarake. Komandant Bredhi do t’i merrte nė brigadėn e tij.

            Kalimi i kufirit nga Shqipėria pėr nė Kosovė, do tė bėhej nė Has. Komandant Bredhi e dinte rrugėn mirė, pasi ia kishte dashur puna tė kishte hyrė e dalė shumė herė. Nė bazėn e furnizimit u veshėn me uniforma dimrore: ēorape tė leshta, kėpucė me qafa tė gjata, fanella, setra me stof tė trashė qė kishin nė krah stemėn e  UĒK, pelerina me kapuē, automatikė dhe revolverė,fishekė rezėrvė dhe njė ēantė me pajisje dhe ushqime pėr disa ditė, qė peshonte nja njėzet e pesė kilogram dhe qė ishte njė goxha barrė pėr atė udhėtim dimror.

            -Me shėndet dhe me fitore! U pafshim nė Kosovėn e lirė! -uroi magazinjeri.

            Ata panė njėri-tjetrin me gėzim: uniformat laramane dhe stema e bukur kuqezi me fillesat nismėtare UĒK dhe armatimin. Tashti ishin vėrtet ushtarė!

            Nisja u bė sapo ra errėsira, nė atė pjesė, qė ishte mė e vėshtirė dhe nuk patrullohej nga ushtria serbe. Kur u nisėn, qielli ishte mbuluar me re tė ulta, dukej kohė bore, por nuk binte. Ajo qė kishte rėnė ditėt e tjera kishte vėnė shtresė dhe vende - vende kishte ngrirė. Ecnin njeri pas tjetrit: nė krye komandant Bredhi, nė mes Studenti dhe nė fund Sokoli. Ēantat e fryra tė shpinės nėn pelerina i tregonin si tre gungaēė. Nuk flisnin, nuk duhej tė bėnin zhurmė.

            Kishin disa orė qė ecnin, kur filloi bora. Binte me fjolla tė mėdha e tė rėnda. Era e fortė uturinte e fishkėllinte dhe flokėt e borės ua pėrplaste fytyrės. Sido qė rruga ishte e tatėpjetė, ata ecnin ngadalė e me kujdes qė tė mos rrėshqisnin. Kėmbėt fundoseshin nė borė dhe bora e shkrifėt dhe e imtė u hynte nga qafat e kėpucėve dhe duke shkrirė nga ngrohtėsia e trupit, po u lagte ēorapet. Teksa ishin duke ecur nė heshtje, disi larg njėri-tjetrit u dėgjua njė e bėrtitur:

            -Mina! –tha studenti i lebetitur. -Kam shkelur minėn!

            -Ku dreqin ėshtė ajo minė? -pyeti komandant Bredhi.

            -Kėtu nėn borė, -tha Studenti. –Poshtė kėmbės sime tė djathtė.

            -Mos je gabim, ashtu tė ėshtė dukur, -vėrejti Sokoli.

            -Jo, -tha Studenti. –E kam shkelur, ėshtė nėn shputėn e kėmbės.

            -Nga e kuptove?

            -Se ėshtė e sheshtė, e fortė dhe shkrehėsi u ul. Kėrciti, bėri krak!

            -Mund tė jetė ndonjė pllakė guri, -tha komandant Bredhi. –Ajo qė kėrciti ka tė ngjarė tė jetė ndonjė shkarpė.

            -Jo, dreqin, jo! Ėshtė minė. E di mirė qė ėshtė minė, -th ai. –Largohuni!

            Jeni nė rrezik.

            -Kemi rėnė nė njė shteg tė minuar. Ushtria serbe i ka minuar shtigjet e brezit kufitar, -tha komandant Bredhi i dėshpėruar. Pastaj shtoi: -Mos lėviz dhe kėmbės mshoji, mbaje tė ngjeshur fort, me gjithė peshėn e trupit. Asnjė lėvizje!

            Komandant Bredhi u afrua me kujdes duke shkelur mbi borėn e shkrifėt, trashėsia e sė cilės e kalonte gjysėm metri.

            -Tashti do ta shohim nėse ėshtė vėrtet minė, -tha ai.

            Pastaj nisi tė pėrpushte me dorė borėn rreth kėmbės sė Studentit, derisa e zbuloi.     

