.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji 2 - Medicina alternative (5)

Shkruan: Dr. Endru STENVEJ

Pėrktheu: Hasan HAMĖZBALA

MEDICINA ALTERNATIVE (5)

Udhėrrėfyes nė terapitė natyrore

      Profesioni i mjekut ėshtė siē duket tmerrėsisht i pasigurt – dhe pėr kėtė ka arsye tė mira. Ai nuk mund tė pranojė kritikėn apo diskutimin, sidomos nėse vjen nga dikush qė ėshtė jashtė kėtij profesioni. Megjithatė, nė vendet e mėdha, siē ėshtė Kina, apo nė Afrikė, mjekėsia tradicionale dhe mjekėsia mė e mirė moderne aplikohen paralelisht dhe reciprokisht respektohen, sepse ka lėmenj qė i pėrgjigjen mė sė miri secilės prej tyre, apo lėmenj tė cilėve njėra prej tyre duhet t’u pėrkulet.

 

 

            ĒKA, S’KA ARGUMENTIM?

 

            Ėshtė vėshtirė tė bisedosh gjatė me mjekė e shkencėtarė ortodoksistė pėr terapitė alternative mjekėsore, e qė ata tė mos pėrmendin se provat klinike janė tė domosdoshme pėr t’u dėshmuar se terapitė janė tė vlefshme. Nė tė vėrtetė, mendoj se mungesa e provave nė shumė nga kėto fusha paraqet gurin mė tė madh tė provės pėr shumicėn e mjekėve. Kjo ndodh pėr shkakun se mjekėt janė tė mėsuar tė besojnė se veprimi i shėrimit mund tė jetė i pranueshėm vetėm nė qoftė se me argumente dėshmohet se ėshtė ashtu.

            Ka shumė lloje tė ndryshme provash klinike, por nė esencė tė gjitha mund tė ndahen nė “tė kontrolluara” dhe “tė pakontrolluara”. Nė kėto tė dytat, terapeuti thjesht evidenton tė gjitha rezultatet e veprimit special tė shėrimit, e pastaj analizon se sa herė ai veprim ka qenė i suksesshėm, respektivisht i pasuksesshėm. Provat e kontrolluara paraqesin rregulla shumė mė tė rrepta, klasifikojnė pacientėt e shėruar me atė veprim, pėrdorin placebon, e nganjėherė aplikojnė edhe situata kur as pacienti e as mjeku nuk dinė se cili veprim shėrimi zbatohet. Shumica mendojnė se ky lloji i fundit i provave ėshtė mė i mirė, shkaku se, siē thonė, me atė rast nuk mund tė ketė njėanshmėri.

            Kėto prova janė pa dyshim tė suksesshme kur vlerėsohen barnat, por pothuaj ėshtė e pamundshme, ose jashtėzakonisht vėshtirė, tė zbatohen tek terapitė medicinale alternative, meqė sipas definicionit shumica e terapive natyrore shėron pacientin si unitet tė veēantė, e jo si “edhe njė rast me shtypje tė lartė gjaku”. Pėr shumicėn e terapeutėve natyrorė ėshtė e paparamendueshme qė tė grupojnė pacientėt, ta zėmė, me tension tė lartė gjaku, dhe t’i shėrojnė plotėsisht nė tė njėjtėn mėnyrė – thjesht shkaku se shkaktarėt e sėmundjes tek secili individ mund tė jenė tė ndryshėm.

            Por mjekėt parashtrojnė kėtė pyetje: nė qoftė se terapitė alternative nuk mund t’u nėnshtrohen provave dyfish tė verbra apo provave tė ngjashme tė komplikuara, pse atėherė thjesht nuk bėhen provat e kontrolluara ashtu si duhet? Kjo vėrejtje ėshtė me vend, edhe pse pyetja edhe mė tutje mbetet aktuale, shkaku se vetė natyra e shumė terapive mjekėsore alternative vėshtirėson zbatimin e provave tė kontrolluara. Nė qoftė se shfrytėzoni intuitėn, forcat psikike dhe parametrat tjerė tė pakapshėm, nuk mundeni qė terapinė ta kontrolloni mjaft kujdesshėm, sa tė jeni nė gjendje qė plotėsisht saktė ta pėrsėritni nė ndonjė rast tjetėr. Kur lexuesi do ta lexojė tėrė librin, do ta ketė tė qartė pse kjo vėshtirė mund tė arrihet. Megjithatė, ekziston arsye e fortė shkaku i sė cilės rezultatet e provave plotėsisht tė pakontrolluara mund tė merren si argumente tė pranueshme. Me fjalė tjera, nė qoftė se shumė herė duket se njė gjė vepron – atėherė ajo vepron.

