Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Mihal B Mursioti

MIHAL BERUKA MURSIOTI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

MIHAL BERUKA MURSIOTI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

      Mihal Beruka Mursioti, lindur mė datėn 11.8.1974 nė Mursi tė Sarandės. Nė moshėn 17 vjeē emigron nė Greqi ku edhe sot jeton. Ėshtė i martuar me Vera Rexhepin dhe kanė dy fėmijė, Elenin dhe Vangjelin.

            Libri i botuar “Vargje shpirti”.

 

 

 

 

 TEK SHTĖPIA E RRĖNUAR   

 

Tek binaja e ullirit tė vjetėr  rri mbėshtetur,

Me dhimbje shtėpinė e djegur  duke  vėshtruar,

Muret  gjysmė rėnė  e trarėt  e  djegur,

Diēka  kėrkojnė  pėr  tė  mė treguar…

Me shtėpinė  stėrgjyshore   nisa  bisedė,

Mė bėnte  pyetje dhe unė  pyetje i  bėja,

Kėrkonte tė dinte pėr tė Zotėt e vet,

Unė  gjurmėt e tė parėve  doja t’i gjeja…

Drurėt e ēatisė ,  tė  djegur dhe tė   nxirė,

Tjegullat  rėnė brenda  ,ishin thėrrmuar,

Flakėt e tė pabesit e kishin  pėrpirė,

Plagė  tė  mėdha ,qė s’kanė  tė  shėruar…

Tė  heshtur rrimė,  unė  dhe shtėpia,

Sytė  me lot  mu mbushėn , u ngrita pėr t’i larė

Mureve tė shtėpisė  pėrqark  u vija

Kėrkoja ujė  pusi, por dhe ai ish tharė…

U ula nė  gjunjė, mora   njė  grusht hi

Me vete ,e doja,  kudo qė  tė  shkoja,

Me  rrobė  e mbėshtolla, e futa ne gji

Amanetin e prindėrve tė mos e harroja…

 

     

TABARUA1 E BABAIT

    

Njė fetė bukė nė mėngjes preva,

Kripė e vaj sipėr i hodha,

Ushqim i mirė, veten gėnjeva,

Me pecetė e gazetė e mbėshtolla.

Tabaron e babait nga varėsja mora,

Rrugės pėr nė shkollė u nisa,

Sa e bukur mė dukej, gėzoja  e qeshja,

Tabaro  tjetėr nė shtėpi  s`kisha.

Librat  mbėshtjella me njė qeskė,

Ku t’a gjeja ēantėn, kishim varfėri,

Prindėrit mezi na mbanin me ato lekė,

Familje e madhe me shumė fėmijė.

E kishim kuptuar kėtė dhe ne fėmijėt,

Se shpesh binim  e ngriheshim tė  pa ngrėnė,

Mbaj mend sa pikėlloheshin prindėrit,

Nga sytė u rridhte  lot  plumb i rėndė.

Tabarua qė babai mė kish falur,

Mė mbante ngrohtė si nė gji tė tij,

Nė vite atė ēast tė shenjtė e kam mbajtur,

Kur ma fali e mė tha –T’a gėzosh bir!.

Lotoi edhe nėna atė  moment,

Si tani e mbaj mend, fare mirė,

Tabaron e babit se harroj sa tė rroj,

Ka qenė e, mbetet  mė  e madhja pasuri..!

Tabaro- xhaketė.

 

             

QIMEN NA E BĖNĖ TRA

 

Nė  fshat  erdhi  haberi

Njė  mizė e shtypi treni

E  vazhdoj thashethemi

Nuk qe mizė qė shtypi treni

Qe  elefant noēkė  preri.

Nė  ē`do lagje lajmi  shkoi

Secili nga njė  fjalė  shtoi

Kudo  flitej , bla , bla, bla

Qimen na bėnė  tra.

Bujė tė madhe bėn haberi

Flet lopēari, flet berberi

Thashethemi gojė mė gojė

Nga njė  fjalė secili shton.

Lajmi  dheun kishte marrė

Se kėshtu e kanė nė fshat

Edhe priftin bėjnė me barrė…

 

 

LART NE KONISPOL

 

Nė  njė degė  ulliri,

Lart nė  Konispol,

Nis  kėngėn  bilbili,

Sa bukur kėndon.

Zogjtė e tjerė  vrapojnė,

Cicėrimat  bashkuan,

Me  bilbilin kėndojnė,

Kėngės seē ja morėn.

Sa  bukur  dėgjohej

Nė  degė tė  ullirit,

Kėnga e gjithė zogjve,

Dirigjent  bilbili.

Vashėzat ēame,

Kėngėn  kur dėgjuan,

Veshur  me tumane,

Vallen e filluan .

Sa  lezet ka vallja,

Me kėngė tė  bilbilit,

Bukur kėrcen ēamja,

Lulja e prillit…

 

   

AH KJO , BOTĖ.

 

Njerėz, tė  mė  doni sa ju dua,

me intriga, mos me luftoni,

s`mė keni, as ju kam hua,

Respekt  kėrkoj, pa mė doni.

 

Ah  kjo botė,  plot me tė  keq,

qė zjarrit  benzinė  kėrkojnė  t’i  hedhin,

pse o njerėz mė  bėni  tė  vdes,

dhe si dhelpra, dinakė kėrkoni tė m’a dredhni…?!

 

Ah, pse  gjithė  kjo ligėsi,

pse kjo luftė  kudo  nė  botė,

kėsaj  botė  me  djaj e  me brirė,

duket sikur i pėlqejnė vetėm lotėt.

 

Njerėz  tė zinj , qė  veē  urrejtje  mbillni,

 Qė nuk  dini se  ē`ėshtė  e bukura, e mira ,

 nė  flakėt e ferrit do tė  digjeni,

emrin  tuaj do ta mbulojė e liga.