Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - MĖ KA MARRĖ MALLI PĖR NĖNĖN TIME

Shkruan: Sotir ATHANASI

MĖ KA MARRĖ MALLI PĖR NĖNĖN TIME

(Tregim i jetuar)

 

            Portreti i tij, qė aty mė parė kishte pamjen e njeriut me plaēkė nė shkop, nga plagoma qė i dha qepeni i mbyllur, u pėrshenjua si njė frut i pjekur. Dhe kish tė drejtė: Ai e kapi shenjėn qė unė i bėra djalit tė mos nxitohej, tek priste nė timon me makinėn ndezur buzė trotuari.

 

 

            Dyqani ynė nė rrugėn ALIPEDHU 4, nė Pire edhe atė tė djelė, punoi. E nėnvizoj nga qė, nė mbasdreke ne kishim vendosur tė festonin pėrvjetorin e dytė tė ēeljes sė kėtij aktiviteti tregėtaro-artistik qė, gjithsesi, mbas pune, merrte ndoshta, mė tepėr kuptim. Pra, nguteshim tė shkonim nė shtėpi.

            Sidoqoftė, kėnaqėsinė e klientit tė fundit dhe jo vetėm, do t'a pėrjetonim tė gjithė,

si tė qe kurorėzimi i asaj qė do tė festonim.

            Arsyeja ishte fare e thjeshtė.

 

            Njė i ri nga Tirana, nė kohėn qė unė mbylla edhe drynat pas uljes sė qepenėve tė rėnda, ndali vrapin i dėshpėruar:

            - O robo! Gja demek e kyēėt pėr sot, a si?

            Unė ktheva kryet.

            Ai vazhdoi:

            - Pėr punė dekikash do tė mė lini durthatė mu', a si?

            - Pse, ēfarė deshėt tė merrnit ju, o ēun Tirane? - e pyeta unė nė dialektin e tij.

            - Njė disk.

            - Vetėm njė disk s'ti likėrka durėt thatė ty, o ēun?

            - Po, o burr'qė ke moshėn e babės tem, - tha ai dhe i rrezėllyen sytė kur e kuptoi gatishmėrinė time pėr t'a ndihmuar.

            Portreti i tij, qė aty mė parė kishte pamjen e njeriut me plaēkė nė shkop, nga plagoma qė i dha qepeni i mbyllur, u pėrshenjua si njė frut i pjekur. Dhe kish tė drejtė: Ai e kapi shenjėn qė unė i bėra djalit tė mos nxitohej, tek priste nė timon me makinėn ndezur buzė trotuari.

            S'ishte rasti i parė ky qė do tė na detyronte t'a rihapnim dyqanin. Por, pėr ne, ajo e djelė qe e veēantė dhe askujt nuk do t'i pėlqente tė vonoheshim.

            - Dhe cili qenka ky disk qė t'i mbushkėrka durėt, - i thashė unė jo paqėllim, me njė ton paksa tė ndryshėm pėr t'a vėnė nė lėvizje tė mėtejshme sqimėn, a pėr tė nxjerrė nga fshetathellat, merakun e tij qė, me siguri kishte tė bėnte me ndonjė romancė dashurie.

            Por, isha tėrėsisht i gabuar.

            - Disku i Merit's tė Halilit!, - tha ai.

            - Qė quhet?

            - Mė ka marrė malli pėr nėnėn time.

            Vėshtrimet tona u pėrplasėn.

            Sytė e tiranasit u vesuan.

            Tė mitė, gjithashtu.

            Se kėtu bėhej fjalė pėr NĖNĖN, dhe kur ajo tė mungon, sytė vetiu njomen.

            - Kam pesė vjet pa e pa, o burr' qe ke moshėn e babės tem. Po mė lun fiqiri vendit.

            Pas kėtij pohimi tejet tė sinqertė, qėndronte djaloshi qė ishte pjekur ndofta para kohe dhe qė unė atė ēast mendova:

            - Ja burri qė dallon nga ēunaku.

            Emigracioni, jo vetėm i ka hedhur shtatin, po edhe e paska rritur mendėrisht. Dhe,

ndonėse statusi im e kėrkonte tė tregoja pėrmbajtje, nuk munda.

            Lotėt mė mbushėn sytė.

            Por unė e kisha mundėsinė, jo vetėm t'i fshihja ato pas syzeve tė errėta, por edhe tė bėja lėvizje tė tilla qė tjetri tė mos m'i shihte.

            Prandaj u ula menjėherė, kinse po hapja drynat dhe, nė tė vėrtetė, instinktivisht ashtu bėra.

