Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Medicina alternative (3)

Shkruan: Dr. Endru STENVEJ

Pėrktheu: Hasan HAMĖZBALA

MEDICINA ALTERNATIVE (3)

Udhėrrėfyes nė terapitė natyrore

 

      Botėn e njohim sipas tė dhėnave nė bazė tė pesė shqisave tona. Truri i pėrpunon tė dhėnat nga kėto organe njerėzore lart tė zhvilluara dhe shumė tė ndjeshme, sakaq ekuilibrimi i tė dhėnave tė tashme dhe i atyre historike (nga kujtesa jonė) na jep parafytyrim relativisht tė mirė pėr atė se ēka po ndodh rreth nesh. Gjegjėsisht, ne sė paku kėshtu mendojmė.

 

 

 

            BOTA SUPER E NDIJSHME DHE FUQIA KONTROLLUESE

 

            Qė tė mund tė rrokin kuptimin e shumė veprimeve mjekėsore alternative tė pėrshkruara nė kėtė libėr, lexuesit duhet tė orientojnė mendjen e tyre nė rrafshin i cili relativisht dallon nga ai me tė cilin janė mėsuar. Gjithnjė derisa pėr qenien njerėzore mendojmė si pėr njė pėrmbledhje pjesėsh qė punojnė e tė cilat mund t’i udhėheqim nė tė njėjtėn mėnyrė si automobilin, vėshtirė se do tė mund tė kuptojmė, madje edhe t’i pranojmė shumė trajta tė mjekėsisė natyrore – thjesht sepse shumė nga kėto nisen nga premisa se njerėzit nuk janė vetėm makina shumė tė zhvilluara, por kanė edhe dimensionin tjetėr, shumė mė tė rėndėsishėm.

            Njerėzit bėhen gjithnjė e mė tė vetėdijshėm pėr njė pėrmasė tjetėr tė jetės e cila rėndom nuk pėrjetohet pėr ēdo ditė. Shumica prej nesh kanė pasur pėrjetime telepatike – gratė dhe burrat shpesh dinė saktė se ēka pala tjetėr mendon, kurse njerėzit flasin sesi madje edhe shtazėt e tyre shtėpiake mund t’i lexojnė mendimet e tyre. Shumė prej nesh kanė njohur njerėz qė janė “tė mbėrrirė”[1], apo kanė dėgjuar pėr ta, ose kanė qenė tė magjepsur me fallxhorė, me parathėnėsit e fatit apo me persona tė tjerė ekstrasensorikisht tė favorizuar. Nė tė vėrtetė, hulumtimet e dukurive shpirtėrore janė zgjeruar shumė, sidomos ne BRSS, ku edhe janė bėrė degė tė pavarura tė shkencės konvencionale.

            Problemi me tė cilin shumica prej nesh pėrballet kur mendon pėr dukuri tė tilla paranormale ėshtė se nuk mundemi apo nuk duam tė pranojmė se disa njerėz kanė diēka qė ne nuk kemi, apo se mund tė “kyēen” nė dimensionin tjetėr, tė cilin ne nuk mund as ta paramendojmė. Kjo thjesht nuk ėshtė nė natyrėn njerėzore. Tė gjithė ne dėshirojmė tė mendojmė se jemi normalė dhe se tė gjithė qė shprehin shkathtėsi tė veēanta “tė jashtėkėsobotshme” nė njėfarė mėnyre janė tė krisur. I durojmė, edhe pse shpesh jemi nga pak tė shqetėsuar, shkaku se ata kanė “qasje” nė njė botė pėr tė cilėn ne asgjė nuk dimė.

            Shumicėn prej nesh e tėrė kjo i frikėson dhe nė tė vėrtetė kjo frikė e ka shtrėnguar shoqėrinė t’i ndezė kėta njerėz si shtriganė e shtriga. Sot jemi mė tolerantė ndaj njerėzve tė kėtillė dhe kemi kuptuar se prej tyre mund tė mėsojmė diēka pėr botėn nė tė cilėn jetojmė.

