Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - TĖ GJITHĖ KANĖ FRIKĖ NGA INTIMITETI (1)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

Shqipėroi: Valdet FETAHU 

Osho mbi Intimitetin        

TĖ GJITHĖ KANĖ FRIKĖ NGA INTIMITETI (1)

        Hapi i parė ėshtė qė ta pranoni veten nė tėrėsinė tuaj, nė dritėn e tė gjitha traditave tuaja, tė cilat kanė drejtuar tėrė njerėzimin e ēmendur. Pasi tė keni pranuar veten si jeni, frika e intimitetit do tė zhduket.

 

 

            Pyetje – I dashuri Osho, nga shumė frikat e mia, njėrės prej tė cilave unė jam mė i vetėdijshėm ėshtė ajo e intimitetit. Unė jam si njė shofer i goditur nė marrėdhėniet me njerėzit. Mund tė mė tregoni diēka mbi frikėn time rreth intimitetit?

 

            Osho – Ramaprem, tė gjithė kanė frikė nga intimiteti. Tjetėr gjė ėshtė se a jeni ju tė vetėdijshėm apo jo kėsaj. Intimitet do tė thotė ta ekspozoni veten tuaj para njė tė panjohuri. Tė gjithė ne jemi tė huaj – askush nuk e njeh askėnd. Ne jemi tė huaj edhe pėr veten tonė, sepse ne nuk e dimė se kush jemi. Intimiteti ju sjell afėr njė tė huaji. Dhe frika juaj ėshtė se nėse ju i kapėrceni tė gjitha mbrojtjet, tė gjitha maskat tuaja, kush e di se ēfarė ėshtė ne gjendje i huaji tė bėj me ju?

            Tė gjithė ne fshehim me mijėra gjėra – jo vetėm nga tė tjerėt por edhe nga vetja jonė – sepse ne kemi qenė te edukuar nga njė njerėzim i sėmurė me tė gjitha llojet e shtypjeve, ndalesave dhe tabuve. Dhe frika ėshtė me dikė qė ėshtė i huaj – dhe kjo nuk ka rėndėsi se kush ėshtė – se ju mund tė jetoni me njė person pėr tridhjetė vjet, dyzet vjet – dhe ndjenja i te qenurit i huaj (panjohur) kurrė tė mos zhduket – ai ndihet i sigurt tė mbaj pak mbrojtje, pak distancė, sepse dikush mund tė lėndojė prekshmėrinė tuaj, ēiltrin tuaj, ndjeshmėrinė tuaj.. tė gjithė kanė frikė nga intimiteti.

            Dhe problemi bėhet shumė mė i ndėrlikuar sepse tė gjithė e kėrkojnė intimitetin. Ēdokush e dėshiron intimitetin se pėrndryshe mbeteni tė vetmuar nė kėtė univers – pa njė shok, pa njė dashnor, pa dike tė cilit ju mund t’i besoni, pa dikė tė cilit ju mund t’ia hapni tė gjitha plagėt. Dhe plagėt nuk mund tė shėrohen derisa janė tė hapura. Sa mė shumė qė i fshihni ato, mė tė rrezikshme bėhen. Ato mund tė bėhen kanceroze.

            Intimiteti ėshtė njė nevojė thelbėsore, kėshtu qė tė gjithė e lakmojnė atė.

            Por ai do qė edhe personi tjetėr tė jetė intim, nė mėnyrė qė personi tjetėr tė heq mbrojtjen e tij, tė bėhet i prekshėm, tė bien tė gjitha maskat e tij, dhe personaliteti i rrem i tij qėndron lakuriq ashtu si ėshtė ai. Dhe nė anėn tjetėr, tė gjithė kanė frikė nga intimiteti – me personin tjetėr ju dėshironi tė jeni intim, ju nuk e keni kapėrcyer mbrojtjen tuaj.

            Ky ėshtė njė konflikt nė mes miqve, nė mes tė dashuruarve: askush nuk dėshiron tė largoj mbrojtjen e tij dhe askush nuk dėshiron tė vijė nė lakuriqėsi tė plotė dhe sinqeritet tė hapur – dhe tė dy kanė nevojė pėr intimitet. Pėrveē nėse nuk bien tė gjitha shtypjet e juaja, ndalimet – tė cilat janė dhuratė e feve tuaja, kulturave tuaja, shoqėrive tuaja, prindėrve tuaj, arsimimit tuaj – ju kurrė s’do tė jeni nė gjendje tė bėheni intim me dikė. Dhe ju duhet tė merrni iniciativėn.

