Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Marsi nė shėnjestėr  (pjesa e parė)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 MARSI NĖ SHĖNJESTĖR  

(pjesa e parė)

 

     EKSPEDITAT NJERĖZORE NĖ MARS

 

     Por, vizionet pėr pushtimin e kozmosit nuk janė vetėm ide tė presidentėve tė SHBA-sė. Ato u pėrshkruan edhe nė shumė vepra shkencore e fantastike tė autorėve tė ndryshėm. Njė projekt tė tillė e publikoi qysh nė vitin 1952 eksperti i njohur i raketave, gjermani Wernher von Braun. Kėtė projekt, ai e kishte bėrė nė vitin 1948, pra, gati 10 vjet para se tė lansohej sateliti i parė hapėsinor me raketėn e tipit “Sputnik 1”.

 

G. Bush -  senior

G. Bush – junior

Me 14 janar tė vitit 2004, presidenti i SHBA-sė George W. Bush, gjatė njė fjalimi qė mbajti para autoriteteve tė NASA-s, shpalosi njė plan tė ri pėr pushtimin e kozmosit. Si pikė qendrore nė kėtė plan ishte paraparė ndėrtimi i njė stacioni tė pėrhershėm me ekuipazh nė Hėnė, i cili do tė pėrdorej edhe si bazė startuese pėr fluturime tjera kozmike, e sidomos pėr fluturimin e misionit me njerėz drejt Marsit, qė planifikohet tė zhvillohen brenda 20 vjetėve tė ardhshme.

Njė ide tė tillė e kishte parashtruar nė fjalimin e tij edhe George Bushi (senior), president i dikurshėm dhe babai i Bushit tė ri, presidentit tė tashėm tė SHBA-sė, nė 20 vjetorin e zbarkimit tė njeriut tė parė nė Hėnė, nė vitin 1989. Mirėpo, pėr shkak tė kostos shumė tė lartė (500 miliardė dollarė), ky projekt u refuzua nga kongresi dhe mbeti nė harresė.

Wernher von Braun

Por, vizionet pėr pushtimin e kozmosit nuk janė vetėm ide tė presidentėve tė SHBA-sė. Ato u pėrshkruan edhe nė shumė vepra shkencore e fantastike tė autorėve tė ndryshėm. Njė projekt tė tillė e publikoi qysh nė vitin 1952 eksperti i njohur i raketave, gjermani Wernher von Braun. Kėtė projekt, ai e kishte bėrė nė vitin 1948, pra, gati 10 vjet para se tė lansohej sateliti i parė hapėsinor me raketėn e tipit “Sputnik 1”. Wernheri, si hapė tė parė kishte paraparė krijimin e njė stacioni hapėsinor nė orbitėn e Tokės. Hapi tjetėr, sipas tij, do tė ishte dėrgimi i misioneve me njerėz, sė pari nė Hėnė, e pastaj nė planetin fqinjė Marsin. Tė gjitha kėtė koncepte, ai i kishte paraqitur nė mėnyrė shumė tė detajuara, duke filluar nga konstrukti raketor, ekuipazhi, fluturimi, aterimi si dhe kthimi i sėrishėm nė Tokė.

 Startimi i anijeve kozmike pėr Mars do tė duhej tė bėhej nga lartėsia prej 1.730 km tė orbitės sė Tokės. Pastaj ato duhet tė pozicionohen nė njė trajektore eliptike dhe, pas 260 ditė udhėtimi, tė arrijnė nė Mars. 12 astronautė, me dy anije kozmike do tė duhej tė fluturonin pėr nė Mars, 9 nga tė cilėt do tė zbarkonin nė sipėrfaqen e tij. Secila anije do tė duhej tė peshonte rreth 1.700 tonelata dhe do tė duhej tė ishte e pajisur me 12 mekanizma ndezės. Pėr aterim nė sipėrfaqen e Marsit astronautėt do ta pėrdornin njė fluturake me fluturim tė lirė, pasi atmosfera, edhe pse e pakėt e Marsit, mundėson shfrytėzimin e sistemit aerodinamik.

