Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Mehmeti i vogėl - monografi

Shkruan: Prof. dr. Zenun GJOCAJ

            Doli nga shtypi monografia me titull: Mehmet Delia- alias Mehmeti i Vogėl, me autor Mehmet Bislimin

 

 

MEHMETI I VOGĖL- monografi

 

 

     Vepra pėrshkon periudhat, brezat, betejat e situatat ndėr mė tė skajshmet. Ajo lidh tė bėmat e Deli Muslisė - Plakut me tė birin Mehmetin e Vogėl, me trashėgimtarė e bashkėluftėtarė tė ardhshėm tė luftės pėr liri: Qerimin, Muslinė, Bajram Gashin, Shaqir Smakėn etj., pėrgjithėsisht tė brezit tė Mehmetit tė Vogėl, Dan Derocit, Bislim Lutit etj., tė ēetės sė Azem Galicės e tė ēetave tė tjera, madje edhe tre vjet pas rėnies sė tij heroike, ku vetė Mehmeti i Vogėl i mori nė dorė autorizimet e Lėvizjes, deri mė 1927.

 

 

 

Pavdekėsia u takon trimave, tė cilėt  nė beteja pėr ēlirim i thanė vdekjes plaē!

 

            Lufta e ēetave kaēake nė 30 vjetėt e parė tė shek. XX, sidomos pas mbetjes sė Kosovės nė robėri, u bėnė frymėzim pėr folklor, pėr letėrsi e pėr historiografi. Pos tjerash, u shkruan edhe monografi letrare-historike pėr figura tė veēanta, ku bie nė sy trajtimi herė mė shumė historik, herė mė shumė publicistik e herė mė shumė letrar-artistik - pak a shumė tė kombinuara. Dallon individualiteti, synimi e qėllimi, aftėsia shprehėse, mėnyra e trajtimit etj. Te monografia e M. Bislimit “Mehmeti i Vogėl”, veprojnė pak a shumė, tė kombinuar tė tre komponentėt, duke u shkrirė harmonishėm me pėrmasa tė arsyeshme pėrkatėse.

            Ai e shfrytėzoi arkivin historik e atė gojėdhėnor, pos tjerash, edhe tė dhėnat publicistike serbe tė kohės dhe autorė tė ndryshėm serbė, nė veēanti tė dhėnat historike nga prof.dr. Merenglen Verli, prof. dr. Limon Rushiti, prof.dr. Hakif Bajrami dhe dhjetėra burime tė tjera,  madje hulumtimi i tij nė Arkivin Shqiptar, pėr aq sa ishte e mundur, nė arkivin zyrtar e gojėdhėnor nėpėrmjet mbamendjes popullore tė bashkėkohėsve e tė pasardhėsve tė tyre, jo vetėm farefisnorė, qė arriti t’i shkrijė harmonishėm dhe t’i stolisė me begati stilistike tė sistemuara me kujdes artistik me njė ngjyrim tė veēantė e tė pėrshtatshėm pėr tė gjitha shtresat intelektuale.

            Me botimin e monografisė “MEHMETI I VOGĖL” autori kreu njė borxh qė e kishte preokupuar qėmoti, duke dhėnė njė kontribut tė ēmueshėm nė kompletimin e Lėvizjes Ēlirimtare tė fillimshekullit tė kaluar, nė veēanti tė Mehmet Delisė “shprehės i denjė i vrullit dhe guximit rinor” (M. Verli,  “Nga Kosova  pėr Kosovėn” – profile biografike I, T. 2006, f. 206), krahut tė djathtė tė kryekomandantit A. Galica, i cili, sadopak, arriti ta vazhdojė e ta kryesojė kryengritjen edhe tre vjet mė vonė pas rėnies sė Azemit (deri mė 1927).

            Sipas autorit, asokohe vetėm lufta pėr liri e kishte kuptimin e jetės, pa marrė parasysh rreziqet e pasojat e rėnda jetėsore, familjare, farefisnore e materiale me vite e dekada. Por, lufta pėr liri qėndronte mbi tė gjitha, sepse duhej lėnė brezave njė vepėr sė paku tė pėrpjekjeve mbinjerėzore pėr t’u siguruar atyre njė jetė tė pavarur, njė histori krenare nė njė tė ardhme tė afėrt a tė largėt, varėsisht nga rrethanat politike, kombėtare e ndėrkombėtare, shpesh tė pafavorshme pėr ne. Pėr kėtė flisnin rrėnojat e mureve fortifikuese, kufomat e mbetura fushave, por edhe heroizmat e ēlirimtarėve pėrballė pushtuesit serb, tė cilėt u ngritėn nė legjenda tė gjalla, nė folklor e nė letėrsi.

