Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - MEKANIKA E DOMOSDOSHME E MANIPULIMIT DHE BINDJES (2)

Shkruan: Ervin QAFMOLLA

http://kallxo.com

      

MEKANIKA E DOMOSDOSHME E MANIPULIMIT DHE BINDJES (2)

 

         Perceptimi ynė ndikon nė formėsimin e realitetit, i cili nga ana e tij pėrcakton vetė fatin tonė. Nėse mendjet tona janė tė formėsuara pėr tė na bėrė ta konsiderojmė realitetin sipas optikės sė porositėsit, atėherė universi ynė do tė shihet sipas shkallės dhe standardeve tė instaluara nė tė pandėrgjegjshmen tonė.

 

 

         Viktima, fajtorė dhe fitimtarė

 

         Ky nuk ėshtė njė diskutim moral por thelbėsisht teknik. Procesi ėshtė gjerėsisht i pakthyeshėm, sikundėr instinkti i individit pėr “mė shumė” nga gjithēka e dėshirueshme. Rrėfimtarėt thonė se kur Aleksandri i Madh hapi hartėn e botės (sė njohur deri atėherė) qau me lot se nuk i kishte mbetur asgjė pėr tė pushtuar.

         Parajsat Artificiale, pėrtej pėrvojės sė kufizuar tė drogės, sot po bėhen njė realitet i pamohueshėm i marrėdhėnieve tė publikut dhe reklamimit, tė cilat ditė pas dite tejkalojnė zenitet nė fuqi pėr tė ringritur tė reja, sakaq tė tejkaluara qė nė momentin e formulimit. Shpejtėsia ėshtė vėrtet marramendėse dhe po ashtu, edhe hutimi i spektatorėve (konsumatorėve) tė kėtij spektakli ėshtė thuajse i pashmangshėm.

         Por tė mos harrojmė asnjėherė se tė njėjtat mjete qė pėrdoren pėr tė mundėsuar ekzistencėn e domosdoshme dhe zhvillimin e sistemit tė sotėm njerėzor nė nivel komercial, por pėrdoren gjithnjė e mė shumė edhe si burime diturie, revolucioni, vetėdijesimi dhe virtyti.

         Facebook dhe Twitter janė mjete tė hatashme pėr tė komunikuar dhe organizuar jashtė kanaleve tė medias konvencionale, sikundėr dėshmojnė qartė shembujt nga “Pranvera Arabe” (tashmė e shndėrruar nė “Tragjedinė Arabe”) e shumė tė tjerė nėpėr botė. Mund tė renditen kėtu edhe pėrvoja si rasti i protestave kundėr armėve kimike nė Shqipėri nė vitin 2013.

         Gjithashtu, mėsimi nė distancė, mundėsimi i filmave me cilėsi tė larta prodhimi, por thuajse fare pa buxhet, komunikimi me ēdo cep tė planetit, thuajse nė kohė reale dhe informimi publik i pakontrolluar nga kanalet formale brenda harkut tė pak minutave, janė realitete tė pamohueshme tė kohėve tona dhe tė vullnetit njerėzor pėr tė sfiduar kufijtė rrethanorė apo ata qė burojnė dhe zhvillohen nga Vetja.

         Sipas modelit ende riosh tė Gazetarisė sė Hapur (Open Journalism), falė teknologjisė regjistruese tė lėvizshme, sot mund tė realizohen pamje filmike nga ajri, tė cilat shpėrndahen nė kanale tė transmetimit “live” nė internet brenda 20 minutash dhe me njė kosto fillestare dhe tė pėrhershme investimi qė nuk i kalon 500 dollarėt. Tani vendoseni veten nė poltronėn e presidentit tė CNN qė sheh me trishtim nga flota super e shtrenjtė e helikopterėve tė tij.

         Kėshtu, sikundėr njė lopatė xheniere mund tė pėrdoret pėr tė hapur hendeqe apo kafka (Remark) edhe makineria e komunikimit industrial mund tė shfrytėzohet pėr t’u pėrmirėsuar e lartėsuar si specie, pėrkundėr dėshirės sonė pėr t’u blerė e shitur me ēmimin mė tė mirė spekulues. Tė dyja kanė nevojė pėr njėra-tjetrėn qė secila tė ekzistojė.

         Natyra njerėzore ėshtė shumė komplekse pėr tė qenė tėrėsisht e pėrkushtuar ndaj vesit apo virtytit. Ne jemi bashkudhėtarė tė dėshirave tona mė tė errėta e aspiratave mė tė shndritshme, tė cilat na shėnojnė rrugėtimin dhe pėrcaktojmė ēfarė jemi.

