Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Mesazh festiv!

Shkruajnė: Vlora BANUSHAJ & Sabir KRASNIQI

MESAZH FESTIV!

 

 

"Qeshuni nga thellėsitė e shpirtit, mė shumė se qė merrni frymė, dhe dhuroni dashuri nga  zemra, mė shumė se sa tė rrahurat e saj!"

      

 

 

 

            Sikurse kristalet  e pastra tė fjollave tė borės, qė shkėlqejnė dhe i japin bardhėsi natyrės, ashtu dėshirojmė qė tė shkėlqej dhe tė jetė i bardhė, edhe universi shpirtėror i ēdo qenie hyjnore qė frymon nė kėtė hapėsirė tė madhėrishme plot jetė.

 

            Vetėm nė atė shpirt, qė shkėlqen si kristali, vetėm nė atė shpirt, qė ėshtė i bardhė si vet agimi, vetėm aty stacionohen dhe bėjnė folenė edhe  krijesat e ndritura engjėllore! E aty ku banojnė engjėjt, aty banon edhe buzėqeshja, aty rrjedh nektari mė i ėmbėl i ekzistencės, aty valorizohen ngjyrat mė tė bukura e mė tė gėzuara tė jetės, aty ėshtė vet bukuria hyjnore - fryma mė e pastėr e dashurisė.

 

            Aty ku mungon fryma e dashurisė, aty mos kėrkoni bukuri, mos kėrkoni shkėlqim, mos kėrkoni bardhėsi, mos kėrkoni engjėj, mos kėrkoni parajsė! Aty do tė gjeni vetėm errėsirė, klithma demonėsh, frymėn e shėmtisė - ferrin vet!  Bukuria ėshtė reflektim i dashurisė - shėmtia, reflektim i urrejtės!  Ai qė ka tė kultivuar nė shpirt dashurinė, gjithēka qė bėn, e bėn me dėshirė dhe kėnaqėsi, e gjithēka qė ndėrtohet nga kėto ndjesi tė pastra, shkėlqen nga bukuria! E kur shpirtit i mungon dashuria, edhe brilanti mė i ēmuar i botės, tė duket i shėmtuar! Po tė mbizotėroj mė shumė dashuri mes njerėzve, a do tė kishte hapėsirė aty urrejtja? E urrejtja ėshtė shėmtia mė e madhe e jetės, qė gjeneron vetėm xhelozi, mosmarrėveshje, pėrēarje, dhunė, konflikte... mjerim!...

 

            ...Andaj, le t'i hapim portat e universit shpirtėror, dhe ta mbushim kėtė hapėsirė me shkėlqim e bardhėsi, me tingujt e pėrsosur tė ritmit hyjnor, me aromėn dehėse nga kurora lulesh me ngjyra magjepse... Le ta freskojmė kėtė hapėsirė me  ujėvara buzėqeshjesh, qė  burim kanė thellėsitė mė tė pastra e mė tė ēiltra tė zemrės... Le tė mbjellim ēdo ditė nga njė filiz tė ri, dhe mbi kėtė sipėrfaqe tė ndėrtojmė Kopshtin mė madhėshtorė tė jetės - KOPSHTIN PARAJSORĖ! Kopsht nga i cili do tė ushqehemi pėrherė, vetėm me nektar... Le tė pikturojmė nė kėtė hapėsirė harkore ylberesh me ngjyra dashurie, sepse vetėm me dashuri mund tė ndėrtojmė ura lidhėse, ura qė i afrojnė shpirtrat, qė i bashkojnė njerėzit, qė lidhin shoqėritė... ura qė mposhtin urrejtjen, venitin mėritė, pengojnė zemėrimet, frenojnė djallėzitė.... ura qė sfidojnė ēdo shėmti, dhe mbi to murosin bukuritė e pėrkryera tė jetės.

 

            Tė kultivojmė vetėm farėn e dashurisė - frymėn hyjnore, nė tė gjithė hapėsirėn e kėtij Kopshti parajsorė, qė frutat  e saj  t'i ndjejmė, t'i shijojmė, t'i pėrjetojmė... gjatė gjithė vitit qė po vije... edhe viteve nė vazhdimėsi... dhe kėtė frymė, kėtė aromė tė kėndshme, kėta tinguj tė ėmbėl skofiar, kėto ngjyra nga mė tė gėzuara tė jetės, pėrmes harkores sė ylberit, t'i bartim edhe tek syri, zemra dhe shpirti i tė gjithė tė dashurve tanė... tė gjithė njerėzimi... sepse dashuria ėshtė shpresė, dashuria ėshtė frymėzim, dashuria ėshtė motiv, dashuria ėshtė solidaritet, dashuria ėshtė mirėsi, dashuria ėshtė mbarėsi, e mbi tė gjitha, dashuria ėshtė perlė e lumturisė!

 

            Urojmė qė kjo perlė e lumturisė ta stolisė zemrėn e secilit nga ju - zemrat e gjithė njerėzimit!

 

            Ky ėshtė mesazhi ynė festiv edhe pėr kėtė Vit tė Ri.

 

 

GĖZUAR!