.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Mbi personalitetin

Shkruan: Sabir KRASNIQI

        MBI PERSONALITETIN

 

       Individi, duke kaluar nėpėr kėto procese psikike, gjatė periudhave tė ndryshme tė jetės, formon veti tė caktuara personale. Duke i vėrejtur kėto veti gjatė aktivitetit tė individit, ne vėrejmė mėnyrėn e veēantė tė sjelljeve, qė ėshtė karakteristike pėr tė. Kėto veti karakteristike, mėnyrėn e pėrgjithshme dhe tė veēantė tė sjelljeve tė njerėzve dhe tė ēdo individi, si manifestohen, si zhvillohen dhe nga cilėt faktor varėn ato, i studion Psikologjia e personalitetit.

 

            Tė gjitha proceset psikike, siē janė: tė perceptuarit, tė menduarit, tė ndjenjave, tė mėsuarit, tė motivacionit etj. janė tė lidhura ngushtė njėra me tjetrėn, pra varėn njėra nga tjetra dhe ndikojnė nė njėra tjetrėn.

            Individi, duke kaluar nėpėr kėto procese psikike, gjatė periudhave tė ndryshme tė jetės, formon veti tė caktuara personale. Duke i vėrejtur kėto veti gjatė aktivitetit tė individit, ne vėrejmė mėnyrėn e veēantė tė sjelljeve, qė ėshtė karakteristike pėr tė. Kėto veti karakteristike, mėnyrėn e pėrgjithshme dhe tė veēantė tė sjelljeve tė njerėzve dhe tė ēdo individi, si manifestohen, si zhvillohen dhe nga cilėt faktor varėn ato, i studion Psikologjia e personalitetit.

            Sikurse tė gjitha funksionet psikike, edhe personaliteti e ka bazėn e vetė biologjike, sepse ēdo njeri lind me karakteristika trashėguese tė caktuara. Edhe pse faktorėt biologjik kanė rėndėsi tė posaēme pėr zhvillimin e personalitetit, janė vetėm bazė e nevojshme pėr zhvillimin e mėtejmė tė tij. Rol vendimtar luajnė faktorėt e rrethit, e para se gjithash, faktorėt social. Prandaj edhe theksohet se personaliteti ėshtė dukuri, jo vetėm psikologjike, por edhe sociale. Kushtet sociale, e para sė gjithash aktivitetet me njerėz, janė tė domosdoshme pėr t’u zhvilluar individualiteti njerėzorė nė qenie humane, pra nė qenie e cila ka karakteristika, qė i pėrfillim si karakteristike njerėzore.

            Numri i faktorėve, si ndikim nė bazėn e dhėnė biologjike pėr formimin e cilėsive tė personalitetit, ėshtė mjaft i madh si: ambienti dhe kushtet familjare (nė tė cilat rritet fėmija), shkolla,  moshatarėt, mėsuesi, tė njohurit, organizatat dhe shoqėria nė tė cilat ai ėshtė anėtar, dhe roli qė ka nė to, literatura dhe filmat, bashkėshortėsia dhe marrėdhėniet bashkėshortore, profesioni dhe suksesi nė kėtė profesion, pozita sociale, kultura nė tė cilėn rritet dhe jeton, sistemi shoqėror i bashkėsisė etj. etj.

            Zhvillimi i personalitetit ndahet nė katėr perioda: mosha e fėmijėrisė, e rinisė, e pjekurisė dhe e pleqėrisė.

            Shumė ekspertė tė psikologjisė mendojnė, se rol vendimtarė pėr formimin e cilėsive tė personalitetit luajnė kushtet e jetės familjare nė ditėt e para tė fėmijėrisė. Studimet kanė treguar, se kushti mė i  mirė pėr zhvillimin e personalitetit tė pjekur dhe tė shėndosh, ėshtė qėndrimi i pėrzemėrt dhe i ngrohėt i prindėrve, por edhe njėfarė rigoroziteti nė evitimin e pasojave tė pakėnaqshme tė reaksioneve tek fėmijėt.

            Moment tjetėr i rėndėsishėm pėr zhvillimi  e cilėsive tė personalitetit ėshtė edhe fillimi i parė shkollor, qė pėrbėn njė ndėr bazat shumė tė rėndėsishme nė zhvillimin e personalitetit dhe karakterit tė mėvonshėm tė individit. Ardhja e fėmijės nė shkollė, ėshtė ardhje nė njė rreth tė ri, me kėrkesa tė reja, dhe me mė shumė obligime, nė tė cilat ai duhet tė gjendet, pasi ato ndryshojnė  dukshėm prej kėrkesave familjare me tė cilat ai ėshtė mishėruar. Gjithashtu, rol me rėndėsi nė kėtė periodė luan edukatori, mėsuesi ose pedagogu. Mėsuesi, si edhe prindėrit paraqesin modelin, nė tė cilin fėmija merr shembull. Me sjelljet, veprimet, gjestet, qėndrimet etj. ata i japin kahjen e mėtejme fėmijės, drejt formimit tė cilėsive tė personalitetit.