            Dora preku sipėrfaqen e sheshtė e tė ftohtė tė metalit. S’i mbeti pikė gjaku. Trupi iu mpi.

            -E po?

            Ai e vonoi pėrgjigjen.

            -Ėshtė minė.

            -E dija, -tha studenti. –Eh ē’prapėsi!

            Ra njė heshtje e rėndė, si njė makth.

            -Po tashti komandant, si i bėhet nė kėto raste? -pyeti Sokoli.

            -Nuk ua kanė thėnė instruktorėt? Prisni! Do ta gjejmė njė zgjidhje.

 

 

            Furtuna vazhdonte tė tėrbohej. Era luante me flokėt e borės, i sillte rrotull, formonte shtjella tė bardha, pastaj i pėrplaste egėrsisht pas trungjeve dhe degėve tė aheve. Degėt e pemėve ishin veshur nė tė bardha, dridheshin nga tė ftohtit, ndonjė gjethe e vdekur qysh nga vjeshta qė mbahej ende, shkėputej dhe merrte vrapin duke fėrfėrirė. Era dhe bora ishin bėrė njėsh, nata ishte e pėshtjellė me pluhurizėn e bardhė e tė hallakatur, qė pėrplasej nė fytyrat e tre udhėtarėve, u verbonte sytė  qė lotonin vetiu e s’i linte tė shihnin. Vrundujt e erės zbrisnin tatėpjetė, pėrplaseshin nė bokėrrima, trandnin ahet e pyllit dhe merrnin thellė luginės e grykave. Tė ftohtit dhe acari u depėrtonte veshjet dhe kėmbėt e duart u ishin mpirė e bėrė dru. Retė e zeza e kishin veshur kupėn e qiellit gjithandej, por hera - herės, retė griseshin si ca lecka tė ndotura e tė lagura dhe midis tyre, shfaqej hėna e zbehtė e mardhur, si fytyra e njė tė sėmuri dhe derdhte me kursim njė dritė tė mugėt. Gjithsa mund tė shihte syri ishte si njė shkretėtirė e bardhė, e ftohtė, e frikshme si nė ėndėrr. Shtegu kalonte mes njė ēeltire tė ngushtė midis pyjeve tė ahut dhe zbriste tatėpjetė. Bora qė kishte vėnė shtresė, nuk linte tė dukej rruga e rrahur.

            Studenti i hodhi njė sy ahishtes. Drurėt e veshur me tė bardha, ngrinin drejt qiellėt degėt qė i rrihte era, si ca duar, qė luteshin pėr mėshirė me ca pėshpėritje. Edhe atij iu duk vetja si njė dru i mbjellė mes borės, i dėnuar tė mos lėvizte. Iu duk se nga kėmba e djathtė, do tė delnin ca rrėnjė qė do depėrtonin thellė nė truallin e fortė dhe ai do tė kthehej nė njeri-pemė. Nė njė pemė tė ēuditshme, nė njė dru tė dėshpėruar, qė mund tė fliste, tė bėrtiste,tė qante,tė sokėllinte, por pa dobi, askush nuk mund ta ndihte. Ishte, njė njeri-pemė shpėrthyes, mjaftonte njė lėvizje. Ishte i dėnuar me vdekje!

            Ai nisi ta ndjente vdekjen. Ishte aty, poshtė, te kėmbėt. Kėmbėt iu djersinė, u mpinė, pastaj ajo nisi tė ngjitej ngadalė sipėr, i kapi dhe i trazoi rropullitė, i shpeshtoi tė rrahurat e zemrės. Dora e saj mizore kthetramprehtė dhe e ftohtė e mbėrtheu pėr fyti e i pengoi frymėmarrjen, qė ia ktheu nė dihatje, ndėrsa nė gojėn pėshtymėmpiksur,kishte idhėsirė. Edhe pse ftohtė e acar, atė e thyen djersė tė ftohta, qė ia bėnė trupin akull. Ajo s’kishte arritur ende nė tru, siē duket e kishte lėnė pėr nė fund. Mendimet ishin ende tė qarta e tė kthjellta. Ato luftonin me vdekjen. Vdekja! Atij i erdhėn parasysh pėrfytyrimet e njerėzve pėr tė: njė shtrigė, me zgavrat e thella tė syve nė eshtrat e fytyrės, e mbuluar me kapuē, qė mbante nė dorė kosėn me tė cilėn korrte jetėt. E kishin gabim. Vdekja ishte kudo, edhe aty ku nuk shihej, poshtė kėmbės sė tij tė djathtė, nė kutinė e ēeliktė e tė rrunbullakėt tė minės. Priste vetėm njė lėvizje, pastaj njė “Bum” dhe ai do tė hidhej nė erė i kthyer nė njė lėmsh mishi e kockash. Ajo ishte nė atė plumbin e vogėl tė fishekut, nė granatėn e dorės, nė tehun e njė kame… Njeriu kishte krijuar aq shumė mundėsi e mjete qė vdekja tė merrte jetėn. Ju kujtua qė Kaini e kishte vrarė tė vėllanė Abelin me njė nofull gomari.