            Burim i formimit tė grupeve kaēake ishte robėria klasike, e pėrcjellė nga terrorizimi i egėr ndaj popullsisė shqiptare jo vetėm nė Kosovė, por edhe mė gjerė – nė tė gjitha trojet shqiptare jashtė kufijve londinezė. Ishte pothuaj njė mbėshtetje pėr mur, ku nuk mund tė shkohej mė tej, sepse jeta barazohej me vdekjen, nga shkaku i shtypjes, i skamjes e i pasigurisė pėr jetė, pėr tė mirat materiale e shpirtėrore, e tė mos flasim pėr ato  kombėtare. Kėshtu pesha e rėndė dhe e gjatė e robėrisė sė vazhdueshme e shtroi edhe domosdoshmėrinė e luftės sė armatosur kundėr pushtuesit, me gjithė vėshtirėsitė e natyrave tė ndryshme ideologjike, politike dhe ekonomike, pėrēarjeve tė mėdha e tė vogla brendashqiptare, mungesės sė armatimit, epėrsisė ushtarake tė pushtuesit etj.

            Megjithatė, edhe pushtuesi ka mundur tė ēuditej pėr forcėn morale, shpirtėrore e fizike tė kaēakėve, pėr vendosmėrinė e tyre pėr luftė, qoftė ajo edhe e pakapshme, pėrballė forcave tė pabarabarta kundrejt armikut, me armatim tė varfėr dhe me numėr tė vogėl tė grupeve  e tė luftėtarėve tė paktė shqiptarė.

            Monografia fillon me pėrshkrimin e trimave tė lozes sė M. Delisė, nė vazhdėn e Lėvizjes Ēlirimtare tė Kosovės, tė shumtėn tė pėrcjellė me pėrfundime tragjike: Deli Plaku rrahet pėr vdekje nga xhandarėt serbė e varroset nė Kastriot (ish-Kostėrc), Qerimi vdes e varroset nė Tiranė, larg Kosovės, Drenicės e vendlindjes, Mehmeti i Vogėl burgoset, vdes e varroset nė Itali. I vetmi, Muslia, vdes dhe varroset nė vendlindje.

            Vepra pėrshkon periudhat, brezat, betejat e situatat ndėr mė tė skajshmet. Ajo lidh tė bėmat e Deli Muslisė - Plakut me tė birin Mehmetin e Vogėl, me trashėgimtarė e bashkėluftėtarė tė ardhshėm tė luftės pėr liri: Qerimin, Muslinė, Bajram Gashin, Shaqir Smakėn etj., pėrgjithėsisht tė brezit tė Mehmetit tė Vogėl, Dan Derocit, Bislim Lutit etj., tė ēetės sė Azem Galicės e tė ēetave tė tjera, madje edhe tre vjet pas rėnies sė tij heroike, ku vetė Mehmeti i Vogėl i mori nė dorė autorizimet e Lėvizjes, deri mė 1927, duke pėrfshirė edhe periudhėn e qėndrimit tė tij nė Shqipėri, deri me internimin e tij nė Itali me 1940, dhe vdekjen e tij (1945), ku spikatet karakteri i tij njerėzor e kombėtar, pastėrtia e tij morale e shpirtėrore, sidomos ndaj pėrpjekjeve pėr ta pėrlyer nė krime partiake e personale tė krerėve politikė tė asaj kohe, tė cilat Mehmeti kategorikisht i mohon.

            Lėvizja Ēlirimtare e mbarė shek. XX ishte njė luftė shekullore formash tė ndryshme qė nė vazhdimėsi u kurorėzua, sė paku, edhe me pavarėsinė e Kosovės, pėr tė vazhduar me vise tė tjera. Kjo luftė e vazhdueshme formash tė ndryshme lidhet edhe me veprimtarinė patriotike e luftarake shekullore tė vetė lozes sė Deli Muslisė-Plakut, e trashėguar djalė pas djali.  Ishte njė vazhdimėsi e tipit tė familjeve militante tė trashėguara brez pas brezi, siē ishin ato tė Jakup Ferit, Ahmet Delisė, Isa Boletinit, Azem Galicės, Ker Sadrisė, Sadik Ramė Gjurgjevikut etj., deri te Jasharajt e Prekazit, tė skalitur me kujdes me njė emėr tė pėrbashkėt: lufta dhe sakrificat pėr liri, vėshtirėsitė, vendosmėria, dėshira pėr luftė pėr liri, pa llogaritur pasojat, gjė qė nė fund u mundėsua kurorėzimi i lirisė sė Kosovės.