         Por, pėrballė shfrytėzimit strategjik tė mjeteve tė pafundme nė dispozicion, pėrdorimi ad hoc i kėtyre tė fundit, shėnon veēse njė betejė tė humbur. Sikundėr filozofia dhe kultura e hapjes (Open Culture) ka arritur tė fokusohet te mjetet, nė tė njėjtėn mėnyrė ajo duhet tė fokusohet te strategjia, doktrina dhe metoda pėr t’i bėrė kėto tė fundit pasuri-dije tė brendėsuara tė masave.

         Shpėrndarja e PR-it pėr masat ėshtė njė ushtrim i vėshtirė dhe i debatueshėm nė kontekstin e Dijes sė Hapur, por pėrkundėr diskutimeve morale, mundėsitė janė tė mėdha.

         Sofistėt e Greqisė sė Lashtė, pėr shembull, ua pėrēonin dijet e tyre mbi filozofinė dhe retorikėn vetėm tė pasurve dhe kundrejt pagesės, duke ushqyer krijimin e pakicave (kastave) aristokrate mė tė mirėformuara, por pa njė kontekst tė vėrtetė vlerash.

         Hannah Arendt nė analizėn e saj mbi totalitarizmin citon Platonin, i cili thotė pėr sofistėt se “arti universal i ndėrrimit tė mendjeve pėrmes argumenteve nuk ka tė bėjė fare me tė vėrtetėn, por synon opinionet, tė cilat pėr nga vetė natyra ndryshojnė, dhe tė cilat janė tė vlefshme vetėm ‘nė kohėn e njė marrėveshjeje dhe sa kohė marrėveshja zgjat’”.

 

 

         Arendt vėren se “dallimi mė goditės ndėrmjet sofistėve tė lashtė dhe sofistėve modernė ėshtė se tė lashtėt kėnaqeshin me fitoren kalimtare tė argumentit nė kurriz tė sė vėrtetės, ndėrsa modernėt kėrkojnė njė fitore mė tė gjatė nė kurriz tė realitetit”.

         Ndėrsa heronj si Sokrati, Platoni dhe Ksenofoni i pėrhapėn dijet e tyre pėr tė gjithė, tė tjerė pėrgjatė historisė kanė kaluar stafetėn nė kohė e fusha tė ndryshme. E sotmja ėshtė koha e pluralizimit tė komunikimit strategjik pėr shumicėn, apo thėnė ndryshe e “sofizmit pėr masat”. Ekzistojnė disa arsye dhe hipoteza konkrete pėr diēka tė tillė.

         Sė pari, do tė kishte njė zhvillim tė madh tė kėsaj dijeje tė errėt pėr publikun e gjerė, duke rritur konkurrencėn dhe sfidat brenda dhe jashtė industrisė sė komunikimit strategjik. Nga kjo do tė pėrfitonte vetė sektori duke rritur presionin pėr mė shumė talent dhe profesionalizėm.

         Gjithashtu, do tė ndikonte edhe botėn e biznesit, duke e orientuar reklamėn dhe komunikimet e tjera mė pranė realitetit dhe me formulime mė tė sofistikuara. Si rrjedhojė, presioni do tė vendosej mbi cilėsinė e qenėsishme tė produkteve dhe shėrbimeve, ēka nėnkupton mbėshtetje tė konkurrencės dhe tė sistemit kapitalist brenda njė rendi tė evoluar siguresash shoqėrore. Kompanitė qė shesin ajėr do ta kishin punėn mė tė vėshtirė dhe ato qė shesin mollė mė tė lehtė.

         Tė vetmit qė do tė vuanin do tė ishin elitat politike dhe trustet e interesit pranė tyre, tė cilat gjithsesi (dhe idealisht) do tė duhej tė silleshin mė mirė si pasojė e njė presioni gjerėsisht pozitiv. Shtysa historike e regjimeve despotike apo autoritare pėr tė shtypur dhe kontrolluar komunikimin publik lidhet pikėrisht me potencialin e jashtėzakonshėm qė komunikimi efikas ka pėr tė ndryshuar bindjen dhe sjelljen e popullatave.

