Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Mėkatet e vdekjes (pjesa e dytė)

Pėrgatiti: Hasan HAMĖZBALA

   MĖKATET E VDEKJES  (pjesa e dytė)

 

            Nė dėshirėn tonė tė mirė qė lexuesit t’i ofrojmė diē qė do t’ia kthjellte horizontin e vetėdijes - diē tė afėrt, tė kapshme e konkrete, zgjodhėm shpjegimin e Billy Graham-it pėr disa nga mėkatet e vdekjes. Jemi tė bindur se ky kėndvėshtrim do t’u ndihmojė shumė lexuesve qė aspirojnė vetėnjohjen dhe ngritjen shpirtėrore: pėr fillestarėt do tė pėrbėj shkallėn e parė tė vetėngritjes, kurse pėr ata qė pak a shumė kanė arritur ndonjė pėrparėsi nė kėtė drejtim, ko mund t’u shėrbej si njė pėrsėritje qėllimmire. E dihet: pėrsėritja ėshtė armiku i harresės...

 

           

 

            4. Njė nga mėkatet e rėnda tė vdekjes ėshtė edhe amoraliteti apo ndyrėsia. Bazėn e ka nė epshin e papėrmbajtur. Ndonjė racionalist pretencioz do tė thoshte se epshi ėshtė njė instinkt krejt natyror, ai na ėshtė dhėnė nga Perėndia. Po, por amoraliteti ėshtė njėri nga mėkatet mė tė mėrishme nga Perėndia, shkaku se mbrapshton e ēorodit dhuratėn  mė tė ēmueshme qė Perėndia i ka dhėnė njeriut - Dashurinė... dashurinė njerėzore. Prandaj, amoraliteti ėshtė aromė e mprehtė e djallit pėr shkatėrrimin e shpirtit.

            E dihet se mėkati e bjerr gėzimin. Mėkati lė gjurmėt e veta nė njeriun, kur njeriu i shtrohet atij. Kurse gjurmėt e jashtme nuk janė asgjė nė krahasim me gjurmėt e brendshme qė mbesin nė shpirtin e njeriut mėkatar.

            Prandaj, amoraliteti shkatėrron shpirtin. Ai ėshtė mėkat. Nė orėt e dobėsisė sonė mashtrohemi dhe i nėnshtrohemi fuqisė ngadhėnjyese tė epshit.

            5. Njė nga mėkatet tjera, po ashtu o papėlqyer nga Perėndia ėshtė edhe grykėsia.

            Viteve tė fundit standardi jetėsor nė botė ėshtė rritur furishėm. Njerėzit jetojnė ėndshėm. Si pasojė e kėsaj ėshtė adhurimi tej mase i tė mirave materiale, i komforit. Thjeshtė: njeriu gjithnjė e mė shumė e do luksin, i do tė mirat materiale. Pėr tė: Perėndi ėshtė barku, altar ėshtė tryeza, besim ėshtė begatia, kurse parajsė ėshtė komfori. Dhe rrezik serioz bėhet kėnaqėsia e pamatur nė tė ngrėnė, nė tė pirė dhe nė tė dehur. Njeriu bėhet rob i barkut tė tij. Grykėsia, sikurse edhe lėshimi i tepruar nė epshe, ėshtė mėkat ashpėr i  gjykuar. Perėndia pa dyshim nuk mund t’i dojė njerėzit, lavdia dhe Perėndia e tė cilėve ėshtė barku dhe mendojnė vetėm  pėrmes poshtėrsisė sė tyre. Njerėzit e tillė mashtrohen vetėm me ėmbėlsitė e oreksit tė tyre trupor, gjegjėsisht me kėnaqėsitė e pamatura tė ngrėnies. Egoja e grykėsisė bėrtet: “Ha, pi e gėzohu,se nesėr nuk ke pėr tė qenė!” Njerėzit e tillė nuk i japin vend Perėndisė, nė mendojnė nė pėrjetėsinė. Jetojnė vetėm pėr tė tashmen she atė - pėr ta mbushur atė tė tashme me tė ngrėna e tė pira tė pamasė. Motoja e tyre ekskluzive ėshtė: “Vetėm njė herė jetohet, ndaj kėtė duhet shfrytėzuar! Mos u trazo! Ha mė shumė! Kėnaqu mė tepėr nė jetė!”...

