Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - MEKANIKA E DOMOSDOSHME E MANIPULIMIT DHE BINDJES (1)

Shkruan: Ervin QAFMOLLA

http://kallxo.com

      

MEKANIKA E DOMOSDOSHME E MANIPULIMIT DHE BINDJES (1)

 

         Pėrdorimi i kėsaj morie teknologjike pėr arsye kontrolluese dhe manipuluese, dukshėm orientohet drejt zėvendėsimit tė realitetit me utopi mikrokozmike (kredia qė shpėton jetė apo shfarosja nė emėr tė progresit), tė cilat tė pėrbashkuara kanė fuqinė graduale pėr t’i dhėnė jetė njė dystopie tė personalizuar dhe nga e cila ėshtė e vėshtirė tė arratisesh.

 

 

 

            Njė vėshtrim mbi evolucionin e komunikimit strategjik: ku po shkon formėsimi i opinionit publik dhe a mund tė orientohet nė dobi tė progresit shoqėror?

 

         “Manipulimi i vetėdijshėm dhe inteligjent i zakoneve dhe opinioneve tė organizuara tė masave ėshtė njė element i rėndėsishėm nė shoqėrinė demokratike. Ata qė e manipulojnė kėtė mekanizėm tė fshehur tė shoqėrisė pėrbėjnė njė qeveri tė padukshme, e cila ėshtė sundimtarja e vėrtetė e vendit tonė. Ne jemi tė qeverisur, mendjet tona janė tė brumosura, shijet tė formuara, idetė tė sugjeruara, kryesisht nga njerėz pėr tė cilėt nuk kemi dėgjuar kurrė. Ky ėshtė njė rezultat logjik i mėnyrės se si ėshtė organizuar shoqėria jonė” – Edward Bernays

 

         Shtysa pėr tė zotėruar gjėra qė nuk janė thelbėsore pėr ekzistencėn apo edhe pėr kėnaqėsinė tonė afatgjatė ėshtė ende ēėshtje studimi dhe analize nė shumė aspekte. Por ashtu si fanepsjet efemere dhe dashuritė qė skadojnė brenda njė stine, gjakimi i njeriut pėr ta pasur gjithēka nė ēastin qė e dėshiron dhe ashtu siē ia do zemra, qėndron nė thelb tė kapitalizmit modern dhe infrastrukturės sė tij mbėshtetėse.

         Reklamat pėr shembull, shpesh tė shpėrfillura nga mė intelektualėt dhe tė diturit ndėr ne, mbeten megjithatė njė ngasje reale – tė paktėn nė nivelin e nėnvetėdijes – dhe si rrjedhojė, njė shtysė e paartikuluar brenda vetes pėr tė kryer veprime, tė cilat shpesh nuk do t’i mbijetonin njė analize racionale dhe koherente.

         Nė sfera tė tjera, manipulimi i perceptimit orientohet nga bindja e votuesve pėr tė mbėshtetur njė kandidat zgjedhor apo nxitja e njė kombeve tė tėra pėr t’u rreshtuar luftėrave nė kontinente tė largėta, nė emėr tė vlerave tė njė paqeje abstrakte.

         Gjėra tė tmerrshme janė arritur pėrmes metodave tė komunikimit strategjik: gjenocide, rrėzime demokracish, rrėnime ekonomish dhe mbytje tė aspiratave tė popujve tė lirė pėr tė jetuar si tė barabartė ndėr tė tjerėt.

         Po ashtu, fitore tė mėdha tė njerėzimit janė luftuar nė tė njėjtėn rrugė pėr tė fituar mendje pas mendjeje e zemėr pas zemre. Por, arti i errėt i formėsimit tė aprovimit nuk ėshtė domosodoshmėrisht njė shpikje e Shekullit XX.

 

         Manipulimi i mendjeve dhe zemrave

 

         Diku nė vitet ’60 para Krishtit, Marcus Tullius Cicero ishte nė ngjitje tė karrierės sė tij politike drejt marrjes sė postit tė Konsullit – karrigia mė e lartė nė Republikėn Romake – kur vėllai i tij Quintus vendosi tė shkruante njė pamflet pėr t’i ardhur nė ndihmė.

         “Commentariolum Petitionis” ishte materiali i parė i marrėdhėnieve tė publikut (Puplic Relations – PR), pėrqendruar te sfera e politikės dhe elektorati, diēka mė pak se 2000 vjet para kohės sė babait zyrtar tė PR, Edward Bernays.

         Ndonėse ky i fundit e ka merituar titullin falė pėrpjekjeve akademike pėr ta konturuar konceptin dhe zbatimin e marrėdhėnieve tė publikut sipas njė modeli bashkėkohor dhe industrial, historia flet pėr raste tė tjera pėrfaqėsuese nė nivelin praktik.

