Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Medicina alternative (6)

Shkruan: Dr. Endru STENVEJ

Pėrktheu: Hasan HAMĖZBALA

      

MEDICINA ALTERNATIVE (6)

Udhėrrėfyes nė terapitė natyrore

 

      Industria farmaceuike gjithsesi do tė paraqesė lob tė fuqishėm kundėr pėrhapjes sė terapive alternative. Kjo pjesė e madhe (dhe, duke i marrė tė gjitha para sysh, edhe me pėrgjegjėsi tė lartė e industrisė) prodhon tė holla duke furnizuar popullin me ato qė, sipas mendimit tė tyre, ka nevojė – pėrafėrsisht ashtu siē General Motors-i e furnizon me automobila. Fakti se disa njerėz vdesin nė automobila nuk e pengon General Motorsi-in qė t’i prodhojė, e as qė do tė duhej ta pengonte, ashtu siē tragjedia e shkaktuar me talidomid e as ndikimet e shumta sporadike tė barit nuk do tė duhej t’i ndalnin e as qė i ndalin kompanitė farmaceutike tė prodhojnė barna tė reja edhe mė tė mira.

 

 

 

 

 

            Situata nė Australi deri frik ka qenė tejet e ngjashme me atė nė Britani tė Madhe. Tash nė shtetin Viktoria ėshtė nė rrjedhė miratimi i ligjit me tė cilin rregullohet aplikimi i mjekėsisė alternative dhe duket se tė gjitha terapitė alternative, pėrpos osteopatisė dhe hiropraktikės, do tė jenė tė shpallura tė jashtėligjshme, e madje edhe kėto dyja patjetėr do tė aplikohen nėn kontrollin e rreptė mjekėsor. Dhe meqė pjesa tjetėr e Australisė rėndom pėrcjell shtetin kyē ēfarė ėshtė Viktoria, duket sikur shumė shpejt mjekėsinė alternative nė Australi do tra presin kohė tė vėshtira.

            Afrika e Jugut lehtė ka mundur tė shkojė sė njėjtės rrugė kur nė vitin 1947 ka miratuar ligjet. Afrika e Jugut ėshtė dalluar me qėndrimin tejet represiv, por argumentet bindėse nga e tėrė bota e kanė luhatur, ashtu qė janė miratuar dy dispozita, njėra pėr ata qė merren me homeopati, osteopati, natyropati dhe mjekėsinė bimore, kurse tjetra pėr hiropraktikantėt. Me rregulloren e parė pothuajse pranohet gjithēka qė ėshtė nė kufijtė e kuptimit.

            Nė pjesėn mė tė madhe tė Evropės vlen parimi i hershėm i ligjit tė Napoleonit i cili mohon tėrė atė qė ligji decidivisht nuk e ka shpallė tė ligjshme. Nė kėto vende vetėm mjekėt dhe personeli mjekėsor mund tė merren legalisht me medicinė. Nė Francė, pėr shembull, nuk ekzistojnė ligje tė cilat lejojnė punėn me mjekėsinė alternative (pėrpos mjekėve), por megjithatė tolerohet ekzistenca e 18.000 guerisers-ėve (shėruesve), pėr tė cilėt ka kėrkesė tė madhe nė popull. Akuzat e kohėpaskohshme tė mjekėve apo tė pacientėve shkaktojnė thyerjen teknike tė ligjit, por mė sė shpeshti asgjė nuk ndėrmerret. Holanda, kantoni Apenzel nė Zvicėr (nė pjesėn tjetėr tė Zvicrės ėshtė e lejuar vetėm hiropraktika), Suedia, Belgjika dhe Norvegjia janė tolerante ndaj personave qė merren me mjekėsinė alternative, tė cilėt si edhe nė Francė, punojnė ilegalisht. Shkaku i kėsaj gjendjeje nė kontinentin evropian mjekėt ortodoksistė merren mė sė tepėrmi, ta zėmė, me radiestezi, thjesht vetėm shkaku se nė popull ka kėrkesa, kurse tė tjerėt e kanė tė ndaluar qė tė merren me tė.