Mirėpo, problem kryesor nė kėtė koncept paraqiste dėrgimi i pjesėve pėr kėto dy anije kozmike dhe montimi i tyre nė njė lartėsi prej 1.730 km. Wernher, pėr kėtė kishte paraparė ndėrtimin e njė rakete transportuese trishtresore me kapacitet ngarkues prej 10 tonelatash. Varianti tjetėr i kėsaj rakete, qė ishte paraparė edhe pėr ekuipazh, kishte edhe njė shtesė – njė fluturake nė majė, e cila do tė mundėsonte rikthimin nė Tokė. Pėr dėrgimin e tė gjitha pajisjeve pėr tė dyja anijet kozmike, ai kishte paraparė rreth 400 fluturime tė tilla raketore. Koha  e pėrgjithshme e transportit pėrmes tė ashtuquajturit “lift hapėsinor”, me nga dy fluturime nė ditė, ishte paraparė tė zgjasė rreth 7 muaj. 

 

Modeli i raketės transportuese dhe asaj me ekuipazh pėr nė Mars sipas Braunit

Modeli i fluturakes pėr nė Hėnė i quajtur “Moonship” sipas Braunit

Pas qėndrimit prej 448 ditėsh nė Mars, sa e kishte paraparė Wernheri, astronautėt, me anijen e tyre kozmike, duke u pozicionuar pėrsėri nė njė trajektore eliptike, do tė ktheheshin nė Tokė. I gjithė misioni, sipas llogarive tė tij, do tė duhej tė zhvillohej brenda 3 vjetėve.

 Pėrkrahės i ideve pėr fluturime intreplantare ishte edhe shkencėtari dhe bashkėpunėtori i NASA-s, Carl Sagan. Nė shumė punime tė veta ai flet, si pėr fantazinė ashtu edhe pėr nevojėn e hulumtimit tė gjithėsisė. “Nėse ne jemi nė gjendje qė ta lėshojmė planetin tonė dhe ta hulumtojmė njė botė tjetėr, do ta kishim fatin e jashtėzakonshėm qė ta pėrjetojmė momentin e parė tė njė historie tė vjetėr disamilionėshe”, shkruan ai. Marsi, sipas tij, na mundėson shansin pėr zgjerimin e kornizave tė botės sonė, pasi qė ai pėrbėn kufirin tjetėr pasues drejt hapėsirės sė pafund – gjithėsisė.

 Nė vitin 1990, Dr. Robert Zubrin, President i shoqatės Internationalen Mars Society e parashtroi idenė dhe projektin e tij tė quajtur “Mars Direct-Project”, qė u cilėsua si gjenial. Gjatė studimeve tė gjata pėr mundėsinė e zbarkimit tė njeriut nė Mars, ai erdhi nė pėrfundim se njė mision i tillė do tė ishte i realizueshėm vetėm atėherė kur tė reduktohet nė mėnyrė drastike kostoja e transportimit. Tė gjitha konceptet e deritanishme pėr fluturime kozmike me ekuipazh, pėr shkak tė madhėsisė dhe peshės sė rėndė tė tyre, kėrkonin shpenzime tė papėrballueshme financiare, pasi ato, sė pari duhej tė barteshin nė orbitė, e tek pastaj tė niseshin drejt gjithėsisė.

Zubrini, nė idenė e tij, parashihte qė lėnda djegėse pėr rikthim nė Tokė tė krijohej atje nė Mars, duke e shfrytėzuar atmosferėn e pranishme nė sipėrfaqen e tij. Ai supozon se me ndihmėn e hidrogjenit, pėrmes njė reaksioni kimik nė lidhje me dioksid karbonin e shumtė tė pranishėm nė Mars, do tė mund tė pėrfitohej metani dhe uji, e pėrmes tyre edhe karburanti.

Nė bazė tė llogarive qė bėri, Zubrini mendonte se ishte e mundur qė me ndihmėn e vetėm njė raketabartėseje, si ajo e tipit “Saturn V” qė dėrgoi nė Hėnė ekuipazhin e parė njerėzor, tė dėrgohej nė gjithėsi njė anije kozmike e ndėrtuar komplet nė Tokė. Njė koleg i tij, David Baker, krijoi nė bazė tė projektit tė raketės “Space Shuttle” njė koncept tė ri raketor qė mundėsonte kapacitet bartės prej 130 tonelatash. Kėsaj raketabartėse, qė  ishte e mjaftueshme pėr planet e Zubrinit, iu dha emri “Ares”.

