Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - MES  TELAVE  GJEMBOR

Shkruan: Remzi LIMANI

      

MES  TELAVE  GJEMBOR

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Mes telave gjembor"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            Fjala e redaktorit

 

 

            VJERSHĖRIMET E BUZĖQESHJEVE TĖ HUMBURA

 

Kur mendja jonė merr rrugė nėpėr udhėt me shkronja, na bėhet i pashmangshėm kapėrcimi nėpėr shtegun e hapur tė krijimtarisė letrare tė poetit tonė. Adem Zaplluzha. Ky krijues, me njė opus tė gjerė e tė lakmuar nė fushėn e poezisė moderne, me nostalgji dhe pezėm, nėpėrmjet metaforės sė qartė poetike na shfleton narracionin figurativ nėpėr tė cilin kalojnė fatet e njeriut nėpėr kohė dhe hapėsira tė ndryshme.  Duke e kėrkuar arsyen e humbur, nėpėr poezitė e tij, poeti Zaplluzha, deri nė kubenė e qiellit ngre zėrin e kėngės sė vrarė, pėr ta kuptuar dhe hetuar dhembjen e njeriut, i cili sikur mbeti i ndryrė nė katrorin e mugėtirės sė pafrymė, e njė kohej njerkė, kohė e cila na bėhet e shurdhėr nė tė dy guaskat e veshėve tė prishur dhe nuk e dėgjojnė dot vajin e kėngės ngushėlluese pėr njeriun dhe buzėqeshjen e tij tė humbur.  Pra, nė librin “Mes telave gjembor”, tė ndarė nė tri cikle, poeti nė mes ėndrrash, me nostalgji i kėndon fėmijėrisė sė humbur /Shtėpia e jonė kurrė nuk ishte e zbrazėt/Mė kujtohet kur na mungonin lodrat/Por ajo mbushej me dashuri/. Pastaj, nė dy ciklet tjera na jep njė pasqyrim lucid tė njė shtrese sociale njerėzish me halle…, tė nėpėrkėmbur dhe tė anashkaluar nga syri dhe mendja e shoqėrisė nė fron. Pra, vjershėrimet e veshura me petkun e dhimbjes u kushtohen njerėzve tė tulatur nga frika e mendjes sė tyre dhe vetmia e pashpirt, tė cilėve, pa dėshirėn e tyre, gjithandej u loz mendja e shkretė…! /Ajo i ngėrmohej edhe mushkonjave/Qė ia bezdisnin mendjen e humbur/

Kėtu, pra, poeti nė fjalė, thotė qartazi, se dhembja e kėsaj shtrese shoqėrore ėshtė dhembja jonė. Ne jemi ata dhe ata janė pasqyrimi ynė. Nė kėtė kontekst, karshi ndėrgjegjes sonė tė humbur, poeti vishet me dhembjen e njerėzve tė cilėt i takojnė vetvetes sonė. Prandaj, me tė drejtė dhe me pezėm, poeti ynė derdhė ofshamėn e kohės ngufatėsh , qė nuk na jep frymėn e duhur pėr t`i kapėrcyer dhimbjet dhe regėtimat e kohės sė zbehur, e cila na ėshtė bėrė dritė e  pakėt – ndoshta mė e pakėt se njė llambė vajguri…!

Nė kėtė pėrmbledhje fjalėsh e ofshamash nėpėr kohė, autori i librit “Mes telave gjembor” bėn strukturimin e duhur tė fjalėve dhe ndėrtimin e poezisė e vendos mbi bazat e qėndrueshmėrisė faktike siē e pėrshkruan autori nė poezinė e tij /Njėri qė i kishte kaluar tė tetėdhjetat/Kujtimet i mbante nė dorėn e djathtė/Njė qeskė najloni e tejdukshme/Mbushur me flokė tė thinjura/Mbase donte t`i djeg tė gjitha trishtimet/. Pra, nga dhembja e njerėzve tė anashkaluar, poeti nxjerrė nė pah mungesėn e ndėrgjegjes sonė, humanizmit dhe njerėzisė qė nuk e kemi karshi tė tjerėve. Andaj, kjo lloj poezie, na vjen edhe si vėrejtje shoqėrore, qė mė nė fund, vishemi me njerėzoren, tė kandisemi dhe tė veprojmė nė pėrputhje me normat dhe ligjet mbi tė drejtat e njeriut.

        Si shumė njerėz, tė cilėt patėn fat tė ecėn qirithi nėpėr kohė..., edhe poetin Zaplluzha, koha e veshi me petkun e njė moshė tė kaluar mbi shtatėdhjetė kalendarė tė zhubrosur dhe tė harruar nėpėr mote. Mirėpo, mosha e tij kalendarike nuk vėrehej as nė sy e as nė shtrėngim duarsh. Pra, kėtė vitalitet fizik e mendorė, kėtė “pangopėsi” pėr tė shkruar e shkruar..., Zaplluzha sikur e fiton nga fjalėt e gatuara dhe gjumin e shtrirė mbi shtratin e mbushur me shkronja shqipe dhe ėndrra fjalėsh... Ai nuk ndalon sė shkruari as pėr njė frymė njeriu. Koha e Adem Zaplluzhės vazhdon me rrjedhėn e lumit dhe tė fjalės shqipe. Kur dita, paksa e lodhur nė kocka kėrrusej, pahetueshėm hėna kacavirrej nė dritaren dhomės sė tij. Tani, po ashtu pahetueshėm; dita mbuzej me natėn dhe takohen nė udhėkryqin e fjalėve ende tė pa thėna...

                             

 Prishtinė, 6 qershor 2014