            Pas tėrė kėsaj qė thamė shtojmė vetėm kėtė se me terapi tė ndryshme alternative janė bėrė prova, dhe pikėrisht tash (1985) duhet tė fillojnė provat e reja me shėrime spirituale tek sėmundje tė ndryshme. Mjekėt kanė zgjedhur sėmundjet dhe pacientėt, kurse sėmundjet “e lehta” nuk janė marrė nė konsideratė.

            Doktor Siril Maksvell (Maxvell), kėshilltar mjekėsor nė njė kompani ndėrkombėtare farmaceutike, nė letrėn e tij dėrguar revistės British Medical Journal 1971, shpjegon shumė bukur vėshtirėsitė me eksperimentet dyfish tė verbra. Si shembull ka sjellė pėrdorimin e barit imipramin nė shėrimin e urinimit natėn tek fėmijėt. Hulumtimi i tij tregon se nė historinė e hershme tė veprimit tė tij shėrues provat e kontrolluara kanė treguar se imipramini nuk ėshtė i ndonjė rėndėsie tė madhe. Nė njė provė tė kryer mė 1962 ėshtė konstatuar se bari nuk ėshtė i dobishėm; dy prova nė vitin 1963 ishin negative (edhe pse njė mė vonė ishte pozitive), kurse mė 1964 provat e kontrolluara kanė dėshmuar se bari nė njė numėr tė pėrafėrt rastesh ka qenė i suksesshėm, gjegjėsisht se nuk ka qenė i suksesshėm. Nga ajo kohė e kėndej nė vazhdimėsi lajmėrohen artikuj qė dėshmojnė se imipramini nė tė vėrtetė ėshtė i dobishėm. Gjatė pesė vjetėve janė lajmėruar pesėmbėdhjetė artikuj tė cilėt kanė “konfirmuar” dobishmėrinė e tij si dhe njė qė “dėshmonte” pa-dobishmėrinė e tij. Po qe se si “argument” pėrfundimtar do tė pranoheshin rezultatet e hulumtimeve tė bėra para vitit 1964, veprimi pėrsosshmėrisht i dobishėm i barit do tė ishte i humbur, edhe pse vlerėsimet e bėra nė bazė tė provave tė mėhershme tė pakontrolluara klinike ishin pozitive. Poenta e doktor Maksvellit ėshtė se nė mjekėsi njė provė, vetėm pse ėshtė e kontrolluar, nuk do tė thotė se ėshtė edhe e mirė, gjegjėsisht e dobishme. Kėto prova tė bėra mė fėmijėt qė natėn derdhin ujė nė shtrat mund tė merren tė kontrolluara, e megjithatė provat e pakontrolluara tė bėra mė herėt kanė dhėnė pėrgjigje tė saktė – dhe atė mė shpejt. Provat tjera tė kontrolluara (gjithsej 19) me tė njėjtin bar, por kėsaj radhe nė shėrimin e depresionit, vetėm sa kanė vėrtetuar tė dhėnat (tė fituara katėrmbėdhjetė vjet mė parė nė njė provė tė pakontrolluar) se ky bar ėshtė efektiv edhe nė shėrimin e depresionit.

            Sė kėndejmi mė duket e drejtė qė t’i ēmojmė provat e pakontrolluara tė bėra nga njerėz tė ndershėm tė qėllimit tė mirė, sė paku si pikėnisje pėr hulumtim tė mėtutjeshėm. Ėshtė krejt e kuptueshme qė ndonjė mėnyrė tė re shėrimit kurrė nuk duhet hedhur apo pėrqeshur vetėm shkaku se nuk ka kaluar nėpėr provat mė tė rrepta tė cilat jemi nė gjendje t’i mendojmė. Sikur kėshtu tė veprohej nė mjekėsinė orodoksiste, do tė na mungonin shumė barna tejet tė dobishme – pikėrisht siē sot na mungojnė shumė terapi alternative.

