Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - TĖ GJITHĖ KANĖ FRIKĖ NGA INTIMITETI (2)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

Shqipėroi: Valdet FETAHU 

    Osho mbi Intimitetin  

   TĖ GJITHĖ KANĖ FRIKĖ NGA INTIMITETI (2)

      Nėse ju jeni modest, tė dashur, tė hapur, intim, ju krijoni njė parajsė rreth vetes. Nėse jeni tė mbyllur, vazhdimisht nė defanziv, gjithmonė tė brengosur se dikush mund tė vij t’i mėsojė mendimet tuaja, ėndrrat tuja, perversionet tuaja, ju do tė jetoni nė ferr.

 

 

 

Komisioneri i policis nė Poona kishe kėrkuar, para se ligjėratat e mia tė publikohen, ai duhet t’i vlerėsojė ato – dhe ēka njė komisioner i policisė ka tė bėj me meditimin? – por kjo kishte ngjarė nė Rusi, dhe pėr kėtė arsye, pėr shtatėdhjetė vjet, pas revolucionit, ata nuk kanė qenė nė gjendje tė krijojnė njė roman tė vetėm tė madh. Por para revolucionit, Rusia ishte nė maje tė kreativitetit. Kėta tre njerėz ende numėrohet si romancierėt mė tė mėdhenj.

Ēehov iu kishte folur pėr gratė nė jetėn e tij. Gorki iu kishte bashkangjitur. Por Tolstoj kishte qėndruar i heshtur. Tolstoj ishte njė i krishterė ortodoks shumė religjioz… ju do tė befasoheni kur tė dėgjoni se Mahtama Gandi, nė Indi, i kishte pranuar tė tre kėta si mėsues tė tij, dhe njėri nga kėta ishte Tolstoj.

Dhe ai duhet tė ketė qenė shumė i shtypur… ai ishte njeriu mė i pasur nė Rusi – ai i pėrkiste familjes mbretėrore – por ai jetonte si njė lypsar i varfėr, sepse “tė bekuar janė tė varfėritė se ata do ta trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė”, dhe ai nuk ishte i vullnetshėm tė heqė dorė nga mbretėria e Perėndisė. Kjo nuk ishte naivitet, dhe kjo nuk ishte e padėshirėshme – Ajo ishte shumė e dėshirshme. Ajo ishte shumė e lakmueshme, ajo kishte aq shumė instinkt pėr pushtet. Ai kishte sakrifikuar jetėn e kėsaj bote dhe gėzimet e saj, sepse ajo ėshtė njė jetė e vogėl… dhe pastaj pėr pėrjetėsi ai do ta gėzojė parajsėn dhe mbretėrinė e Perėndisė. Kjo ėshtė njė ujdi e mirė, gati si njė lotarim dhe e sigurt.

Ai e jetonte njė jetė shumė beqarie, hante vetėm ushqim vegjetarian… ai ishte pothuajse njė shenjtor. Natyrisht, ėndrrat e tij duhet tė kenė qenė shumė tė shėmtuara, mendimet e tij duhet tė kenė qenė shumė tė shėmtuara, dhe kur Ēehov dhe Gorki e pyetėn atė: “Tolstoj, pse je i heshtur? Thuaj diēka!” ai tha: “Unė nuk mund t’ju them asgjė pėr gratė. Unė do t’ju them diēka vetėm atėherė kur me njė kėmbė jam nė varr. Do ta them atė, dhe do tė kėrcej nė varr.”

Ju mund ta kuptoni pse ai kishte aq frikė pėr tė thėnė diēka – ai vlonte brenda vetes. Tani, ju nuk mund tė jeni intim me njė person si Tolstoji. Intimitet thjesht do tė thotė se dyert e zemrės janė tė hapura pėr ju, ju jeni tė mirėseardhur tė hyni brenda dhe tė jeni mysafir. Por kjo ėshtė e mundur vetėm nėse ju keni njė zemėr e cila nuk ėshtė e rėnduar me shtypje seksuale, e cila nuk vlon prej tė gjitha llojet e represioneve, qė ėshtė natyrale, natyrale si pemėt, si ēiltėrsia e fėmijėve. Tek atėherė nuk ka frikė nga intimiteti.