            Shumė kombe tė reja tė Afrikės kultivojnė mjekėsinė tradicionale dhe atė alternative, por, siē kemi parė, shembulli mė i mirė i veprimit paralel tė mjekėsisė tradicionale dhe asaj ortodoksiste mund tė gjendet nė Kinė. Nė viti 1949, shėrbimi ekzistues mjekėsor ka qenė aq i pazhvilluar sa nuk ka mundur tė pėrmbushė asnjė pjesėz tė nevojave kolosale tė kėtij vendi. Me integrimin e sistemeve tė mjekėsisė tradicionale dhe tė asaj perėndimore si dhe me stėrvitjen e punėtorėve pėr mbrojtjen shėndetėsore themelore, tė njohur nė popull si “mjekėt kėmbėzbathur”, i tėrė vendi pėr njė kohė tė shkurtėr pati mbrojtje shėndetėsore tė jashtėzakonshme. Nė mbrojtjen shėndetėsore u kyē pėrgjithėsisht i tėrė populli dhe njerėzit u mėsuan tė kujdesen pėr vetveten – fjala ėshtė pėr lėvizjen masive me tė cilėn u eliminuan katėr brengat e tyre mė tė mėdha: minjtė, pleshtat, mushkonjat dhe tartabiqet.

            Kur tė merret parasysh prirja e SHBA-sė pėr eksperimentim me idetė e reja si dhe shpejtėsia dhe suksesshmėria amerikane nė aplikimin e risive, shumė njerėz ēuditen pse SHBA-tė nuk prijnė nė botė me aplikimin e terapive alternative mjekėsore. Situata, sakaq, ėshtė shumė e komplikuar pėr arsye se nė shtete tė ndryshme ligjet ndrysh e trajtojnė secilėn prej kėtyre terapive. Ligji gjerėsisht e pranon osteopatinė, e cila kėrkon pėrgatitje mė tė gjatė sesa mjekėsia ortodoksiste; secili shtet ka akte ligjore tė cilat i shkojnė nė favor hiropraktikės; natyropatia ėshtė e lejuar nė trembėdhjetė shtete. Profesioni mjekėsor nė Amerikė gjithnjė deri vonė ka qenė armiqėsisht i disponuar ndaj terapive alternative (apo mjekėsisė holistike, siē ajo quhet nė SHBA, shkaku se merret pėrgjithėsisht me personin), por, ballafaquar me interesimin e opinionit si dhe me presionin e rėndėsishėm legal tė terapeutėve alternativė, tani ky disponim po dobėsohet. Vėshtirė tė kalojė qoftė dhe njė javė, e tė mos lajmėrohet ndonjė program televiziv apo ndonjė artikull nė revista a gazeta, ku shprehet dėshpėrim me mjekėsinė ortodoksiste (e cila dominon nė SHBA) dhe dėshira pėr qasje mė humane. Me rritjen e interesimit pėr ēėshtje tė mjedisit dhe tė ekologjisė, opinioni amerikan i ėshtė kthyer mjedisit tė vet tė brendshėm dhe mė tepėr se kurrė mė parė ėshtė vetėdijesuar pėr rėndėsinė e mėnyrės sė shėndoshė tė jetės.

            Meqė nė SHBA terapitė alternative kanė qenė aq gjatė nė pamėshirėsi, sot nė ajėr  ndjehet shqetėsimi i vėrtetė dhe shpresa se nė njė tė ardhme tė afėrt ligjet esencialisht kanė pėr tė ndryshuar. Ka mjaft arsye pėr supozimin se kjo sė frikti do tė ndodhė, meqė shumė nga zyrtarėt mė tė mėdhenj tė Seksionit pėr Shėndetėsi, Arsimim dhe Mbrojtje miratojnė mjekėsinė holistike, gjė qė ka mundur tė vėrehet edhe nė konferencėn kryesore pėr kėtė problem, mbajtur nė Vashington, tė cilėn e hapi njėri nga ta. E bija e ish-kryetarit Karter ėshtė mjeke dhe pėr tė thuhet se ka dashamirėsi ndaj mjekėsisė holistike. Shoqata Amerikane e Mjekėve nuk ka marrė qėndrim zyrtar ndaj kėtyre ēėshtjeve, por pėrmendet se njė pėrfaqėsues i Shoqatės i pyetur pėr mendimin personal, ka thėnė se Shoqata Amerikane e Mjekėve “miraton medicinėn holistike sa edhe amėsinė”. Ky qėndrim mjaft i ftohtė fillon ngadalė tė zbutet, meqė numėr gjithnjė e mė i madh mjekėsh tė praktikės sė pėrgjithshme tregon interesim pėr terapitė natyrore. Gjatė dhjetė vjetėve situata do tė jetė shumė mė e mirė.