Zubrini, nė projektin e tij “Mars Direct-Project”, parashikonte dėrgimin e tri raketabartėseve “Ares”. Raketa e parė “Ares 1” do tė poziciononte njė anije rikthyese tė quajtur “ERV”  (Earth Return Vehicle), por pa ekuipazh njerėzor nė njė trajektore transferuese eliptike, pėrmes sė cilės, brenda 6 muajsh, ajo do tė arrinte nė Mars. Me ERV 1 do tė zbarkonin nė sipėrfaqe tė Marsit: njė fabrikė e vogėl kimike, njė reaktor bėrthamor, gjithashtu i vogėl, dhe 6 tonelata hidrogjen. Ky reaktor do ta furnizonte fabrikėn kimike me energji elektrike, e cila, me ndihmėn e hidrogjenit, do tė fillonte tė prodhojė metan dhe ujė. Nga 6 tonelatat e hidrogjenit, brenda 6 muajsh, do tė krijohej njė sasi e pėrbashkėt prej 108 tonelatave – metan dhe oksigjen, qė do tė ishin tė mjaftueshme pėr ta kthyer ERV 1 pėrsėri nė Tokė.

Dy vjet mė vonė (nėse fluturimi i parė do tė ishte i suksesshėm, do tė startonte raketa e dytė, “Ares 2”, duke dėrguar pėr nė Mars njė ERV tjetėr, gjithashtu pa ekuipazh. Disa javė mė vonė do tė startonte edhe raketabartėsja e tretė “Ares 3”, nė anijen e sė cilės do tė gjendej ekipi prej 4 astronautėve, qė Zubrin e quajti “Crew”, dhe njėsia e tyre banuese e quajtur “Habitat”. Ky model cilindrik dykatėsh, nė tė cilin do tė gjendej edhe njė “rover i Marsit”, do t’u mundėsonte astronautėve hapėsirė tė mjaftueshme pėr banim dhe punė shkencore. Pas gjashtė muajsh fluturimi, edhe ERV 3 do tė arrinte nė Mars, dhe do tė duhej tė ateronte, mundėsisht pranė ERV 1. Ndryshe nga projektet tjera, Zubrin nė projektin e vet kishte paraparė qė tė gjithė astronautėt tė zbrisnin nė sipėrfaqen e Marsit. Anija e dytė, edhe pse kishte startuar disa javė mė parė, ajo qėllimisht ishte vendosur nė njė shteg mė tė gjatė fluturues, pėr tė arritur nė Mars pak mė vonė. Ky planifikim ishte bėrė qėllimisht, qė nė rast nevoje, nėse ERV 3 e gabon cakun dhe ateron mbi 1000 km mė larg se ERV 1, atėherė edhe ERV 2, tė aterojė pranė saj. Nėse astronautėt, gjatė aterimit, e gabojnė cakun e ERV 1 pėr mė pak se 1000 km, atėherė, ata, me ndihmėn e  roverit, do tė mund tė shkonin pa problem atje.

Nėse gjithēka do tė shkonte si ishte paraparė, ERV 2, pas zbarkimit, sikurse edhe ERV 1, do tė duhej tė fillonte me prodhimin e metanit dhe oksigjenit pėr ekuipazhin e dytė. Pas njė qėndrimi 500 ditėsh, pėrmes ERV 1, ekuipazhi prej 4 astronautėve, do tė kthehej pėrsėri nė Tokė. Duke llogaritur edhe kthimin, i cili do tė duhej tė zgjasė rreth 6 muaj, astronautėt e parė do t’i kalonin nė hapėsirė, gjithsej 860 ditė.