            -Komandant Bredhi! -thirri ai. -Lehtėsomani ngarkesėn!

            Komandant Bredhi u afrua me kujdes duke shkelur nė gjurmėt e mėparshme. I hoqi pelerinėn dhe ia shkundi nga bora, pastaj ēantėn e rėndė tė shpinės, i hoqi automatikun nga supi  revolverin dhe dy granata nga brezi. Deshi t’i hiqte dhe rripin.  

            -Jo rripin se mė mbledh e shtrėngon belin, -i tha ai. -Mė nxir nga ēanta edhe njė shishe konjak ”Skėnderbeg” dhe hiqja tapėn.

            Pastaj ai ia veshi pelerinėn dhe kokėn ia mbuloj me kapuē.

            -Tashti je mė i lehtė, besoj ndjehesh mė mirė

            -Mirėzeza! Ē’tė mirė mund tė ketė njė i dėnuar me vdekje? Tė lutem, largohu tani, dil jashtė rrezes sė rrezikut. Nuk dihet se ēfarė mund tė ndodhė.

            -Mbaje veten. Mos u ligėshto, sa ke jetė ka dhe shpresė. Ke pėr tė parė, do t’ia hedhim -i dha zemėr ai.

            Era vėrshėllente si gjarpėr. Flokėt e borės ishin si ca lodra  zbavitėse nė duart e saj, dridheshin, pėrsilleshin, pėrplaseshin dhe nė fund binin pėrtokė. Retė e dendura e tė zeza sterrė po dyndeshin drejt lindjes.

            Studentit djersa i ishte ftohur, po mėrdhinte dhe  e zunė tė dridhurat.  Piu njė gllėnjkė konjak. Pija i ra rėndė nė lukth dhe i shkaktoi njė djegėsirė, por ndjeu qė nė trup iu pėrhap ngrohtėsi. Ktheu dhe disa hurba tė tjera dhe e ndjeu veten mė mirė. Piu herė pas here, derisa ndjeu qė koka iu rėndua dhe iu morėn pak mendtė. Boll, i tha vetes dhe e flaku shishen. I bėhej ujėt e hollė. Pėrmori. Currili i hollė qė ra mbi borė, nxori njė fjollė avulli, e shkriu atė , u formua njė gropėz dhe te vendi  mbeti njė  njollė e verdhė. U ndje i ēliruar nga ai siklet.

            Nuk e dinte sa kohė kishte qė rrinte ashtu si pemė, i ngulur mbi minėn qė vetėm priste njė lėvizje tė gabuar pėr tė shpėrthyer. Ai kishte ndėrprerė studimet nė Universitetin e Gjenevės, i ishte pėrgjigjur thirrjes sė Atdheut pėr ta ēliruar Kosovėn nga robėria dhe barbaria serbe. E dinte, e kishte menduar qė edhe mund tė vdiste, nė pėrpjekje, nė fushėn e luftės, por jo kėshtu: pa zbrazur njė fishek, pa njė ndeshje, pa vrarė njė armik, pa derdhur njė pikė gjak, pa u hakmarrė pėr krimet e pėrbindshme. Pa parė prindėrit, pa pėrqafuar motrat dhe vėllezėrit. Pa gėzuar ditėn e lirisė. Kjo ishte sa tragjike aq dhe  banale. Thjesht, tė ishe njė viktimė. “U vra nga njė minė”, kaq do thoshin pėr tė.  Ishte pėr tė vėnė kujen.

            -Sa ėshtė ora?- pyeti ai.