Kjo ėshtė ajo qė unė jam duke u pėrpjekur tė bėj: t’ju ndihmojė ta shkarkoni nėnvetėdijen tuaj, ta shkarkoni mendjen tuaj, tė bėheni tė zakonshėm. S’ka asgjė mė e bukur se me qenė vetėm i thjeshtė dhe i rėndomtė. Atėherė ju mund tė keni shumė miq intim, sa mė shumė qė ėshtė e mundur marrėdhėnie intime, sepse ju nuk keni frikė nga asgjė. Ju behni njė libėr i hapur – ēdokush mund tė lexojė. Nuk ka asgjė pėr tė fshehur. Ēdo vit, njė klub gjuetie shkonte nė kodrat Montana. Anėtarėt me short vendosėn se kush do tė merrej me gatimin e ushqimit dhe gjithashtu vendosen se kushdo qė ankohet pėr pėrgatitjen e ushqimit automatikisht do ta zėvendėsojė kuzhinierin e gjorė.

Duke e kuptuar pas ditėsh se askush me gjasė nuk do tė rrezikojė tė fletė me zė tė lartė, Sanderson u pėrcaktua pėr njė plan tė ligė. Atė natė ai kishte gjetur diku jashtėqitje dreri dhe dy grushta i kishte hedhė nė gjyveē. Kishte grimasa rreth zjarr-kampi pas shijimit tė parė, por askush nuk tha asgjė. Nė njė moment, papritmas, njė anėtar theu heshtjen: “Hej”, bėrtiti ai, “ky gjyveē ka shije mut dreri – por tė mirė!” Ai nuk u ankua, nė fakt ai e ēmoji. Ju keni kaq shumė fytyra. Brenda, ju mendoni diēka tjetėr, jashtė, ju shprehni diēka tjetėr. Ju nuk jeni njė, tėrėsi organike.

Relaksohuni dhe shkatėrroni ndarjet tė cilat shoqėria ka krijuar nė ju. Thuani vetėm atė qė mendoni. Veproni nė pajtim me spontanitetin e juaj personal, kurrė duke mos u brengosur rreth pasojave. Kjo ėshtė jetė e shkurtėr dhe kjo nuk duhet tė jetė e prishur duke menduar pėr pasojat kėtu dhe atje. Vetėm duhet tė jetohet totalisht, intensivisht, gėzueshėm, dhe me qenė si njė libėr i hapur, i gatshėm pėr gjithsecilin pėr ta lexuar atė. Natyrisht nuk do tė bėni emėr nė librat e historisė. Por cili ėshtė synimi pėr tė bėrė emėr nė librat e historisė?

Jetoni, nė vend se tė mendoni pėr tė qenė tė pėrkujtuar. Ju do tė vdisni. Miliona njerėz kanė jetuar nė kėtė botė dhe ne nuk ua dimė madje as emrat. Pranone kėtė fakt tė thjeshtė: se ju jeni kėtu vetėm pėr ca ditė dhe pastaj do tė ikni. Kėto pak ditė nuk duhet humbur nė hipokrizi, nė frikė. Kėto ditė duhet tė jenė tė lumturuara.

Askush nuk di asgjė rreth tė ardhmes. Parajsa juaj ferri juaj dhe Zoti juaj janė me sa duket nė tė shumtėn tė gjitha hipoteza tė padėshmuara. E vetmja gjė qė ėshtė nė duart tuaja ėshtė jeta juaj – bėjeni atė sa mė tė pasur qė ėshtė e mundur. Me intimitet, me dashuri, me hapjen e vetes suaj pėr shumė njerėz, ju bėheni mė tė pasur. Dhe nėse mund tė jetoni nė dashuri tė thellė, nė miqėsi tė thellė, nė intimitet tė thellė me shumė njerėz, ju keni pėr tė jetuar me tė drejtė, dhe kudo qė t’ju ndodh me qenė… ju keni pėr tė mėsuar artin, ju do tė jetoni aty, gjithashtu, gėzueshėm.