            Perioda tjetėr, shumė e rėndėsishme ėshtė mosha e rinisė, e cila karakterizohet me dy momente: Zhvillimin fiziologjik dhe zhvillimin social.

            Nė zhvillimin fiziologjik bie nė sy rritja e gjatėsisė sė trupit dhe shtimi nė peshė; paraqitja e karakteristikave seksuale dhe disa kriza psikologjike nė lidhje me kėtė moshė etj. Ndėrsa nė zhvillimin social, paraqiten interesime dhe qėndrime tė reja mbi jetėn; zhvillohet ndjenja e vetėdijes dhe nevoja e pavarėsimit, si dhe formohen pikėpamje mbi ēėshtjet e rėndėsishme shoqėrore etj.

            Pėr kapėrcimin e kėsaj periode, e cila ėshtė e mbushur me trauma e probleme tė ndryshme psikike e fizike, dhe pėr marrjen e kahjes vendimtare drejtė cilėsive tė qėndrueshme tė personalitetit (qoftė pozitive, apo negative), ndikim parėsor luajnė:  faktorėt e fėmijėrisė sė hershme, qėndrimet e prindėrve dhe edukatorėve, pikėpamjet dhe normat shoqėrore si dhe shumė faktor tjerė social.

            Nga zhvillimi i faktorėve tė sipėrpėrmendur varet edhe perioda tjetėr vijuese - mosha e pjekurisė. Kjo periodė zgjat deri nė moshėn 50 vjeēare, dhe pėrbėn periodėn mė tė gjatė nė jetėn e individit. Nė kėtė periodė bėhet edhe zgjedhja dhe zgjidhja e problemeve mė rėndėsishme pėr jetėn e njeriut, si: zgjedhja e profesionit, formimi i koncepteve mbi jetėn, martesa dhe krijimi i familjes, qė ngrit ndjenjėn e pėrgjegjėsisė dhe i jep jetės kuptim mė serioz nė vazhdimėsinė e formimit tė mėtejmė tė cilėsive tė qėndrueshme tė personalitetit. Nė kėtė periodė, individi krijon koncepte tė qėndrueshme pėr dukuritė e pėrgjithshme, pavarėsisht tė ēfarė drejtimi janė ato, prioritare apo herezike, tė pėrputhshme me logjikėn e shoqėrisė apo jo etj., dhe e ka shumė tė vėshtirė qė t’i ndryshoj ato koncepte.

            Perioda e fundit ėshtė mosha e pleqėrisė, e cila fillon nga vitet e 50-ta, dhe karakterizohet me personalitet tė qėndrueshėm, nė kuptim tė plotė. Studimet e fundit kanė treguar se nė moshėn  e pleqėrisė, aktivitetet psikike zvogėlohen shumė pakė (ose aspak), nė krahasim me ato fizike. Kjo dukuri ndikon nė psikologjinė e tė moshuarve. Pasi ata nuk janė nė gjendje tė kryejnė aktivitete fizike, deri sa ato psikike i kanė aktive, fillojnė tė tėrhiqen nė vetvete, largohen prej ambientit dhe e ndiejnė vetėn, herė-herė si tė tepėrt nė shoqėri. Pra, kėtė moshė e karakterizon personaliteti i mbyllur (mbyllja nė kornizat vetjake).  Prandaj ėshtė shumė i nevojshėm angazhimi i shoqėrisė dhe qėndrimi konstruktiv ndaj personave nė kėtė moshė.

            Nga kjo analizė qė e bėmė mė lartė, mund tė konkludojmė se zhvillimi i cilėsive tė qėndrueshme tė personalitetit varet nga shumė faktorė. Kėto cilėsi karakterizojnė, personalitetin ose karakterin e individit, ndėrsa bashkimi i individėve indigjen, formon shoqėrinė (kolektivitetin) e qė ne e quajmė  KOMB. Kjo do tė thotė, se pasqyrimi i karakterit individual ėshtė edhe pasqyrim i karakterit kolektiv, pra pasqyron sjelljet, zakonet, vlerat kulturoro-artistike, inteligjencėn etj, tė njė kombi. Prandaj edhe lind pyetja: sa i njohim dhe sa merremi ne shqiptarėt me kėta faktor pėr kultivimin e njė shoqėrie me personalitete tė shėndosha?

