Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Mevlud Buci

MEVLUD BUCI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

MEVLUD BUCI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          Mevlud Buci u lind mė 2 mars tė vitit 1951 nė Lukan tė Selishtės, Dibėr. Ka mbaruar Shkollėn e Mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” (ish-Normale) Elbasan dhe mė pas studimet nė Institutin e Lartė Pedagogjik tė Shkodrės, Fakulteti Gjuhė-Letėrsi.

       Ka punuar mėsues i gjuhės dhe letėrsisė shqipe e drejtues nė shkollat Qafė-Murrė e Selishtė. Ka qėnė bashkėpunėtor i Institutit tė Gjuhėsisė e Letėrsisė, Institutit tė Kulturės Popullore, Radio Tiranės e Radio Kukėsit si dhe i gazetave e revistave qėndrore tė kohės. Nė gjimnazet Laknas, Yrshek dhe “Sadi Nuri” tė Ndroqit ka dhėnė mėsim lėndėn e letėrsisė. Mė pas ka qėnė zv. drejtor i shkollave tė mesme “Mustafa Kemal Ataturk”, “Sandėr Prosi”, “Kolė Jakova” dhe “Murat Toptani”. Gjatė gjithė viteve tė punės nė arsim ka qėnė mėsimdhėnės i dalluar, organizator dhe shef i departamenteve tė shkencave shoqėrore, gjurmues, krijues, njohės dhe pasqyrues i traditave tė brezave. 

       Ėshtė marrė me krijimtari letraro-artistike qė nė bankat e shkollės sė mesme. Librin e parė me fabula e satira e botoi nė vitin 1997 me titull “Krushqia e korbit”. Mė pas renditen shumė tituj tė gjinive tė ndryshme letrare, mes tė cilėve: “Udha e mirėsisė” poezi, “Metafora e shpirtit” aforizma tė krijuara, “Thirrje njerėzore” poemė liriko-epike, “Drita hyjnore” publicistikė, “Foleja e shqiponjės” poezi pėr fėmijė, “Koha thėrret” satira e fabula, “Ylbere menēurie” aforizma, “Fjalor me shprehje e njėsi frazeologjike dibrane”, “Prova shenjtėrie” publicistikė, “Bukuria e universit tė besimit” aforizma tė krijuara, “Alegoria e Luznisė dhe gjuha e zogjve”, “Udhėt e fisnikėrisė” publicistikė etj. Nė proces botimi ka dhe libra tė tjerė.

       Mban Medaljet “Naim Frashėri” i klasit tė tretė dhe “Mėsues i dalluar”, titullin “Anėtarė Nderi i Diasporės Shqiptare” dhe dėshminė “Anėtar i Kryesisė sė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare”.

 

 

 

 

 

PLIS I BARDHĖ, DRITĖ E ARBĖRISĖ

 

Kėsulė e bardhė, e bardhė si borė

kėsulė e bardhė si drita te reja,

me ty mbi kokė, me armė nė dorė

qėndruan tė parėt, trima nė beteja.

 

Kėsulė e bardhė, ti ngjan si lisi

rrėnjėt e tua janė nė tokė ilirie,

o njerėz tė Zotit, ky ėshtė plisi

me dritė atdheu, me zė lirie.

 

Nė kohėra e mote u mbajt betimi,

tokė e pėrgjakur provoi “Herkulat”,

mal i qėndresės janė fjala e betimi

“S’e lėshojmė dheun pa i ndėrrua kėsulat”.

 

“S’e lėshojmė dheun pa i ndėrrua kėsulat”,

nuk tutet jo shqiponja dardane,

plisi i bardhė i madhėshtoi kullat,

plisi i bardhė, beden nė tufane.

 

Plisi i bardhė, beden nė tufane

pa tokėn mėmė vallė a rritet lisi,

me dritė vetėtimash, me bekime nėne

mbi kokė ndėr mote qėndroi plisi.

 

Mbi kokė ndėr mote qėndroi plisi,

e thonė Torviolli, Prizreni, Tetova

te rrėnjėt e thella matet lisi,

me gjak vaditur u ēlirua Kosova.

 

Me gjak vaditur u ēlirua Kosova,

i shkruan baladat guri, deti e mali

me plisin e bardhė Isėn priti Vlora,

Me plisin e bardhė tek ‘Smail Qemali.

 

Ku je o Azem, ku je dada Shotė

ku je Mic Sokoli, legjendė e trimėrisė

plisi i bardhė, uragan nė shqotė

plisi i bardhė, dritė e Arbėrisė!

 

 

GJITHĖ LULET E ZEMRĖS

 

Poeteshės, luftėtares trime, bijės humane tė Kosovės, qėndrestarės, deputetes dhe  intelektuales sė shquar, Flora Brovina.

 

Mblodha lulėzoje shpateve tė Gjalicės

e nė krah shqiponje ia ēova Drenicės,

mblodha lulėzoje maleve tė Sharrit,

po nė krah shqiponje stralltė Adem Jasharit.

 

Mblodha lulėzoje kur shkela Jutbinėn,

nėpėr krah shqiponje pėr Flora Brovinėn.

mblodha lulėzoje fushės sė Korabit,

krahėve tė shqiponjės hapur zemrėn labit.

 

Mblodha lulėzoje majave tė Kurorės,

e i thashė shqiponjės: Pėrulju diasporės!

Mblodha lulėzoje livadheve tė bjeshkėve,

mos pėrto shqiponjė, ēova arbėreshėve!