            Nė ēastin e ngrijtjes sė grilės im bir qė, gjithashtu e kishte ndjekur bisedėn, doli menjėherė nga SUZUKU. E vėshtrova tinės se e dija, lotėt e tij qėndronin tė gatėshme nė cepat e syve e tė zbrisnin faqeve.

 

 

            Kėsisoj ai, sė bashku me djaloshin Tiranas, nuk mė lanė mua t'a ēoj atė masė tė valėzuar llamarine qė, mund tė kishte njė shekull tek ulej e ngrihej dhe siē vetėkuptohet, fluturoi lart. Veēse, po kaq shpejt, im bir u hodh nė banak pėr tė kėrcyer pėrjashta tij me diskun tanimė nė dorė tejet i kėnaqur.

            - Ky disk, vėrtet t'i mbush duart, baba, - mė tha ai. Sot s'mbahet mėnd sa copė kemi shitur, se dje erdhėn nga Tirana; dhe, si ia la nė pėllėmbė tjetrit, tė cilėn e kishte sa njė panxhė, shtoi: - e ke dhoro prej meje, - por, qė blerėsi tė mos diskutonte, gjeti edhe shkakun: - Mos m'a kundėrshto se sot, o dita e parė e vitit tė dytė qi ina bo me dyqan. Kjo ėshtė dhurata e fundit.

            - Gja demek, qenka dita e tė falmeve, a si?

            Ne tė gjithė qeshėm, madje edhe me tepri.

            Tiranasi vazhdoi:

            - Fisniku po pėr herė ama, thotė moma jem, o burrė nė moshėn e babės tem, e gjen pėrherė vjegėn. Mirė pra, ja po e marr e na i boni hallall se...

            - Se? - e pyeti im bir.

            - Sot, - tha tiranasi, - o gjithashtu edhe dita e parė e vitit tė dytė qė shokut tim, i ka... (dhe ai e ndali frymėn pėrpara se tė shqiptonte, ēfarė i kishte ndodhur). Si njeri i integruar nė botėn greke, nuk pohoi qė tjetrit i ka vdekur NĖNA,  siē mund t'a thoshte po tė ishte nė Shqipėri, por pėrdori eufemizmin, atė qė nė greqisht thuhet rėndom dhe tingėllon mė e pranueshme:

            - ka marrė rrugėn pėr nė udhėtimin e gjatė te ZOTI, nona e tij.

            - Tė rrojė vetė e t'i rrojnė tė gjithė tė dashurit. Edhe ty gjithashtu, o djalosh! - thashė unė mė tepėr pėr t'ia pėrkėdhelur sedrėn se, qėndrimi dhe gjuha e tij, ndonėse nė dialekt, ishte tejet e kuruar deri nė ngashnjim dhe tė grishtte t'a dėgjoje.

            - Faleminderit

            - Dhe?

            - Dhe e kina da mendjen tė qajmė sė bashku pėr momat tona me diskun e Merit's, se na dogji malli. Ina pa KARTA e sun tė bojmė gjo: as tėrpo e as tėrma. Ina nė hava.

 

            Unė mbeta pa fjalė, por duhej dhėnė kurajo, ndaj thashė.

            - Durim, o ēun e mos e lėshoni veten. Qė do tė qani sot, iu bėn mirė. Nesėr do tė gdhiheni mė tė hovshėm.

            Por, ende s'e kisha mbarruar fjalėn, kur nga manjetofoni i makinės sė tim biri, ngrijtur nė kup tė qiellit, buēiti zėri i Merita Halilit me kėngėn aq rrėqethėse.

 

            Mė ka marrė malli pėr nėnėn time,

            Ju, o shokėt e mi.

            Mė ka rritur me thėrrime,

            Si t'ia boj s'e di.

 

            Jo vetėm tiranasi, por plot shqiptarė tė tjerė ndaluan pranė makinės sonė si tė mbėrthyer nga tingujt, derisa mbaroi KĖNGA PĖR NĖNĖN dhe sheshi pa e kuptuar qe kthyer nė njė, vėnd tejet solemn, si tė tė luante HYMNIN NJĖ CERMONI QIELLORE.

 

            Ne u nisėm pėr nė shtėpi dhe na dukej sikur po rrugėtonim pėr nė GALAKTIKĖ...

            Nė kronikat e mbrėmjes nė TVSH (satelitor), u dha njė lajm tejet tronditės:

            Njė nėnė operonte njėrėn veshkė pėr t'ia dhėnė tė birit i cili, edhe e vetmja veshkė e tij qe thėrrmuar e duhej kryer transplanti i saj.

 

            Ajo darkė, jo vetėm nuk u festua, por ēdo gjė qė futėm nė gojė, se ishim tejet  tė lodhur, kishte shijen e kripės.

 

Shkruar nė:

Rruga ALIPEDHU, PIRE.

4, Dhjetor, 2010