  

Projekti i Dr. Robert Zubrinit -  “Mars Direct-Project”

Raketabartėsja “Ares”

ERV 1  (Earth Return Vehicle)

ERV 2

ERV 3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  

 

Zbarkimi pėrmes parashutės

Moduli i  zbarkuar  “Habitat”

Eksplorimi i Marsit

Moduli “Habitat”

Dr. R. Zubrin dhe F. Schubert para modulit “Habitat”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Me aplikimin e programit “Discovery”, mė 1993, NASA arriti t’i reduktojė nė mėnyrė drastike shpenzimet pėr hulumtimin e kozmosit. Dhe, pas suksesit tė madh qė pati me sondėn Mars Pathfinder, e cila ateroi nė Mars nė korrik tė vitit 1997, ajo, njė vit mė vonė, publikoi versionin e programit tė vet pėr Marsin, “Reference Mission”. Me ndihmėn e raketabartėsve “Magnum”, tė cilėt, sikurse dhe te projekti i Zubrinit, do tė krijoheshin nga komponentėt e raketės “Space Shuttle”, dhe pėrmes sistemit termonuklear, NASA, nė kėtė program planifikon dėrgimin e dy anijeve kozmike pėr Mars, por pa ekuipazh. Fluturimi deri nė Mars duhej tė zgjaste rreth 180 ditė. Njėra anije (ERV – Earth Return Vehicle), qė do tė bartte njė fluturake kthyese, do tė pozicionohej nė njė orbitė tė caktuar tė Marsit, ndėrsa anija tjetėr (AV – Ascent Vehicle), e cila do tė bartte: njė mjet fluturues shkallor (modul ngritės), i cili do tė mundėsonte bartjen e ekuipazhit deri nė fluturaken kthyese, njė fabrikė kimike dhe njė reaktor tė vogėl bėrthamor, do tė zbarkonte nė sipėrfaqen e tij. Edhe kėtu, NASA i qaset konceptit tė Zubrinit. Fabrika kimike do tė prodhonte metan dhe oksigjen tė mjaftueshėm pėr kthimin e astronautėve, qė planifikohej tė dėrgoheshin atje dy vjet mė vonė; natyrisht, nėse gjithēka do tė shkonte nė rregull. Pas njė qėndrimi prej 500 ditėsh, astronautėt, me ndihmėn e modulit ngritės, do tė fluturonin deri te fluturakja kthyese e cila do tė gjendej e pozicionuar nė orbitėn e Marsit, dhe me ndihmėn e saj, pas 200 ditėsh fluturimi, do tė riktheheshin pėrsėri nė Tokė.

 

Projekti i NASA-s -  “Reference Mission”

Raketabartėsja “Magnum”

Zbarkimi  pėrmes Parashutės

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Njėsia  zbarkues “AV”

Zbarkimi i “Habitatit”

Eksplorimi i Marsit

Rikthimi i “Crew” pėrmes modulit

 ngritės

Bashkimi i modulit me fluturaken

 kthyese

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Me kėtė, edhe nė mėnyrė zyrtare, NASA konfirmoi planet e saj pėr dėrgimin e njeriut nė planetin fqinjė, Mars, dhe pėr herė tė parė krijoi programin kontinuitiv pėr hulumtimin e tij. Pėr tė ruajtur kėtė kontinuitet, NASA planifikonte qė brenda ēdo periudhe trivjeēare tė dėrgonte, sė paku, njė mision drejt Marsit. Ajo, tri vjet pas Mars Pathfinderit, nė dhjetor 1998, lansoi drejt Marsit sondėn Mars Climate Orbiter dhe nė janar 1999 sondėn Mars Polar Lander. Nė vitin 2001, sondėn Mars Odyssey dhe nė vitin 2003, dy sondat “Zbarkuese”, sondėn Spirit dhe Opportunity qė u tregun shumė tė suksesshme.

Nė gusht tė vitit 2005, NASA  lansoi drejt Marsit sondėn “Qarkore”- Mars Reconnaissance Orbiter, e cila u pozicionua nė njė orbitė optimale tė tij, nė mars tė vitit 2006. Nga ky moment e deri nė vitin 2010, pėrveē eksperimenteve shkencore, kjo sondė do ta luajė edhe rolin e njė releje tė fuqishme pėr misionet pasuese, por edhe pėr ato aktuale. Ajo, gjithashtu do t’i zėvendėsonte edhe sondat, tani tė “moshuara”, Mars Global Surveyor dhe atė Mars Odyssey.

