Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Mbi energjinė reproduktuese si dhe mbi unin e ulėt dhe tė lartė njerėzor

www.mjellma.org  

  MBI ENERGJINĖ REPRODUKTUESE SI DHE MBI UNIN E ULĖT DHE TĖ LARTĖ NJERĖZOR

 

(Bazuar nė hulumtimet e psikologės Dion Fortune)

 

     

            Energjia ėshtė ligj themelor i natyrės. Ajo shpreh unitetin e botės materiale.

            Nuk lind, as nuk zhduket. Ajo vetėm shndėrrohet nga njė formė e caktuar nė njė formė tjetėr; sasia e saj mbetet pėrherė e njėjtė. Energjia ėshtė ajo qė e mbanė universin, qė lėviz planetėt, qė bartė jetėn dhe gjallėrinė. Ndaj, si ēdo qenie e gjallė, qė ka energjinė e vet tė caktuar, edhe njeriu, nė esencėn e tij, ėshtė krijesė energjetike.

            Kjo krijesė energjetike nė njeriun - lėvizė dorėn, vė nė veprim syrin, inēizon nė veshė, ndien dashuri, hidhėrim e pikėllim nė zemėr si dhe vė nė lėvizje e aktivizon mendimet e intelektin tonė. Kėshtu qė, sipas njė pėrkufizimi elementar do tė thoshim se nė njeriun ka tri pėrdegėzime:

            -Energjia e LĖVIZJES,

            -energjia EMOCIONALE dhe

            -energjia INTELEKTUALE.

            Mirėpo, bota jonė energjetike ėshtė e inkorporuar gjithkah rreth nesh e nė ne. Boshti i saj - ėshtė boshti ynė kurrizor. Gjeneratori i lėvizjes, qė e vė nė veprim dhe ia pėrcakton kahjen e veprimit, ėshtė truri ynė, pėrkatėsisht mendimi, pėrkatėsisht imagjinata e jonė.

            Atė qė e mbjellim nė mendjen tonė, si pėrfytyrim a ide, dhe i cili zė nė trurin tonė e lėshon rrėnjė - dirigjon me energji. Pra, energjia u referohet pėrfytyrimeve ideore, qė janė tė mbjella nė ndėrdijen e tė cilat lulėzojnė dhe na e mbushin vetėdijen.

            Mirėpo ne, nė kėtė kontekst, do tė ndalemi kryesisht nė energjinė qė i ėshtė dedikuar reproduktimit tė jetės e qė njihet nė pėrditshmėrinė tonė si “energji seksuale”. Kjo ėshtė forma mė reale e energjisė, mė konkrete dhe mė e afėrt pėr njeriun, por qė njėherit mė sė tepėrmi keqkuptohet, keqpėrdoret e pėrdhoset nė jetėn tonė.

            Potencialin energjetik tė reproduktimit duhet kundruar si shprehje mė tė drejtpėrdrejtė tė energjisė sė lartė, pėrmes shtigjeve tė organizmit tonė; por kjo nuk na takon neve. Fakti se akti i lartė i harxhimit tė energjisė reproduktuese pėrmes mekanizmit organik tė reproduktimit, ėshtė i pėrcjell me kėnaqėsi - ėshtė rastėsi,  nė krahasim me funksionin e lartė qė ka. Dhe kjo, sipas kėsaj, ėshtė esenca e jetės seksuale, prandaj kjo energji specifike aq e afėrt, reale e konkrete, dhe njėherit aq  e lartė e hyjnore, pėrdoret drejt, vetėm nėse pėrdoret pėr qėllimet e llojit krijues, tė cilit i takojmė, sakaq - zhvlerėsohet - sa herė qė aplikohet pėr kėnaqėsi individuale trupore. Sepse natyra vepron. Ajo vepron vėrtet, por pėr grupin, jo individin. Mund ta marrim me mend se si jeta rrjedh nėpėr miliona e miliona organizma individualė. Prandaj, jeta jonė ėshtė njė kokėrr - jetė, nė hambarin e madh tė grupit qė i takojmė. Ajo kokėrr - jetė duhet t’i shėrbej jetės sė tėrėsishme shoqėrore, jo “jetėrave” tė vockla individuale. Sepse, etnikumi dhe jeta e etnikumit shprehet nė individitetet e shumė individėve qė e pėrbėjė atė. Prandaj, instinkti pėr reproduktim, me tė cilin jemi tė pajisur si krijesa tė gjalla tė llojit tė lartė (funksioni themelorė i tė cilit ėshtė reproduktimi), nuk na takon ne. Ai i takon etnikumit. Vetėm vėnia e tij nė dispozicion tė etnikumit ėshtė pėrdorim i drejt i tij. Ēdo aplikim i tij pėr qėllime individuale, siē ėshtė kėnaqėsia e shfrenuar fizike, ėshtė ABUZIM.

