Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - MBI FLOKĖT E ULLUKĖVE

Shkruan: Namik SELMANI

      

MBI FLOKĖT E ULLUKĖVE

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Mbi flokėt e ullukėve"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

 

            METAFORA E NJĖ LIBRI QĖ SHKON DREJT NJĖ REKORDI


            Mendime pėr librin “Mbi flokėt e ullukėve” tė poetit Adem Zaplluzha nga Kosova


            Mbase letėrsia qė botohet sot dhe mungesa e njė strategjie zyrtare po edhe nė njė formė tjetėr e shpėrndarjes sė librit artisti, politik nė trojet shqiptare, ka njė “borxh” shumė tė madh. Ėshtė njė “ borxh” sa zyrtar aq dhe moral ndaj lexuesve shqipfolės qė ende kanė uri pėr librin mbarėkombėtar. Nėse nuk ka njė garė zyrtare dhe tė drejtė pėr secilin botim qė bėhet me pėrjashtim tė njė konkursi nė kuadrin e grupimeve tė vogla shkrimtarėsh, nuk ka edhe njė numėr tė saktė pėr veprat e botuara nė shkallė shqiptarizmi. Tė gjithė pėrshtypjet qė jepen pėr zhvillimin e letėrsisė bėhen duke iu referuar vetėm disa autorėve dhe ata qė nuk kanė mundėsi qė tė qarkullojnė librat e tyre nė kėtė “xhungėl” librore mbeten nė hije. Ky pėrfundim mė erdhi nė mendje kur po lexoja faqet e librit mė tė ri tė Adem Zaplluzhės e qė edhe vete fytyrė skuqem qė nuk kam arritur qė t’i lexoj 100 veprat e tij nė poezi. Duke llogaritur qė poezitė e para i ka botuar mė 1957 i bie qė tė ketė njė biografi artistike letrare prej 55 vitesh.

            Jam shumė i nderuar qė mbaj sot peshėn e madhe e tė nderuar tė bekimit tė kėtij libri. Autori i tij ėshtė Adem Zaplluzha dhe ėshtė i 96-ti nė radhėn e librave tė botuar me poezi nga ky autor. Pas njė kohe tė shkurtėr ku ai tė sigurojė paratė e librave tė shkruar (Ah, paratė e poetėve!) mi shkon 100. Njė numėr i lakmuar qė ka Brenda vetes pėrkushtimin e madh ndaj poezisė.
            E ka nisur kėtė rrugė botimi nė vitin 1974 kur ishte 31 vjeē. Pra e kishte kaluar adoleshencėn poetike ( ku ēdo gjė fluturon, hahet thotė populli ynė) e qė nga viti 1974 e deri mė sot bėhen gati 40 vjet e mesatarisht atij i ėshtė dashur tė botojė rreth 4 libra me poezi nė njė vit. Nė njė vit ai ka botuar 19 libra e ka shkruar 25 tė tillė. Ose po tė heqėsh vetėm 5 librat e parė qė janė botuar nga viti 1974 deri mė 2000 tė gjithė tė tjerėt janė botuar pėr 13 vjet. Vetėm nė vitin 2013 janė botuar 38 libra tė llojeve tė ndryshėm.

            Nė krijimtarinė e tij tė kėtij libri ashtu si dhe nė tė gjithė tė tjerėt ėshtė bashkėpunimi  mjaft i ngushtė qė ai mbaj me Klubin e Shkrimtarėve “ Fahri Fazliu” nė Kastriot. Kjo komunė ėshtė vetėm pak kilometra larg Prishtinės.. Bashkė me lavdinė e merituar tė kėtij poeti tashmė kaq tė njohur nė kėto treva edhe ata ndjejnė krenarinė qė e kanė mes tyre bacė Ademin. Kastrioti ėshtė njė komunė re, por ka krijues qė kanė krijuar kėtė shoqatė me poetė shumė tė mirė dhe tė motivuar pėr fjalėn e menēur.