Deri ne vitin 2010, NASA planifikon qė ta dėrgojė nė Mars njė laborator tė madh shkencor qė do tė jetė  mobil, i cili do tė disponojė hapėsirė shumė mė tė madhe vepruese dhe do tė ketė njė jetėzgjatje mė tė madhe se sondat e deritanishme. Veē kėsaj,  NASA planifikon tė aplikojė edhe njė formė tė re projektuese tė quajtur “Scout Mission”, e qė ėshtė fjala pėr “Zbarkues” tė vegjėl ose diē qė do tė ngjante me “fluturake tė Marsit”.

 

Mars Reconnaissance Orbiter

Fluturake e misionit “Scout”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nė dekadėn pasuese, NASA planifikon projektimin e mėtejmė tė “Qarkorėve”, “Zbarkuesve” dhe “Roverėve” tė ndryshėm, tė cilėt do tė mund tė shpojnė mė thellė sipėrfaqen e Marsit dhe tė sjellin nė Tokė lėndėn e saj. Nė JPL tė Pasadenas, veē ėshtė duke u eksperimentuar me katėr prototipa roverėsh qė janė tė pajisur me funksione tė eskavatorit. Ata, edhe pse shumė tė vegjėl, me njė peshė prej 3.6 kg, janė nė gjendje, pėrmes njė lopate, qė tė gropojnė, ta ngarkojnė atė material dhe prapė ta shkarkojnė nė vendin e caktuar. Udhėheqėsi i grupit punues pėr mjetet robotike, Brain Wilcox, sheh mundėsinė e shumanshme aplikuese tė tyre. “Nėse nė Mars zbulohen rezerva tė ēfarėdo forme tė ujit, kėta roverė janė nė gjendje qė kėtė vend ta gjurmojnė shtresė pas shtrese, mu sikurse njeriu gjatė gėrmimeve arkeologjike” thotė ai. Njė mision i tillė parashihet tė startojė mes viteve 2014 dhe 2016 edhe pse ka gjasa qė kjo tė ndodhė nė vitin 2011.

Dhe, mes viteve 2018 – 2020, NASA planifikon aplikimin e programit “Refernece Mission”, ku parasheh fluturimin e ekuipazhit tė parė njerėzor drejt planetit tė kuq – Marsit. Pra, 50 vjet mė pas, qė kur kėmba e njeriut shkeli pėr herė tė parė mbi sipėrfaqen e satelitit tė vet, Hėnės, ajo tė prek edhe sipėrfaqen e planetit, kaq shumė tė pėrfolur e misterik, Marsit.

Jo vetėm NASA, por edhe ESA planifikon pushtimin e Marsit. Edhe pse nėn hijen e NASA-s, sidomos pas dėshtimit tė “Zbarkuesit”,  Beagle 2, ajo, nė janar tė vitit 2002 paraqiti programin e vet tė quajtur “Aurora”, nė tė cilin parasheh, veē tjerash, edhe dėrgimin e misioneve njerėzore pėr nė Mars deri nė vitin 2030. Nė kėtė mision, ESA, pėrveē hulumtimit tė Marsit, planifikon edhe hulumtimin e Hėnės, asteroideve dhe trupave tjerė qiellorė.

ESA, nė fillim parasheh katėr misione me sonda hapėsinore: dy sondat e para, me njė teknologji ndėrtuese mė tė thjeshtė, do tė shėrbenin pėr minimizimin e rreziqeve pėr dy sondat pasuese, ndėrsa dy sondat tjera, me njė teknologji tė pėrsosur, do tė shėrbenin si parapėrgatitje pėr misionet e ardhshme njerėzore.

Sonda e misionit tė parė, “Earth re-entry vehicle/capsule-Mission”, duhej qė nė vitin 2007 ta dėrgonte nė njė orbitė tė fuqishme eliptike tė Tokės, njė satelit tė vogėl, dhe tė kthehej pėrsėri nė Tokė (qė nuk u realizua). Ky mision do tė duhej tė shėrbente kryesisht pėr testimin e rezistueshmėrisė sė kapsulės gjatė kthimit tė saj pėr nė Tokė, nga rezultatet e sė cilės do tė merreshin edhe veprimet e nevojshme pėr misionet kthyese nga Marsi.