            Por nėse ju nuk keni ndonjė shtypje, ndonjė ndalim, ju nuk do tė keni gjithashtu ndonjė plagė. Nėse keni jetuar thjesht, jetė tė natyrshme, nuk do tė ketė frikė nga intimiteti, por gėzim tė madh – dy zjarre vijnė aq afėr se ato bėhen pothuajse njė flakė. Dhe takimi bėhet kėnaqėsi e jashtėzakonshme, plotėsim total. Por para se tė mund ta tentoni intimitetin, ju duhet tė pastroni shtėpinė tuaj tėrėsisht.

            Vetėm njeriu i meditimit mund tė lejojė intimiteti tė ndodhė. Ai s’ka asgjė pėr tė fshehur. Tė gjitha qė atė e kanė frikuar se dikush tjetėr mund t’i di, ai i ka kaluar. Ai ka vetėm qetėsi dhe zemėr tė dashur. Ju duhet ta pranoni veten tuaj nė tėrėsi tuaj – nėse nuk mund ta pranoni veten tuaj nė tėrėsinė tuaj, si mund tė shpresoni se dikush tjetėr mund t’ju pranoj? Dhe ju keni qenė tė dėnuar nga tė gjithė, dhe ju keni mėsuar vetėm njė gjė – vetėdėnimin.

            Ju vazhdoni duke e fshehur atė. Kjo nuk ėshtė diēka e bukur t’jua tregoni tė tjerėve, ju e dini se gjėra tė kėqija janė tė fshehura nė ju; ju e dini se gjėra tė liga janė tė fshehura nė ju; ju e dini se kafshėria ėshtė e fshehur nė ju, derisa nuk e ndryshoni qėndrimin tuaj dhe e pranonin veten tuaj si njė kafshė nė ekzistencė… Fjala “kafshė” nuk ėshtė e keqe, ajo thjesht do tė thotė gjallėri, ajo vjen nga Anima. Kush do qė ėshtė i gjallė, ėshtė njė kafshė.

            Por njeriu ka mėsuar: “Ju nuk jeni kafshė, kafshėt janė shumė poshtė juve. Ju jeni qenie njerėzore.” Juve iu ėshtė dhėnė njė superioritet i rrem. E vėrteta ėshtė, ekzistenca nuk beson nė superiore dhe inferiore. Pėr ekzistencėn, ēdo gjė ėshtė e barabartė – pemėt, zogjtė, kafshėt, qeniet njerėzore. Nė ekzistencė, ēdo gjė ėshtė e pranuar absolutisht ashtu siē ėshtė, nuk ka asnjė dėnim.

            Nėse e pranoni seksualitetin tuaj pa kushte, nėse  e pranoni se njeriu dhe ēdo qenie nė botė ėshtė e brishtė… jeta ėshtė njė fije shume e hollė e cila mund tė kėputet nė ēdo moment. Po e pranuat kėtė, ju do ta hidhni egon e rrem – pėr tė qenė Aleksandri i Madh, Muhamed Ali - tri herė kampion – nėse ju thjesht e kuptoni se ēdokush ėshtė i bukur nė rėndomtėrinė e tij dhe se ēdokush ka dobėsi… Ato janė pjesė e natyrės sė njeriut sepse ju nuk jeni tė krijuar prej ēeliku.

Ju jeni tė ndėrtuar nga njė trup shumė i brishtė. Periudha e jetės suaj ėshtė nė mes 98 gradė temperaturė dhe 110 gradė: vetėm 12 gradė ėshtė e tėrė periudha  e jetės suaj. Rėnia nėn kėtė, dhe ju jeni tė vdekur, shkoni pėrtej kėsaj dhe ju jeni tė vdekur. Dhe e njėjta vlen pėr njėmijė e njė gjėra tjera nė ju.