            Tė shumtėn, mbamendja mori rolin e kronistit tė luftės. Heroizmat e trimave nė beteja tė zhvilluara nė periudha tė ndryshme, qoftė edhe me ndėrprerje, pėr shkak tė rrethanave tė arsyeshme, u pėrkujtuan, u ruajtėn, u ritreguan dhe u kėnduan, pėrgjithėsisht u pėrjetėsuan ndėr breza pėrmes folklorit dhe u kėnduan nė oda e vende tė tjera publike, duke u pėrcjellė ndėr gjenerata e duke u konkretizuar ndėr beteja, deri nė kurorėzime tė reja, qofshin ato edhe tė pjesshme, por me suksese natyrash tė ndryshme: politike, arsimore, institucionale, federative, sė fundi edhe ndėrkombėtare.

            Pėr shkak tė rrethanave politike kombėtare e ndėrkombėtare tė kohės sė Mbretėrisė SKS, Lėvizja Kaēake u shua mė 1927. U desh tė vijė Lufta e Dytė Botėrore pėr t’u shndėrruar nė formacione tė tjera mė tė mėdha kryengritėse, tė pėrqendruara nė dy-tri qendra, kryesisht nė Gostivar, nėn komandėn e Xhemė Hasės – Gostivarit, nė Gollak, nėn komandėn e Mulla Idrizit dhe nė Drenicė, kryesisht nėn komandėn e Shaban Polluzhės. Pėr fat tė keq edhe kjo kryengritje u shua nga shkaqe tė ndryshme, si: organizimi, harmonizimi dhe armatimi i dobėt i forcave kryengritėse, pėrballė partisė komuniste jugosllave shumėfish mė e forte dhe mė e madhe ushtarake, e ndihmuar nga internacionalja komuniste pansllave, fatkeqėsisht, edhe ajo shqiptare-perėndimore me pėrkrahjen e Rusisė, sidomos pas thyerjes sė frontit gjerman atje.

            Planet serbe pėr serbizimin e Kosovės me mjetet mė  tė fuqishme jo vetėm ideologjike, dėshmojnė pėr domosdoshmėrinė, nevojėn dhe rėndėsinė e luftės ēlirimtare nė ata dhjetėvjetėshat e parė tė fillimshekullit qė e lamė, ku merrte pjesė edhe Mehmeti i Vogėl. Fryma e asaj lėvizjeje, pak a shumė, kurrė nuk pushoi, por vazhdoi me forma tė ndryshme manifestuese (veprimtari ilegale, demonstrata, protesta, greva) varėsisht nga rrethanat e zhvillimet  politike tė kohės, deri te lufta e armatosur e vitit 1998-9, ku u kurorėzua me Pavarėsinė e Kosovės.

            Nė kėtė kontekst, vepra trajton edhe shpėrnguljen e dhunshme tė shqiptarėve nėpėrmjet formave tė ndryshme represive - ndėr mė tė egrat, qė synonin sė pari kolonizimin e tokave shqiptare, pastaj shpėrnguljen e tyre, sė fundi serbizimin e Kosovės, jo vetėm nė kohėn e Mbretėrisė SKS, program shekullor sllav ky, i gatuar teorikisht qė nga I. Garashanini, pastaj J. Cvijiqi, Andriqi, Ēubriloviqi, e praktikisht, nga Tito e Rankoviqi, sė fundi edhe nga Milosheviqi pėr zgjerimin e territoreve sllave mbi tokat iliro-shqiptare.

            Por shqiptari ėshtė si mina e futur nė gur tė shpuar, sa mė fortė qė ndeshet, aq mė e fuqishme bėhet, pa marrė parasysh (pa)mundėsitė, qofshin ato edhe tė pakta. Sa mė e egėr qė ishte dhuna serbe mbi shqiptarėt, aq mė e gatshme dhe mė e forte ishte forca e lėvizjes ēlirimtare shqiptare ndaj pushtuesit. Andaj, situata e lėvizjes kosovare, pos tjerash, varej edhe nga situata politike-shtetėrore serbe.