            Botėn e njohim sipas tė dhėnave nė bazė tė pesė shqisave tona. Truri i pėrpunon tė dhėnat nga kėto organe njerėzore lart tė zhvilluara dhe shumė tė ndjeshme, sakaq ekuilibrimi i tė dhėnave tė tashme dhe i atyre historike (nga kujtesa jonė) na jep parafytyrim relativisht tė mirė pėr atė se ēka po ndodh rreth nesh. Gjegjėsisht, ne sė paku kėshtu mendojmė.

            Nė tė vėrtetė, kėto interpretime janė jashtėzakonisht tė kufizuara – kryesisht shkaku se organet tona shqisore, sado tė ēuditshme tė jenė, funksionojnė nė limite shumė tė kufizuara. Pėr shembull, veshi njerėzor reagon nė zėrin frekuenca e tė cilit sillet pėrafėrsisht nga 30 deri nė 16.000 dridhje nė sekondė. Te shtazėt dhe shpezėt ky diapazon ėshtė mė i gjerė dhe disa prej tyre kapin tinguj tė lartėsive mė tė mėdha, tė cilėt ne nuk mund  t’i dėgjojmė. Tė gjithė dimė pėr tingujt “e padėgjueshėm” tė cilėt vetėm qentė mund t’i dėgjojnė, dhe se “sistemi radarik” i lakuriqėve tė natės bazohet nė frekuenca edhe mė tė larta. Disa vibracione tė padėgjueshme artificiale kanė madje frekuencė edhe mė tė lartė. Prandaj, ėshtė evidente se veshi njerėzor mund tė zėrė vetėm njė pjesė tė parėndėsishme tė asaj qė mund tė “dėgjohet”.

            Shqisa jonė e shikimit ėshtė edhe mė shumė e kufizuar. Sytė tanė reagojnė nė vibracione elektromagnetike tė cilat i reflektojnė objektet rreth nesh, gjė qė na e mundėson t’ i shohim. Spektri i valėve elektromagnetike ėshtė i madh dhe sillet nga ritmet e caktuara trunore, nėpėrmjet valėve radiotelevizive deri tek valėt infra tė kuqe tė cilat i pranojmė si nxehtėsi. Ka rreth pesėdhjetė oktava tė rrezatimeve elektromagnetike, e megjithatė sytė tanė rrokin mė pak se njė! Kur sytė tanė do tė mund tė zinin vetėm pak mė tepėr frekuenca – ta zėmė rrezet X – tė vėrejturit tonė tė pėrgjithshėm tė botės sė jashtme do tė ishte krejtėsisht tjetėrfare. Sistemi shqisor i njeriut si duket ėshtė ashtu i ndėrtuar qė tė na e mundėsojė qė nė kuptimin biologjik nė mėnyrė adekuate t’ia dalim nė krye me rrethin tonė. Habit fakti se nga tėra ato vibrime “potencialisht tė hetueshme” rreth nesh ne hetojmė vetėm disa. Nė qoftė se marrim parasysh faktin se njė pjesė e madhe e trurit nuk kryen kurrfarė funksioni tė cilin do tė mund ta matnim (apo pėrcaktonim), atėherė na duket shumė e besueshme se, nė rrethana tė caktuara, do tė mund t’i stėrhollonim shqisat tona, ashtu qė tė pranonin disa nga kėto “vibrimet” tjera.

            Fatkeqėsisht, tė gjitha idetė dhe kuptimet tona pėr jetėn janė tė kufizuara me shqisat tona fizike. E megjithatė, sot “e padukshmja” (pėr shembull, strukturat e imta qė pėrbėjnė qelizėn njerėzore) mund tė shihet me ndihmėn e mikroskopėve elektronikė, derisa aparatet tjera mund tė kapin trajtat valore nė atmosferė pėr tė cilat deri vonė fare nuk kemi ditur.       Kufijtė e vėshtrimit tonė gjithnjė po zgjerohen.

            Por, pėrkundėr krejt kėsaj, ne jetojmė nė atė qė hindusėt e quajnė maja – iluzion. Trurėt tanė janė ashtu tė sinkronizuar qė tė zgjedhin impulset shqisore nė dispozicion, prandaj pėr kėtė nė pjesėn mė tė madhe tė jetės sonė nuk jemi tė vetėdijshėm pėr botėn e padukshme, e megjithatė reale, rreth nesh. Disa njerėz – nga kjo botė e tė padukshmes – shohin mė shumė se sa tė tjerėt, dhe ka tė ngjarė se ata janė me tė nė lidhje njė pjesė tė konsiderueshme tė kohės.

