Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

INSAJDERI

KALLXO COM

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Kulturė 7 - MARSI I ĒMENDUR NĖ DY KOHĖ

Shkruan: Halim XHELILI

      

MARSI I ĒMENDUR NĖ DY KOHĖ

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha "Marsi i ēmendur nė dy kohė" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

  

 

 

 

MARSI I ĒMENDUR NĖ DY KOHĖ”

(POEZI TĖ DHEMBJES DHE KRENARISĖ KOMBĖTARE)


 

Autori nė rastin konkret si brengė kryesore e ka hallin e popullit tė vet, pikėnisja e tekstit poetik ėshtė atdheu qė e lindi edukoi dhe e pajisi poetin me ndjenjėn kombėtare e atdhetare. Nė librin poetik MARSI I ĒMENDUR NĖ DY KOHĖ,

Autori befason me teknikėn dhe ngjyrimet e mirėfillta artistike tė cilat, herė nėpėrmjet gjuhės sė imazhit, si koncept por edhe rrėfim, herė nėpėrmjet tėrėsisė ideore, herė nėpėrmjet formimit dhe pjekurisė artistike si peshė e ndėrgjegjshme krijuese, dhe herė nėpėrmjet vetėdijes intelektuale, pėrgjegjėsi pėr atė qė ka shkuar dhe atė qė pėrfaqėson, risjell ashtu tė freskėt plot ornament dhe patos tė fuqishėm, mozaikun e Marsit tė Ēmendur nė DY Kohė.

Poezitė e tij shquhen pėr vėshtrimin mbi kohėn, mbi njerėzit dhe mbi konfliktet. Pėr tė bazuar analizat e tij tek e vėrteta dhe tek e drejta, ato kanė mprehtėsi nė e kapjes dhe tė shtjellimit pothuaj artistik tė fenomenit nė dritėn e realizmit,ku duhej tė ishin tė zgjidhura ēėshtjet. Duke hedhur pyetjen hamletiane. ”ĒDO BĖHET ME TY POPULLI IM”.

E gjithė pėrmbledhja poetike ndahet nė tre cikle tė cilat, edhe pse tė ngjeshura nė tematikėn qė pėrcjellin apo nė rrafshet e ndryshme qė shtjellojnė, arrijnė tė strukturohen dhe tė kompaktėsohen rreth njė boshti tė vetėm. Pa u ndalur nė identifikimin e detajuar tė cikleve, formave, larmisė, dhe ndėrtimit tė gjithė kėtij tempulli nė vargje, pėr tė analizuar njė lloj analize tė kėsaj prurje poetike tė shtrirė nė planin kohor asaj tė sodit dhe asaj tė motit, do ndalem nė njė moment kryesor: POEZIA SI GJUHĖ DHE MISHĖRIM IATDHEDASHURISĖ.

Ishte marsi i ēmendur burrat dhe gratė e Pollogut na sjellėn bukėn e gatuar me lot, njė tjetėr ecje maratonike nuk kishte asnjė cak ecte kolona e dhunuar nėpėr traversat e djegura. Ecte mes bajonetave dhe narkomanėve tė dehur Prishtina mes dy zjarreve, nėpėr qiellin e vrarė tė Kosovės fluturonin zogjtė e shpėtimit, na i vranė dhe i dogjėn dy krenaret e gdhendura nėpėr dyert tona. Poeti trajton fenomenin e tragjedisė qė ndodhi nė Kosovėn Dardane, si komponentė e planeve famėkeqe tė armiqve tė pėrbetuar…

 

Tetovė, 5 dhjetor 2018

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Marsi i ēmendur nė dy kohė"

 

 

MARSI I ĒMENDUR NĖ DY KOHĖ

 

1.
Ecnin nėpėr traversa tė thyera
Ecnin etėrit
Me peshėn e dhembjes
Nėnat me lot tė pėrgjakur nė sy
Ecnin mbi binarėt e urrejtjes kolonat

E gjata si gjarpinjtė e plagosur


Askund tė sosur udha
I shėmbėllente
Asaj tė golgotės
Me njė kryq prej ashtit tė shpirtit
Ecte kolona
Mbi njė dhembje tė padurueshme


Shtreza e verdhė
Atė mbrėmje i shkulte flokėt e erės
Njė furtunė e pashpjegueshme
Frynte nėpėr shpirtrat e drurėve
Frynte deri nė thyerje tė dhembjes
Sė ashtit shurdhmemec

 

2.
Ishte marsi i ēmendur
Burrat dhe gratė e Pllogut
Na sollėn bukėn e gatuar me lot
Diku nėpėr shtrojerat e Sharrit
Qante njė degė e thyer e gėshtenjės


Ecnin malet
Deri nė theqafje ecnin lisat
Kambanat e urrejtjes
Rriteshin si dallga e detit tė tėrbuar
Kolonės syri vėr si bėnte


Nuk di a thua vallė ishte mėngjesi
Dreka ose mbrėmja
Njė kambanė urrejtjeje
Zgjohej nė shpirtin e kambanores
Zgjohej si vėrshim i tėrbuar

 

3.
Njė tjetėr ecja maratonike
Nuk kishte asnjė cak
Ecte kolona e dhunuar
Mes bajonetave
Dhe narkomanėve tė dehur
Ecte nėpėr traversat e djegura
Kėtu mė nuk dihet asnjėherė


Kur fillon mbrėmja
As kur mbaron mėngjesi
Bien vonė nė gjumė cerberėt
E zgjohen mė herėt se kėndesat
Zgjohen dhe kėrcejnė nėpėr trarėt e djegura


Erdhėn me qindra ushtarė
Civilė tė veshur me tė zeza
U shėmbėllenin lugetėrve tė mesjetės
Ballkani njė Kalama i pambrojtur
Dėneste mes xhadeve tė lėruara
Dėneste si njė fėmijė i braktisur

 

4.
Nuk kam mė forcė
Mbeta pa asnjė fije shprese
Profetėt e tė gjitha feve
Po i mprehin shpatat e urrejtjes
Po i mprehin
Mėgojėzat e atllarėve


Njė hingėllimė e trishtuar
I ndau nė dysh retė e dendura
Prishtina mes dy zjarreve
I ndizte qirinjtė e pikėllimeve
I ndizte
Buzė trotuareve tė dhunuara...