         Georgiana Cavendish, Dukeshė e Devonshire (1757-1806), ishte ndėr profesionistet e para tė marrėdhėnieve tė publikut nė botė, duke zhvilluar njė fushatė intensive nė mbėshtetje tė Charles James Fox dhe partisė sė tij liberale. Fox ishte pro Pavarėsisė sė Amerikės, pro Revolucionit Francez dhe njė militant i zhdukjes sė skllavėrisė.

         Pavarėsisht kėtyre referencave praktike, PR-i zuri njė vend formal nė historinė e shkruar tė njerėzimit mė vonė nė shekullin XX, kur teknika dhe zbatimi u integruan me botėn e korporatės, me intensifikimin e revolucionit industrial, prodhimin nė seri dhe forcimin e konkurrencės pėrballė kristalizimit tė shoqėrisė konsumatore.

         Nė fund tė viteve 1800 dhe fillimin e 1900, Ivy Lee zuri vendin nė histori si specialisti i parė i mirėfilltė i PR. Ai krijoi njoftimin pėr shtyp siē e njohim sot, dha tė parat shėrbime profesionale nė histori ndaj Standard Oil (John D. Rockefeller), si dhe shpiku edhe vetė termin “marrėdhėnie me publikun”.

         Termi njohu njė kuptim mė akademik dhe njė praktikė revolucionare nga Edward Bernays. Themeluesi i industrisė sė marrėdhėnieve tė publikut dhe propagandės moderne, vėrtet nuk shpiku rrotėn, por ashtu siē ėshtė edhe shprehja, e bėri tė rrotullohet nė drejtimin e duhur.

         Bernays e realizoi koktejin e tij falė njė kombinimi tė hulumtimeve ekzistuese mbi sjelljen e turmės (“Turma: njė studim i mendjes popullore” – Gustave Le Bon – 1895; “Instinkte tė kopesė nė paqe dhe luftė” – Wilfred Trotter – 1916), me lėvrimet e ungjit tė tij nė fushėn e psikoanalizės. Ungji nė fjalė ishte Sigmund Freud. Pėrveē referencave tė shumta bibliografike, kėtė histori e gjeni tė treguar bukur nė dokumentarin me katėr pjesė tė vitit 2002, “The Century of the Self” (Shekulli i Vetes) nga Adam Curtis.

         Frymėzuar dhe mbėshtetur nė hapat e tė parėve, Bernays shkroi dhe publikoi disa materiale themeltare tė komunikimit nė nivel industrial, si “Kristalizimi i opinionit publik” – 1923, “Propaganda” – 1928, si dhe “Inxhinieria e pėlqimit” – 1947 (The Engineering of Consent). Kjo e fundit – njė ese prej disa faqesh –shndėrroi botėn e komunikimit, reklamės, politikės dhe vetė mėnyrės sė tė bėrit biznes pėrmes premisės sė manipulimit tė dėshirave tė pavetėdijshme tė njerėzve.

         Sipas Bernays, popullatave tė tėra u mungonin parime tė qarta intelektuale dhe morale, ndaj ishin tė cenueshėm nga ndikimi i pavetėdijshėm pėr tė dėshiruar gjėra qė nuk u duheshin. Diēka e tillė arrihej duke lidhur ato produkte dhe ide me dėshirat e pavetėdijshme.

 

 

         Dėshira qė nuk janė tonat

 

         I gjithė ky sistem i manipulimit tė qėllimshėm dhe tė strukturuar nė shkolla, metodologji, pėrshkrime pune dhe madje, dhėnie ēmimesh e dekoratash pėr mė skifterėt dhe mė novatorėt e industrisė nė fjalė, nuk nėnkupton asnjė sakrilegj.

         Kjo histori ka kohė qė lėvrohet e zbatohet sa fshehtas ashtu dhe nėn diell qė nga fabula e “Mollės sė ndaluar” e deri te rasti mė i rėndomtė i zyrtarit qė dėrgon njė njoftim pėr shtyp nė njė listė email-esh. Gjithashtu, edhe njė ēift i tėrhequr nga prania e njėri-tjetrit do tė luajnė si macja me miun pėr rolin dominues nė marrėdhėnie apo thjesht pėr tė rritur shanset pėr seks, duke tentuar qoftė edhe nė mėnyrė tė pavetėdijshme tė marrin pėlqimin e tjetrit.

