Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Materia e errėt nė univesr (1)

Shkruan: Ergys REXHEPI

       Universiteti i Tiranės

Fakulteti i Shkencave Natyrore

Departamenti i Fizikės

 

MATERIA E ERRĖT NĖ UNIVERS (1)

 

            Abstract

 

            Rreth 90% e materies qė pėrmban Universi nuk mund tė vėzhgohet nė mėnyrė tė drejpėrdrejtė pėr sa kohė nuk emeton rrezatim elektromagnetik (dritė) dhe nuk bashkėvepron me materien e ndritshme, me pėrjashtim tė bashkėveprimit gravitacional. Nė ndryshim nga Yjet dhe gazi ndėryjor tė cilėt, tė ndritshėm, vėzhgohen lehtėsisht nė galaksitė dhe qė marrin emrin e materies sė ndritshme (dukshme), lloji i materies qė do analizohet quhet materia e errėt. Askush nuk mund tė vėzhgojė nė mėnyrė direkte materien e errėt por kjo materie prodhon pjesėn mė tė madhe tė forcės gravitacionale qė mban tė bashkuara galaktikat dhe ėshtė shumė probabėl qė tė mbajė tė bashkuar tė gjithė Universin.

 

            Materia e Erret

 

            Pėr shumė kohė ėshtė besuar se ēdo objekt prezent nė Universin tonė ėshtė i dukshėm dhe dėrgon nė tė gjitha drejtimet dritėn e emetuar apo reflektuar, nė varėsi tė natyrės sė objektit. Kjo dritė, pasi arrin Tokėn, mund tė dedektohet dhe tė studiohet duke kėrkuar tė merret prej saj i gjithė informacioni i mundshėm mbi objektin i cili e emeton apo reflekton dritėn ose tė nxirren konkluzione tė pėrgjithshme mbi kozmosin nė tėrėsi. Nė fakt detyra kryesore e astronomėve nuk ėshtė vetėm tė “mbledhin” dritėn me anė tė teleskopėve, qofshin kėta tokėsorė apo hapsinorė, por mbi tė gjitha detyra e tyre ėshtė qė prej kėtyre objekteve tė dukshėm tė marrin informacione pėr gjithēka tjetėr qė akoma nuk shohim dhe nuk njohim nė Universin tonė. Pikėrisht nga analizimi i dritės sė ardhur nga hapsira 50 vitet e fundit, sot ne jemi nė gjendje tė pohojmė se 90% e materies prezente nė Univers ėshtė e pėrbėrė prej objektesh apo grimcash tė cilat nuk mund tė shikohen. Me fjalė tė tjera, pjesa mė e madhe e materies nė Univers nuk emeton dritė ose mė mirė nuk emeton rrezatim elektromagnetik dhe ekzistenca e kėsaj materie mund tė provohet vetėm nga efektet qė ajo shkakton (kryesisht gravitacionale) mbi materien e dukshme.

            Kjo “masė e munguar” ėshtė quajtur materie e erret, emėr ky qė vjen pikėrisht nga vetia themelore e kėsaj lėnde: tė qėnit e padukshme.

 

            Ēfarė kuptojmė me materie te erret?

 

            Edhe pse termi “materie e errėt” mund tė tingėllojė misterioz, ėshtė thjesht termi me tė cilin fizikanėt, astrofizikanėt dhe kozmologėt i referohen materies e cila nuk emeton apo reflekton dritė tė dukshme, radiovalė, rreze X, rreze gama ose rrezatime tė tjera elektromagnetike. Sot mendohet se materia e errėt ėshtė shumė mė e madhe se sa materia e dukshme dhe se ėshtė pėrgjegjėse nė njė shkallė tė lartė pėr strukturėn e Universit qė ne shikojmė.

 

  

Materia e errėt (majtas) dhe materia jo e errėt (djathtas)

 

            Evidencat e para tė pranisė nė Univers tė materies sė errėt vijnė nga studimet e kryera rreth viteve 30 tė shekullit tė kaluar nė lidhje me grupimet e galaktikave. Zwicky nė 1933 dhe Smith nė 19361 duke studiuar grupimet e mėdha tė galaktikave, respektivisht galaksinė Coma Berenices dhe atė tė Virgjėreshės, vėzhguan se shpejtėsitė e galaktikave ishin shumė mė tė mėdha se sa parashikimet teorike pėr njė sistem tė lidhur gravitacionalisht masa e tė cilit ėshtė vetėm ajo e galaktikave tė dukshme.  Ata arritėn nė konkluzionin se galaktikat nė secilin prej grupimeve duhej tė mbaheshin tė lidhura prej efekteve gravitacionale qė i detyrohen njė sasie tė madhe tė materies sė padukshme, tė cilėn ata e quajtėn “masė e munguar”. Sot nė vend tė termit “masė e munguar” pėrdoret gjėrėsisht termi materie e erret. Vetėm nė vitet 70 tė shekullit tė kaluar, nė sajė tė provave tė pakundėrshtueshme eksperimentale dhe mbi bazėn e studimeve tė detajuara tė lėvizjes sė yjeve nė galaktika, komuniteti shkencor u detyrua tė merrte pjesė nė  problemin e materies sė errėt. Vlen tė theksohet fakti se tė  gjitha studimet supozojnė si tė vėrtetė ligjin e gravitacionit universal edhe nė distanca shumė tė    mėdha. Nėse varėsia e forcės gravitacionale prej distancės do ishte e ndryshme nga forma invers kuadratike2, shumė prej pėrfundimeve mbi materien e errėt duhen rishikuar.