            Industria farmaceuike gjithsesi do tė paraqesė lob tė fuqishėm kundėr pėrhapjes sė terapive alternative. Kjo pjesė e madhe (dhe, duke i marrė tė gjitha para sysh, edhe me pėrgjegjėsi tė lartė e industrisė) prodhon tė holla duke furnizuar popullin me ato qė, sipas mendimit tė tyre, ka nevojė – pėrafėrsisht ashtu siē General Motors-i e furnizon me automobila. Fakti se disa njerėz vdesin nė automobila nuk e pengon General Motorsi-in qė t’i prodhojė, e as qė do tė duhej ta pengonte, ashtu siē tragjedia e shkaktuar me talidomid e as ndikimet e shumta sporadike tė barit nuk do tė duhej t’i ndalnin e as qė i ndalin kompanitė farmaceutike tė prodhojnė barna tė reja edhe mė tė mira. Ėshtė shumė lehtė pėr ta kuptuar sesi do tė ndjehej kompania pėr prodhimin e barnave po qe se do tė lajmėrohej njė valė e re interesimi pėr terapitė natyrore, tė cilat nuk shėrbehen me barna. Megjithatė, kompanitė me kuptim etik dhe me shpirt novator do tė gjenin mėnyrė pėr tė kompensuar tė ardhurat e humbura nga tregu dhe nė kuptimin financiar shpejt do tė rehabilitoheshin. Industrisė farmaceutike gabimisht i ndahet roli i mashtrimtarit nė mjekėsinė ortodoksiste. Kjo s’ėshtė e drejtė. Njerėzit kanė mundėsinė e zgjedhjes dhe shoqėria jonė perėndimore varet nga ajo sesa ata do tė shėrbehen me atė mundėsi. Fatkeqėsia ėshtė nė faktin se njerėzit munden lirisht tė zgjedhin sesi prej vetes tė krijojnė njeri tė sėmurė, por jo qė nga vetja tė krijojnė edhe njeri tė shėndoshė.

 

 