         Kėtu nuk po flasim pėr dashurinė. Por qoftė edhe kjo tema nė diskutim, nuk mund tė anashkalojmė “aftėsitė teknike” tė inxhinierisė sė pėlqimit qė Mahatma Gandi, Malcolm X e tė tjerė pėrdorėn pėr t’i shtyrė masat (turmat dhe audiencat pėrkatėse) drejt arritjes sė objektivave specifike, sado idealiste qofshin ato.

         Kėtu renditen fjalimet e ndėrtuara mirė, infrastruktura mbėshtetėse njerėzore dhe teknike dhe mesazhet e pėrgatitura me kujdes. I pyetur nga njė gazetar se ēfarė mendonte pėr qytetėrimin perėndimor, Gandi u pėrgjigj: “Mendoj se do tė ishte ide e mirė”. Gandi kėmbėngulte jo thjesht pėr pavarėsinė e Indisė, por pėr vlerat dhe qytetėrimin e lartė indian si njė motivues vetėbesimi te masat.

         Komunikimi dhe rrėfimi i historive qėndrojnė nė zemėr tė pėrcaktimit tė njeriut si qenie inteligjente, apo siē e quan Tham Khai Meng, mbėshtetur mbi zbulime tė neurologjisė, “Majmuni Tregimtar”. Por nė tė sotmen e evolucionit tė pandalshėm tė teknologjisė sė informacionit, tregimtaria industriale qė i shtyn njerėzit nė mėnyra tė drejtpėrdrejta apo tė tėrthorta tė blejnė diēka – qoftė rasti i njė malli apo bindjeje – po precipiton rrezikshėm drejt njė kakofonie mbytėse dhe gjithėpushtuese.

         Komunikimi dhe ndėrlidhja konstante po intensifikohet ēdo sekondė e mė shumė, nė secilėn shtypje tasti qė na vėrvit oqeaneve tė pacak tė impulseve numerike.

         Lidhja e pandalshme e njeriut me rrjetin shumėndjesor tė teknologjisė dixhitale dhe intensifikimi i marrėdhėnieve jofizike, po degradojnė nė probleme reale pėr individin dhe shoqėrinė. Pa dyshim, qė tė jesh gjithmonė i pėrditėsuar mbi novacionet e fundit ėshtė diēka e lėvdueshme, madje detyrė pėr disa – siē ėshtė rasti i kėtij autori – por gjetja e ekuilibrit mes lundrimit dhe mbytjes po bėhet pėrherė e mė e vėshtirė.

         Sakaq janė publikuar studimet e para tė qenėsishme qė flasin pėr pasojat serioze qė ka mbi njerėzit konsumi i lartė i medias, qė nga deformimi i realitetit e deri tek alienimi dhe skizofrenia.

         Por, televizioni dhe Facebook mund tė konsiderohen si tė tejkaluara deri diku. Google Glass, dronėt qė na patrullojnė mbi kokė, sinkronzimi i sė gjithės pėr tė gjetur kush po darkon me kė dhe ku, cilat janė preferencat e secilit, pėr tė gjetur mė pas pėrshtatshmėrinė dhe pėrdorimin efikas tė mjeteve nė dispozicion pėr tė arritur qėllime praktike, ėshtė vetėm maja e malit tė ajsbergut qė del nga sipėrfaqja.

         Qasja nė mediat e reja, mė shumė se njė ushtrim i lirė dhe fakultativ, po shndėrrohet gjithnjė e mė shumė nė njė praktikė tė imponuar pėr arsye profesionale apo shoqėrore.

         Mė tej, shfrytėzimi i teknologjisė shoqėrore pėr arsye pėrgjimi nga qeveri e korporata ėshtė njė realitet pėrherė e mė i pranishėm. Programi PRISM qė mbikėqyr planetin, pėrveē skandalit qė pėrfaqėson, ėshtė njė shqetėsim real pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e komunikimeve nė rrjet.

         Po ashtu, nepset e qeverive pėr tė pėrgjuar komshiun dhe lakmia e korporatave pėr t’u pėrvjedhur nė ekranet e kompjuterėve e tabletave tė fėmijėve janė premisa llahtarisėse qė diktojnė pėr njė tė ardhme Orwell-iane.

         Mbi tė gjitha, pėrdorimi i kėsaj morie teknologjike pėr arsye kontrolluese dhe manipuluese, dukshėm orientohet drejt zėvendėsimit tė realitetit me utopi mikrokozmike (kredia qė shpėton jetė apo shfarosja nė emėr tė progresit), tė cilat tė pėrbashkuara kanė fuqinė graduale pėr t’i dhėnė jetė njė dystopie tė personalizuar dhe nga e cila ėshtė e vėshtirė tė arratisesh.

 

         Vazhdon...

 

  (2)