            Gjurmimet e shumta rezultojnė, se edhe roli i historisė, kushtet e veēanta tė zhvillimit, tradita, zakonet e doket e njė shoqėrie, paraqesin faktor tė rėndėsishėm nė formimin e personalitetit. E dihet shumė  mirė rrjedha e historisė sė popullit tonė. Prandaj edhe mund ta justifikojmė tė kaluarėn, duke mos hyrė nė detaje pėr faktorėt sfidues drejt zhvillimit intelktual, sepse na duhet njė hapėsirė shumė e madhe pėr analizimin e asaj periudhe...Por a mund ta justifikojmė tė tanishėm? Sot kur mburremi me tė arriturat tona nė artė, kulturė, shkencė; sot qė kemi sa e sa universitet, shoqėrore e private, kolegje tė vendit e tė huaja duke filluar nga shteti amė, nė Shqipėria e deri edhe nė diasporė; sot qė kemi aq shumė doktor shkencash, magjistra e akademik; sot qė botojmė aq shumė libra, gazeta e revista; sot qė kemi qeveri demokratike; sot qė kemi tė realizuar edhe ėndrrėn shekullore, pavarėsinė e Kosovės; sot qė mė sė shumti merremi me vetveten...E mė sė paku u japim rėndėsi ēėshtjeve edukative, etike e psikologjike tė brezit tė ri, brez qė do jetė pasqyrim i ardhmėrisė sė kombit.

            Ja njė analizė e shkurtėr nė kėtė drejtim pas viteve tė 80-ta. Me suprimimin e organeve mė vitale tė saj nga Beogradi, Kosova kaloi nėn okupim klasik. Nė planin diskriminues tė pushtuesit, pikė qėndrimi kryesor (jo pa qėllim) ishte arsimi, mbyllja e shkollave. Shkolla si institucion edukativ  si qėllim kryesor ka: zhvillimin e cilėsive pozitive, cilėsi qė i konsideron si tė nevojshme dhe tė domosdoshme, si pėr individin ashtu edhe pėr shoqėrinė; tė formoj botėkuptimet e caktuara shoqėrore dhe qėndrimet e caktuara sociale etj. me njė fjalė, zhvillimin intelektual tė individit; tė pengoj zhvillimin e cilėsive negative, qė dėmtojnė vetė individin dhe qė shkojnė nė kundėrshtim me etikėn e moralin e shoqėrisė. Prandaj, me mbylljen e shkollave, pikėrisht u atakua ky zhvillim. Rinis ju mbyll perspektiva, ju mbyll ardhmėria.

            Tė ballafaquar me kriza tė ndryshme rinore, duke mos parė perspektivė nė horizont dhe me qėllim tė shmangies sė shėrbimit ushtarak nėpėr kazermat e okupatorit, njė pjesė shumė e madhe e kėsaj shtrese braktisėn vendlindjen dhe shtegtuan drejt Perėndimit, me shpresė pėr ditė mė tė mira.

            E siē dihet, kjo ėshtė njė ndėr periodat mė vendimtare nė formimin e cilėsive tė qėndrueshme tė personalitetit, nga e cila edhe varet ardhmėria e individit. Pa mbėshtetje institucionale, nė pragun e thyerjeve tė mėdha shpirtėrore, nė mesin e njė shoqėrie me sjellje, zakone e botėkuptime tjera, pa koncept tė qartė mbi ardhmėrinė e jetės, kjo rini assesi nuk mund tė krijoj veti tė drejta e tė qėndrueshme tė personalitetit, pėrkundrazi, kjo do goditet rėndė nga ērregullimet e ndryshme tė personalitetit, do tė pėsoj enervacion, qė do e pėrcjell pas gjatė gjithė jetė. E aq mė tragjikė bėhet fakti, se kjo rini, kėta individė, mė vonė, do tė bėhen prindėr, vetit psikike tė cilėve do tė pėrcillen nė njėrėn apo tjetrėn formė, me dije apo pa dije, me dashje apo dashje... edhe tek fėmijėt e tyre, e qė nė instancėn e fundit do tė mund tė ketė ndikim negativ  nė formimin e personalitetit tė trashėguesve, sepse prindi pėr fėmijėn paraqet modelin, me tė cilin fėmija identifikohet dhe tė cilin e imiton.