Njė nga nevojat tuaja mė themelore ėshtė tė jeni tė nevojshėm. Por askush nuk do ta pranojė kėtė, se “Kjo ėshtė nevoja ime themelore tė jem i nevojshėm, tė jem i dashur, tė jem i pranuar”. Ne jetojmė nė asisoj pretendimi, asisoj hipokrizie – qė ėshtė edhe arsye pse intimiteti krijon frikė. Ju nuk jeni ai qė dukja juaj ėshtė. Dukja juaj ėshtė e rreme. Ju mund tė dukeni se jeni njė shenjtor, por thellė poshtė,  ju ende jeni njė qenie e pafuqishme njerėzore me tė gjitha dėshira dhe tė gjitha epshet.

Hapi i parė ėshtė qė ta pranoni veten nė tėrėsinė tuaj, nė dritėn e tė gjitha traditave tuaja, tė cilat kanė drejtuar tėrė njerėzimin e ēmendur. Pasi tė keni pranuar veten si jeni, frika e intimitetit do tė zhduket. Ju nuk mund ta humbni respektin tuaj, ju nuk mund ta humbni madhėshtinė tuaj, ju nuk mund ta humbni egon tuaj, ju nuk mund ta humbni besimtarinė tuaj, ju nuk mund ta humbni shenjtėrinė tuaj – ju i keni hedhur tė gjitha tė vetes suaj. Ju jeni si njė fėmijė i vogėl, krejtėsisht tė pafajshėm. Ju mund ta hapni veten, sepse brenda, ju nuk jeni tė mbushur represione tė shėmtuara tė cilat kanė bėrė perversione.

Ju mund tė thoni ēdo gjė qė mendoni me tė vėrtetė dhe sinqerisht. Dhe nėse jeni tė gatshėm tė bėheni intim, ju do t’i kurajoni personat e tjerė gjithashtu tė jenė intim. Ēiltėria juaj do ta ndihmojė personin tjetėr tė jetė gjithashtu i ēiltėr. Modestia juaj jotendencioze do tė lejoj qė edhe tė tjerėt tė kėnaqen nė modesti, pafajėsi, besnikėri, dashuri, ēiltėri. Ju jeni tė mbyllur nė kafaz nga konceptet idiotike, nėse ju bėheni shumė intim me dikė, ai do tė bėhet i vetėdijshėm pėr kėtė.

Por ne jemi qenie tė brishta – mė tė brishtat nė gjithė ekzistencėn. Fėmija i njeriut ėshtė fėmija mė i brishtė nga tė gjitha kafshėt. Fėmijėt e kafshėve tė tjera mund tė mbijetojnė pa nėnat e tyre, pa babėn, pa familje. Por fėmija i njeriut do tė vdiste menjėherė. Kėshtu qė kjo brishtėsia nuk ėshtė diēka qė duhet dėnuar – kjo ėshtė paraqitja mė e lart e vetėdijes. Trėndafili vazhdon tė jetė i brishtė; ai nuk ėshtė gur. Dhe pėr kėtė nuk duhet tė ndihet keqardhje, pse ju jeni njė trėndafil e jo njė gur.

 

 

Vetėm kur dy persona bėhen intim ata mė nuk janė tė huaj. Dhe kjo ėshtė njė pėrvojė shumė e bukur pėr tė zbuluar se vetėm ju nuk jeni pėrplot me dobėsi por edhe tė  tjerėt gjithashtu… ndoshta ēdokush ėshtė pėrplot dobėsi. Shprehja mė e lartė e ēdo gjėje bėhet dobėsi. Rrėnjėt janė shumė tė forta, por lulja s’mund tė jetė aq e fortė. Ajo ėshtė  e bukur sepse qenėsia saj nuk ėshtė e fortė. Nė mėngjes ajo hapė petalet e saja pėr ta mirėpritur diellin, vallėzon tėrė ditėn nė erė, dhe nga mbrėmja petalet e saja fillojnė tė bien. Ajo shkon. Ēdo gjė qė ėshtė e bukur, e ēmuar, ikėn shumė shpejt.

Por ju doni qė ēdo gjė tė jetė e pėrhershme. Ju e dashuroni dikė dhe premtoni se “Unė do tė dua tėrė jetėn time”. Dhe ju shumė mirė e dini se nuk mund tė jeni tė sigurt as pėr nesėr - ju jepni premtime tė rreme. Krejt ēfarė ju mund tė thoni ėshtė: “Unė jam i dashuruar nė ty nė kėtė moment dhe do ta fal veten time ty. Rreth tė nesėrmes, unė nuk di asgjė. Si mund tė premtoj? Ti ke pėr tė mė harruar.”