            Nė kėtė libėr flitet mbi atė se ēfarė zgjedhjesh ekzistojnė. Asnjėra nga terapitė pėr tė cilat flasim nuk mund tė gjendet gjithkund, por ekziston tendenca qė kėto sot nė Perėndim tė pėrhapen. Nėse lidhjet tuaja personale nuk jua mundėsojnė qė tė gjeni terapinė tė cilėn do tė dėshironit ta provoni, kėrkoni ndihmė prej mjekut apo ndonjė qendre shėndetėsore. Disa organizata udhėheqėse kanė organet e tyre zyrtare dhe, pėr shembull, nė Britani tė Madhe, nė Institutin pėr Mjekėsi Komplementare, ekziston regjistri i terapeutėve tė organizatave udhėheqėse, ashtu qė opinioni dhe njerėzit e profesionit mjekėsor munden lehtė tė orientohen se ku gjendet terapeuti mė i afėrt. Personi i cili provon tė zgjedhė terapeutin bėn mirė nė qoftė se i drejtohet ndonjėrit prej kėtyre organeve udhėheqėse. Revistat mbushullohen me artikuj mbi shėndetin dhe mėnyrėn e shėndetshme tė jetės, e ndonjėherė edhe shpalljet mund t’ju udhėheqin deri tek terapeuti qė ju nevojitet. Shpresojmė se nuk ėshtė larg dita kur do tė mundeni haptas dhe pa frikė nga pėrqeshja tė shkoni tek terapeuti sipas zgjedhjes suaj. Ka shenja qė tregojnė se kjo pikėrisht po ndodh, dhe atė gjithnjė e mė tepėr pas botimit tė parė tė kėtij libri. Hulumtimet tregojnė se mjekėt janė tė kėnaqur nė qoftė se mund ta orientojnė pacientin tek terapeuti natyror qė merret me ndonjėrėn nga pesė a gjashtė terapitė kryesore, dhe se edhe vetė kėrkojnė ndihmėn e tyre kur janė tė sėmurė. Megjithatė, edhe pranė gjithė kėtyre qė thamė, ende ėshtė turp tė shkosh tek terapeuti alternativ dhe shumė njerėz fshehin vizitat e tyre nga mjeku me frikė se kėta mund t’ua shohin pėr tė madhe. Mendoj se ėshtė dėm qė ėshtė kėshtu. Sė pari, mjekėt do tė duhej tė ishin tė vetėdijshėm pėr pasuksesshmėrinė e veprimit shėrues qė aplikojnė dhe sė dyti, nė qoftė se pėrpjekjet e terapeutit natyror japin fryte dhe gjendja e tė sėmurit pėrmirėsohet, mjekėt do tė mund tė konkludonin krejtėsisht gabim se atė pėrmirėsim e ka sjellė terapia e tyre. Duke luajtur rolin e mbrojtėsit nė mes tė asaj ēfarė mjekėt dėshirojnė si dhe tė asaj ēka nė tė vėrtetė bėjnė, njeriu i zakonshėm zgjat ndarjen nė dy sisteme tė mjekėsisė. Pothuajse secili mjek ka listėn e tregimeve tmerruese mbi atė se ēka u ka ndodhur pacientėve nė duart e “pseudomjekėve” tė tmerrshėm, por numėr i vogėl i tyre ka listė suksesesh tė “alternativės”, aty ku mjekėt kanė dėshtuar.

            Natyrisht, ėshtė ēėshtje juaja ta bindni veten se s’keni punė me pseudomjekėt. Nė botėn e mjekėsisė alternative ka shumė sharlatanė, mu ashtu siē ka dhe nė botėn e mjekėsisė. Nė secilėn fushė tė caktuar tė mjekėsisė alternative ka shumė pikėpamje tė ndryshme. Pikėrisht si nė mjekėsinė ortodoksiste, ēdo gjė nė masė tė madhe varet prej asaj se kujt i drejtoheni. Kurdo qė tė jetė e mundur, udhėhiquni nga rekomandimi personal dhe nė qoftė se mund tė gjeni mjek specialist pėr mjekėsinė alternative qė ju duhet – madje edhe nė qoftė se krejt rastėsisht interesoheni pėr tė – mendoj se ėshtė e dobishme ta vizitoni. Para sė gjithash, ka gjasa mė tė mėdha qė ai, duke iu falėnderuar njohjes mė tė thellė tė fushės sė gjerė tė fakteve medicinale, do tė mundet mė mirė ta vlerėsojė problemin tuaj. Por personi me kualifikime medicinale nuk do tė zbatojė nė vepėr domosdoshmėrisht dhe mė sė miri vetė procedurėn e shėrimit. Mjekėt padyshim nuk kanė monopol mbi fuqitė shėruese. Nė tė vėrtetė, talenti shėrues ėshtė shumė i pėrhapur -  shumė mė tepėr sesa rėndom paramendohet – dhe shumė priftėrinj, e madje edhe njerėz tė zakonshėm kanė fuqi shėruese. Mjekėt e mirė nuk do tė duhej qė vetėm tė manipulonin shkathtėsisht me njohuritė medicinale, por edhe tė  jenė shėrues tė mirė. Po qe se u jepet rasti, edhe shėruesit pa kualifikime mjekėsore mund tė jenė njėsoj tė suksesshėm. Dhe me tė vėrtetė, miliona njerėz anembanė botės  kalojnė shumė mirė nė duart e atyre shėruesve jo-medicinalė.

