Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - MBI TANTRĖN DHE JOGĖN

Pėrgatiti: Hasan  HAMĖZBALAJ

MBI TANTRĖN DHE JOGĖN

 

Njė vėshtrim specifik i mistikut tė madh indian Osho, mbi atė se ēfarė ėshtė ndryshimi nė mes tė jogės tradicionale dhe tantrės, janė apo nuk janė tė njėjta:

  Seksi ėshtė energji themelore...

           Joga thotė luftojeni atė energji...

           Tantra thotė shfrytėzojeni, transformojeni...

 

  

            Tantra dhe Joga nė esencė janė tė ndryshme. Synojnė qėllimin e njėjtė, por rrugėt jo vetėm qė nuk i kanė tė njėjta, por edhe tė kundėrta. Prandaj kjo duhet kuptuar mirė.

            Joga ėshtė metodologji dhe teknikė. Joga nuk ėshtė filozofi. Mu ashtu si Tantra, edhe Joga varet nga aksioni, metoda, teknika. Puna ēon kah esencialja edhe nė Jogė, por procesi ėshtė tjetėrfare. Nė Jogė njeriu lufton: ajo ėshtė shtegu i luftėtarit. Nė shtegun e Tantrės s`duhet fare tė luftosh. Pėrkundrazi, mė parė duhet te dorėzohesh, por vetėdijshėm. JOGA ĖSHTĖ NGULFATJE ME VETĖDIJE E DĖSHIRAVE, TANTRA ĖSHTĖ DORĖZIM I VETĖDIJSHĖM NĖ DĖSHIRA,

            Tantra thotė ēfarėdo qė tė jeni, qenėsoren nuk e keni nė kundėrshti... Se mes jush dhe realitetit nuk ka kundėrthėnije. Ju jini pjesė e tij, prandaj lufta, grindja, kundėrshtia, nuk i duhen natyrės. Duhet ta shfrytėzoni natyrėn, duhet ta shfrytėzoni atė QĖ KENI pėr t`u bėrė ATA QĖ DĖSHIRONI TĖ JENI.

            Nė Jogė duhet tė luftoni me vetveten, qe tė vini pasandaj. Nė, Joge bota dhe shpėtimi, do tė thotė: ju si tė tillė ēfarė jeni dhe ju si tė tillė ēfarė mund te jeni-janė dy gjėra kundėrshtare.

            Ndrydheni, luftojeni, asgjėsojeni atė qė jeni pėr t`u bėrė ata qė dėshironi tė jeni, thotė Joga... Ne sytė e Tantres - Joga ėshtė vetėvrasje e thellė: duhet ta vrisni natyroren nė vetvete - trupin tuaj, instinktet tuaja, dėshirat tuaja dhe tė gjitha. Tantra thotė PRANOJENI VETVETEN ASHTU SI JENI. Kjo ėshtė njė pranim i thellė. Mos krijoni zbrazėtirė mes vetes dhe realitetit, mes botės dhe NIRVANĖS. Mos krijoni kurrėfarė zbrazėtire! Pėr Tantrėn nuk ka zbrazėtirė. Vdekja s`ėshtė e nevojshme. Pėr t`u rilindur nuk nevojitet vdekja, ajo ėshtė transcendentialitet. Pėr kėtė tejkalim,  shfrytėzojeni - veten.  Pėr shembull, aty ėshtė seksi - energjia themelore, energjia themelore pėrmes sė cilės kemi lindur dhe me tė cilėn jemi lindur. Qelizat themelore tė organizmit tuaj, tė trupit tuaj, janė seksuale dhe mendja njerėzore sillet rreth seksit. Joga thotė luftoni me atė energji. Pėrmes luftės krijoni  njė qendėr tjetėrfare nė vete: - sa mė shumė tė luftoni, aq mė shumė identifikoni qendrėn tjetėr. Seksi s`ėshte qendra juaj.

            Lufta me seksin, natyrisht, e vetėdijshme - do tė krijojė qendra tė reja nė qenien tuaj, theks tė ri, sqarim tė ri. Atėbotė seksi nuk do tė jetė energjia juaj. Do tė krijoni energji tė re, duke luftuar me seksin. Do tė lindin energji tė ndryshme dhe qendra tjetėrfare tė ekzistimit.

            Tantra thotė: shfrytėzojeni energjinė seksuale, mos luftoni kundėr saj. Transformojeni! Mos mendoni mbi tė si mbi armikun: kijeni MIK. Ajo ėshtė energjia juaj: ajo s'ėshtė e ligė, s'ėshtė e keqe. Ēdo energji ėshtė neutrale. Mund tė pėrdoret kundėr jush, mund tė pėrdoret pėr ju. Prej saj mund ta ndėrtoni murin, pengesėn: mund ta ndėrtoni edhe hapėrimin. Ajo mund tė shfrytėzohet. E shfrytėzuar si duhet­ ėshtė mike. E shfrytėzuar gabueshėm - mund te jetė armike. Njėra ose tjetra. Energjia ėshtė neutrale.

