Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 -  MBYETJA E PERSONALITETIT

Shkruan: Fahri XHARRA

http://prishtinapress.info

 MBYETJA E PERSONALITETIT

      Nė cilat pėrmasa, personaliteti ėshtė stabil gjatė jetės? A ka personalitete “tė forta” dhe “tė dobėta”?   Po, personaliteti  e ka stabiltitetin gjatė jetės por qė personalitetet e ”forta” e bėjnė qė vdekja e personalitetit tė mbet vetėm pėr tė thėnė qė vetėm se jam. Cili ėshtė roli i trashėgimisė nė personalitetin tonė? I madh. Kush jemi? Ēka mėsuam? Ēka po mėsojmė?

 

 

            Deshta qė pėrveē fytyrės dhe imazhit tė saj tė tregoj diēka mė tepėr nga vetja  e jonė. Kush jemi? Njė personalitet i krijuar me dekada, qė sot nuk ėshtė mė tepėr se pėr njė ulėse nė kafeterinė, nė cepin e rrugės se qytetit qė dikur rrezatonte e sot edhe ai edhe na jemi vetėm se pėr njė kafe tė cilėn me dy-tri gllėnjka  dhe mund ta zbrazėsh shtambėn e vogėl tė ėmbėlsirės sė mundshme pėr  mundėsitė tona.

            Ne i njohim pikat tona tė forta po edhe ato tė dobėta, ne ishim ata qė ishim nė vetėdijen tonė e ne pėrpiqeshim qė ta formojmė personalitetin tonė: “Personaliteti nuk ėshtė vetėm ndikimi qė ushtrohet nga njė individ e i cili tė le tė kuptosh pėr njė personalitet shumė tė fortė. Personaliteti ėshtė ndėrtimi kompleks, i vetėm i shkakut nė pėrbėrėsit e tij tė ndryshėm. Personaliteti nuk ėshtė ndonjė ideal qė individi i jep vetes kėtė apo atė imazh qė do tė thotė qė kėrkojmė tė kultivojmė personalitetin.”

            Tani nė kafėn e ėmbėl tė pėrqendruar e me plot shije e mbysim personalitetin tonė tė ndėrtuar nė njė vazhdimėsi disa dhjeta vjeēare. “Personaliteti ėshtė njė strukturė shumė komplekse. Pėr tė thjeshtėsuar e kuptuar, ajo ėshtė si njė kokė qepe qė ėshtė e pėrbėrė nga shumė shtresa njėra pas tjetrės. Shtresa e parė ėshtė ajo e unit social. Identiteti personal nuk ėshtė dhėnė si njė e bėme, si njė etiketė, tė cilėn duhet vetėm ta lexosh. Ajo e ka njė dinamikė. Ajo merr pjesė nė vetėdijen tonė personale. Jeta ėshtė njė evolucion shpirtėror konstant e cila na sjell njė pjekuri”

            Jo nga mosha por nga ndryshimi i botėkuptimeve, nga pėrplasjet shoqėrore, nga mosgjetja e vehtes nė rrethin e ri tė krijuar  nė kohėn e re, nga dhunimet  e pamėshirėshme  tė unit dhe mė tej tė personalitetit, mbetesh  i vetėm pranė kafės sė zezė plot shije: ”Jeta ėshtė njė evolucion shpirtėror konstant e cila na sjell njė pjekuri. Vetėdija mund tė rritet dhe tė zgjerohet dhe duhet lėnė unin e vjetėr. Koha prodhon ndryshime nė mėnyrė tė vazhdueshme.”

            Me prodhimet e vazhdueshme tė kohės, tė cilat ndryshojnė njėra nga tjetra, pranė kafės sė ėmbėl e shef vdekjen e personalitetit si imponim tė kohės. Sajimin e Personalitetit e bėnim pėr tė njohur tė ardhmen tonė, qė ndryshon nė funksion tė pasurive qė i kemi nė vetvete. Formimi i personalitetit tonė na e thoshte  ta njohim dhe dominojmė tė ardhmen tonė, por ja qė  evolucioni shpirtėror i cili e ka mbėrri stadin e dhunimit tė unit, ia pėrgatitė heshtas nė mėnyrė tė qetė vrasjen e personalitetit. (Qe trembėdhjetė vite, pos njė shkatėrrimi masive tė asaj qė me mund e sakrifica ėshtė ndėrtuar, nuk shef njeriu diēka qe tė ofron mirėqenje e siguri. Njė gjendje sociale shumė e rėnduar, njė frike pse jetojnė nė Kosovė dhe njė ambicie e madhe pėr ikje, hetohet ēdo kund. Njė krizė sociale, poashtu vėrehet gjithkund. Begzad Gashi)

 

 

            Nė cilat pėrmasa, personaliteti ėshtė stabil gjatė jetės? A ka personalitete “tė forta” dhe “tė dobėta”?   Po, personaliteti  e ka stabiltitetin gjatė jetės por qė personalitetet e ”forta” e bėjnė qė vdekja e personalitetit tė mbet vetėm pėr tė thėnė qė vetėm se jam. Cili ėshtė roli i trashėgimisė nė personalitetin tonė? I madh. Kush jemi? Ēka mėsuam? Ēka po mėsojmė? kėto ishin pyetjet qė na drejtonin nė zemrėn e fortė tė krijimit tė personalitetit me dėshirė qė tė bėhesh dikushi dhe tė mos rrosh vetėm pėr veten tėnde. (Qytetarėt nuk i kanė as pėr sė afėrmi ato. Janė tė pa punė, janė tė izoluar, janė tė varfėr, s’kanė asnjė lloj sigurie: as shėndetėsore e as fizike. Varfėria ka kapur tė gjitha shtresat. B. Gashi.)

            Si po e ndėrtojmė personalitetin  e atyre qė kanė pėr tė na pėrfaqėsuar nė shekujt qė vijnė? Ēka pėrgjigjemi nė pyetjen se kush do tė jenė ata? Po e krijomė zinxhirin me hallka shumė, tė cilat nė mesin e tyre i kanė edhe disa tė dobėta. Nė shikim tė parė, zinxhir i fortė por kur vjen deri te tėrhjekja do  tė shofim se do tė jemi aq tė fortė sa hallkat e dobėta nė vargun e tij.

            Sa janė tė nevojshme nevojat personale? Sa janė tė nevojshme nevojat personale pėr ndėrtimin e personalitetit? Aq sa  ”i forti” tė bėnė tė paftė pėr tu ballafaquar me vdekjen e personalitetit. E vdekja e personalitetit ėshtė e pa shmangėshme, pėrkundėr asaj qė aparati vazhdimisht e bėnė kafėn ne cepin e rrugės.