Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Mbėshtetja nė vetveten

Shkruan: Waldo EMERSON

Pėrktheu: Ridvan BUNJAKU

      

MBĖSHTETJA NĖ VETVETEN

(nga Esetė: Seria e parė (141))

 

 

 

 

Libri i pėrkthyer nga Ridvan Bunjaku, „Mbėshtetja nė vetveten“ u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

 

 "Literaturė",

 

  http://sites.google.com/site/kalabuli   dhe 

 

 www.syri3.com  

 

 

 

 

E falėnderojmė pėrzemėrsisht  pėrkthyesin, Ridvan Bunjaku, i cili po bėnė njė punė tė shkėlqyer pėr ta shpėrndarė, pa asnjė kushtėzim, farėn e dritės sė dijes... 

 

 

 

 

 

 

            I lexova njė ditė disa vargje tė shkruara nga njė piktor eminent, qė ishin origjinale dhe jo konvencionale. Shpirti gjithmonė e ndien kėshillimin nė aso vargje, ēfarėdo qoftė tema. Sentimenti qė e rrėnjosin ato ėshtė mė i vlefshėm se sa cilido mendim qė mund ta pėrmbajnė. T’i besosh mendimit tėnd, tė besosh se ajo qė ėshtė e vėrtetė pėr ty nė zemrėn tėnde private ėshtė e vėrtetė pėr tė gjithė njerėzit, - kjo ėshtė gjeniale. Thuaje bindjen tėnde tė fshehur, dhe ajo do tė jetė sensi universal; sepse ajo mė e thella nė kohėn e duhur bėhet krejtėsisht e jashtme, -- dhe mendimi ynė i parė na kthehet te ne nga trumpetat e Gjykimit tė Fundit.

            Ashtu si ėshtė familjar zėri i mendjes pėr secilin, meritat mė tė mėdha ua mveshim Moisiut, Platonit, dhe Miltonit, sepse ata i deklaruan tė padobishme librat dhe traditat, dhe folėn jo ēka menduan njerėzit, po ēka menduan ata. Njeriu duhet tė mėsojė ta detektojė dhe tė kujdeset pėr atė rreze tė dritės qė shkrep nėpėr mendjen e vet nga brenda, mė shumė se sa pėr fasadėn e qiellit, tė shkrimtarėve dhe tė tė urtėve. E prapė ai e largon pa e vėrejtur mendimin e vet, sepse ėshtė i veti. Nė ēdo punė tė gjeniut i njohim mendimet tona tė refuzuara: ato na kthehen me njėfarė madhėshtie armiqėsore. Pėr ne veprat e mėdha tė artit nuk pėrmbajnė leksion mė afektues se sa kjo. Ato na mėsojnė tė mbahemi me pėrshtypjen tonė spontane me papėrkulshmėri tė hareshme, kur thirrje tė tėra tė zėrave janė nė anėn tjetėr. Pėrndryshe, nesėr njė i huaj do ta thotė, me sens mjeshtėrisht tė mirė, saktėsisht atė qė e kemi menduar dhe ndier tėrė kohėn, dhe ne do tė detyrohemi ta marrim me turp opinionin tonė nga tjetri.

            Ėshtė njė kohė nė edukatėn e secilit njeri kur ai arrin nė bindjen se lakmia ėshtė injorancė, se imitimi ėshtė vetėvrasje, se ai duhet ta marrė vetveten qoftė pėr mė mirė, qoftė pėr mė keq, si short tė vetin; se edhe pse universi i gjerė ėshtė plot me tė mira, asnjė kokėrr e misrit tė kultivuar nuk mund tė vijė te ai pos pėrmes punės sė tij qė e dhuron nė atė copė toke qė i ėshtė dhėnė pėr ta lėruar. Fuqia qė qėndron nė tė ėshtė e njė natyre tė re, dhe askush pos tij nuk e di se ēka ėshtė ajo qė mund ta bėjė ai, as ai nuk e di deri atėherė kur e provon. Jo mė kot njė fytyrė, njė karakter, njė fakt, i bėn shumė pėrshtypje atij, dhe njė tjetėr aspak. Kjo skulpturė nė memorie nuk ėshtė pa harmoni tė para-rregulluar. Syri ėshtė vendosur aty ku duhet tė bijė njė rreze, qė tė mund tė dėshmojė pėr atė rreze tė veēantė. Ne e shprehim veten vetėm pėrgjysmė, dhe turpėrohemi nga ajo ide hyjnore tė cilėn e pėrfaqėson secili nga ne. Mund tė merret nė mėnyrė tė sigurt si e thėnė nė masė tė duhur dhe pėr ēėshtje tė mira, qė tė deklarohet me plot besim, por Zoti nuk dėshiron qė puna e tij tė manifestohet nga qyqarėt. Njeriu ėshtė i ēliruar dhe i hareshėm kur e ka vėnė zemrėn e tij nė punėn e tij dhe e ka bėrė mė tė mirėn; mirėpo ajo ēka ka thėnė apo bėrė ndryshe, nuk do t’i japė paqe. Ėshtė furnizim qė nuk furnizon. Gjatė tentimit gjeniu i tij e dezerton atė; asnjė muzė nuk ndihmon, nuk ka invencion, nuk ka shpresė.

            Besoji vetvetes: secila zemėr vibron nė kėtė tel. Pranoje vendin qė e ka gjetur pėr ty providenca hyjnore, shoqėrinė e bashkėkohėsve tu, dhe lidhjen e ngjarjeve. Njerėzit e mėdhenj gjithmonė kanė vepruar kėshtu, dhe i janė hapur fėmijėrisht gjeniut tė moshės sė vet, duke e tradhtuar perceptimin e tyre se i plotbesueshmi absolut ishte i ulur nė zemrėn e tyre, duke punuar pėrmes duarve tė tyre, duke mbizotėruar nė tėrė qenien e tyre. Dhe tash ne jemi njerėz tė rinj, dhe duhet ta pranojmė nė mendjen mė tė lartė fatin e njėjtė transcendent; dhe nuk jemi miturakė dhe invalidė nė njė kėnd tė mbrojtur, as frikacakė qė ikin tė shpėtojnė para njė revolucioni, por udhėheqės, ēlirues, dhe mirėbėrės, qė i binden pėrpjekjes sė Tė Ēdomundshmit, dhe duke pėrparuar nė Kaos dhe nė Errėsirė.

 

            Pjesė nga libri „Mbėshtetja nė vetveten“