 

            Gjeneratat tona janė tejet tė ngarkuara me filozofinė materialiste, por kot mundohet tė pinė konceptin e saj pėr luturi, kot pėrpiqen t’ia vjelin qetėsin shpirtėrore, duke menduar se rruga e vetme qė ēon kah lumtura njerėzore ėshtė begatia materiale. Mandej, mendja e njeriut nė kohėn e sotme mund tė mbushet lehtė me mendime tė pavlefshme dhe me marrėzi tė ndryshme, kurse lukthi i tij mund tė mbushet lehtė me ushqimet mė tė mira! Dhe ky ėshtė absurd i kohės sonė: Barku ėshtė i mbushur me gjithė tė mirat e mundshme, kurse shpirti ndjen uri. Se nuk jetohet vetėm nga buka. Jetohet dhe mund tė mendohet se po jetojmė mirė, por vjen njė ditė dhe - dėshpėrimi ėshtė i paevitueshėm, i pashmangshėm, dhe e sheh se diēka e lartė, e pakompenzueshme me begatinė materiale, po mungon dhe ndjenė uri... D.m.th.: ndjen begatin e barkut, por njėkohėsisht ndjen thellėsisht varfėrinė e shpirtit.

            Uria ėshtė dukuri normale e dhėnė nga Perėndia, pjesė e natyrės sonė, dhe ajo duhet shuar me ushqim, por kur ajo shndėrrohet nė lakmi abnormale pėr ushqim, e dėmton trupin dhe trurin. Trurin e bėnė trash, kurse shpirtin ė pavlershėm. Nė atė rast ajo pashmangėrisht ėshtė mėkat.

            Tė kėnaqurit e orekseve tona nuk guxon tė bėhet puna mė e rėndėsishme nė jetė. Kur oreksin tonė e vėmė nė rendė tė parė, jetėn e kalojmė nė ndjekjen e tė  mirave materiale, duke harruar gjithnjė dhe duke lėnė anash shpirtin, mendimin pėr Perėndinė dhe, vetėm nė instancėn  fundit, tė mahnitur kur jeta na largohet pandalshėm, bėrtasim tė mjerė: “Perėndi, mishėro shpirtin tim!” Dhe dėshirojmė qė vetėm me kaq tė arrijmė pajtimin me Perėndinė. Po me atė qė me vetėdije e harrojnė Perėndinė dhe shpirtin, e vazhdon tė jetoj me mėkatin, ka pak shpresė se me Perėndinė do tė mund tė pajtohet nė ēastin e fundit...

            Librat e shenjtė kėrkojnė qė nė tė gjitha punėt tė jemi tė matur. Masė, maturi, vetėdisiplinė, vetėrealizim. Teprimi nė tė mira ėshtė fillim i tė kqijave. Apo, thėnė me fjalė tė tjera: Fundi i tė gjitha tė mirave ėshtė fillimi i tė gjitha tė kėqijave. Ndėr romakėt, para shkatėrrimit tė Perandorisė Romake, kanė sunduar tri mėkate kryesore: Grykėsia, dehja dhe amoraliteti. Me dhėmbėt e tyre kanė gropuar varrin pėr vetėn e tyre.. janė vrarė me kėnaqėsi tė palejuar. Flitet se kanė qenė tė zakonshme rastet qė nė banketet e tyre tė shfrenuara, njeriu tė shkojė gjer te dritarja, t’i fus gishtėrinjtė nė gojė pėr tė vjellur atė qė ka ngrėnė, e nė atė mėnyrė tė aftėsohej pėrsėri pėr tė ngrėnė. D.m.th.: tė kthehet pranė tryezės dhe tė vazhdoj prapė me grykėsi. Roma ka rėnė, sepse ka pėrmbushur barkun e saj, por njėkohėsisht ka ndjerė uri tė tmerrshme shpirti i saj.

            Diē e ngjashme ndodh edhe sot: kemi arritur zhvillim ekonomik, por shpirtėrisht kemi uri. Kemi pėrparuar nė aspektin material, por kemi mbetur prapa shumė me zhvillim shpirtėror. Trupi kėrkon ushqim, ujė, ajėr. Nė kėtė nuk ka asgjė tė fajshme, nė qoftė se ia plotėsojmė kėto kėrkesa. Mirėpo, nė qoftė se e lėmė pas dore shpirtin, jemi tė gjykuar pėr shkak tė grykėsisė mėkatare. Dita-ditės jemi mė tepėr robėr tė ėndjeve materiale. Por kini parasysh se gjėrat materiale na kėnaqin, por ato kėnaqin vetėm njė aspekt tė natyrės sonė, atė fizik. Shpirti mund tė gjejė ushqimin, qetėsinė dhe  sigurinė vetėm nė Perėndinė.