            -Tre pas mesnate. Pėr njė orė fillon agu.- I tha Sokoli.

            Koha kish ngecur nė tollovinė e borės, shkulmet e erės, tė ftohtit, acarit dhe minės. Minutat dukeshin orė dhe orėt vite. Pas asaj pritje,  qė i dukej e gjatė, pa fund dhe  e  ankthshme, si njė natė e pėrjetshme, nga lindja nisi tė fekste me droje,  si t’i trembej natės, njė dritė e zbehtė, e mugėt, e ftohtė, qė kapi majėmalet dhe i dha dritė shkretėtirės sė bardhė tė tokės borėmbuluar. “Ditė e bardhė, por fat i zi”, -mėrmėriti dėshpėrueshėm studenti.

            Komandant Bredhi, i gjendur ngusht, (mė ngusht s’ishte zėnė nė jetėn e vet), mendoi se kishte ardhur koha tė merrte njė vendim. Ishte komandanti, pėrgjegjės  pėr jetėn e dy tė tjerėve, qė ia kishin besuar. I takonte tė gjente njė zgjidhje. Ai e dinte se s’ka situatė apo rrethim qė s’mund tė ēahet, por kėtu armiku ishte tinėzar, djallėzor. Ai nuk shfaqej ballas, fshihej nėn dhe, s’hynte nė punė trimėria, duhej thirrur nė ndihmė menēuria. Bashkė me Sokolin, u afrua te Studenti. Tashmė gjithēka dukej qartė. Shtegu i kalimit, nėn vendin ku gjendej Studenti, zbriste menjėherė tatėpjetė me pjerrėsi tė theksuar, pastaj vinte njė shesh i shtruar dhe rruga vazhdonte lakadredhas midis ahishtes.

            -Ka vetėm njė zgjidhje, -tha ai. -Ti do tė bėsh njė kėrcim tė hovshėm nė drejtim tė pjerrėsisė, por duhet tė jesh mė i shpejtė sesa shkrehėsi qė do godisė ndezėsin. Forca e goditjes dhe copėrat e shpėrthimit nuk do tė kapin. Ato shkojnė horizontalisht dhe lart. Ty do tė mbrojė ledhi. S’kemi asnjė mundėsi tjetėr. Si thua, e bėn dot?

            -Do ta bėj, -tha ai zėshuar, duke nxjerė nga xhepi i setrės dokumentat dhe ia dha komandantit. -Sido qė tė jetė, nė ēantėn e shpinės ke fotografi tė miat dhe njė dhuratė pėr nėnėn. Tė lutem shko nė Burojė tė Skėnderajt, takoi prindėrit dhe u thuaj si vdiqa dhe qė i kam dashur shumė.

            -Nuk do tė jetė nevoja. Ke pėr tė parė, do tė shkojė mirė. Prindėrit do t’i takosh vetė. Ne po zbresim poshtė. Do tė numuroj deri nė tre, duke filluar nga njėshi. Te treshi ti do tė bėsh kėrcimin.

            Ai i pėrcolli me sy komandat Bredhin dhe Sokolin qė zbritėn tatėpjetė. E mblodhi veten. Ishte ēasti qė ēdo nerv, ēdo muskul, ēdo tejzė tė ishin tė tendosura. Truri tė ishte i kthjellėt, zemra t’i jepte forcė, besim, trimėri e guxim. Ai iu lut organeve tė trupit tė tij qė tė mos e linin nė baltė. Aty ishin jeta dhe vdekja, por dashuria pėr jetėn luftonte egėrsisht me vdekjen, flaka e saj regėtinte nė ēdo ind e qelizė. Pėr njė ēast mendimet iu turbulluan dhe si nė jerm iu shfaq figura e nėnės qė kishte hapur krahėt e pėrmalluar dhe u turr qė ta rrokte nė gji. Shkundi kokėn fort. Duhet ta kem nga pija, mendoi. Vegimi u tret dhe i la vendin shkretėtirės sė ashpėr, tė ftohtė e tė bardhė si qefin. Era  uturinte si tė qante njė tė vdekur.

            -Gati? Po nis tė numėroj -thirri fort komandant Bredhi, qė zėri tė dėgjohej.

