Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - MARTESA E HALILIT

Shkruan: Luljeta DUSHI

http://www.dituria.se

EPOSI

 

MARTESA E HALILIT

 

            Nė “Martesa e Halilit” karakteristika kryesore nuk janė tashmė kulti i besnikėrisė, nderit e revanshit pasi kalojnė nė plan tė dytė, por komunikohet mesazhi i thyerjes sė tabuve fisnore e etnike, e ndalesave dokėsore nga forca e dashurisė.

 

 

 

            Ashtu si edhe te balada “Kostandini e Doruntina”, ku trajtohet momenti i fundit tė endogamisė, martesės mes fisit, kėtu nė njė stad mė tė avancuar shoqėror (ekzogamia) Halili kėrkon tė martohet nė Kotorr me njė vajzė sllave, Tanushėn.

            Vendi i ngjarjeve: Jutbinė, Kotorr, Tunė (Danub) i japin njė gjerėsi Homerike subjektit tė “Ciklit tė kreshnikėve” dhe dikotomia shqiptarė - shkja i pranėvihet nė planin kompozicional eposit mes grekėve e trojanėve. Shkaku i eposit homerik, rrėmbimi i vajzės, te Tanusha luan funksionin e motivit tė pėrplasjes sė dy etnive, njė version i ngjashėm me Helenėn antike rrėmbyer grekėve nga Hektori trojan. Ky pėrngjasim sidomos tek episodi i martesės sė Halilit, ėshtė nėnvizuar sė pari nga mbledhėsit e eposit tė kreshnikėve: Atė Bernardin Palaj dhe Atė Donat Kurti, Parathanje, “Visaret e kombit”, Shkodėr 1941, f. 18.

            Konflikti me sllavėt nė eposin shqiptar ėshtė pėrgjithėsisht konflikt etnik dhe jo njė konflikt fetar, siē ėshtė i tillė nė eposin sllav konflikti mes heronjve sllavė ortodoksė dhe atyre myslimanė. Kėtu mbizotėron njė sfond i jetės sė malėsorit qė mbėshtetet nė ekonominė blegtorale dhe jeton nė mesin e natyrės, kryesisht malore dhe me mot tė ftohtė, ku dallon dėbora dhe akulli i pėrmasave fantastike.

            Tema e eposit qė ka nė qendėr sidomos bėmat e vėllezėrve Muji dhe Halili, qė tė kujtojnė vėllezėrit Dioskurė te eposi antik grek dhe Gilgameshi dhe Enkiduji te eposi sumer – babilonas, ėshtė nė tėrėsi luftarake. Pothuaj tė gjitha kėngėt, siē shkruan Arben Prendi te “Letėrsi gojore shqiptare”, pėrshkohen nga bėmat e kreshnikėve, nga dyluf­timet, rrėmbimet e grave, grabitjet e kuajve, martesat, dėnimet e ndonjė kreshniku etj.

            Ndėrhyrja e personazheve mitologjike Orė e Zana dhe elemente tė tjerė tė kreshnikisė mesjetare tė kultit tė luftės dhe kalorėsisė, mbrojtjes sė vajzės dhe tė njė grupi familjesh, nė “Martesėn e Halilit” siē shkruan Leka Ndoja te “Komentari i letėrsisė”, gjen njė oazė paqeje, pasi nė qendėr tė fabulės ėshtė maskimi i krashnikut Halil nė vajzė pėr arritjen e qėllimit. Shestimi i intrigės sė rrėmbimit dhe dekorimi artistik i vendit tė veprimit janė elementė tė rinj qė u pranėvihen karaktereve tė njohur epikė ndėrtuar nga aktet e trimėrisė e tė sė mbinatyrshmes. Nė kėtė kėngė Halili nuk paraqitet si gjysmėhyjni, por karakteri i tij bėhet tepėr njerėzor, ndėrsa veprimi vihet nė funksion tė ndėrmarrjes erotike.

 

 

            Miti i Halilit nė kėtė rast i dorėzohet amurit dhe modeleve kalorėsiake tė pėrhapura nė Francėn e Veriut ku ndjenja zė njė vend tė posaēėm. Te “Martesa e Halilit” rrėfimi merr nota realiste dhe ndryshe nga eposet e Tristanit e Isoltės (shek. XII-XII) fundi nuk ėshtė tragjik. Krahasimi i eposit tonė me kėtė kėngė ėshtė mė lirik se ai spanjoll “Sidi”, ai francez “Kėngėt e Rolandit” dhe ai gjerman i “Nibelungėve”.

            Delikatesa e pėrshkrimit tė Tanushės qė sipas Fishtės pėrbėn njė nga poezitė mė tė frymėzuara lirike botėrore kra­has Petrarkės e Dantes, e bėn eposin tonė tė ketė vlerė universale.

            Nė “Martesa e Halilit” karakteristika kryesore nuk janė tashmė kulti i besnikėrisė, nderit e revanshit pasi kalojnė nė plan tė dytė, por komunikohet mesazhi i thyerjes sė tabuve fisnore e etnike, e ndalesave dokėsore nga forca e dashurisė.

            Bėrthama e gjuhės sė eposit tė kreshnikėve tashmė pasurohet nga fjalė lirike qė grupi social i receptuesve i konsid­eronte si periferike, pasojė e komunikimit ndėracor sllav - shqiptar nė njė fazė tė avancuar kur sllavėt kanė qytetet e tyre, ndonėse vizionet e nėnės sė Tanushės janė relikte: kujtime tė “arketipeve kolektive” tė kapėrcimit tė Tunės nga popujt sllavė tė disa shekujve tė mėparshėm (shek. VI-VII).

            Semantika e njėtrajtshme e kultit tė besės, dhunės e ritualeve tė pavdekėsisė epike me futjen e motivit erotik pėson njė ndryshim duke shėnuar kuptime tė reja ashtu si nė lirikėn europiane ku virtyti mė i madh konsiderohej amori.

            Mesazhi i kėsaj kėnge shėnon njė stad mė tė ngritur social atė tė pėrparėsisė tė ndėrkomunikimit erotik duke kapėrcyer tabutė racore.

            Mbledhėsit tanė tė Eposit, Atė Donat Kurti e Atė Bernardin Palaj lidhjet martesore tė kėtij lloji i kanė stigmatizuar si tė dėmshme, pasi shqiptarėt kanė humbur territore nga martesat mikse nė Bosnje e Mal tė Zi, si njė nga strateg­jemat funksionale tė pushtuesit sllav.