            Pėr ta kuptuar vėrtet botėn tonė duhet tė hedhim mėnyrat kufizuese tė mendimit dhe ta pėrfytyrojmė botėn e vėrtetė mė tė madhe sesa ajo qė shumica prej nesh e vėren me shqisa. Ndonjė prej nesh mund ta vėrejė kėtė botė mė tė madhe (tė cilin do ta quaja super e ndjeshme apo botė mbishqisore) me ndihmėn e asaj qė quajmė intuitė, por kjo ėshtė, sipas tė gjitha gjasave, vetėm aftėsi mė mirė e zhvilluar e pranimit tė numrit mė tė madh tė impulseve shqisore nė dispozicion. Sa herė intuitivisht kemi ndjerė diēka ndaj disa njerėzve, vendeve, shtėpisė sė re, qerreve tė pėrdorura – lista ėshtė e pafundme. Problemi qėndron nė atė se pėr dukuritė siē janė ta zėmė telepatia, parashikimi dhe zbulimi i rrezatimeve nėntokėsore, mund tė gjykohet vetėm nėpėrmjet mendjes dhe duket se pikėrisht kjo paraqet pengesė qė kėto dukuri tė jenė tė pranuara nė epokėn teknologjike. Shumė nga impulset ekzistuese rreth nesh, tė padukshme, nuk mund tė njihen me metodat tė cilat sot i shfrytėzojmė. Por, teknikat bashkėkohore, siē ėshtė fotografia e Kirilianit, arrijnė suksese nė kėtė lėmė.

 

 

            Rrethina tė cilėn e vėrejmė, pra, ėshtė vetėm pjesė e asaj qė mund tė vėrehet; njėjtė ėshtė edhe me trupat tanė. Trupat tanė fizikė (pėr tė cilėt jemi tė vetėdijshėm shkaku se pesė shqisat tona fizike na flasin pėr ta) thjesht janė pjesė e njė tėrėsie mė tė madhe. Ata (dhe nė tė vėrtetė materia e gjallė pėrgjithėsisht) prodhojnė forca jetėsore dhe i ekspozohen veprimit tė tyre – e disa prej atyre forcave mund tė maten. Nė jetėn e pėrditshme ky tė vėrejtur i kufizuar i vetė nesh ėshtė e tėra qė do tė na nevojitej pėr tė funksionuar nė mėnyrė adekuate dhe truri ynė nuk ėshtė i kyēur nė mėnyrė rutinore tė zėrė forcat trupore, frekuencat televizive, valėt e radios apo ultratingujt, si dhe t’i ndjejė ngjyrat. Kjo edhe ėshtė mirė, se nė botėn e kėtillė nuk do tė mund tė funksiononim si deri mė tani. Shumė njerėz - ta zėmė, mjekėt – shumė herė nė ditė shfrytėzojnė “shqisėn e gjashtė” dhe pa kėtė nuk do tė mund tė punonin suksesshėm. Nė tė vėrtetė, shumė prej nesh edhe duke mos ditur sinkronizohemi nė kėtė dimension tė lartė, super tė ndjeshėm.