         Merrni shembullin e protestave kundėr armėve kimike nė Shqipėri. Publiku (turma sipas pėrcaktimit tė Le Bon) u targetua qartė me dy mesazhe tė ndryshme e tė ndėrthurura bukur: “frika” dhe “dinjiteti”. Si rrjedhojė, dolėn nė rrugė plakat e gratė me fėmijė qė nuk ėshtė se ushqejnė ndonjė prirje tė mirė-artikuluar te vlerat njerėzore, sikundėr edhe tė rinjtė qė mbanin nė duar pankartat “Yes We Can – Say No!”

         Sigurisht faktorėt dhe mesazhet qė ndikuan rrjedhėn e atyre ngjarjeve qė sot tentohet tė falsifikohen nga satelitėt e forcave politike, janė mė tė shumta dhe tė ndėrlikuara se vetėm kėto dy argumente, por qartazi, dy mesazhet kryesore tė atij komunikimi strategjik, janė vėrtet kėto, tė drejta dhe jokonfliktuese pėr dy audienca tė ndryshme tė tė njėjtit komunitet. Nė fund fituan shqiptarėt.

         Nevoja e njė ndėrhyrjeje civile nė rregullimin e kėsaj industrie ėshtė e domosdoshme edhe pėr “arsye ideologjike”. Pėrralla e vetėrregullimit tė tregut ka kohė qė ka skaduar, ndonėse u tregua shumė mirė dhe pėr njė kohė relativisht tė gjatė – njė tjetėr provė qė gėnjeshtra ėshtė jetėshkurtėr.

         Ndaj, ndėrhyrja e vetėdijshme dhe e koordinuar mirė ndėrmjet aktorėve ėshtė e domosdoshme pėr tė ripėrtėrirė e forcuar ekuilibrat e brishtė tė shoqėrisė dhe tė individit. Diēka e tillė do tė thotė mė shumė pėrgjegjshmėri nė praktikimin e qėllimeve dhe mjeteve, tė cilat nuk janė tė kėqija nė vetvete, por qė pėrmbajnė kurdoherė nė ushtrim, moralin dhe qėllimin e pėrdoruesit.

 

         Iluzioni i realitetit

 

         Vlen tė pėrmendet se komunikimi mbėshtetet mbi perceptimin, duke orientuar kanalizimin dhe pėrpunimin e tij sipas formateve tė ndryshme, tė atypėratyshme apo tė trashėguara si dije historike apo informacion gjenetik parafabrikat.

         Dhe nuk duhet harruar, po ashtu, se perceptimi ynė ndikon nė formėsimin e realitetit, i cili nga ana e tij pėrcakton vetė fatin tonė. Nėse mendjet tona janė tė formėsuara pėr tė na bėrė ta konsiderojmė realitetin sipas optikės sė porositėsit, atėherė universi ynė do tė shihet sipas shkallės dhe standardeve tė instaluara nė tė pandėrgjegjshmen tonė.

         Si rrjedhojė, ne do tė ndėrveprojmė me realitetin sipas asaj mėnyre, me veprat dhe rezultatet pėrkatėse. Nėse ky ushtrim shtrihet nė komunitete e popullata tė tėra, kemi krijuar realitete tė reja, botė tė reja.

         E vėrteta ėshtė se vullneti njerėzor dhe vetė thurma e realitetit tė perceptuar janė njė ēėshtje ende e pazgjidhur. Pėr ta shtyrė kėtė rrėfim tė “Majmunit Tregimtar” nė lėmin e fanta-shkencės, sot njė nga dilemat e fizikės kuantike lidhet me faktin se ndonėse njė atom ėshtė i paparashikueshėm sa i takon vendndodhjes sė tij nė kohė dhe hapėsirė, atomi do tė shfaqet gjithmonė dhe pikėrisht aty ku ne do tė kėrkojmė ta gjejmė atė.

         Ngjan sikur atomi i pėrgjigjet vėmendjes sė vėzhguesit pėr ta manifestuar veten, apo thėnė ndryshe, sikur vėmendja e vėzhguesit e materializon atė. “Fizikani ėshtė thjesht njė mėnyrė sesi atomi sheh veten”, ka thėnė fizikani nobelist Niels Bohr.

         Nė kėtė pikė, Bohr mund tė mos jetė i vetmi burim shastisės pėr t’u cituar: “Ne jemi ēfarė mendojmė. Gjithēka jemi ngrihet me mendimet tona. Me mendimet tona ne bėjmė botėn” – Buda.

 

         Shėnim: Ky shkrim u botua pėr herė tė parė nė revistėn elektronike TIRANARE nė vitin 2013

 

 

(1)