            Studenti nuk pėrgjigj menjėherė. Ndoshta ishin fjalėt e fundit qė do tė dilnin nga goja e tij. Hodhi edhe njė herė shikimin rrotull, deri larg nė horizont, atje ku ishin fshatrat dhe qytetet e Kosovės sė dashur. Deshi tė ikte me pamjen e tyre nė sy. Frymoi thellė. “Tani”, -i tha ai vetes.

            -Po, jam gati, -tha ai dhe era i mori me vete fjalėt e tij si njė jehonė dhe njė pohim pėr triumfin e jetės.

            -Njė!

            “Ky ėshtė fillimi i luftės pėr jetėn”, -mendoi vetėtimthi studenti dhe nis te shputa e kėmbės dhe ngjitet ngadalė lart. Por sa tė gjata kėto sekonda!

            -Dy!

            Zemra u shtrėngua, rrahu fort, gjaku pulsoi vrullshėm deri te kapilari i fundit, muskujt u forcuan, tejzat dhe dejet u tendosėn sa mund tė kėputeshin. Ishte njė pritje e ankthshme, njė ulurimė, si njė brurimė e brendshme luani.

            -Tre.

            Ky ishte fundi ose shpėtimi. Truri vuri ethshėm nė punė gjithė atė qė ishte organizmi i tij i ri dhe i fuqishėm. Mbylli sytė, pjerrėsoi trupin nė anėn e poshtme dhe bėri njė kėrcim tė beftė si tė ishte njė sustė, njė mekanizėm. Trupi u rrokullis tatėpjetė.

            Shpėrthimi, me njė flakė tė verdhė e tė ndritshme, me tym tė bardhė e tė athėt, u shoqėrua me krismė buēitėse aq, sa korbat u ngritėn fluturim nga kurorat e drurėve. Nė ajėr fluturoi njė shatėrvan bore.

            Komandant Bredhi dhe Sokoli u sulėn rrufeshėm drejt vendit, ku ishte rrokullisur trupi. Ai nuk lėvizte. Fytyra ishte e zbehtė si fytyrė meiti. Komandant Bredhi i kapi pulsin. Dora ishte si e pajetė, por e ngrohtė. Pulsi rrihte ngadalė. I vuri veshin mbi zemėr. Rrihte me ritėm tė ērregullt.

            -Gjallė, ėshtė gjallė! –gati  klithi ai.

            E kontrolluan me kujdes nė gjithė trupin. Nuk kishte plagė. Vetėm se i kishte rėnė tė fikėt. Kishte ndodhur mrekullia! I fėrkuan fytyrėn dhe gjoksin me borė. Ai u drodh, rėnkoi, hapi pėrgjysmė sytė dhe u pėrmend. Sokoli midis lotėve dhe gėzimit nuk pushonte sė thėni:

            -Gjallė, gjallė, i gjallė ! Vėllaēko, ia dole. Fituam!

            Ata filluan tė pėrqafoheshin dhe t’i shprehnin njeri-tjetrit fjalė tė dashura e miradie.

            Studenti, kur bėri tė ngrihej, ndjeu njė dhimbje therėse dhe mpirje tė kėmbės sė majtė deri te gjuri.

            -Nuk mundem, -tha ai. – Mė ėshtė plagosur kėmba e majtė.

            I kontrolluan me majat e gishtave kėrcirin. Nuk kishte as plagė as thyerje. I zhveshėn kėpucėn dhe ēorapen. Te zogthi, kėmba ishte nxirė dhe enjtur. Kyēi kishte dalė nga vendi. Ata ja pllakosėn me borė dhe ca mė pas ja fashuan, por kur u ngrit ai se shkelte dot kėmbėn.

            Bėnė njė barrelė, e shtrinė dhe vijuan udhėn.

            -Kur tė mbėrrijmė nė Rahovec, do tė lemė aty qė tė tė kujdesojnė sa tė tė shėndoshet kėmba, -i tha komandant Bredhi. –Kemi edhe dy dit rrugė sa tė mbėrrijmė nė Shtabin Operativ. Shpresojmė qė mė e keqja kaloi. Sė shpejti do vish nė brigadė dhe do zesh vendin nė frontin e luftės.

            Dhe ata vazhduan tė ecin midis borės dhe furtunės dimėrore. Rruga drejt lirisė ishte e mundimshme.

 

            Janar 2014.