 

            Perse duhet te ekzistoje materia e erret?

           

            Nga pikėpamja historike ka dy arsye themelore qė kanė detyruar fizikanėt tė ngrenė hipotezėn e ekzistencės sė njė sasie tė konsiderueshme tė materies jo tė dukshme. Nė tė dyja rastet, njohuritė tona pėr mekanizmin e veprimit tė forcės gravitacionale imponojnė ekzistencėn e materies sė errėt nė mėnyrė qė tė mund tė shpjegojmė korrektėsisht fenomenet e evidentuara nė “ambientin kozmik”.

_____________________________________

1 Sidney van den Bergh, “The Early History of Dark Matter” (http://arxiv.org/abs/astro-ph/9904251).

2 E predikuar fillimisht prej Newton dhe mė pas nga Einstein nė Relativitetin e Pėrgjithshėm si dhe e verifikuar me saktėsi nė distanca tė rendit tė Sistemit Diellor.

 

 

            Grupimet e Galaktikave

 

            Nė Univers ekzistojnė shumė galaktika, tė cilat nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve nuk paraqiten nė mėnyrė tė veēuar prej njėra-tjetrės por janė tė vendosura nė struktura mė tė mėdha tė cilat pėrmbajnė shumė e shumė galaktika nė njė hapėsirė tė cilėn mund ta pėrcaktojmė si tė kufizuar edhe pse kemi tė bėjmė me distanca tė paimagjinueshme prej nesh, tė rendit megaparsec (Mpc1).

 

 

            Kėto struktura janė grupimet e galaktikave dhe mes dy grupimeve tė galaktikave ekzistojnė boshllėqe gjigande kozmike, tė cilat nė fakt zėnė rreth 80% tė hapėsirės qė ne njohim. Struktura e shpėrndarjes sė materies sė dukshme shfaqet si “hoje bletėsh”, nė tė cilat galaktikat organizohen kryesisht nė plane dy-dimensionale dhe ndahen prej njėra-tjetrės nga zona kozmike nė tė cilat nuk ėshtė e pranishme materia e ndritshme.

            Pėr shkak tė tėrheqjes gravitacionale, galaktikat nė brendėsi tė tė njėjtit grupim lėvizin me njė shpejtėsi tyren. Duke analizuar kėto shpejtėsi, studiuesit kanė arritur nė pėrfundimin se ato janė shumė tė mėdha, me njė faktor nga 10 nė 100 herė mė tė mėdha se sa shpejtėsitė qė galaktikat duhet tė kishin nėse masa e grupimit do ishte vetėm ajo e dukshme. Rrjedha llogjike e gjithė kėsaj tė ēon nė hipotezėn se duhet tė ekzistojė njė sasi e konsiderueshme e materies sė padukshme por gravitacionalisht aktive e cila tė justifikojė vlerat e matura tė shpejtėsive.

 

___________________________________

1 1pc ≈ 3, 26147086 vjet dritė

 

 

            Galaktikat Spirale

 

  

Ne figurė paraqitet galaktika spirale M81 me krahėt e saj tė mbushur me yje, e marrė nga teleskopi SIRTF (Space Infrared Telescope Facility)

 

 

            Nga figura e mėsipėrme galaktikat, struktura e tė cilave ėshtė spirale, kanė njė bėrthamė qėndrore me dėndėsi mjaft tė lartė dhe krahė tė gjatė rreth kėsaj bėrthame, tė cilat ndjekin kahun e rrotullimit tė tė gjithė strukturės. Ēdo objekt qė I pėrket njė galaktike tė tillė rrotullohet mė njė farė shpejtėsie rreth qendrės sė galaktikės. Vlera e kėsaj shpejtėsie varet nga distanca e objektit nga qendra e galaktikės si dhe nga masa e saj.

            Nėse kuptimi ynė pėr gravitetin ėshtė i saktė atėhere intuitivisht themi se njė masė galaktike mė e madhe do tė shkaktonte shpejtėsi mė tė mėdha tė lėvizjes sė objekteve rreth saj. Duke studiuar vlerat e shpejtėsisė sė objekteve nė galaktika arrihet nė pėrfundimin se shpejtėsitė e matura janė shumė tė mėdha pėr tė qenė tė justifikuara prej sasisė tė materies sė ndritshme qė ėshtė prezente nė galaktikė. Rrjedhimisht, qė tė justifikohen kėto shpejtėsi, duhet tė ekzistojė njė sasi e konsiderueshme materie e cila ėshtė aktive vetėm nga pikėpamja gravitacionale, e cila duke rritur masėn e galaktikės justifikon mė sė miri vlerat e matura tė objekteve prezente nė galaktikė.