M’u kujtua njė filozof anglez, Edmund Burke. Kishte qenė mik i mirė me kryepeshkopin e Anglisė. Sa herė qė Edmund Burke ligjėronte nė universitet, kryepeshkopi shfrytėzonte rastin tė shkojė dhe tė dėgjojė atė. Ishte e vlershme tė dėgjohej ai – ēdo deklaratė e tij vinte me tėrėsinė e tij, me autoritet tė madh. Por ai kurrė nuk kishte vajtur nė kishė pėr tė dėgjuar kryepeshkopin nė liturgjitė e sė dielės. Kryepeshkopi i thotė: “Tė paktėn edhe ti duhet njėherė tė vishė. Unė gjithmonė po vij tė tė dėgjojė.”

Edmund Burke i pėrgjigjet: “Ti vjen tek unė tė mė dėgjosh sepse krejt ēfarė di ti nuk janė njohuritė tuaja – tė gjitha janė tė huazuara, dhe ti nuk je i sigurt pėr kėtė. Ēfarėdo qė unė them ėshtė pėrvojė e imja, dhe unė jap ēdo shėnim dhe dėshmi dhe argument pėr atė. Unė garantoj me jetėn time pėr deklaratat e mia. Ti je vetėm njė papagall. Por, pasi qė mė pyete, unė do tė vij tė dielėn e ardhshme.”

 

 

Kėshtu kryepeshkopi pėrgatiti njė predikim me tė vėrtetė madhėshtorė, duke menduar se Edmund Burke do tė jetė prezent, kėshtu qė predikimi duhej tė ishte sa mė madhėshtor qė mund tė bėhej. Por ai u befasua. Edmund Burke qėndronte nė rreshtin e parė por nuk kishte asnjė emocion nė fytyrėn e tij. Ai nuk mund tė gjykonte se ēfarė i pėlqente atij, dhe ēfarė nuk i pėlqente, a pajtohej me atė, apo nuk pajtohej. Kryepeshkopi ishte shumė nė mėdyshje. Posa predikimi pėrfundoi, Edmund Burke u ngrit dhe i tha: “Unė e kam njė pyetje tė pyes, njė pyetje shumė tė thjeshtė. I tėrė predikimi yt ishte, nė njė formė tė pėrmbledhur, pėr njerėzit tė cilėt e jetojnė jetėn e moralshme nė pajtim me ideologjinė tėnde krishtere, dhe besojnė nė Jezu Krishtin, do shkojnė nė parajsė pas kėsaj jete. Ata qė nuk besojnė nė Jezu Krishtin dhe ēojnė jetė tė njė mėkatari, do tė bien nė ferr tė pėrjetshėm pas kėsaj jete.

            Pyetja ime ėshtė - tha Edmund Burke: se nėse njė person ėshtė i moralshėm por nuk beson nė Jezu Krishtin, ēfarė do tė ndodhė? Ai ėshtė i mirė. Jeta e tij ėshtė njė jetė pėr t’u lavdėruar por ai nuk beson nė Jezu Krishtin – ku do tė jetė ai? Apo, njė njeri qė beson nė Jezu Krishtin por ėshtė njė mėkatar i madh – ku do tė jetė ai? Ke humbur rastin tė pėrmendėsh dy pika shumė tė rėndėsishme; predikimi yt ishte gjysmak. Dhe unė isha nė pritje tė shoh se a je nė dijeni pėr kėto dy mundėsi apo jo.”

            Kryepeshkopi pėr njė moment mendoi – kjo pyetje me tė vėrtetė ėshtė e rrezikshme. Nėse si thotė se njerėzit e mirė shkojnė nė parajsė edhe nėse nuk e besojnė Jezu Krishtin, atėherė Jezu Krishti dhe besimi nė tė bėhen i panevojshėm, jo-esencial. Dhe nėse ai thotė kush beson nė Jezu Krishtin – edhe nėse ėshtė mėkatar – do tė shkojė nė parajsė, atėherė mėkati do tė pranohet nga vetė kisha.

            Ai ishte nė njė situatė shumė tė ngatėrruar. Ai i tha: “Pyetja jote kėrkon pak kohė pėr ta shqyrtuar unė detajisht. Vetėm m’i jep shtatė ditė. Tė dielėn tjetėr, unė do tė pėrgjigjem.”