            Dimė se reproduktimi tek llojet e ulėta tė jetės ėshtė mekanik - instinktiv. Te reproduktimi i kurrizorėve kemi edhe ndjenja. Sakaq, vetėm tek njeriu rol primar luan MENDIMI dhe ARSYEJA. Sė kėndejmi, ne, si krijesa me arsye e gjykim, domosdo duhet kuptuar drejt instinktin seksual. Por, tani shtrohet pyetja: Si dhe ēka duhet kuptuar drejt?

 

 

            Nė rend tė parė, duhet kuptuar drejt se: impulsi seksual ėshtė impulsi mė i lartė nė qenien tonė. Ai ėshtė impulsi hyjnor, tė cilin duhet pranuar si “dhuratėn” mė tė lartė, tė cilėn natyra na e ka dhėnė nė besim. Ndaj, gjithsesi, ndaj kėsaj dhurata tė shenjtė e ndaj kėsaj ndjenje tė lartė duhet tė sillemi nė mėnyrė dinjitoze, pa abuzime e pėrdhosje, duke ia ruajtur besimin natyrės. Pastaj, duhet kuptuar se impulsi reproduktues seksual, pėrherė i pėrcjell nga njė shakullinė e pazakonshme energjie, po qė se tejngritėt dhe kalon nėpėr mekanizmin kreativ - intelektual tė trurit tonė, mund tė shndėrrohet nė energji kreative - intelektuale tė jashtėzakonshme, e cila mund tė bėjė mrekullira. Kėshtu pėr shembull, shtjella e fortė e kėsaj energjia tė fuqishme, po qė se tėrhiqet nė nivelet e larta dhe shpėrndahet nėpėr qendrat trunore, mund tė krijoj mendime tė mėdha e tė larta; mund tė projektoj projekte madhėshtore; mund tė krijoj e tė ndihmojė nė pėrsosjen e kryeveprave artistike... e kėshtu me radhė, por vetėm nėse pėrshkohet nėpėr mekanizmin trunor. Sakaq, nėse pėrshkohet nėpėr mekanizmin muskulor, kjo energji do tė jetė vetėm, energji fizike - muskulore e theksuar, asgjė mė shumė. E nėse, edhe pėr mė keq, kjo energji pėrshkohet vetėm nėpėr mekanizmin reproduktues, ajo thjesht harxhohet, duke i dhėnė qėllimit tė saj tė lartė kuptim banal, tė pėrcjell me elemente abuzimi, kurrė pa qenė tė vetėdijshėm se impulsi mahnitės reproduktues, qė bartė dhe mbjellė jetėn, nė esencėn e vet, ėshtė impuls hyjnor e i shenjt dhe abuzimi i tij pėr qėllime individuale dhe egoiste, ėshtė degradim dhe pėrdhosje e tij.

            Sė kėndejmi, rezulton se potenciali energjetikė, qė sipas tė gjitha shpjegimeve spirituale tė Lindjes ėshtė i “prehur” nė pjesėn fundore tė boshtit kurrizor, mund tė aplikohet pėr kėnaqjen e “nevojave” tė UNIT tė ulėt dhe UNIT tė lartė. Kėshtu qė, nėse ky potencial energjetik pėrdoret vetėm pėr kėnaqjen e pasioneve tė ulėta egoiste, pėrshkuar nga kėnaqėsia trupore, pa kontroll e sistemim - ėshtė pėrdhosje e impulsit tė lartė, harxhim i padobishėm i energjisė dhe kėnaqje e unit tė ulėt njerėzor. Anasjelltas, ngritja e kėsaj energjie, aplikimi i kėtij potencial tė fuqishėm tė energjisė nė nivele tė larta intelektuale e shpirtėrore, pėr punė e krijimtari kreative e tė dobishme pėr etnikumin, ėshtė njė akt i lartė njerėzor, organizim fisnik i harxhimit tė kėsaj energjie qė kėnaqė unin tonė tė lartė njerėzor.