 

            Prania e reve te gazit ne pjesėt e jashtme te galaktikave dhe ne hapėsirat ndergalaktike

 

            Duke studiuar kufijtė e jashtėm tė galaktikave, ku ka shumė pak yje prezente dhe pra luminoziteti i shkaktuar prej tyre mund tė mos merret nė konsideratė, janė vėzhguar re tė mėdha gazi nė grupimet e galaktikave.

 

   

Imazh me rreze X i marrė nga sateliti ROSAT i mbivendosur njė fotografie tė njė grupi galaktikash. Imazhi tregon, me njė ngjyrė rozė artificiale, njė re gjigande gazi tė “ngrohtė” i cili emeton njė sasi tė vogėl rrezesh X. Prania e kėtij gazi na bėn tė mendojmė njė tėrheqje gravitacionale qė e mban tė lidhur atė. Masa e dukshme e galaktikave nuk do ishte e mjaftueshme pėr tė mbajtur tė lidhur gazin dhe pra kjo gjė duhet tė jetė pasojė e materies sė errėt tė shpėrndarė mes galaktikave nė njė grupim. (Dr. R. Mushotzky, Nasa Goddard Space Flight Center)

 

            Pėr tė shpjeguar se pse kėto re nuk shpėrbėhen duhet supozuar ekzistenca e materies sė errėt me njė shpėrndarje tė ndryshme nga shpėrndarja qė deduktojmė pėr materien e ndritshme. A mund tė ekzistojnė galaktika me materie tė errėt? Nga studimet mė tė fundit rezulton se materia e gaztė luminoze shtrihet pėrtej kufijve tė galaktikave tė dukshme. Qė njė gaz tė jetė i dukshėm duhet tė ngrohet. Kush apo ēfarė e ngroh gazin? Nga kjo arrihet nė pėrfundimin se ekzistojnė mjaft indikacione pėr praninė e materies sė errėt tė shpėrndarė rreth ēdo galaktike dhe nė hapsirat ndėrgalaktike tė njė grupimi galaktikash.

 

            Lentet gravitacionale1

 

______________________________________

            1 Fenomen i provokuar nga pėrkulja e rrezeve tė dritės qė vijnė nga njė burim i largėt (p.sh njė galaktikė) nga ana e njė objekti masiv i vendosur mes burimit dhe marrėsit (p.sh njė galaktikė e madhe ose njė grup galaktikash). Ky fenomen ka pėr efekt prodhimin e imazheve tė shumėfishta tė burimit.

 

            Termi lente gravitacionale tregon pėr njė efekt, i cili pėrshkruhet nga pikėpamja e Relativitetit tė Pėrgjithshėm, sipas tė cilit fotonet e emetuara nga njė burim drite, kur kalojnė nė afėrsi tė njė trupi qiellor masiv, i nėnshtrohen tėrheqjes gravitacionale tė tij. Nė afėrsi tė kėtij trupi, hapėsirė-koha modifikohet duke u kurbuar. Ky perturbim nė hapėsirė-kohė i shkaktuar prej fushės gravitacionale tė trupit qiellor ka pėr pasojė ndryshimin e trajektores sė rrezeve tė dritės nė lidhje me trajektoren fillestare. Kjo gjė ēon nė formimin e imazheve tė shumėfishta tė tė njėjtit burim. Nė figurėn mė poshtė tregohet skematikisht formimi i imazheve tė shumėfishta.

 

           

 

            Pra trupat qiellor masiv do tė sillen si lente gravitacionale. Kur njė lente gravitacionale pėrbėhet nga njė galaktikė apo njė grupim galaktikash, imazhi i burimit pėrbėhet respektivisht prej dy ose mė shumė objektesh “pikėsore” ose nga harqe tė ndritshėm, siē tregohet nė figura.

 

           

 

Imazh i dubluar pėr shkak tė lentes gravitacionale. Foto e marrė nga teleskopi hapsinor Hubble (HST 14164+5215) tregon nė qendėr galaktikėn “lente” tė vendosur mes Tokės dhe burimit tė dritės.

 

           

 

 

 

Nė figurė paraqitet grupimi galaktik Abell 2218. Ky grupim ėshtė aq i dendur dhe kompakt sa drita qė vjen nga objekte shumė tė largėt dhe tė vendosur pėrtej grupimit pėrgjatė drejtimit tė vėzhgimit amplifikohet dhe ndryshohet nė formėn e harqeve tė ndritshėm.

 

 

            Lentet gravitacionale lejojnė tė merret informacion nė lidhje me praninė e materies sė errėt tė lokalizuar nė vende specifike, si planete tė mėdhenj, vrima tė zeza, galaktika etj. Kjo materie e errėt duhet tė jetė e tė njėjtit tip me materien e dukshme (nga pikėpamja gravitacionale).

 

            Vazhdon...

 

   (2)