            Jam pėrpjekur qė tė jem sa mė i sinqertė dhe sa mė i hapur ndaj ēdo terapie pėr tė cilėn bėhet fjalė nė kėtė libėr. Tė gjitha metodat mund tė ofrojnė diēka, kurse shumė prej tyre, po qe se u jepet mundėsia, mund tė ofrojnė shumėēka. Kur, gjykuar sipas asaj qė mund tė kuptojmė, janė tė padobishme, pėr kėtė kam tėrhequr vėmendjen. Megjithatė, konstatimet e kėtij lloji nuk do tė thotė domosdo qė tė jenė tė sakta. Pėr shembull, kam provuar qė pėrmes dijes sonė nga fiziologjia dhe nga kimia nukleare tė shpjegoj sesi vepron akupunktura, gjegjėsisht homeopatija. Mund tė ndodhė qė ajo tė veprojė nė sistem krejtėsisht tjetėr, por unė mund tė shpjegoj vetėm nė kuadėr tė kufijve tė asaj qė sot nė botė ėshtė e njohur dhe e pranueshme. Lexuesi duhet ta ketė nė mendje faktin se mjekėt nė tė vėrtetė nuk dinė sesi veprojnė njė numėr mjaft i madh veprimesh shėrimi tė mjekėsisė ortodoksiste, e megjithatė me vite i aplikojnė kėnaqshėm nė miliona njerėz. Pėr shembull, gjithnjė deri para pesėmbėdhjetė vjetėsh nuk ėshtė ditur sesi vepron aspirina, por kjo nuk ka penguar qė pėr mė tepėr se shtatėdhjetė vjet tė jetė bari mė i shfrytėzuar nė botė.

            Njerėzit duhet t’i ndryshojnė qėndrimet e tyre ndaj trajtave joortodoksiste tė mjekėsisė. Pėr ēdo vit gjithnjė e mė mirė e kuptojmė shpirtin dhe trupin e njeriut, dhe nė kėtė mėnyrė mė mirė e kuptojmė edhe kur vuan nga veprimet medicinale “tė huaja” tė shėrimit. Ndėrkohė, do tė ishte shkatėrrimtare kur sė bashku me ujin e larjes do ta hidhnim edhe fėmijėn dhe me mburrje tipike perėndimore tė hidhnim diēka  shkaku se “s’ėshtė e argumentuar” apo se “vėshtirė shpjegohet”.

            Deri tek kthesa vjen vetėm atėherė kur pėr terapitė mjekėsore alternative fillojmė tė mendojmė si pėr veprimet shėruese tė klasės sė parė dhe jo, siē sot ėshtė rasti nė Perėndim, si pėr strehimoren e fundit “tė mbeturinave” tė cilat profesioni mjekėsor nuk ka mundur t’i shėrojė. Meqė vendet nė zhvillim kanė pranuar mjekėsinė perėndimore, numri mė i madh i banorėve tė rruzullit tokėsor shfrytėzon anėt mė tė mira - qoftė tė mjekėsisė tradicionale, qoftė tė sistemit medicinal perėndimor. Vallė, pse edhe ne nė Perėndim nuk do ta kishim kėtė privilegj?

                   

            VĖREJTJE

            Ky nuk ėshtė libėr pėr vetėndihmesė. Terapitė e paraqitura janė tė sigurta vetėm nė duart e terapeutit me pėrvojė dhe lexuesi asnjėrėn prej tyre nuk duhet vetė ta aplikojė.

            Kur kam pohuar se hulumtimet kanė dėshmuar se terapia e caktuar ėshtė e dobishme nė gjendjet specifike medicinale apo nė grup gjendjesh, nuk do tė thotė se i kam premtuar lexuesit se ajo edhe tek ai do tė shkaktojė efektet e dėshiruara. Njė premtim i tillė do tė ishte plotėsisht i pakuptimtė, madje edhe sikur fjala tė ishte pėr mjekėsin perėndimore.

            Nėse keni ndonjė problem mjekėsor sė pari kėshillohuni me mjekun tuaj dhe nė qoftė se ai dhe kolegėt e tij nuk mund t’ju ndihmojnė, atėherė shkoni tek personi i cili merret me terapitė alternative, por sipas mundėsisė tek ai i cili ka po ashtu edhe shkollimin e mjekėsisė ortodoksiste.

 

            Fund i kapitullit tė parė

 

(1)    (2)    (3)    (4)    (5)