            Si mund tė arrihet kjo gjė?

            Njė gjė e tillė  mund tė arrihet nė radhė tė parė me pėrpjekje tė vazhdueshme qė me pėrfytyrimet tona tė induktojmė emocionet e llojit tė lartė. Me induktimin e ndjenjave tė llojit tė lartė, ndjenjat e llojit tė ulėt shuhen, zhduken. Prandaj, pandėrprerė duhet bėrė pėrpjekje pėr ndėrtimin e unit tonė tė lartė. Synimi i fundit i kėtij ndėrtimi duhet tė jetė aftėsimi ynė qė energjinė kreative ta mbajmė nė nivele tė larta intelektuale - emocionale, dhe tė mos lejojmė harxhimin e saj, thjeshtė si energji e tepėrt reproduktuese dhe mjet argėtimi e kėnaqėsie pėr egon tonė. Mushti i tillė i sublimuar i energjisė vitalizon tėrė potencialin tonė. Ai i jep qenies sonė kualitete magnetike e tėrheqėse tė pashembullta e tė pashpjegueshme qė i hasim vetėm tek personat e rrallė; por ndjehen qartė dhe vėrehen tek ata qė i posedojnė. Ata janė tipa tė lartė njerėzor. Tėrė energjinė jetėsore tė sublimuar e vėnė nė shėrbim tė  njeriut. Njerėz tė tillė, fare pak ose aspak, mund tė ankohen pėr vetminė. Dashuria buron, tek ata persona, nė tė gjitha anėt, ndėrsa praninė e tyre e dėshirojnė tė gjithė. Thjesht, ata njerėz rrezatojnė DASHURI... dashuri njerėzore.

            Njė begatie e tillė energjetike, e sublimuar nė nivele tė larta kreative - intelektuale, pėrkrye pėrfytyrimeve tona jetėsore (duke i zėvendėsuar pėrfytyrimet e ulėta qė nxisin mekanizimin organik tė reproduktimit me pėrfytyrime tė llojit tė lartė emotiv - intelektual), bėn ndryshime mahnitėse nė qenien tonė. P.sh. aktivizon shkathtėsitė intelektuale trunore; intensifikon pėrgjithėsisht shkathtėsitė kreative e prirjet pėr art; fiton njė kuptim tė posaēėm emocional ekuilibri ynė shpirtėror; ndryshon kualitetshėm qėndrimi ynė ndaj njerėzve tė tjerė e, mbi tė gjitha, bėhet njė zgjim mahnitės i shpirtit tonė sa edhe figura mė e zbehtė njerėzore bėhet tėrheqėse. Por, vlen tė theksohet se - nėse me ushtrime e pėrfytyrime tė larta, arrijmė ta ngrisim energjinė nė nivele tė larta kreative- intelektuale tė trurit, dhe tė zgjojmė qendrat kreative tė Unit tonė, duhet gjithsesi qė atė zotėsi ta vėmė nė shėrbim tė grupit dhe vetėm nė shėrbim tė grupit, assesi ne shėrbim tė vetes; meqė, nė kėso rastesh, nė qendrėn tonė do tė lajmėrohej “egoizmi ynė i fryrė”! Pra, ēdo veprim kreativ, ēdo fryt i shkathtėsisė tonė intelektuale, duhet falur atij qė i takojmė - perėndisė sė quajtur Popull. Atė gjithsesi duhet bėrė pa menduar nė dobinė e ndėrsjellė apo pėr reklamė e falėnderime. Thjesht - duhet menduar pėr jetėn e popullit. Pėrndryshe, veprat tona do tė kenė qėllime tė kufizuara, arti ynė do tė ketė ndikim degjenerues.

            Prandaj, na mbetet qė pėrherė tė bėjmė ndeshjen e madhe me veten, me natyrėn tonė, pėr ta ndėrtuar Unin tonė pozitiv, Unin tonė tė lartė, me spektėr sa mė tė gjerė rrezatimesh pozitive, duke pasur parasysh faktin se edhe ne, secili prej nesh, jemi njė ushtar nga armata e madhe e jetės; jemi njė ushtar nga armata e madhe e quajtur popull, tė cilit i dedikohet e tėrė energjia jonė kreative - intelektuale si dhe jeta e vepra jonė e cila duhet tė gjakojė pėrherė qė tė jetė sa mė e lartė e sa mė njerėzore.