            Mjekėt ortodoksistė kanė filluar ta pranojnė kėtė pikėvėshtrim, edhe pse pa vullnet dhe ngadalė. Hulumtimet mė tė reja me kamomilin tregojnė se ai ėshtė po aq i fuqishėm sa edhe barnat moderne kundėr kalljeve tė cilat nuk pėrmbajnė steroide, e megjithatė askush nuk di se cili ėshtė ai pėrbėrės kryesor i tij, kėshtu qė ai nuk mund tė sintetizohet. Njė autor nė revistėn Lancet-a propozon qė tė shfrytėzohet e tėrė bima po qe se vėrtetohet se vepron e qė tė mos pritet derisa shkencėtarėt tė izolojnė pėrbėrėsit aktivė tė saj, e qė pastaj prej tyre tė prodhohen barnat.

            Madje edhe kur provat janė kryer nė mėnyrė adekuate (e kjo nė shumė mjekėsi alternative vėshtirė tė arrihet, shkaku se aty veprimet janė mė tė shumėllojshme sesa nė mjekėsinė ortodoksiste Mjekėt ortodoksistė nuk janė tė disponuar t’i marrin seriozisht dhe ėshtė krejt e kuptueshme (edhe pse e pafalshme): sepse ndjehen tė rrezikuar nėse rezultatet dėshmojnė se terapia ėshtė e dobishme.

            Profesioni i mjekut ėshtė siē duket tmerrėsisht i pasigurt – dhe pėr kėtė ka arsye tė mira. Ai nuk mund tė pranojė kritikėn apo diskutimin, sidomos nėse vjen nga dikush qė ėshtė jashtė kėtij profesioni. Megjithatė, nė vendet e mėdha, siē ėshtė Kina, apo nė Afrikė, mjekėsia tradicionale dhe mjekėsia mė e mirė moderne aplikohen paralelisht dhe reciprokisht respektohen, sepse ka lėmenj qė i pėrgjigjen mė sė miri secilės prej tyre, apo lėmenj tė cilėve njėra prej tyre duhet t’u pėrkulet.

            Kjo pagatishmėri e profesionit mjekėsor pėr tė qenė tė hapur ndaj kritikės mė sė miri mund tė shihet nė shembullin e ekzaminimeve qė janė kryer nga Shoqata Mjekėsore Britanike. Terapeutėt qė merren me terapitė natyrore kanė qenė, natyrisht, shumė tė interesuar pėr rezultatet e kėtij hulumtimi, shkaku se Shoqatės Mjekėsore Britanike padyshim i ka konvenuar qė gjėrat tė mbesin siē kanė qenė. Asnjė anėtar i hulumtimeve nuk ka pasur kurrfarė kualifikimi zyrtar pėr asnjėrėn nga terapitė natyrore, e meqė nė kėtė rast Shoqata Mjekėsore Britannike ishte edhe gjyqtar edhe porotė, shumė pėrfaqėsues tė terapive kryesore natyrore kanė refuzuar tė ofrojnė materialin argumentues. Shumica e njerėzve qė janė marrė me terapitė natyrore janė frikėsuar mos nė bazė tė hulumtimit tė Shoqatės Mjekėsore Britanike numri mė i madh i terapive nuk do tė mund tė rekomandohen, dhe se kanė pėr t’u zgjedhur vetėm ato me tė cilat merren mjekėt apo laikėt e stėrvitur tė cilėt punojnė nėn kontrollin mjekėsor. Aspak nuk ėshtė ēudi qė terapeuti natyror mesatar, i cili kalon pjesėn mė tė madhe tė kohės “duke pranuar pjesė” prej tė cilave mjekėsia ortodoksiste ka hequr dorė, nuk dėshiron qė – si fizioterapeut apo pedikur – tė bėhet ndihmės mjeku.