            Grykėsia ėshtė mėkat, sepse e ndyn trupin qė ėshtė tempull i frymės sė shenjtė. Trupi ėshtė fortesa e Frymės sė Shenjtė, qė jeton me ne, qė e kemi prej Perėndisė, por s’ėshtė jona. Festojeni, pra. Perėndinė nė trupin tuaj! Ēdo mėkat i bėrė nė trup ėshtė mėkat kundėr Perėndisė. Jetoni nė mėnyrė joegoiste e jolakmitare dhe nė atė rast nuk do tė bėheni vrasės dhe grabitės tė lumturisė suaj!

            6. Pėrtacia ėshtė po ashtu njė mėkat i rėndė. Pėrtacia nuk lejon t’i pėrmbushim nevojat shpirtėrore. Pėrtacia vret dėshirėn. Pėrtacia shkatėrron rastet e volitshme dhe vret shpirtrat. Vret ngadalė dhe fshehtėsish, por megjithatė vret... Shumė veta humbin pėrpjekjet pėr ngrije shpirtėrore, jo pse janė tė dobėt, por sepse janė pėrtacė. S’duhet bėrė asgjė mė tepėr pėr ta humbur shpirtin, vetėm bėhu pėrtac! Shumica prej nesh ka mė tepėr dėshirė tė flejė mė gjatė pėr 15 minuta se sa tė kalojė 15 minuta nė lutje, tė takim me Perėndinė, qė e kemi nė veten tonė. Shkaku i pėrtacisė lė pa bėrė atė qė duhet bėrė.

            Mėkat ėshtė tė jesh pėrtac: nė veshje dhe nė bisedė; mėkat ėshtė tė jesh pėrtac: nė mirėsjellje dhe nderim tė pėrditshėm; mėkat ėshtė tė jesh pėrtac: nė ndihmė tė tjerėve, nė sjellje tė mirė dhe nė pastėrtijn vetiake. Duhet qenė pėrtac: vetėm nė hidhėrim, nė mėkate.

 

            Pėrtacia njeriut i merr kuptimin shpirtėror, prandja pėrtacia  ėshtė njė nga shtatė mėkatet e vdekjes. Njeriu mund tė pranoj tė vėrtetėn me mend, mund edhe tė dij gjithė doktrinata fetare, por s’ėshtė nė gjendje tė vendos pozitivisht pėr veten. Para tij rruga ėshtė e qartė. Ai di kah duhet tė shkoj, por pėrtacia dėshirėn e tij e ka bėrė tė pafuqishme. Kjo sidomos ėshtė e shprehur tek mėkatarėt: te kriminelėt, te vjedhėsit, tek tė pamoralshmit, te kapriciozėt, te lakmiēarėt, tek grykėsit, te pėrtacėt...

 

            7. Njė mėkat i rėndė nė sytė e Perėndisė  ėshtė edhe Koprracia. Asnjė mėkat nuk e varfėron she nuk e zvogėlon gėzimin e jetės sė koprracit. Njė copė ari mund tė na verboj aq sa qė s’mund ta shohim as diellin. Dashuria pėr tė holla aq mund ta pushtoj zemrėn e njeriut ndonjėherė sa qė pėr Perėndinė, nė atė zemėr, tė mos ketė as vend! E ēfarė i nevojitet njeriut qoftė edhe tėrė botėn nėse e fiton, kur e humb shpirtin dhe kontaktin me Perėndinė?!

            Ndoshta mėkati mė i madh i njeriut tė sotėm ėshtė pangopėsia, kėshtu qė nė vrap pas fitimit tė tė hollave, nuk ka kohė as pėr Perėndinė. E nė vrapim pėr jetė mė tė kėndshme, mund t’i humbasim tė gjitha. Mu kur njeriu mendon se ėshtė mė i pasur, mund t’i ketė humbur tė gjitha. Nė ato ēaste ndoshta ai ėshtė duke vdekur urie... Nėse keni vetėm tė holla, me tė vėrtet jeni tė varfėr...

            Pasuria s’ėshtė mėkat nėse kėtė e fitojmė nė mėnyrė tė ndershme, me djersė e drejtėsi. Por nė qof6ė se kjo ia zė frymėn jetės sonė shpirtėrore, atėherė kjo bėhet mėkat dhe ne bėhemi tė vobektė nė sytė e Perėndisė.