            Pastaj  tmerret e luftės hapėn plagė tė reja dhe tė thella nė shpirtin e pothuajse ēdo shqiptari. Dhuna dhe terrori qė u ushtrua masovikisht, pa pėrjashtim moshe e gjinia, peshoi akoma mė shumė barrėn, tanimė tė stėrngarkuar psikike e fizike, tė kėtij populli tė shumėvuajtur. Gjithashtu, edhe situata pas lufte, nuk rezultoi ashtu siē e kishte ėndėrruar shumėkush! Mungesat e shumta socialo-ekonomike, sidomos papunėsia, nuk i lehtėsuan traumat e llojeve nga mė tė ndryshmet, por i shtuan edhe mė problemet e jetės, duke  i ballafaquar njerėzit me sfida tė reja.

            Si rezultat ai gjithė kėtyre faktorėve, nėn trysnin e tė cilave individi vazhdimisht ndodhet, pasojnė edhe konfliktet e brendshme shpirtėrore. Ndonjėherė konfliktet janė tė llojit tė atillė qė provokojnė vetėm simptome neurotike, por ndonjėherė konfliktet janė tė tilla qė paraqesin rrezik edhe pėr neuroza serioze, bile nė raste ekstreme, edhe  psikoza reale, tė cilat nė psikiatri njihen me emrin, ērregullime psikike, disiplinė e sė cilės ėshtė edhe ērregullimi i personalitetit.

            Ka shumė forma tė ērregullimet tė personalitetit, por ne po i pėrmendim disa mė tė rėndėsishmet, tė cilat koincidojnė me shkrimin.

A-       Personaliteti jostabil: - E karakterizojnė emocionet jostabile tė theksuara dhe ndryshimet e shpeshta tė disponimit. Nė ēdo humbje tė vogėl ose frustrim, personi mund t’ia plasė vajit. Nga kjo gjendje shumė lehtė mund tė kalojė nė gjendje mllefi e tėrbimi. Emocioni tjetėr, i cili lehtė mund tė provokohet, ėshtė frika. Humbja mė e vogėl e sigurisė provokon frikė. Nė situata tė streseve kėta persona nuk janė tė aftė tė reagojnė.

B-        Personaliteti eksploziv: - Nuk e ka kontrollin e duhur ndaj mllefit dhe tėrbimit. Vetitė qė e karakterizojnė kėtė tip janė: Ekspolziviteti, rrėmbimi, tėrbimi, hidhėrimi, shkarkimi i shpejtė i emocioneve, gjaknxehtėsia, sugjestibiliteti si dhe ndryshimi i shpejtė i disponimit.

C-        Personalittei astenik: - Gjatė tėrė jetės pasqyron humbjen (dobėsimin) e energjisė, lodhjen dhe rraskapitjen. Ai ndihet gjithnjė i lodhur dhe tregon humbje tė interesimit, entuziazmit dhe pasionit.

D-           Personaliteti shizoid: - Ėshtė i turpshėm, i trembshėm e frikacak. I shmanget aktivitetve sociale dhe kontakteve me persona tjerė. Nuk mund ta shpreh agresivitetin dhe tėrbimin, prandaj fantazinė shpesh e shfrytėzon si mekanizėm sulmues dhe mbrojtės. Pėrmbajtjet i ka stereotipe etj.

E-        Personaliteti i kufizuar: - Karakterizohet me jostabilitetin e shumė funksioneve psiksike e posaēėrisht me jostabilitetin e disponimit, tė marrėdhėnieve interpersonale, tė sjelljeve, tė mendimeve dhe tė marrėdhėnieve ndaj vetvetes (ērregullimi i identitetit). Ērregullimi i identitetit manifestohet me pasigurinė e elementeve tė identitetit siē janė: vetėdija, identiteti seksual, caqet afatgjata tė jetės, zgjedhja e profesionit, marrėdhėniet nė shoqėri etj...

            Duke pasur parasysh rėndėsinė e madhe qė ka zhvillimi i drejtė i cilėsive tė personalitetit tė individit (qė ėshtė baza e shoqėrisė), shpresoj se institucionet  tona tė reja, nė shtetin e ri tė Kosovės, do tė angazhohet shumė mė seriozisht nė kėtė drejtim, duke i shpėrthyer kornizat e ngushta egocentrike tė cilat na kanė ndrydhur dekada me radhė, dhe duke kontribuar sinqerisht nė ngritjen dhe rritjen e vetėdijes kolektive, qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne si shoqėri, si komb dhe si shteti  mė i ri nė Botė.