            Kur ky libėr veē do tė jetė i botuar, do tė jenė mė nė fund tė shpallura rezultatet e kėtij hulumtimi – sė paku kėshtu tė gjithė shpresojnė. Gjėrat aq shumė janė zvarritur saqė shumė terapeutė pyesin se a do tė jenė, vallė, rezultatet ndonjėherė tė shpallura.

 

           

            MJEKĖSIA ALTERNTIVE NĖ BOTĖ

 

            Mjekėsia tradicionale, nė masė tė caktuar, ekziston nė tė gjitha kulturat, kurse shprehjet si “mjekėsi shtėpiake” apo “mjekėsi popullore” pėrdoren pėr veprimet e tilla tė zakonshme. Mjekėsia tradicionale ėshtė e vjetėr shumė shekuj, madje edhe mija vjet, varėsisht nga vendi dhe kultura pėr tė cilėn bėhet fjalė. Me qenė se dy tė tretat nga numri i pėrgjithshėm i banorėve nė tokė (kryesisht nga vendet nė zhvillim) ekskluzivisht mbėshteten nė terapi tė tilla tradicionale, Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka vendosur qė aktivisht tė stimulojė mjekėsinė tradicionale anembanė botės pėr tė arritur qėllimin e vet lidhur me “shėndet pėr tė gjithė njerėzit gjer nė vitin 2000”. Ėshtė interesant se shumica e njerėzve tė Botės sė Tretė i mbetet besnik sistemit tė vet tė mjekėsisė popullore, qoftė nė pyetje sistemi i ajurvedave, ai kinez, sistemi “sidha” apo ai “unani”, madje edhe kur atje ekziston mbrojtja shėndetėsore perėndimore. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka premtuar se do “tė kultivojė qasje realiste ndaj mjekėsisė tradicionale, se nė dritėn e shkencės bashkėkohore do tė hulumtojė anėt e mira tė mjekėsisė tradicionale pėr tė mundur tė pengojė veprimet e dėmshme e pėr tė stimuluar ato tė dobishmet, dhe pėr t’i ndihmuar integrimit tė njohurive dhe shkathtėsive tė ēmueshme tė mjekėsisė tradicionale perėndimore.” Nė raportin e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė thuhet po ashtu se “sistemi tradicional i mjekėsisė dhe mjekėsia “moderne” shumė gjatė kanė shkuar rrugėve tė ndara duke ushqyer antipati reciproke. Megjithatė, a nuk janė, vallė, synimet e tyre identike – pėrmirėsimi i shėndetit tė njerėzimit, e me kėtė dhe i kualitetit tė jetės? Vetėm mendja e kufizuar do tė mund tė mendonte se njėra nuk mund tė mėsojė asgjė nga tjetra.”

            Edhe pse do tė mund tė supozohej se Organizata Botėrore e Shėndetėsisė duhet tė merret vetėm me vendet e pazhvilluara, kjo ėshtė larg sė vėrtetės. Pikėrisht siē vendet mė tė varfra nuk kanė mjete tė mjaftueshme financiare pėr mjekėsinė perėndimore, ka shenja se as ne nuk do tė mundemi shumė gjatė tė pėrballojmė kaq shumė shpenzime. Qasja e njėjtė qė vlen pėr Botėn e Tretė, vlen po ashtu edhe pėr ne nė Perėndim, megjithėqė nė masė mė tė vogėl. Do tė ishte skajshmėrisht e papeshuar nė qoftė se do tė supozonim se mund ta derdhim pasurinė tonė vetėm se jemi tė pasur, edhe vetė para vetvetes jemi tė detyruar tė kėrkojmė mėnyra sesi mė lirė t’i arrijmė rezultatet e njėjta.