Por tė dashuruarit premtojnė tė gjitha llojet e gjėrave tė cilat ata nuk mund t’i plotėsojnė. Pastaj frustrimin futet brenda, pastaj distanca rritet me e madhe, pastaj vjen konflikti, dyluftimet, kacafytjet, dhe jeta qė ėshtė menduar tė jetė e lumtur bėhet vetėm njė fytyrė e zgjatur nga mjerimi. Ramaprem, ėshtė mirė qė je i vetėdijshėm frikės sate tė madhe,  kjo ėshtė nga intimiteti. Ky mund tė behet njė revolucion i madh pėr ty, dhe njė revolucion, nėse shikon pėrbrenda dhe fillon tė heqėsh ēdo gjė qė mendon se ėshtė e turpshme. Dhe pranoje natyrėn tėnde ashtu siē ėshtė, jo ashtu siē duhet tė jetė. Unė nuk ju mėsoj pėr asnjė “duhet”. Tė gjitha “duhet” e bėjnė mendjen e njeriut tė sėmurė.

Njerėzit duhet tė mėsojnė bukurinė e qenėsisė, shkėlqimin e mrekullueshėm tė natyrės. Kėto pemė nuk dinė pėr kurrfarė dhjetė urdhėresat, zogjtė nuk dinė pėr shkrimet e shenjta. Vetėm njeriu ėshtė ai i cili i krijoi vetes probleme.

Duke e dėnuar natyrėn e juaj personale, ju bėheni tė ndarė, ju bėheni skizofrenik – dhe jo njerėz tė rėndomtė, por njerėz me statusin e Sigmund Frojd-it, i cili kontribuoi shumė pėr njerėzimin, rreth mendjes. Metoda e tij ka qenė psikoanaliza, qė ju duhet tė bėheni tė vetėdijshėm pėr tė gjitha qė janė nė nėnvetėdijen e juaj. Dhe kjo ėshtė fshehtėsia, diēka qė ishte e nėnvetėdijshme u soll nė mendjen e vetėdijshme, kjo avulloi. Bėheni mė tė qartė, mė tė ndritur. Sa mė shumė qė nėnvetėdija ēlirohet, vetėdija juaj vazhdon duke u rritur. Dhe sa me shumė qė territori i nėnvetėdijes ngushtohet, territori i vetėdijes zgjerohet. Kjo ėshtė njė e vėrtetė e madhe.

Lindja e ka njohur kėtė pėr mijėra vjet, por nė Perėndim, Sigmund Frojd ka instaluar atė – duke mos ditur asgjė pėr Lindjen dhe pėr psikologjinė e saj; ky ishte kontributi i tij individual. Por ju do tė befasoheni: ai kurrė nuk ka qenė i gatshėm tė jetė i psikoanalizuar vet.

Kolegėt e tij shumė herė kanė insistuar: “Metodėn tė cilėn po na jepni – dhe tė gjithė ne kemi qenė tė pasikoanalizuar – pse ju insistoni qė ju nuk duhet tė jeni tė psikoanalizuar?”

Ai iu tha: “Harrone kėtė.” Ai frikėsohej ta ekspozonte veten e tij. Ai ishte bėrė njė gjeni i madh dhe ekspozimi i tij do ta sillte atė poshtė si njeri tė zakonshėm. Ai kishte frika tė njėjta, dėshira tė njėjta dhe represione tė njėjta.

Ai kurrė nuk fliste pėr ėndrrat e tij; ai vetėm dėgjonte ėndrrat e njerėzve tė tjerė. Dhe kolegėt e tij kishin qenė shumė tė befasuar – “Kishte me qenė kontribut i madh njohuria rreth ėndrrave tuaja” – por ai kurrė nuk ishte pajtuar tė shtrihet nė kanapenė e psikanalizės dhe tė flet pėr ėndrrat e veta. Sepse ėndrrat e tij ishin tė zakonshme si tek njerėzit e tjerė – kjo ishte frika.