            Ashtu si njeriu i rėndomtė e shfrytėzon seksin, ai bėhet armiku i tij dhe e asgjėson atė. Thjeshtė - humbeni nė tė. Joga merr qėndrim tė kundėrt, tė kundėrt me tė kuptuarit e rėndomtė. Uni i rėndomtė asgjėsohet nga dėshirat e veta. Prandaj, Joga thotė: mėnjanoni dėshirat, bėhuni pa dėshira! Luftoni kundėr dėshirave dhe krijoni nė vete UNITETIN pa dėshira.

            Tantra thotė: tė jeni tė vetėdijshėm pėr dėshirat. Mos krijoni luftė. Lėvizni nėpėr dėshirat tuaja plotėsisht tė vetėdijshėm. Dhe kur tė silleni mes dėshirash krejtėsisht tė vetėdijshėm, i transformoni ato. Jeni dhe s`jeni nė to. Kaloni nėpėr to dhe mbeteni jashtė tyre.

            Joga ka qenė mjaft tėrheqėse, mu sepse ishte kundėr unit tė zakonshėm. Pėr kėtė dhe mendja e zakonshme e kupton gjuhėn e Jogės. Ju e dini se si seksi u ka asgjėsuar, se si u asgjėson, se si jetoni dhe silleni rreth tij si robėr, si kukulla. E dimė kėtė nga pėrvoja. Prandaj, kur Joga thotė luftoni kundėr tij, menjėherė e kuptoni atė gjuhė. Ajo ėshtė tėrheqshmėri e madhe e Jogės.

            Tantra nuk tėrheqė aq lehtė. Ajo duket e rėndė: - Si tė lėvizėsh nėpėr teh dėshirash dhe tė mos prehesh.? Tė sillesh nėpėr botėn e tyre dhe tė mos rrėmbehesh? Si tė jemi vetėdijshėm tė inkuadruar nė seks, plotėsisht tė vetėdijshėm? Mendja e rėndomtė frikėsohet: ajo duket e rrezikshme. Vallė, s`ėshtė kjo e rrezikshme: ēkado qoftė qė dini pėr seksin krijon kėtė rrezikshmėri. E njihni veten, e dini se si mund tė jeni tė mashtruar: shumė bukur e dini se si mendja ėshtė dinake. Mund tė lėvizni nėpėr dėshira, nė seks, nė ēdo gjė dhe ta mashtroni veten se sillem krejtėsisht tė vetėdijshėm. Pėr kėtė dhe ndjeni rrezikun. Por rreziku s`ėshtė nė Tantėr, por nė ju. Edhe tėrheqshmėria e Jogės ėshtė nė ju, nė mendjen tuaj tė zakonshme, nė arsyen tuaj qė e ndalon seksin, duron urinė pėr seks ose i dorėzohet seksit.

            Joga ėshtė tėrheqėse, sepse arsyeja e rėndomtė nuk ėshtė shėndosh kur nė pyetje ėshtė seksi. Mė shumė humanizėm me seks tė shėndoshė - natyror, normal... Ne s`jemi normal as natyral. Absolutisht jemi jonormal, jo tė shėndoshė, vėrtetė shpirtėrisht tė ērregulluar. Por kėtė kurrė nuk e ndjejmė, meqė tė gjithė janė si ne. Ēmenduria ėshtė aq normale, sa tė mos jesh i ēmendur duket jonormale. Buda ėshtė jonormal, edhe Isai ėshtė jonormal nė mesin tonė. Ata ne nuk na takojnė. NORMALITETI I TILLĖ ĖSHTĖ SĖMUNDJE.

            Ajo mendje "normale" ka krijuar tėrheqshmėrinė e Jogės. Nėse e merrni seksin natyralisht, pa filozofi rreth tij, pėr dhe kundėr: nėse e pranoni seksin si i pranoni duart tuaja, sytė, nėse ai plotėsisht pranohet si diēka natyrore, Tantra do tė bėhet tėrheqėse, dhe vetėm atėherė Tantra do tė jetė e dobishme pėr shumicėn.

            Por ditėt e Tantrės po vijnė. Herėt apo vonė do tė pėrhapėt vrullshėm nė masa, sepse pėr herė tė parė ėshtė kohė e vėrtetė - e vėrtetė qė seksi tė pranohet natyralisht. Ėshtė e mundshme qė kjo pėrhapje tė vie nga Perėndimi, meqė Frojdi, Jungu, Reichu e kanė pėrgatitur trollin. Ata nuk kanė ditur asgjė pėr Tantrėn, por kanė krijuar truall tė pėrshtatshėm pėr Tantrėn.