Sonda e misionit tė dytė, “Mars aerocapture demonstrator-Mission”, duhej tė shėrbente si testim pėr hulumtimin e teknologjisė, e cila do tė ishte e domosdoshme, qė njė sondė hapėsinore, duke pasur parasysh atmosferėn e epėrme tė Marsit, ta pozicionojė nė orbitėn e caktuar tė tij. Ky ėshtė njė proces shumė i rėndėsishėm pėr misionet e ardhshme njerėzore.

Dy sondat tjera do ta bėnin hulumtimin e kushteve biologjike nė Mars dhe gjurmimin e jetės atje, para se tė pasonin misionet tjera.

Sonda e tretė, “ExoMars-Mission”, do tė duhej, qė nė vitin 2010, pėrmes ndihmės sė parashutės dhe frenimeve ajrore, ta zbarkojė njė rover, nga njė orbitė e caktuar e Marsit nė sipėrfaqen tė tij. Furnizimi me energji i kėtij roveri do tė bėhej nga solarė tė zakonshėm, me tė cilėn ai do tė mund tė lėvizte disa dhjetėra kilometra. Me ndihmėn e njė freze, ai do tė merrte prova nga sipėrfaqja e Marsit dhe do t’i analizonte ato.

 

 Projekti i ESA-s  “Aurora”

Qarkori i sondės sė tretė ExoMars-Mission

Roveri i sondės sė tretė ExoMars-Mission

“Qarkori” rikthyes i sondės sė katėrt  Mars Sample Return Mission

Moduli ngritės i “Zbarkuesit” tė sondės sė katėrt Mars Sample Return Mission

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sonda e katėr, “Mars Sample Return Mission”, parashihej qė, mė sė voni deri nė vitin 2014, ta transportonte pėr nė Tokė njė shtresė nga sipėrfaqja e Marsit. Kjo sondė, qė do tė pėrbėhej nga disa njėsi, sė pari do tė pozicionohej nė njė orbitė tė caktuar tė Marsit. Njė “Zbarkues” do tė ateronte nė sipėrfaqen tė tij, do tė mblidhte prova sipėrfaqėsore dhe, me ndihmėn e njė moduli ngritės, ai do tė bashkohej me anijen bazė nė orbitė, pėrmes sė cilės do tė rikthehej nė Tokė. Kjo mėnyrė manovruese ėshtė e ngjashme me misionet me ekuipazh njerėzor – Apollo, qė ateruan me sukses disa herė nė Hėnė. 

Dhe, nėse gjithēka do tė kalonte sipas planifikimeve tė ESA-s, nė vitin 2015, duhet tė pėrcaktohet  koha e dėrgimit tė misioneve pasuese me njerėz nė Hėnė dhe nė Mars. Viti 2024 mund tė jetė viti kur do tė startojė misioni i parė evropian me njerėz pėr nė Hėnė, ndėrsa startimi i misionit me njerėz nė Mars do tė mund tė ndodhė nė vitin 2030. Kėto projekte do tė mund tė realizohen vetėm nėse do tė ketė buxhet tė mjaftueshėm financiar. Tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė nuk janė gjithnjė tė mendimit tė njėjtė, dhe plani financiar i tyre kufizohet nė ēdo pesėvjeēar. Kėshtu, secili vend, nė momentin e caktuar, mund tė pėrcaktohet pėr ose kundėr financimin tė mėtejmė tė programeve tė ESA-s. E, qė ėshtė pėr keqardhje, njė ndėr vendet mė tė fuqishme, Gjermania, akoma nuk ka konfirmuar pjesėmarrjen e saj financiare nė pesėvjeēarin pasues 2005-2009.

 

Ilustrim i misionit me njerėz nė Hėnė

Ilustrim i misionit me njerėz nė Mars

 

 

        

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ne vazhdimin tjetėr do tė lexoni:

 

A do tė realizohet njė udhėtim interplanetar me ekuipazh njerėzor?

Ēfarė energjia do tė shfrytėzohet pėr njė udhėtim tė tillė?

Cilat janė pengesat teknike dhe cilat biologjike, etj.