            Filozofi i madh intuitiv, Rudolf Shtajner, themelues i mjekėsisė antropozofike e pėrshkruan trupin e lartė – trupin eterik – i cili kontrollon gjithēka nė trupin fizik. Ai ėshtė njėjtė si edhe trupi super i ndjeshėm pėr tė cilin flas dhe i cili rrethon trupin fizik, ndikon nė tė, dhe nga ai pranon ndikime. Mjerisht, edhe vetė termi “eterik” shkakton nė ne antipati, por edhe pse termi “eter”, i cili rrjedh nga shekulli 19, nė tė folurit e zakonshėm ka dalė nga moda, nė shkencė duket se po merr gjithnjė e mė tepėr kuptim. Pakėnaqėsia ėshtė nė atė se kjo botė eterike apo super e ndjeshme mund tė vlerėsohet vetėm tėrthorazi – nuk ka mėnyra qė drejtpėrdrejt ta matim. Ne lehtė pranojmė kuptimin e thėrrmijave subatomike, edhe pse nuk mund t’i shohim; pranojmė se njerėzit kanė ndijime apo dije intuitive pėr gjėrat, edhe pse intuitėn nuk mund ta matim; sė kėndejmi, shtrohet pyetja: pse nuk mund ta pranojmė lehtė ekzistencėn e njė bote tjetėr, “mė tė lartė”, jo-fizike. Mendoj se pėr kėtė ka dy arsye. Sė pari, shumė njerėz janė tė mėsuar tė mendojnė se shumė nivele janė tė lidhura me religjionin, kurse sot nė Perėndim ndikimi i religjionit po bie, dhe, e dyta, ne tinėzisht sikur u druhemi gjėrave tė cilat nuk mund t’i matim e t’i sqarojmė.

            Religjioni edhe vetė i ka kontribuar mjaft dobėsimit tė ndikimit tė vet nė Perėndim. Shumė religjione u premtojnė njerėzve qasje nė kėtė botė “mė tė lartė” dhe marrėdhėnie me tė, ēka pa dyshim munden edhe ta ofrojnė. Sakaq, shkėlqimi i jashtėm shpesh pengon qėllimet e larta, kėshtu qė njerėzve plotėsisht u zhduket parasysh qėllimi i parė dhe fillon t’u pėlqejė ana jospirituale e religjionit qė me atė rast bėhet qėllim nė vete. Pikėrisht siē na frikėson mundėsia se ndoshta “atje diku” ekziston tėrė bota tė cilin nuk mund ta vėrejmė lehtė, na inatosė edhe mendimi se ndoshta nuk do tė mund ta kontrollojmė. Ne nė tė vėrtetė asgjė fare nuk mund tė kontrollojmė – krejt kjo ėshtė pjesė e iluzionit jetėsor. Tė marrim shembull trupat tanė. Shumica prej nesh supozojnė se trupin tonė thjesht e pėrbėjnė qeliza shkathtėsisht tė strukturuara qė mobilizojnė organet specifike tė cilat na mbajnė nė jetė. Ajo qė shumica e njerėzve, ndėrkaq, nuk e kuptojnė ėshtė se trupi ėshtė strukturė qė pa ndėrprerė ndryshon. Ēdo ēast nė trupin tonė qelizat vdesin dhe zėvendėsohen – nė tė vėrtetė nė periudhėn prej shtatė vjetėsh pjesa mė e madhe e strukturės sonė trupore zėvendėsohet. Siē hyjmė gjithnjė e mė thellė nė strukturėn e qelizės, ashtu zbulojmė se nė nivelin atomik i tėrė trupi ynė paraqet vetėm grumbuj tė pakufizuar fushash tė energjisė qė ndikojnė nė njėra-tjetrėn. Ajo, tė cilėn ne e mendojmė si ind tė fortė, ėshtė nė tė vėrtetė mori qelizash tė pėrbėra nga familje substancash kimike, qė nga ana e tyre po ashtu janė thjesht bashkėsi atomesh. Materia si e tillė, e shprehur me terminet e fizikės atomike bashkėkohore, paraqet kuptim spekulativ. Kėshtu, kur mė thellė vėshtrojmė nė strukturėn e qenieve njerėzore, zbulojmė se ato, thėnė me fjalor tė fizikės, mund tė trajtohen si bashkėsi fushash elektromagnetike. E ē’ėshtė ajo qė njėkohėsisht kontrollon tėra kėto fusha energjie? Shkenca nuk mund tė pėrgjigjet nė kėto pyetje, por unė mendoj se forcat kontrolluese janė nė botėn eterike apo ekstra tė ndjeshme pėr tė cilėn pikėrisht flasim. Me fjalė tjera, nė gjykimin tonė redukcionist tė krijesave njerėzore ekziston pika pas tė cilės spekulimi i mėtutjeshėm nuk ėshtė i mundshėm, e megjithatė ende ekziston forca kontrolluese  (qė disa e quajnė Zot) e cila siē duket bėn qė krejt sė bashku nė pjesėn mė tė madhe tė kohės harmonikisht tė punojnė. Dhe nė tė vėrtetė, kėtė forcė tė lartė kontrolluese shumė mjekėsi alternative e shfrytėzojnė si forcė lėvizėse pėr shėrimin e pacientėve. Shkencėtari pak i besueshėm pohon se pėrfundimisht do tė jemi nė gjendje qė ta reduktojmė trupin njerėzor dhe nė tė vėrtetė tėrė universin nė aso niveli ku ēdo gjė do tė mund tė shpjegohej nė mėnyrėn tė cilėn shqisat tona mund ta kuptojnė, por nuk ka shenja se kjo sė shpejti do tė ndodhė. Pėrkundrazi, sa mė shumė dimė, aq mė shumė kuptojmė se sa pak dimė dhe sesi ēdo gjė ėshtė pambarimisht mė e komplikuar sesa qė mė parė kemi mundur ta paramendojmė.