            Nuk dua kėtu qė tė bėj njė analizė tė hollėsishme pėr tė gjithė kėto vepra qė do tė ishte shumė e lakmuar pėr lexuesit e trojeve shqiptare po edhe libri i tij i cili me njė titull shumė intrigues ka ecur nė vazhdėn e librave tė tjerė. Duke nisur qė nga titulli kaq metaforik “Mbi flokėt e ullukėve” Tė gjithė poezitė janė ndarė nė tre cikle me njė logjikė tė njėjtė “Kuajt e bardhė tė erės”, “Mbi flokėt e ullukėve” dhe “Vdekja e zogjve” Nė tė njėjtėn kohė poeti Zaplluzha ėshtė edhe social edhe patriot, edhe romantik edhe filozof me mesazhet qė ai pėrcjell.

            Nuk do tė zgjatesha dhe aq shumė me analizėn e kėtij libri poetik qė e bėn atė njė poet qė mund tė marrė edhe rekordin “GUINES” qė tė mos heqė edhe kureshtjen e lexuesve tė shumtė tė tij sidomos nė Kosovė e nė Diasporė. Nė tė gjithė takimet e poetėve tė diasporės ai ėshtė i pranishėm dhe merr urimet e miqve tė tij poetė nga tė gjithė vendet e botės. Pa pyetur pėr moshėn e tij qė po shkon nė kufirin e 71 viteve. Prej shumė vitesh ai e pėrkėdhel fjalėn shqipe, e zbukuron me metaforat e tij tė mrekullueshme. Njė nga tiparet e poezisė sė tij ėshtė frymėmarrja e madhe qė ajo ka . Nė tė zė vend malli qė ėshtė i pranishėm nė vėllimet e poetėve tė Kosovės po qė nė librin e tij ai nuk ėshtė i ngarkuar me nota trishtimi. Nė tė ka shumė dashuri dhe optimizėm. Ademi nuk i pėrket atyre poetėve qaramanė qė i shohim duke vajtuar pėr jetėn pėr mungesat jetės qė pėrherė do jenė nė kėtė botė tė madhe e tė mbushur me aq halle. Jo, ai tė merr pėr dore e tė shton optimizmin pėr tė jetuar. Mbase kjo ka lidhje edhe me jetėn e tij tėrė dhimbje, tė cilėn ai duhet ta jetonte me forcėn e shpirtit tė tij tė paepur Nė njė poezi tjetėr ai kėrkon qė tė mos vringėllijnė armėt. Edhe pse mosha e shtynė drejt nostalgjisė ai e jeton atė fort. Nė llogoren e tij tė vargut ėshtė njė luftėtar shumė i mirė dhe meriton jo vetėm mirėnjohjen e shqipfolėsve jo edhe tė pushtetarėve tė tė dy shteteve. Mbase nuk ėshtė e veēantė qė tė themi se njė promovim i librave tė tij tė bėhet dhe nė Tiranė pėr tė bėrė sa mė mirė edhe qarkullimin e vlerave kulturore qė krijohen nė kėto dy pjesė tė kombit. Dhe besoj se do bėhet shumė shpejtė. Poezia e tij ėshtė larg folklorizmit, tė rėndomtė. Nė tė njėjtėn kohė duhet vlerėsuar edhe pėr kulturėn e madhe tė rrėfimit.

            Nė poezitė e tij mund tė gjesh nė njė kohė edhe Sizifin e mitologjisė edhe Gjergj Elez Alinė edhe Drinin edhe lumenjtė e Kosovės edhe borėn e bjeshkės aq sa tė krijohet pėrshtypja se je brenda njė ylberi varfėror. Ky njeri qė disa vite i ka kaluar nė Korporatėn Energjetike tė Kosovės duket se kėrkon tani qė tė ndajė dritėn e shpirtit tė tij tė madh e tė bukur e sėrish duhet pėrgėzuar edhe klima krijuese nė Klubin e Shkrimtarėve “Fahri Fazliu” qė ka njerėz tė tillė kaq vitalė Urime, Adem Zaplluzha! Mos t’u faroftė vargu i fjalėshqipes! 

 

Tiranė, 06 dhjetor 2013