            Pėr shtatė ditė, ai i provoi tė gjitha librat, provoi kėtė mėnyrė atė mėnyrė, por… pyetja ishte e thjeshtė… dhe ai ishte kap nė dilemė. Ai nuk kishte mundur tė fle gjatė kėtyre shtatė ditėve, sepse si t’i dal ne fytyrė Edmund Burke-s dhe kongregacionit? Dhe ēfarėdo qė ai do tė thoshte dukej se do tė ishte gabim: ose ajo do tė ishte kundėr Jezu Krishtit ose do tė ishte kundėr jetės morale. Ai u pendua shumė qė e ka ftuar nė kishė!

            Ai shkoi herėt nė mėngjes nė kishė, para se tė vij kongregacioni. Ai akoma nuk kishte asnjė pėrgjigje. Ai mendoi: “Nė mėngjes herėt, kur askush nuk ėshtė nė kishė, unė do t’i lutem vetė Krishtit tė mė tregoj dritėn, tė mė jep pėrgjigje. Sepse jo vetėm prestigji im qė ėshtė nė pikėpyetje, por edhe prestigji i tij gjithashtu vihet nė pikėpyetje.”

            Shtatė ditė, pandėrprerė i shqetėsuar, pa gjumė… ai ishte gjunjėzuara pėrpara statujės sė Jezu Krishtit. Ai bie tė fle dhe ėndėrron njė ėndėrr. Natyrisht, se pėr shtatė ditė vetėm njė gjė ishte nė mendjen e tij, ėndrra gjithashtu ishte e lidhur me kėtė.

            Ai kishte parė vetėn e tij tė ulur nė tren, dhe pyet: “Ku po shkojmė ne?” Dikush i pėrgjigjet: “Ky tren shkon pėr nė parajsė.” Ai ndjeu njė relaksim tė madh “Kjo ėshtė pėrkryeshėm e mirė. Shpresoj se kėtė Jezu Krishti e ka bėrė, kėshtu qė ju vetė mund tė shihni se kush shkon nė parajsė dhe kush nuk shkon,”

            Me tė arritur nė stacionin e parajsės, ai nuk mund tė besonte – ajo dukej aq e klabur. Ai hynė brenda nė parajsė. Njerėzit qė i takonte ishin pothuajse kufoma, ecnin. Ai i njohu disa shenjtorė dhe i pyeti ata: “Dua t’ju pyes diēka: ku ėshtė Gautam Buda?” sepse ai kurrė nuk kishte besuar nė Jezu Krishtin apo Zotin, por ai ishte njė njeri shumė u moralshėm mund ta imagjinoni.

            Shenjtorėt i thanė: “Ai nuk ėshtė kėtu.”

            “Po Sokrati? Edhe ai gjithashtu nuk ka besuar nė ndonjė zot, por ishte njė njeri me moral tė lartė.”

            “As ai nuk ėshtė kėtu.”

            Dhe ai tha: “Pse e tėrė kjo parajsė duket si njė rrėnojė? Dhe shenjtorėt duken si tė vdekur; nuk duket tė ketė ndonjė gėzim. Unė kam menduar se engjėjt shkojnė duke kėnduar me harpat e tyre. Unė nuk shoh asnjė engjėll, asnjė harpė, asnjė kėngė, asnjė vallėzim – vetėm disa shenjtorė tė shurdhėr e tė vdekur qė janė ulur nėn pemė.” Dhe kė do qė ai e pyeste i thonin: “Mos na mėrzitė. Ne jemi tė lodhur.”

            Pėr njė moment nė mendjen e tij erdhi njė ide se mos ndoshta ky tren shkon pėr nė ferr, gjithashtu, kėshtu qė ia nxitoi prapa nė stacion, dhe treni qėndronte nė platformė, gati tė nisej pėr nė ferr. Ai hyri nė tren, dhe posa ferri filloi tė afrohej, ai ishte edhe mė i hutuar. Era ishte me aromė lulesh. Aty kishte aq shumė gjelbėrim, bar tė gjelbėr. Stacioni ishte aq i bukur – ai kur s’kishte menduar se njė stacion mund tė jetė aq i bukur. Dhe njerėzit dukeshin aq tė lumtur, aq tė gėzuar. Ai tha: “Oh Zot, ėshtė kėtu diēka gabim apo ēfarė?”

            Ai pyeti: “A ėshtė ky me tė vėrtet ferri?”