Njė Gautam Buda nuk do tė kishte frikė tė shkonte nė meditim. Ky ishte kontributi i tij – njė lloj i veēantė i meditimit. Dhe ai nuk do tė kishte frikė nga kurrfarė psikanalize, sepse pėr personin qė mediton, njė nga njė tė gjitha ėndrrat e tij zhduken. Gjatė ditės ai qėndron i heshtur nė mendjen e tij, jo nė trafikun e zakonshėm tė mendimeve. Dhe gjatė natės ai fle nė gjumė tė thellė, sepse ėndrrat nuk janė gjė tjetėr pėrpos mendime tė papėrjetuara, dėshira tė papėrjetuara, pasione tė papėrjetuara gjatė ditės. Ato pėrpiqen ta kompletojnė veten e tyre, tė paktėn edhe nė ėndrra.

Do tė jetė shumė e vėshtirė tė gjendet burri i cili ėndėrron pėr gruan e tij, apo njė grua qė ėndėrron pėr burrin e saj. Por kjo do tė jetė absolutisht e zakonshme qė ata tė ėndėrrojnė pėr gratė e fqinjėve tė tyre apo pėr burrat e fqinjėve. Gruaja ėshtė nė dispozicion, ai nuk ėshtė duke shtypur asgjė pėrderisa ėshtė nė lidhje me gruan e tij. por gruaja e fqinjit gjithmonė ėshtė mė e bukur, bari ėshtė mė i gjelbėr matanė gardhi. Dhe ajo qė ėshtė e paarritshme krijon njė dėshirė tė thellė tė arrihet, tė posedohet ajo. Gjatė ditės kjo nuk mund tė arrihet, por nė ėndrra, tė paktėn, ju jeni tė lirė. Liria pėr tė ėndėrruar akoma nuk ėshtė marrė nga qeveritė.  

Kjo nuk do tė zgjas shumė – shumė shpejtė ato do tė largohen, sepse metodat janė tė gatshme, veē janė tė pėrgatitura, kėshtu qė ata mund t’ju shohin se kur ėndėrroni dhe kur nuk ėndėrroni. Dhe ėshtė e mundur qė njė ditė shkenca tė zbulojė vegla me tė cilat ėndėrrimet tuaja mund tė projektohen nė ekran. Ca elektroda do tė futen nė kokėn tuaj. Ju do tė fleni shumė shpejt, ėndėrroni gėzueshėm, ēoni dashuri me gruan e fqijut dhe e tėrė kinemaja do ta shoh kėtė – dhe ata do ta bėjnė shprehi tė mendojnė se ky njeriu ėshtė njė shenjtor!

Kėtė gati sa ju mund edhe ta shihni; ēdoherė kur njė person flenė, shikon: nėse qepallat e tij nuk tregojnė asnjė lėvizje nė sytė e tij, atėherė ai nuk ėndėrron. Nėse ai ėndėrron atėherė ju do tė shihni sesi lėvizin sytė e tij.

Ėshtė e mundur tė projektohet ėndrra jauj nė ekran. Ėshtė gjithashtu e mundur tė realizohet ėndrra e caktohet nė ju. Por, tė paktėn, deri mė sot asnjė kushtetutė  as qė flitet pėr atė se “Njerėzit nuk janė tė lirė tė ėndėrrojnė, kjo e drejtė ėshtė e lindur.”

Gautam Buda nuk ka ėndėrruar. Meditim ėshtė njė mėnyrė pėr tė shkuar pėrtej mendjes. Ai jeton nė heshtje plotė njėzet e katėr orė – nuk ka valė nė liqenin e vetėdijes sė tij, nuk ka mendime, nuk ka ėndrra. Por Zigmund Frojd frikohet sepse ai e di se ēfarė ėndėrron.

Kam dėgjuar pėr njė incident konkret. Tre novelistėt e mėdhenj rus Ēehov, Gorki dhe Tolstoj – kishin qenė tė ulur nė njė bankė nė park dhe bisedonin… dhe ata ishin miq tė mirė. Tė gjithė ishin gjeni; tė gjithė kanė krijuar romane tė tilla tė mėdha qė edhe sot, nė qoftė se doni t’i numėroni dhjetė romane tė mėdha botėrore, tė paktėn pesė do tė jenė nga novelistėt rus – para revolucionit. Pas revolucionit, ata nuk kanė shkruar asnjė roman qė ka cilėsinė e gjenialitetit. Tani, ajo ėshtė nėn instruksionin e qeverisė. Qeveria ėshtė i vetmi botues; qeveria kontrollon, dhe njerėzit qė vlerėsojnė nuk dinė asgjė pėr artin. Ata  janė burokratėt.

 

Vazhdon...

 

  (2)