            Veprėn e pėrshkon njė logjikė e fortė objektive e gjykimeve pėr disa nyje kyē tė kthesave historike, situatave mė tė komplikuara, tė shikuara nėpėrmjet njė dioptrie tė re historike, publicistike e logjike, herė-herė kritike, ndryshe nga biografėt e tjerė pėr A.Bejtėn me bashkėluftėtarė, si: ēėshtja e krerėve  kosovarė nė Qeverinė e Kuvendin e Vlorės ku, siē thotė autori, ēelėsi i ēėshtjes qėndron “nė kryeneēėsitė tona, por edhe nė logjikėn tonė tė pagdhendur”; enigma pėr qeverisjen e princ Vidit nė Shqipėrinė e pranuar ndėrkombėtarisht; marrėveshja e A. Galicės me krerėt serbė  (K. Peēancin) pėr Arbaninė e Vogėl, etj. Pos tjerash, monografia e M. Bislimit paraqet detaje tė reja pėr veprimtarinė e Lėvizjes Kaēake pas betejės sė fundit tė Galicės, mė 1924, si: plagosja e Shotės nė Llaushė, mė 1926 dhe pėrcjellja e saj pėr Shqipėri me jetimėt e kaēakėve tė vrarė.

            Vepra ėshtė njė biografi e brumosur me ndjesi tė prekshme e tė brendshme suptile, aq edhe heroike, krenare, qė tė jep forcė e trimėri liridashėse, edukative, tė ofron histori krenare e ēudibėrėse kundrejt forcave tė shumėfishta tė pushtuesit. Ajo ėshtė e stolisur me njė faktografi tė bujshme historike, me njė stil tė rrjedhshėm letrar e publicistik dhe me shprehje tė bukura stilistike: “Nė gjirin e kujtesės historike, atje ku bora pret borėn, luftėtarėt e lirisė qė kishin vėnė pushkėt krahut, sė bashku me lavdinė e atdheut, po bartnin edhe vdekjen nėn sqetull...”  “Mehmeti kishte njė fėmijėri tė rėndė, i rritur nė varfėri e kushte tė rėnda jetese. Mbi tė gjitha i mungonte aq shumė pėrkėdhelja e nėnės, zėri i saj i ėmbėl, dora e saj e ngrohtė, kujdesi dhe bekimi i saj, ninullat e saj para gjumit, tregimet e saj pėr trimat e malit, pėr zanat, pėr kreshnikėt, pėr bajlozėt, pėr mitet dhe legjendat tona ēudibėrėse ku, ndėr shekuj shqiptarėt mbijetuan dhe, trungun e tyre e ruajtėn tė papėrkulur, si pak popuj tė Ballkanit e mė gjerė”.   Librin e stolisin edhe foto-portretet e dokumentet e shumta historike e arkivore, me tė cilat autori solli risi e freski faktografike jo vetėm pėr figurėn e Mehmetit tė Vogėl. Kėshtu, nė bazė tė tė dhėnave rrėfimtare, arkivore e historike, autori i shtron faktet dhe i hap dyert pėr gjykime objektive nga lexuesit.

            Vepra pėrshkohet nga objektiviteti me tėrė kompleksitetin e saj, me gjithė krenarinė qė i ushqeu brezat e ardhshėm. Ėshtė pėrpjekje e trajtimit monografik tė bėmave tė shkruara e tė dėgjuara historiografike e jetėsore pėr Mehmetin Vogėl me bashkėluftėtarė nėpėr tė gjitha shtegtimet heroike tė luftės pėr Shqipėrinė etnike, si dhe sfidat qė e pėrcollėn atė deri nė vdekje. Kėshtu figura e Mehmet Delisė, si tė tjerat e kėsaj rėndėsie, ėshtė shikuar gjithanshėm, ashtu si njė bjeshkė, ku madhėshtia e saj ka rrezik tė mos vėrehet, pa u shikuar nga afėr e nga shumė drejtime.

            Me kėtė vepėr M. Bislimi e nderon dhe e ndihmon historinė kombėtare, nė veēanti atė kosovare e drenicase, duke hapur rrugė tė mėtejme studimore mė tė thelluara pėr heroizma tė bashkėluftėtarėve, jo vetėm tė kėsaj treve e periudhe.