            Kur njėherė tė pranohet ekzistenca e botės super tė ndjeshme, atėherė bėhet e qartė se ngjarjet nė jetė, e sidomos funksionet organike, u shtrohen dy lloj ndikimesh. Ekzistojnė ligjet e rėndomta tė shkakut dhe pasojės tė cilat ndikojnė nė tėrė botėn, siē ne vėrejmė (nėse pritem, atėherė mė del gjaku), por pėrbri kėsaj ekzistojnė edhe pasoja tė tjera, tė cilat lindin pėr shkak tė ndryshimit nė botėn super tė ndjeshme – ndryshime tė cilat tejkalojnė kohėn dhe hapėsirėn. Ēdo gjė nė botėn reale ka dhe pėrmasėn super tė ndjeshme, por nuk janė tė gjitha sėmundjet, pėr shembull, tė shkaktuara nga ndryshimet super tė ndjeshme. Disa sėmundje, siē janė lėndimet apo kur guri nga veshka bllokon kanalin urinar, shkaktohen nga shkaqet pastėr fizike dhe kėtu shkathtėsitė e mjekėsisė ortodoksiste mund tė jenė plotėsisht tė dobishme. Nė tė vėrtetė, kjo ėshtė ajo tė cilėn mjekėsia ortodoksiste mė sė miri e punon.

            Por, siē kemi parė, pjesa e konsiderueshme e sėmundjeve bėn pjesė nė kategorinė shumė mė tė gjerė dhe sigurisht ėshtė rezultat i ērregullimeve tė llojllojshme – mjedisore, dietetike, psikologjike apo “tė asobotshme”. Kur njėherė ta kemi nė mendje se trupi fizik ėshtė vetėm pjesė e botės shumė mė tė madhe, edhe pse e pashprehur, me tė cilėn udhėheqin forca tė larta, mund ta kuptojmė mė mirė sesi me mija vite – miliona njerėz – anembanė botės – plotėsisht me sukses merren me metoda mjekėsore krejtėsisht tė huaja pėr ne dhe gjykimin tonė. Ne pranojmė se jogini mund tė ndryshojė funksionimin e organeve vitale tė trupit tė vet (pėr tė cilat deri vonė nė mjekėsi kanė besuar se nuk mund tė kontrollohen) vetėm shkaku se sot mund t’i matim ato vibracione, e megjithatė joginėt me mija vjet e kanė ditur se atė mund ta bėjnė. Popujt e kohėve tė lashta kanė ditur pėr rėndėsinė e ngjyrave nė shėrim, e megjithatė vetėm rusėt argumentuan se qeniet njerėzore mund ta ndjejnė ngjyrėn nėpėrmjet lėkurės dhe se lėkura ėshtė shumė mė e ndjeshme sesa ndonjėherė kemi menduar.

 

[1] Njerėz tė ndjeshėm qė parndjejnė dhe parathonė gjėrat qė nuk i pėrkasin realitetit tone fizik, por njė dimensioni tjetėr

           

Vazhdon...

 

 (1)    (2)             (4)     (5)    (6)