Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - MĖ PRITNI TE BALADAT E GURIT

Shkruan: Ligor SHYTI

      

MĖ PRITNI TE BALADAT E GURIT

 

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Mė pritni te balada e gurit" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

Nė vend tė parathėnies

 

Ja ku na vjen pėrsėri nga oaza e tij e pakufishme, kalorėsi Adem Zaplluzha, me njė cikėl tė ri poezish lirike qė tė depėrtojnė nė shpirt e tė mbesin nė mendje. Ēdokujt qė i bie nė dorė ky vėllim poetik dhe do tė shohė qė nė faqet e para tė librit se parathėnia e tij ėshtė shkruar nga njė shkrimtar nga Jugu, pėr njė poet shumėdimensional nga Prishtina, do t’i shkonte nė mend historia e afėrt dhe e largėt. Do t’i shkonte ndėrmend Lidhja e Prizrenit dhe vėllezėrit Frashėri. Do t’i shkonte ndėrmend ajo fije e dukshme dhe e pakėputshme shpirtėrore qė ekziston midis artereve tė kombit tonė, midis Prishtinės dhe Pėrmetit.

Ēdo lidhje ka njė histori dhe ēdo histori ka njė ēast tė bukur qė starton dhe s’ndalet kurrė. Edhe miqėsia ime me poetin e mirėnjohur Adem Zaplluzha, ka lindur aty, buzė Vjosės, kur njė vit mė parė poeti ishte protagonist i konkursit mbarėkombėtar “Nė gjurmėt Naimiane”. U mrekullova atėherė kur mėsova se nė arsenalin e madh tė krijimtarisė sė poetit janė regjistruar 140 vėllime me poezi dhe krijimtari letrare tė gjinive tė ndryshme. Pa e lexuar ende krijimtarinė e tij mendova se ai do tė ishte, ose “i marrė”, qė punonte ditė e natė pėr tė nxjerrė ēdo muaj nga njė vepėr letrare, ose do tė jetė njė gjeni qė zoti i ka dhuruar mendjen e artė dhe talenti i tij nuk njeh kohė dhe kufij. U pėrpoqa tė pėrmbahem e tė prisja tė lexoja disa nga veprat e tij, tė cilat m’i dhuroi nė takimin tonė tė 25 majit 2015.

Nuk kaloi shumė kohė dhe veprat e tij letrare do tė mė shoqėronin ngado qė shkoja. Nė bibliotekėn time, nė tavolinėn e punės, nė makinėn time me tė cilėn udhėtoj shpesh, ėshtė e pamundur tė mos gjesh njė vepėr poetike tė mikut dhe poetit tashmė tė mirėnjohur, Adem Zaplluzha. Pak kohė mė parė se tė mė shkruante se kishte dėshirė tė mė kishte nė librin e tij nėpėrmjet parathėnies sė librit tė tij mė tė ri “Mė pritni te baladat e gurit”, ai mė shprehte se koha po e impononte tė ndėrpriste punėn krijuese dhe tė rrinte i qetė nė pėrditshmėrinė e tij. E dėgjova me vėmendje dhe po mendoja nėse mund tė ndodhte kjo me njė poet kaq tė talentuar, kaq punėtor, kaq prodhimtar sa ėshtė poeti ynė.

Duke pasur lejen e autorit pėr redaktimin dhe shkrimin e parathėnies pėr kėtė libėr, mora kurajon dhe e pyeta mikun tim, nėse ishte i sigurt se do ta bėnte kėtė hap, pėr t’u shkėputur nga krijimtaria, por shumė shpejt do ta merrja pėrgjigjen qė dėshiroja. Zoti Adem Zaplluzha ėshtė nga ata krijues legjendarė qė preferojnė tė vdesin nė fushėn e betejės. Makina e tij krijuese punon nė perfeksion dhe penda e mendja e tij do tė vazhdojnė tė prodhojnė perla pėr letėrsinė shqipe.

Ky poet, qė frytet e pemės sė tij nuk ja rrezikojnė asnjėherė kapriēot e stinėve, ėshtė poeti qė tė pėrditshmen e kthen nė art dhe artin e pėrditėson me kohėn qė jeton ai dhe bashkėkohėsit e tij. Pėrtej artit tė tij tė bukur dhe talentit qė e karakterizon, ėshtė mė sė pari njeri dhe atdhedashės. Nė krijimtarinė e tij, qysh prej fillimit dhe deri nė fund, e karakterizon atdhedashuria. Bota rrotullohet rreth diellit kosovar, rreth diellit kombėtar, atij dielli qė pėr shumė kohė u pėrpoqėn tė na e zėnė tė huajt, por nuk ja dolėn:

 

Mė janė verbuar sytė, o njerėz,

Ma sillni kėtu diellin e vjedhur tė Kosovės!...

