Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - MBI ARTET

Shkruan: Bujar PLLOSHTANI

MBI ARTET

     Veprat gjeniale tė poetėve, piktorėve, skulptorėve, kompozitorėve janė tė lindura nga arsyeja krijuese me motivin pėr t’i shėrbyer tė mirės universale, njeriut nė veēanti, dhe shoqėrisė nė pėrgjithėsi. Sepse nga thelbi ngadhėnjyes i tyre burojnė instinktet mė tė larta tė natyrės krijuese, ku na mėsojnė udhėn e njeriut duke i respektuar dhe kodifikuar ligjet e natyrės.

 

 

            Te kjo letėr filozofike dua tė vėrtetoj qė, jo vetėm filozofia mund tė zbėrthejė joshjet e mundshme tė ekzistencės sė botės, por dhe artet synojnė pikėpamjet mbi rolin e ndryshimit tė gjendjes sė ekzistencės shoqėrore. Nėse filozofia pikėpamjet e veta i hedh nėpėrmjet arsyes kritike duke pėrfituar te mendimi i njohjes sė gjėsendit nė natyrė me anė tė metodės empirike, rrjedhimisht del se artet kryesisht flasin me gjuhėn e intuitės, ose – gjuhės sė veēuar. Domethėnė vullnetin e shoqėrisė apo gjėsendit nė natyrė e bėn mė konkrete dhe tė thjeshtė, duke e interpretuar rolin e gjendjes sė tyre tė vazhdueshme nėpėrmjet gjuhės sė veēuar me thelbin drejt fatit intelektual. Njė vepėr arti e vėrtetė ėshtė njė shprehje e shenjtė qė buron nga instinkti i lirė i gjenisė apo intuitės, ku priret tė flasė pėr problemet e ekzistencės njerėzore, ligjėsitė e botės, konceptet shoqėrore nė realitet dhe liritė individuale tė njeriut. Vepra e njė arti tė vėrtetė ka pėr thelb ndryshimin e gjendjes sonė njerėzore, duke futur pamjen e arsyes kritike pėr tė nxjerrė nė dritė modelin e vėrtetė tė veprimit shoqėror nga ky realitetit i zakonshėm. Shembuj tė modifikuar kemi nė letėrsinė e shkrimtarit Alber Kamy, me protagonistin e romanit “I huaji”, Merso; pastaj te Franc Kafka, me protagonistin e romanit  “Procesi”, Jozef K. apo tė Gregor, te romani “Metamorfoza”.

            Tek “I huaji”, Alber Kamy na paraqet shkoqur mendimin e ekzistencės sė njeriut absurd, ku kuptimi i jetės ėshtė individuale dhe se jeta jetohet plotėsisht me aktin e pėrgjegjshmėrisė, kėshtu heroi Merso duke i dhėnė vetvetes lirinė e veprimit absurd, edhe pse e ka goditur ngjarja e hidhur, siē ėshtė vdekja e nėnės, aspak nuk e trishton atė; ndėrsa te “Procesi”, Franc Kafka na paraqet llojin tjetėr te ekzistencės ku njeriu edhe pasi tė pėrcaktohet nga formalitetet mund tė jetojė i shthurur pa e ndier problemin si njė qėllim kryesor, qė nė njė mėnyrė kėrkon domosdoshmėrisht tė gjejė problemin, ndėrsa nė anėn tjetėr harron tė ndiqet pas rregullit tė procesit tė tij qė i ėshtė imponuar. Tek “Metamorfoza” Franc Kafka sjell personifikimin e vetvetes me personazhin Gregor, ku njė ditė ky i fundit zgjohet nga gjumi pėr tė kuptuar se ėshtė shndėrruar nė njė insekt gjigant. Koncepti i arteve nė njėfarė mėnyre tregon ekzistencėn e shoqėrisė, dhe ligjėsitė e botės se si zhvillohen gradualisht nė kuptimin thelbėsor tė sistemit intelektual. Veprimtaria shpirtėrore dhe psikike tė paraqitura nė radhė letrash te shoqėritė e transformuara, sot e kėsaj dite shprehen nė ēdo vepėr arti, ku diktohen hapat e hedhura dhe parimet universale mbi edukimin estetik tė natyrės shoqėrore sipas planit tė intelektual. Thelbi i arteve kėrkon mjeshtėri, dhe intuitė shpirtėrore duke e pasuruar ēdo vepėr arti me shprehje dhe formė elokuente; ku artet nė pėrgjithėsi burojnė nga inteligjenca dhe shpirti implicit i mjeshtėrit qė e krijon. Tė gjitha llojet e arteve nė pėrgjithėsi burojnė nga modeli pėr tė na dhėnė njė fragment, njė kėndvėshtrim tė jetės, njė koncept bazuar nga realiteti njerėzor me sajimin pėr t’i mundėsuar njeriut lirinė dhe vullnetin pėr jetė. Artet e bukura mundėsojnė njė edukim tė brendshėm shpirtėror duke i dhėnė njeriut formėn dhe pamjen e vėrtetė tė njohjes sė botės, si realitet dhe absurditet. Sipas meje ekzistojnė:

            - Vepra qė krijohen me frymėzim hyjnor qė pėrbėjnė veprat e krijuara nga inspirimi intuitiv i gjenisė pa futur imagjinatėn, por qė sajojnė bindje apo atavizėm.

            – Vepra qė krijohen me frymėzim tė vazhdueshėm qė pėrbėjnė veprat e krijuara nga shllime pėr mendime atavizmi, qė mund tė shėrbejnė nė hartimin dhe sistemimin e gjithė veprės pa futur intuitėn e lirė tė gjenisė.

 

 

            Ndėrsa veprat gjeniale tė poetėve, piktorėve, skulptorėve, kompozitorėve janė tė lindura nga arsyeja krijuese me motivin pėr t’i shėrbyer tė mirės universale, njeriut nė veēanti, dhe shoqėrisė nė pėrgjithėsi. Sepse nga thelbi ngadhėnjyes i tyre burojnė instinktet mė tė larta tė natyrės krijuese, ku na mėsojnė udhėn e njeriut duke i respektuar dhe kodifikuar ligjet e natyrės. Njė vepėr madhore e letėrsisė apo artit paraqet emocionin e brendshėm tė njė shoqėrie civile, apo bindjen absurde tė njė autokracie qė tenton me ēdo kusht tė pozicionojė vullnetin pėr pushtet ndaj njė shoqėrie tė kujdesur shpirtėrisht. Vepra tė tilla me pėrmbajtje shpirtėrore krijojnė edukimin estetik tė njeriut dhe shoqėrisė pėrballė ligjeve tė kėsaj bote tė squllėt, pėr tė cilėn duhet kuptuar qė pas edukimit estetik nėpėrmjet ideve universale qėndron substanca shpirtėrore. Substanca shpirtėrore ėshtė e prirur tė vė nė lėvizje aktive gjithė materien tonė, sepse vetėm ajo qė buron nga domosdoshmėria shpirtėrore pason gjithė rregullin tonė nė materie. Domosdoshmėria shpirtėrore ėshtė forca e vetme qė njeriut i sjell dobinė nė arte dhe shkenca, ku ai do tė mund tė kuptojė mė mirė e mė qartė koncpecionet rrjedhėse tė njė vepre shkencore apo filozofike. Pėrvoja shpirtėrore sa mė e ngritur tė jetė, aq mė tepėr intelekti njerėzor do tė jetė i aftė tė priret pas njohjes sė vlerės sė brendshme tė krijuar nė njė vepėr shkencore. Konsideroj, pra jam thellėsisht i bindur nė mendimin se pėr tė pasur njė shpirt krijues nė njė vepėr shkencore duhet qė, nė radhė tė parė idetė universale tė lindin nga domosdoshmėria shpirtėrore, si edukim estetik pėr njohje dhe vėmendje intelektuale, ku mė pas psikika do tė vė nė lėvizje aktive idetė qė do tė jenė nė varshmėri tė plotė me idetė sensuale. Prandaj, vepra tė mėdha si tė artit, dhe filozofisė kurdoherė kanė paraqitur realitetin e shtypjes sė egėr tė oborrtarėve qė u ėshtė imponuar dhunshėm shoqėrive civile dhe personaliteteve intelektuale. Sidomos veprat e mėdha tė filozofisė kanė dhėnė mėnyrėn mė intime tė mundshme tė edukimit tė shoqėrisė, pėrsa i takon mendimit estetik ku kanė bėrė tė mundur ta zhvillojnė idenė e njeriut deri nė kulturėn e njohjes ndaj njohjes sė pėrgjithshme. Nė pėrgjithėsi duke u ndikuar nga vepra tė mėdha tė letėrsisė, artit dhe filozofisė, njerėzimi ka arritur drejt bindjeve intelektuale duke u ndikuar kujdesshėm nė ide tė reja progresive, tė cilat mund tė jenė si dashuria ndaj tė bukurės, dhe njohja ndaj tė vėrtetės sė pashmangshme.

 

            Nga libri " Traktati mbi arsyen e mendimit" tė cilin mund ta shkarkoni falas nė sektorin „Literaturė“