            Pothuaj secili vend ka sistemin e vet tė mjekėsisė tradicionale. Pėr kinezėt kjo ėshtė akupunktura, pėr francezėt shėrimi magnetik, pėr gjermanėt heilpraxis-i, pėr britanikėt shėrimi me bimė, kurse rregullimi i eshtrave ėshtė e pėrbashkėt pėr tė gjithė. Por bashkė me traditat popullore shkojnė dhe bestytnitė si dhe pseudomjekėsia, ndaj kjo nė tė kaluarėn ka bėrė qė organet zyrtare mjekėsore ta ngulfasin dhe ta shtypin mjekėsinė popullore. Njerėzit krejt natyrshėm kanė supozuar se mbrojtja mė e re dhe mė e shtrenjtė mjekėsore duhet tė jetė edhe mė e mirė; nėn udhėheqjen e profesionistėve mjekėsorė u ėshtė shpėlarė truri dhe janė vėnė nė pozitėn tė besojnė se krejt ajo ēka s’ėshtė mjekėsi ortodoksiste perėndimore ėshtė ose e dėmshme ose e padobishme. Kjo nė shumicėn e vendeve ka bėrė qė tė vihen nėn kontroll njerėzit qė merren me mjekėsi duke mos qenė mjekė.

            Statusi juridik i personave qė merren me terapitė mjekėsore alternative ėshtė shumė i larmishėm. Nė SHBA duhet tė jeni mjek qė tė merreni me osteopati, kurse hiropraktikantėve, tė cilėt deri vonė ishin jashtė ligji, vetėm pas shumė kontesteve gjyqėsore u ėshtė lejuar tė punojnė. Nė disa shtete personave pa kualifikim mjekėsor u ėshtė e ndaluar me ligj qė tė merren me akupunkturė, e megjithatė njerėzit edhe mė tutje vazhdojnė qė tė shkojnė tek ta. Disa krahina nė Kanada kanė ligje pėr natyropati, pėr hiropraktikė dhe osteopati. Nė Amerikėn Veriore puna me terapi mjekėsore alternative merret si ilegale, pėrpos nėse atė ligji decidivisht nuk e lejon, e megjithatė mjekėsia alternative aty lulėzon si askund gjetiu nė botė. Pikėrisht e kundėrta vlen pėr Britaninė e Madhe ku rėndom drejtėsia i lejon secilit qė veten ta shpallė ēfarėdoqoftė terapeuti, me kusht qė tė mos “shitet” si mjek. Sė kėndejmi nė Britaninė e Madhe mjekėsia alternative me vite ka lulėzuar thjesht shkaku se ka qenė fare lehtė qė tė merreshe me tė. E nė qoftė se diēka nuk ėshtė nė rregull, “pacientėt”i mbron ligji dhe duket se sistemi funksionon mirė. Mė i mirė se ky sistem ėshtė vetėm ai nė Gjermaninė Perėndimore, nė tė cilėn ekziston sistemi i dhėnies sė lejeve pėr t’u marrė me terapitė alternative (Heilpraktikers). Nė Gjermaninė Perėndimore ka 3700 terapeutė alternativė. Kėta janė shėrues dhe terapeutė natyrorė tė cilėt prej shtetit kanė fituar lejen pėr t’u marrė me terapitė alternative. Ata janė mirė tė verifikuar, pėr t’u siguruar se nuk do ta rrezikojnė popullin dhe nuk do tė jenė pėrgjegjės para shoqėrisė.

            Para nja njėzet vjetėve India vendosi t’i japė privilegje mė tė mėdha mjekėsisė tradicionale. Nė sistemin e sotėm ekzistues ligjor, pėr ata qė merren me mjekėsinė ortodoksiste si dhe pėr ata qė merren me atė tradicionale vlejnė tė njėjtat ligje. Posaēėrisht theksohet se edukimi i pėrgjithshėm mjekėsor duhet tė bazohet nė akceptimin e personit tėrėsor, e jo pėr pjesėt e tij. Studentėt pėrcjellin kurse themelore nga anatomia, fiziologjia, biologjia dhe patologjia. Pas kėsaj ndjekin kurse specialistike sipas zgjedhjes personale, qoftė, bie fjala, pėr mjekėsinė moderne perėndimore, pėr homeopatinė, ajurvedat etj. dhe tė gjithė ata qė kanė kualifikim gjenden nė tė njėjtėn pozitė. Sistemi indian ėshtė i kundėrt me sistemin gjermanoperėndimor tė dy klasave, ku Heilpraktikers-ėt regjistrohen sipas njėrit, kurse mjekėt sipas tjetrit status.

 

            Vazhdon...

 (1)    (2)     (3)    (4)             (6)