 

Pėrmet, mė 4.05.2016

 

 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Mė pritni te balada e gurit"

 

 

NJĖ FLUTUR ME NJĖ BASTUN

 

Nė fillim,

nuk kishte asgjė tjetėr pėrpos fillimit.

Pastaj erdhi nata.

Pas saj, si njė hajdut i imagjinuar,

u paraqit profecia.

 

Dora e djathė xhelozonte marrėzisht

tė majtėn.

Nata kacavarej si lakuriqėt nė sytė e mi.

Shpella me stalagmite

djersitej nga ofshamat e lagėshtisė.

 

Ju thashė mė parė

se asgjė tjetėr nuk kishte para fillimit.

Njė flutur me njė bastun

shkelte mbi njomėsin e luleve...

Pėrpara njeriut ishte njė mur i panjohur.

 

Diku nė hapėsirė zgėrdheshej fillimi,

etja i pėrcjell me xhelozi.

Itineraret e tė reshurave tė kaltra

Nėpėr traversat e kohės

Ishin ankoruar anijet tej oqeanike

 

 

NJĖ FILLIM I RI PREJ SHIRAVE

 

Sot e gjithmonė,

njerėzit kurrė nuk e mėsuan

Nga cili yll u lind nata,

nėpėr cilat hapėsira noton dielli?!

 

Qielli ishte i mrrolur

Yjet i ngjanin katarzės

Njė shtjellė e tejdukshme

Llamburiste nėpėr mendjet e njerėzve.

 

Pėr befasi, atė ditė nuk ra shi.

Retė ikėn pėrtej galaktikave

Njė tjetėr botė i cokate dhėmbėt

Drutė shikonin tė habitur derdhjet e lumenjve.

 

Sot e atė ditė,

gjithmonė duket fillimi,

si nė fillim, ashtu edhe nė mbarim.

Njė fillim i ri prej shirave tė tejpashme.

 

 

ISHTE KOHA E DYNDJEVE

 

Ishin tė trishtuara lehjet

Netėt nuk u ngjanin netėve

Njė thikė e topitur nė shpirtin e drurit

Vajtonte fatin e gjetheve.

 

Ishte koha e dyndjeve

Gurėt nėpėr pėrrenj ulėrinin si ujqėrit

Piskamat e lisave

u dėgjuan nė shtatė qiej.

 

Pas epit tė Gilgameshit

asnjė pėllumb nuk fluturoi

nė drejtim tė yjeve.

Mė duket se u shkyēėn dritat e qiellit.

 

Ishte sterrė, ndoshta mua mė dukej ashtu,

por... gjithsesi,

njė shi i pėrzier me mjegull

i ngjante kopesė sė tėrbuar tė demave.

 

 

QIELLI KĖTU ĖSHTĖ I NGRYSUR

 

Atė ēast, kur tė nisesh,

eja me sytė e ndritur tė diellit.

Merre me vete njė pjesė tė tokės dardane.

Qielli kėtu ėshtė i ngrysur...

Sa shumė u ngjan njerėzve tė pashpresė!

 

Merr ēfar’ tė duash nga atdheu im.

Sillma njė gur tė stralltė

tė mė bėjė dritė nė kėtė errėsirė.

Mė janė verbuar sytė, o njerėz,

ma sillni kėtu diellin e vjedhur tė Kosovės!

 

Nėse s’mundeni tė ma sillni diellin,

o, ju lutem, mos mė lini pa asgjė.

Sillmani njė copė asht’ tė kalbur

tė mė bėjė dritė,

nė netėt e mia tė verbuara prej lotėve!

 

 

NĖ LAGJEN TONĖ

 

Asnjė flutur nė stacionin e braktisur.

Ka kohė qė lejlekėt

nuk fluturuan nė ēerdhen e atdheut.

Njė zog i trishtuar si nata,

i bie kitarės pranė drurit tė vetmuar.

 

Sa trishtueshėm qenkan shurdhuar pemėt.

Asnjė zė njeriu nuk dėgjohet.

Nė lagjen e varfanjakėve

vetėm kukuvajka e pikėllimit

ligjėron pėr tė nesėrmen e dyshimtė.

 

Nuk shoh zogj nėpėr mullarė.

Trishtilat pėrmallshėm fluturojnė

mbi plagėt e atdheut.

Asnjė njeri s’mund tė pijė ujė

Te ēezma e mbetur e kujtesės.