 

Mblodha lulėzoje trojeve arbėrore,

tė lutem shqiponjė, falua dėshmorėve!

E putha lėndinėn, mblodha lule tė kėngės,

pėr Flora Brovinė gjithė lulet e zemrės!

 

 

SOKOLESHĖ ARBĖRIE

 

Rukie Ramės, ish-mėsueses sė Pacit, bijės sė Bytyēit, Tropojės e Dardanisė, persekutuar nga diktatura moniste.

 

Atje nė Bytyē shtrihet fshati i saj, Vladi

atje ku lundrojnė fort dielli dhe hana,

atje ku ballin ta puth stuhia, flladi

atje u lind dhe u rrit Rukie Rama.

 

A e keni parė se si e torturuan qelive,

a e keni parė se si qėndroi si titane,

mėsuesja shpirtartė, miss i bukurive

e urta, e thjeshta, motra tropojane.

 

Lotėt si breshėr mė pikuan nėn qepallė,

shpirti im ndez plot dufe stuhie,

zemra m’u mbush me dhimbje e mall

pėr shqipen Dardane, motrėn Rukie.

 

Kryemonistėt kopukė dhe katilė,

kryemonistėt e tipit porsi Feēori,

montuan akuzėn si lubģ, si debilė

se ishin shkėrdhatė, ishin soj hamshori.

 

U stėrmundua motra brenda qelisė,

u gjakos, por qėndroi si lisi, si zana

ajo qė ishte komandante nė ballė tė rinisė,

me 108 ēika nė Brigadėn “Gjelosh Rama”.

 

Operativėt kopukė tė tipit Feēori,

operativėt shpirtliq e kryelanetė,

dėshmi e marrėzisė e gen horri,

“kulēedra qė hanin bijtė e vet…”

 

Kalvari i dhimbjes mbeti i paharruar,

kalvari i dhimbjes, vrasjes sė rinisė

kalvari i himbjes nga monistėt e tėrbuar

i thėrret kohės, brezave e lirisė.

 

Vallė, a ka shpirt qė nuk loton

vallė, a nuk lotojnė dielli dhe hana

fjala dhe vepra qėndrestare rron, or rron

sokoleshė Arbėrie, Rukie Rama!

 

 

VEĒ TRIMAT DINĖ ME FALĖ*

 

E mori farėn nėna ime nė vendlindje, nė Luznģ

dhe i mbolli nė oborr, nė Lukan, dy mįna

kėto pemė shekullore mė ndezin mall e poezi,

pranė manave mė rishfaqet e shtrenjta, nėna…

 

Ishte e urtė, ballėdjersitur, mendjehollė

ishte vėrtetė sofėr dhe kullė e besės,

motra e prijėsit popullor Haziz me grykėhollė,

motra e brezave, e vėllezėrve tė qėndresės.

 

U sulmua kulla, shtatėdhjetė burra nė rrethim

u dridh toka, shpati, llogori e zabeli

nė kullė tė Manukės bėnė betim

Haziz Manuka dhe Jashar Zeneli.

 

Dhe shkroi historia faktet porsi mali,

she shkroi historia baladėn e luftės:

“Mu ke kulla na u vra gjenerali,

kala trimėrie shtėpia e Manukės…”

 

Mė vonė, mė 1944, nė dallgė edhe shqotė

kur u dha kushtrimi, fort u dridh kalaja

kulla e Manukės luftoi me top,

kulla e Ukės luftoi me mortaja…

 

Dhe mbeti historia monument kujtimi,

dhe mbeti historia e ndritur nė ēdo mot,

Dritero Agolli, devolliu, trimi

shkroi romanin “Njeriu me top”.

 

Dy vėllezėr tė njė gjaku, lisa tė stuhisė

dy vėllezėr tė njė gjaku, tė egėr si lutajė**

dy vėllezėr tė njė gjaku nė troje tė Luznisė,

Manuka me top, Uka me mortajė…

 

U pajtuan me zemėr n’sofėr t’vllazėrimit,

sot kėto fise kanė unitet tė rrallė,

ndėr shekuj e kohėra janė dritė e shenjtėrimit,

nderim pėr brezat, veē trimat dinė me falė.

 

*Fiseve vėllazėrore Manuka dhe Uka tė Luznisė, qė

mė 1944 luftuan kundėr njeri-tjetrit, Manuka me top

dhe Uka me mortajė. U pajtuan, u bashkuan, u falėn

nė emėr tė lirisė, tė gjakut, tė kombit. Kėtu, i madhi

Dritero, mori subjektin e romanit “Njeriu me top”.

Kjo ėshtė besa e Luznisė dhe luznakėve tė menēurisė

e tė trimėrisė. Pėrjetė vllau me vėlla!  

**shtrėngatė, dallgė e fortėme shi dhe erė,

qė shemb shtėpia, shkul pemė.

 

 

MOJ DRENUSHĖ KOSOVE

 

Flokėt lėshuar ballit

si lulja n'majė t'genit,

belholla krah djalit,

moj ēikė e Prizrenit!

 

Fort tė ndrit nishani,

si gjerdan Gjakove,

moj lule fazani,

moj drenushė Kosove...

 

Kur ta preka ballin

diell t'tra mbi faqe,

fort ma ndeze mallin

moj molla nė baēe!

 

Sytė ēelin blerimet,

gjeni ēel prej gjenit,

balli tė puth agimet

moj ēikė e Prizrenit!