            Ata i thanė: dikur ka qenė. Para se tė vijnė Gautam Buda, Sokrati, Epikuri, Mahaviri, Lao Ce dhe njerėzit si kėta, ka qenė ferr. Por tani ata e kanė transformuar tėrė kėtė vend.”

            Ai hyri nė ferr dhe nuk mund tė besonte – aty ishte gėzim absolut! Vetė ajri ishte pėrplot i hareshėm. Dhe aty kishte vallėzim dhe aty kishte kėndim, dhe ai pyeti dikė: “Ku ėshtė Gautam Buda?” Ata iu pėrgjigjen: “A e shihni nė kopsht, ėshtė duke i ujitur trėndafilat.”

            “E ku ėshtė Sokrati?”

            Dhe ata iu pėrgjigjėn: “Sokrati ėshtė duke punuar nė fushė.”

            “Ku ėshtė Epikuri?”

            Ata thanė: “Ai ėshtė menjėherė prapa jush, njeriu qė po vallėzon dhe po luan me kitarė ėshtė Epikuri.”

            Nė atė moment, shqetėsimi ishte shumė i madh – ai u zgjua. Ai tha: “Zoti im! Ēfarė ėndrre!”

            Njerėzit kishin filluar tė vijnė – nė veēanti, Edmund Burke i cili veē ishte ulur nė rreshtin e parė, duke pritur pėrgjigjen.

            Kryepeshkopi i gjorė tha: “Unė nuk isha nė gjendje tė gjej pėrgjigje. Por unė e pashė njė ėndėrr tė cilėn do ta tregoj, dhe ti do ta konkulodosh pėrgjigjen nga ėndrra.”

            Ai e rrėfeu ėndrrėn. Edmund Burke tha: “Tani edhe ti konkludo gjithashtu! Konkludimi ėshtė i qartė: se kudo qė njerėzit e mirė janė ėshtė parajsė. Nuk ėshtė se njerėzit e mirė shkojnė nė parajsė – kudo qė janė njerėzit e mirė – aty bėhet parajsė. Dhe kudo qė njerėzit e marrė dhe idiotėt janė – ata mund tė jenė besimtar tė mėdhenj nė Zotin dhe Jezu Krishtin dhe nė Biblen e Shenjėt, kjo s’ka lidhje – edhe parajsa bėhet njė grumbull gėrmadhash. Ajo bėhet ferr.”

            Unė e kam dashur kėtė incident shumė sepse kjo ėshtė qasja ime, gjithashtu. Nėse ju jeni modest, tė dashur, tė hapur, intim, ju krijoni njė parajsė rreth vetes. Nėse jeni tė mbyllur, vazhdimisht nė defanziv, gjithmonė tė brengosur se dikush mund tė vij t’i mėsojė mendimet tuaja, ėndrrat tuja, perversionet tuaja, ju do tė jetoni nė ferr.

            Ferri ėshtė brenda juve si dhe parajsa. Ato nuk janė vende gjeografike.

            Ato janė hapėsirat tuaja shpirtėrore. Ramaprem, pastrim i vetes suaj dhe meditimi nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos pastrim i tė gjitha plehrave qė janė grumbulluar nė mendjen tuaj. Kur mendja ėshtė e qetė edhe zemra kėndon… vetėm dėgjoni kėta zogj.

            Do tė jeni tė gatshėm, pa asnjė frikė por me gėzim tė madh, tė jeni intim. Dhe pa intimitet, ju jeni tė vetmuar kėtu nė mesin e tė huajve. Me intimitet ju jeni tė rrethuar nga miqtė, nga njerėzit qė ju donė juve. Intimiteti ėshtė pėrvojė e madhe. Njė qė nuk duhet tė humbet.

            Por, par se tė bėheni tė pafrikshėm nga intimiteti, ju duhet tė jeni totalisht tė pastėr prej tė gjitha plehrave tė cilat religjionet i kane derdhė nė ju, tė gjitha jashtėqitjet qė u janė dhėnė juve nė duar. Pėrfundoni me tė gjitha kėto, dhe jetone jetėn nė paqe, qetėsi, lumturi, nė kėngė dhe valle. Dhe ju do tė transformoheni… kudo qė tė jeni, vendi do tė bėhet parajsė.

 

            Marrė nga libri: “The Hidden Splendor”

 

                                                                                           (1)