Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 -  MBI ETIKĖN

Shkruan: Bujar PLLOSHTANI

www.ikub.al

       MBI ETIKĖN

       Pėr hir tė mendimit tim bazuar nga pikėpamjet e fundit tė natyrės njerėzore, konsideroj se, sot nderi dhe etika janė jo reale, dhe realja nuk ėshtė e arsyeshme; sepse mungon ndėrgjegja dhe gjykimi kritik. Edhe mendimi kritik nuk ka mė sens, as politika nuk ka etikė, as dashuria nuk ka nder (ndėrgjegje tė jashtme).

 

 

 

“Ēdo gjė reale ėshtė e arsyeshme, ēdo gjė e arsyeshme ėshtė reale”, shprehet Hegeli.

 

            Mirėpo, sot asgjė nuk ec drejt reales dhe tė arsyeshmes. Secili individ tenton ta zė parakushtin e tij tė ēėshtjes, e jo fenomenet e mundshme qė pėrkojnė me nderin dhe etikėn e vėrtetė. Nderi ėshtė karakteri ose principi i jashtėm qė mbart njeriu pėr hir tė vėrtetės sė brendshme. Nė kėtė kohė tė neveritshme me plot shije meskine, nderi mund tė vėrehet rrallėherė si vullnet i ndėrgjegjshėm, por mė tepėr si njė shprehje e zakonshme qė solidarizohet me rutinėn e pėrditshme. Nderi, sot ėshtė vetėm njė shprehje e zakonshme, qė masa e pėrgjithshme e lakmon nė pozita tė nevojshme duke pėrfituar. Nisur nga pikėpamja e tezės sė famshme tė Hegelit, unė vlerėsoj se, sot asgjė nuk ėshtė reale dhe e arsyeshme, pėr faktin se gjithkush mendon tė imponojė ose pėrfitojė mendimin e njėjtė me pa tė drejtė tek tjetri. Nuk ka njė tolerancė qė mund tė shpresosh apo guxosh! Ose, kjo do tė thotė se mendimi nuk hulumtohet, ēdo gjė reale ėshtė e arsyeshme, por, sot realiteti njerėzor ėshtė i padrejtė dhe non sens duke lėnė pezull mėkatet vetjake tek enden nėpėr qiejt e gjithkujt. Prandaj, kohėve tė fundit ēdo gjė ka humbur ndriēimin e meritueshėm duke u marrė me ēėshtjen, dhe duke e konsideruar mendimin e pazakontė si njė gjykim jo kritik. Kėtu ėshtė drita nė fund tė kėtij tuneli qė na verbon. As politika dhe as dashuria nuk kanė nder dhe etikė, por kanė njė vullnet pėr tė jetuar mbi etikėn dhe nderin e rremė duke pėrfituar hipokrizisht!


            Pėr hir tė mendimit tim bazuar nga pikėpamjet e fundit tė natyrės njerėzore, konsideroj se, sot nderi dhe etika janė jo reale, dhe realja nuk ėshtė e arsyeshme; sepse mungon ndėrgjegja dhe gjykimi kritik. Edhe mendimi kritik nuk ka mė sens, as politika nuk ka etikė, as dashuria nuk ka nder (ndėrgjegje tė jashtme). Por, ka njė histeri tė zakonshme tė infiltruar nga koha e fundit, qė pėr masėn dhe intelektualėt partiak, koha mbetet sot e kėsaj dite diēka e frikshme dhe e neveritshme qė duhet me ēdo kusht jetuar. Gjithkush, sot ėshtė i prirur pas kohės, pas tė zakonshmes, pas njė dukurie qė ngrihet nė bazė tė etikės moderne pėr tė pėrfituar nė kohė reale, pavarėsisht se kthehen nė eautontimoroumenoi, dėnues tė vetvetes, pa e ditur e ndier thelbėsisht.

 


            Pėrfitimi vetjak nė kohė reale ėshtė dhe mbetet dukuri negative; konceptuar nga mendimi se kėnaqėsia e prodhuar nga ky pėrfitim ėshtė njė ide fikse qė tė pėrmbys unin dhe veten. Nisur nga ky mendim, duke e shtrirė kėtė gjendje reale edhe nė politikė, edhe nė dashuri, askush qė vepron nėn kėtė trajtim nuk konsiderohet i pėrfillshėm. Ai qė e konsideron veten tė menēur, (qė shumė pak ka tė menēur) nuk pėrfiton nė kohė jo tė arsyeshme, dhe u shmanget pėrfundimisht tė kėqijave. Realisht, marrė kėtė vėshtrim tė sipėrfaqshėm, duket qartė se secili qė merret me politikė ose veprimtari tė tjera nuk janė tė arsyeshėm me shoqėrinė dhe veten. Fakte ka plotė, dhe se askush qė bėn politikė zyrtare nuk ndodhet pranė reales, por bindjes vetjake tė tij. Megjithėkėtė, ky grup njerėzish, qoftė elita politike apo ushtrues tė ndryshėm nuk janė tė drejtė aspak me realitetin dhe etikėn qė premtojnė, por janė nė kontradiktė. Kėta njerėz janė tė lajthitur, dhe bredhin pas kėnaqėsive tė kėsaj jete duke pėrfituar nė kohė, dhe fundja zakonshmėrisht pėrballen me mashtrimin, dhe pėrfundojnė nė humnerė.


            Sė fundi, qė tė kemi njė etikė apo njė nder kudoqoftė, nė radhė tė parė, siē thoshte Goethe “Pėrfito nga gjendja e mirė shpirtėrore, sepse vjen rrallėherė”, duhet tė sillemi nė lėvizje tė mirė me tė gjitha prirjet e fshehura tė natyrės sonė. “Vita motu constat” ka thėnė Aristoteli, qė jetėn ta lėvizim si pasojė e rregullit tė arsyeshėm, dhe tė shmangemi nga mendime katekizmi.